Televizionet e Kilit kanė filluar tė emetojnė porositė parazgjedhore tė kandidatėve nė zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe ato parlamentare – ku disa prej kandidatėve kanė pasur njė detyrė goxha tė vėshtirė – t’ia thonė elektoratit porositė e tyre brenda vetėm dy sekondash.
“Quhem Tomas dhe gjėja mė e rėndėsishme nė fushatėn time ėshtė...” – kjo ka qenė porosia qė ka arritur ta thoshte kandidati i pavarur pėr deputet, Tomas Diaz Hidalgo.

Spotet publicitare me pagesė janė tė ndaluara nė Kili, ndėrsa kanalet televizive duhet qė brenda njė muaji para zgjedhjeve, ēdo ditė tė rezervojnė 40 minuta pėr spotet politike.

Katėr kandidatė presidencialė – sipas ligjit – marrin mė se shumti minutazh, 20 minuta – ndėrsa tė gjithė kandidatėt tė tjerė pėr Parlament kanė nė dispozicion 20 minuta tė tjera.

Koha ndahet nė bazė tė pėrfaqėsimit tė partive politike nė Parlament, qė do tė thotė se kandidatėt e pavarur duhet tė kėnaqen me pjesėn e mbetur tė kohės, qė nė fakt do tė thotė se nuk u mbetet fare kohė – kėshtu qė duhet tė jenė shumė kreativė pėr t’i shfrytėzuar 2 sekondat e rezervuara pėr ta.

Disa prej tyre, siē ėshtė Diaz Hidalgo, kanė protestuar ndaj sistemit absurd, disa tė tjerė e kanė bojkotuar paraqitjen nė televizion, ndėrsa disa syresh kanė arritur ta bartin porosinė e tyre – duke i shqiptuar fjalėt “Punė, punė, punė”.

Disa kandidatė kanė arritur tė shqiptojnė emrin e tyre, ndėrsa kandidati i pavarur Rodrigo Garcia Pinochet, nipi i diktatorit kilian, ka vendosur tė dalė para portretit tė gjyshit.