Njė i sėmurė me A/H1N1 do tė marrė diagnozėn brenda ditės, tashmė qė laboratori i analizave ėshtė nė vendin tonė dhe mostrat nuk udhėtojmė mė drejt Bukureshtit dhe anasjelltas.
Tė hėnėn ėshtė pėruruar laboratori i riu nė ISHP, qė kushtoi 750 mijė dollarė dhe u ndėrtua nė bazė tė njė kredie tė BB-sė pėr qeverinė shqiptare.

Ministri Petrit Vasili e vlerėsoi si arritje kėtė laborator, duke u shprehur se "ėshtė njė moment i veēantė sepse inaugurojmė njė laborator te njė standardi bashkėkohor, i cili mund te konsiderohet njė nga me te mirėt e Evropės Juglindore".

Sipas Vasilit, A/H1N1 tashmė mundur tė ndiqet akoma mė mirė, edhe pse situata pėr momentin paraqitet e qetė.

Ky laborator bėn tė mundur kryerjen e diagnozės molekulare pėr identifikimin e virusit tė gripit pandemik A/H1N1 brenda 24 orėve. Gjithashtu mund te diagnostikohen edhe viruset e gripit sezonal dhe gripit te shpendėve A/H5N1. Laboratori i ri, nė kushte normale do tė pėrpunoje 21 mostra nė ditė, ndėrsa nė kushte emergjence, kapaciteti diagnostikues mund tė arrijė nga 50 deri nė 100 mostra klinike (raste) nė 24 orė.

Qė nga shfaqja e virusit A/H1N1, analizat janė kryer nė Laboratorin e Bukuresht dhe pėrgjigjet vinin gjithnjė pasi pacientėt ishin shėruar, duke bėrė tė mundur vetėm inventarizimin e rasteve. Pėrsa i pėrket trajtimeve, mjekėt janė detyruar tė japin mjekimin me Tamiflu vetėm nė bazė tė simptomave tė pacientėve.