Komiteti Nacional pėr Sėmundje Ngjitėse nė mbledhjen e mbajtur tė martėn nė Institutin Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike dhe tė kryesuar nga kryetari i kėtij komiteti, Isuf Dedushaj, ka rekomanduar marrjen e vaksinės kundėr gripit tė ri pandemik A/H1N1.
Nė kėtė takim, ku kanė marrė pjesė zyrtarėt e Ministrisė sė Shėndetėsisė, tė IKSHP-sė, QKUK-sė, OBSH-sė dhe pėrfaqėsues tė institucioneve tė tjera, ėshtė rekomanduar qė vaksinat tė cilat kanė ardhur donacion nga Republika e Turqisė pėr qytetarėt e Republikės sė Kosovės duhet tė merren nga ana e kategorive me prioritet (pėr dy grupet mė tė rrezikuara: punėtorėt shėndetėsor dhe personat me sėmundje kronike- tė indikuar nga mjeku klinicist), tė cilat njė ditė mė parė janė rekomanduar nga Bordi i Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike.

Dhėnia e vaksinės nuk preferohet te ata qė kanė kundėrindikacione apo sėmundje tė ndryshme alergjike apo tė tjera, pėr tė cilat duhet konsultuar me mjekun.

Nė takim, Komiteti ka kėrkuar qė medikamenti Tamiflu tė jepet te pacientėt e dyshuar pėr grip A/H1N1 edhe nga infektologėt rajonalė dhe nė bazė tė rrethanave tė krijuara epidemiologjike, qė nėnkuptojnė rritjen e numrit tė rasteve nė komuna, ku mjekėt nė komuna do tė mund tė autorizoheshin qė edhe ata ta japin Tamiflunė.

Komiteti ka kėrkuar qė tė vazhdojė dezinfektimi i rregullt i tė gjitha shkollave fillore dhe tė mesme dhe dezinfektimi i institucioneve shėndetėsore.

Sa i pėrket situatės epidemiologjike, deri tash nė Kosovė ka pasur 317 raste tė dyshimta, prej tė cilave 98 raste janė konfirmuar si A/H1N1 pozitive dhe 21 raste tė gripit sezonal.

Nė Klinikėn Infektive nė njėzet e katėr orėt e fundit janė hospitalizuar 20 raste tė dyshuara nė gripin e derrave dhe gripin sezonal pėr shėndetin e tė cilėve po pėrkujdesen personali shėndetėsor i kėsaj klinike.