Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (OBSH) po lėshon udhėzime tė reja pėr mjekimin e pacientėve me HIV.
Me udhėzimet e reja, numri i personave qė marrin ilaēet anti-retrovirale, mund tė dyfishohet.

OBSH po rekomandon qė mjekimi tė nisė njė a dy vjet mė herėt, duke u bazuar tek njė studim i ri.

Studimi ka treguar se njė hap i tillė, edhe pse i kushtueshėm, do t'i pėrmirėsojė ndjeshėm gjasat e tė infektuarve pėr tė mbijetuar.

Pėr momentin, 4 milionė vetė nė mbarė botėn marrin ilaēe anti-retrovirale, por me rekomandimet e fundit, numri pritet tė dyfishohet.

Studime tė reja

Pėr herė tė fundit, OBSH bėri rekomandime pėr pacientėt me HIV-it para tre vjetėve.

Por qė nga ajo kohė, studimet kanė treguar se ata qė fillojnė mjekimin me ilaēet retrovirale kanė mė shumė gjasa pėr tė mbijetuar.

Kėshtu qė tani OBSH-ja thotė se pacientėt duhet tė fillojnė t'i marrin ilaēet njė a po dy vjet mė parė nga norma aktuale.

Organizata thotė se ilaēet duhet t'u jepen dhe nėnave me fėmijė nė gji dhe grave shtatzėna qė janė HIV pozitive.

Me kėtė, thotė organizata, gjasat e mbijetesės sė tyre shtohen dhe reduktohet rreziku i kalimit tė virusit tek foshnjat.