[align=justify:1mco4mu7]Tė rejat e javės nga mjekėsia

Studimet e fundit tregojnė se individėt kolerikė janė mė tė prirur tė kenė probleme tė zemrės, krahasuar me ata mė flegmatikė. Nė vazhdim ju njohim me studime qė janė pėrpjekur tė gjejnė lidhjen ndėrmjet temperamentit tė njeriut dhe shėndetit tė zemrės:

Kur shfryn zemėrimin mund tė ndjehesh mirė pėr momentin, por mund t’u kesh hapur rrugėn problemeve tė mėdha nė tė ardhmen. Njė studim vėzhgoi 1 mijė e 300 meshkuj, pjesa mė e madhe e tyre nė tė 60-at, dhe arriti nė pėrfundimin se ata qė ishin mė kolerikėt kishin mė shumė gjasa tė pėrjetonin ritme tė parregullta tė zemrės se sa ata qė ruanin qetėsinė.

Njė shpėrthim zemėrimi nxit prodhimin e adrenalinės, e cila rrit tensionin dhe ritmet e rrahjes sė zemrės dhe shkakton edhe ndėrprerje tė ritmit tė zemrės. Kjo e bėn trupin tė dėrgojė masa kolesterine nė rrjedhėn e gjakut, tė cilat mund tė shkaktojnė mpiksje gjaku. Aspirina mund tė shndėrrohet nė arbitėr qė e ndėrpret kėtė zhvillim. Nėse merret njė tabletė aspirinė brenda njė periudhe 24-orėshe, ajo ndihmon nė parandalimin e depozitimit tė yndyrės, e cila mund tė dėmtojė zemrėn.

Dr. Redford Williams i Universitetit Duke nė Karolinėn e Veriut thotė se vija e frontit nė mbrojtjen e shėndetit ėshtė nė vetė duart e pacientit: "Nuk duhet tė lejoni qė zemėrimi t’ju dėmtojė zemrėn, duhet tė mėsoni t’i shmangni situatat qė ju bėjnė tė humbni qetėsinė. Kjo mund tė arrihet me njė shėtitje nė natyrė, apo me njė veprimtari qė ju qetėson, dhe tė mos harrojmė se qetėsia shpirtėrore i shėrben jo vetėm shpirtit, por edhe zemrės", kėshillon mjeku.

Melanoma ėshtė forma mė vdekjeprurėse e kancerit tė lėkurės. Megjithėse ajo ndeshet vetėm nė 4 pėr qind tė rasteve tė kancerit tė lėkurės, ajo shkakton 80 pėr qind tė vdekjeve nga ky lloj kanceri. Shkencėtarėt thonė se shkaku kryesor janė rrezet ultravjollcė. Me tkurrjen e shtresės sė ozonit, kėto rreze tė dėmshme arrijnė nė sasi mė tė mėdha nė tokė dhe nė lėkurėn tonė.

Nė Universitetin e Mizurit shkencėtarėt po pėrdorin njė metodė me tinguj pėr tė zbuluar praninė e qelizave tė melanomės. Profesor John Viator merr njė mostėr gjaku dhe e godet me rreze lazer pėr ta bėrė tė dridhet. Qelizat e melanomės prodhojnė njė tingull me frekuencė tė lartė qė mund tė kapet nga njė mikrofon special. Rezultatet e tingullit tė prodhuar nga mostrat studiohen nė kompiuter. Kjo procedurė i ndihmon shkencėtarėt tė zbulojnė probleme edhe kur bėhet fjalė pėr 10 qeliza tė vetme melanome. Ata synojnė tė arrijnė tė zbulojnė edhe njė qelizė tė vetme dhe ta pėrsosin kėtė metodė qė nė tė ardhmen tė zbulojnė edhe lloje tė tjera kanceri.

Analiza nuk kushton shumė dhe mund tė fillojė tė pėrdoret nė klinika onkologjike nė pėrgjithėsi. Tani shkencėtarėt nė Universitetin e Mizurit po pėrpiqen tė prodhojnė njė makinė lazer e cila diagnostikon lezionet qė dyshohet se janė melanomė.

NGA VOA[/align:1mco4mu7]