A ėshtė mė mirė tė kesh tension tė ulėt apo tė lartė tė gjakut?

[align=justify:1g98ob48]
Mjekėt thonė se nė pėrgjithėsi, ėshtė mė mirė tė kesh tension tė ulėt sesa tension tė lartė tė gjakut. Megjithatė, njė studim i ri tregon se ka njė moment nė tė cilin ėshtė mė mirė qė njerėzit tė cilėt pėsojnė infarkt tė kenė tension tė lartė, dhe ky ėshtė momenti kur ata arrijnė nė spital. Nė Rubrikėn Mjekėsi dhe Shkencė do tė flasim edhe pėr tubat e vegjėl qė vendosen nė zemėr pėr tė parandaluar atakun. Shumica e kėtyre tubave vishen me ilaēe tė ndryshme, por tė dhėna tė reja tregojnė se tubat e veshur me ilaēe paraqesin mjaft rrezik.

Doktor Mihai Georgiade dhe studiues tė tjerė analizuan tė dhėnat e rreth 50 mijė pacientėve amerikanė qė kanė pėsuar infarkt. Infarkti ndodh kur zemra nuk arrin tė shpėrndajė gjak tė mjaftueshėm nė tė gjitha organet e tjera tė trupit.

Sipas njė studimi tė publikuar nė Gazetėn e Shoqatės Amerikane tė Mjekėsisė, ekspertėt analizuan tensionin sistolik tė gjakut – qė ėshtė presioni qė ushtrohet kur zemra kontraktohet. Ata zbuluan se njė njeri qė vjen nė spital me infarkt dhe tė cilit zemra i pompon ende mjaft gjak pėr tė pasur tension tė lartė, ka mė shumė mundėsi pėr tė jetuar sesa njė njeri me tension tė ulėt. “Gjatė kohės qė pacienti arrin nė spital, duket se ėshtė mė mirė qė ai tė ketė tension tė lartė tė paktėn pėr disa orė, sepse kjo tregon se zemra ėshtė mė e fortė”, thotė mjeku Mihai Georgiade.

Kur kontraktimet janė mė tė dobėta, kjo mund tė tregojė se pacienti ka sėmundje mė tė avancuar dhe mundėsi mė tė pakta pėr tė jetuar. Mihai Georgiadei shpjegon: “Pra, tensioni i lartė nė vetvete nuk ėshtė gjė e mirė, por ėshtė njė masė treguese pėr forcėn e zemrės.” Studiuesit thonė se duke ditur nėse pacienti ka ardhur nė spital me tension tė ulėt apo tė lartė, kjo jep informacion tė vlefshėm pėr mėnyrėn se si duhet trajtuar.

Pėr tė parandaluar atakun nė zemėr ka mjete tė ndryshme. I tillė ėshtė tubi zgjerues qė i ngjan njė rrjete tė vogėl, zakonisht prej metali, i cili vendoset brenda njė arterieje pėr tė bėrė tė mundur qarkullimin e njė sasie mė tė madhe gjaku. Pėr t’i veshur kėta tuba pėrdoren ilaēe tė ndryshme, si pėr shembull antibiotikė. Rreth 6 milionė njerėz nė tė gjithė botėn kanė tuba tė veshur me ilaēe tė vendosur nė arteriet e tyre. Disa kardiologėt thonė tani se tubat e veshur me antibiotikė mund tė shkaktojnė mpiksje gjaku. Dr. Michael Lincoff shpjegon: “Nė tub formohen mpiksje tė cilat e bllokojnė atė dhe ndalojnė gjakun qė rrjedh nė arterie. Nė kėtė rast, kjo pjesė e muskulit tė zemrės pėson njė atak.” Disa studiues mendojnė se tubat e veshur me antibiotikė mund tė kenė shkaktuar ēdo vit rreth 6 mijė atake nė zemėr nė Shtetet e Bashkuara. Doktor Craig Smith thotė: “Pavarėsisht se debatet pėr kėtė ēėshtje vazhdojnė, rreziku duket se ėshtė mė i madh se ē’ėshtė menduar mė parė.” Dr. Lincoff thotė se ėshtė shumė e rėndėsishme qė pacientėt qė kanė tuba tė veshur me ilaēe tė vazhdojnė tė marrin mjekime pėr hollimin e gjakut pėr tė mos lejuar mpiksjet. Tani, shkencėtarėt po testojnė njė lloj tubi qė mund tė thithet nga muret e arteries pasi tė ketė kryer funksionin e tij.

NGA VOA[/align:1g98ob48]