Pavarėsisht arritjeve tė Shqipėrisė nė fushėn e Barazisė Gjinore, situata nė strukturat vendimmarrėse pėr gratė ėshtė ende larg asaj qė duhet tė jetė, vlerėsuan pjesėmarrėsit nė forumin "Ndėrtimi dhe forcimi i rrjeteve mes grave udhėheqėse nė jetėn publike dhe politike tė Tiranės".
Ky forum, i organizuar nga OSBE, shėnoi dhe mbylljen e fazės sė parė tė projektit tre vjeēar “Forcimi i Rolit tė grave nė qeverisje”, i financuar nga qeveria holandeze dhe ajo suedeze.

Zbatimi dhe vijimi i kėtij projekti nga Prezenca e OSBE-sė, qė nisi nė vitin 2008, mblodhi sot gratė drejtuese nė jetėn politike dhe publike tė kryeqytetit, tė cilat diskutuan mbi mėnyrat e rritjes sė bashkėpunimit, kėmbimit tė informacionit, si synim kryesor i projektit “Forcimi i rolit tė grave nė qeverisje”.

Pėrmes zhvillimit tė forumeve, trajnimeve, etj, ky projekt synon pėrmirėsimin ė hapėsirave tė pabarazisė gjinore nė tė gjitha strukturat qeveritare. “Ky qėllim mbetet i rėndėsishėm pėr Shqipėrinė. Edhe pse janė shėnuar nisma tė rėndėsishme, situata nė strukturat vendimmarrėse pėr gratė ėshtė ende larg", u shpreh kryetari i prezencės sė OSBE-sė, Robert Bosch.

Ambasadori i Holandės, Henk G.C. van de Dool, pasi vlerėsoi progresin e bėrė me Strategjinė Kombėtare pėr Barazi Gjinore dhe Dhunėn nė Familje, dhe me vendosjen e kuotave prej 30% tė pjesėmarrjes sė grave pėrmes Kodit Zgjedhor, tha se "mbetet ende shumė pėr t'u bėrė, pasi Shqipėria ka pėrqindjen mė tė ulėt tė grave tė zgjedhura”. Sipas tij, kuadri ligjor dhe politik ekzistojnė, por ka nevojė tė pėrkthehet nė veprime konkrete.

"Ky projekt do tė bėjė tė mundur rritjen e pranisė dhe kontributin e grave nė nivel qėndror dhe lokal, kjo ėshtė thelbėsore pėr ndėrtimin dhe funksionimin e njė demokracie funksionale", tha e ngarkuara me punė e Ambasadės sė Suedisė, Elizabeth Stam.