Rrjedha e rrėmbyeshme e ujit ka rrezikuar tė shkaktojė njė tragjedi nė aksin rrugor rural Gjirokastėr-Komuna Lunexheri pasi dy mjete u pėrmbyten.
Ngjarja ndodhi tė dielėn paradite kur personat qė po rrezikoheshin kanė telefonuar nė Sallėn Operative tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Gjirokastėr duke lajmėruar se nė aksin rrugor rural Gjirokastėr-Komuna Lunxheri e rrethit Gjirokastėr nė vendin e quajtur Ura e Aznakut, dy automjete ishin bllokuar nga uji.

Menjėherė nė vendngjarje u nisėn forca tė shumta policie tė drejtuara nga zv/drejtori i Policisė sė qarkut Gjirokastėr, reparti zjarrfikės i drejtuar nga shefi i kėtij reparti si dhe u lajmėrua prefektja e qarkut Gjirokastėr e cila mbėrriti menjėherė nė vendngjarje.

Konkretisht nė vendin e quajtur Ura e Aznakut dy automjete tip Benz 240, tė cilėt po udhėtonin nga Gjirokastra pėr nė Komunėn Lunxhėri njėri pas tjetrit, si pasojė e ardhjes sė menjėhershme e rrjedhės sė lumit Drino kėto dy automjete nuk mund tė vazhdonin mė tej lėvizjen pasi uji arriti nė njė metėr lartėsi dhe automjetet u mbushėn me ujė .

Nė automjetin e parė udhėtonte drejtuesi i automjetit sė bashku me nė pasagjer ndėrsa nė automjetin e dytė ishte vetėm drejtuesi i automjetit, tė cilėt dolėn mbi kabinėn e automjetit .

Automjetit i repartit zjarrfikės, sė bashku me efektiva tė zjarrfikėses dhe tė policisė sė qarkut u afruan me shumė vėshtirėsi tek automjetet dhe pas njė ore bėnė tė mundur qė tė tre shtetasit qė ndodheshin nė kėto automjete t’i shpėtonin si dhe automjete e tyre tė nxirreshin nga uji.

Pėrsa i pėrket situatės sė rrugėve nacionale nė kėto momente s’ka asnjė rrugė nacionale tė bllokuar.