Receta Gatimi

Lojėrat mė tė mira tė vitit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Lojėrat mė tė mira tė vitit





    Viti 2008 ishte njė vit i shkėlqyer pėr argėtim nė platformat e ndryshme me tituj si Metal Gear Solid 4, LittleBigPlanet, Gears of War 2, Fable II e shumė tė tjerė, por viti 2008 i takon sė kaluarės.

    Viti 2009 ėshtė nė pėrfundim e sipėr dhe ky ėshtė njė prej viteve qė ka pėrjetuar punė tė jashtėzakonshme prej kompanive tė ndryshme nė prodhimin e lojėrave.
    Lista jonė e mėposhtme pėrmban tituj qė janė lėshuar nė vitin 2009 ose do tė lėshohen nė fillim tė vitit 2010, nė 3 regjionet kryesore tė botės, Evropė, Japoni dhe Amerikė Veriore




    20. Prototype

    Activision mezi ka mbijetuar pas bashkimit me Blizzard gjatė vitit tė kaluar, por Prototype sjellė argėtim jashtėzakonisht tė fuqishėm tek lojtarėt. Prototype premton shumėēka pėr lojtarin, duke sjellė njė ngjarje interesante, grafikė tė shkėlqyer tė lojės, efekte ultimative, shkatėrrime tė pafundme, beteja tė pėrgjakshme, etj. E pėrveē kėsaj aftėsitė e karakterit kryesor, qė pėson mutacione tė ndryshme, duke bėrė duart nė formė tė ēekiēėve, nė formė tė shpatave, duke marrė formėn e cilido qė mbytė, sjelli njė argėtim tė paharrueshėm nė secilėn platformė.





    19. Star Ocean: The Last Hope

    Square Enix, nuk ka qenė njė prej zhvilluesve mė tė mirė tė kėtij zhanri. Gjersa ata nuk mund tė llogariten nė kategorinė e zhvilluesve mė tė dobėt, ata megjithatė kanė humbur fijen me atė qė dikur i ka bėrė njė prej krijuesve mė tė mirė tė ngjarjeve pėr lojėrat RPG. Por para se Square Enix tė fut tė gjitha shpresat me titullin Final Fantasy XIII, kjo kompani ka ende gjasa edhe me Star Ocean: The Last Hope.
    Loja, qė ėshtė njė rikrijim i titullit tė parė Star Ocean pėr PSX ėshtė paraqitur nė treg gjatė muajit prill ekskluzivisht pėr platformėn Xbox 360. Star Ocean: The Last Hope i pėrket zhanrit RPG, dhe shpresohet se kjo lojė do tė kthej fatin nė anėn e Square Enix.


    18. BioShock 2: Sea of Dreams






    Origjinali i BioShcok ishte njė lojė absolutisht kreative kur doli pėr herė tė parė nė vitin 2007 pėr Xbox 360 dhe PC. Mė vonė nė vitin 2008 u paraqit edhe pėr Playstation 3. Por tek versioni pėr PS3, kur pėrfundoni lojėn ju fitoni njė video tė shkurtė qė tregon rreth pasardhėsit tė kėsaj loje, Sea of Dreams.
    Nga videoja mund tė vėrehet, njė Little Sister qė duket paska mė e vjetėr sesa qė ishte nė lojėn e fundit, dhe e cila mban njė Big Daddy me Rapture qė ndėrtohet nga prapa me rėrė. Nė anėn tjetėr nuk ėshtė ofruar ndonjė detaj shtesė.
    E tėra qė dimė ėshtė se BioShock 2: Sea of Dreams nuk do tė pėrfshijė Ken Levine, drejtorin e parė tė lojės.

    17. Grand Theft Auto IV: The Lost and Damned

    Nėse viti 2008 na ka mėsuar diēka, atėherė ishte kjo: asnjėherė mos u bėni jashtėzakonisht tė lumtur me njė titull GTA, sepse Rockstar sjellė gjithmonė diēka tė re nė vazhdim.
    Grand Theft Auto IV: The Lost and Damned padyshim qė nuk do tė jetė ndonjė lojė e keqe, pėrkundrazi ajo do tė sjelli njė formė tė re argėtimi nė kuadėr tė GTA-sė, me motoēikleta, ēiklist dhe Johny Klublitz nga GTA IV.

    16. Bayonetta





    Loja pėr tė cilėn thuhet se do tė bėjė “boom" nė zhanrin aksion, kjo IP e re e krijuar nga Platnum Games dhe e publikuar nga Sega, qė qėndron prapa titullit Devil May Cry, padyshim qė do tė tėrheq vėmendje nga gejmerėt. Ju luani si Bayonetta, njė femėr e cila ėshtė sjellė nė ditėt moderne tė shoqėrisė, pėr tė luftuar kundėr engjėjve.
    Nė bazė tė pamjeve tė para prej kėtij titulli, loja duke jashtėzakonisht e bukur dhe njė kompjuter i fuqishėm apo platformat Playstation 3 ose Xbox 360 do tė sjellin eksperiencėn e duhur nė duart tuaja.

    15. I Am Alive

    Lajmi i keq ėshtė se Jade Raymond nuk do tė jetė i pėrfshirė nė kėtė projekt, por lajmi i mirė ėshtė se loja pavarėsisht kėsaj ėshtė e shkėlqyer. I Am Alive ju dėrgon nė rolin e Adam Collins, i cili tenton tė kėrkojė tė dashurėn e tij pas njė dridhjeje shkatėrruese nė Chicago. Ju kontrolloni Adamin pėrmes njė shikimi FPS, duke pasur parasysh edhe faktin qė nuk po kėrkoni vetėm tė dashurėn por edhe po kėrkoni tė mbijetoni.

    14. Lionhead’s Secret Project

    Ndoshta ėshtė me rrezik tė vendoset nė listė njė lojė pėr tė cilėn ende nuk dihet asgjė, por e tėra qė kemi kuptuar deri mė tani pėr tė vendosur kėtė projekt super sekret nė listė ėshtė mėnyra sesi loja do tė revolucionojė zhvillimin e gejmerėve.

    13. Halo 3: ODST






    Beteja me Master Chief ka pėrfunduar por Bungie dėshiron qė ju tė vendosni sėrish pėr njė mision tė fundit, pasi qė ata janė duke sjellė zhvillimin e njė pjese tė re tė Halo, e cila do tė shėnoj edhe projektin e fundit Halo tė Bungie.
    Loja zhvillon ngjarjen diku nė mes Halo 2 dhe Halo 3, ku ju luani si “The Rookie”, njė ushtar ODST qė gjendet nė tokat e New Mombasa dhe ndahet nga ekipi i tij i pėrbėrė nga anėtarėt Romeo, Mickey, Butch dhe Dutch.

    12. inFamous

    E shpalosur pėr herė tė parė nė Konferencėn e Sony-it nė E3 2007 dhe e pėrcjellė me detaje shtesė nė E3-in e vitit pasues, ky titull i ri nga Sucker Punch ėshtė paraqitur pėr PS3 nė fund tė pranverės sė kėtij viti. Ju luani nė rolin e Cole, i cili pas njė eksplodimi masiv tė qytetit Empire, zgjohet si njė i mbijetuar i eksplozionit dhe ka pėrfituar disa fuqi tė reja pėr t’i shfrytėzuar, pėrveēse se ju keni humbur vetėdijen dhe ju qėndroni prapa shpėrthimit. Tani ju duhet tė shfrytėzoni fuqitė pėr vendosur nėse dėshironi tė jeni njė hero apo njė anti-hero.

    11. Gran Turismo 5

    Gran Turismo 5: Prologue qė ėshtė shpalosur nė mars tė vitit 2008, ishte njė reklamė e mirė pėr lojėn kryesore duke u veēuar me 70 vetura, 12 shtigje qė pėrfshijnė edhe vozitjen nė drejtim tė kundėrt, dhe pėr herė tė parė nė histori mundėsinė pėr tė luajtur online.
    Gran Turismo 5 ofron trefish mė shumė vetura dhe shtigje garuese, dhe pėrveē kėsaj argėtimi nuk do tė mungoj por do tė jetė i pranishėm nė njė nivel tė shkėlqyer dhe kėtė e vėrteton mė sė miri pėrpunimi i detajuar i veturave nė kuadėr tė kėsaj loje.

    10. Mass Effect 2





    Bioware ka krijuar diēka jashtėzakonisht tė bukur me titullin e parė origjinal dhe tani e bėnė kėtė edhe njė herė me Mass Effect 2. Njė RPG si kjo ju ngėrthen nė luajtje dhe do t’ju bėjė qė tė mos qoheni nga PC-ja apo PS3-i me orė tė tėra. Ngjarja, sistemi i lojės, grafika, ambienti rrethues, etj janė disa prej elementeve kryesore qė e bėjnė kėtė lojė tė meritojė praninė nė kėtė listė. Nėse keni dikė nė familje qė ėshtė i pasionuar pas lojėrave RPG, atėherė Mass Effect 2 ėshtė zgjidhja e duhur pėr ju.

    9. God of War III






    Sigurisht entuziastėt e kėsaj loje sigurisht qė ka pėrcjellė pėr sė afėrmi videot mė tė fundit nga kjo lojė, por nė fund tė vitit 2009 kjo lojė mė nuk do tė jetė thjeshtė video por edhe lojė e plotė.
    Kratos ėshtė rikthyer edhe njėherė si God of War III, qė ėshtė pėrmbyllja e serisė qė ka filluar nė vitin 2004 pėr Playstation 2. Krijuesi David Jaffe ka thėnė se pėrmbajtjet e kėsaj loje tė shfaqura nė VGA gjatė muaji tė kaluar, i kanė sinjalizuar tij mėnyrėn sesi njė “pikturė ėshtė ngjallur”, dhe padyshim qė edhe ne pajtohemi me tė.
    God of War III do tė jetė njė prej disa lojėrave qė do tė shtyjė para shitjen e PS3, e kėtu pajtoheni edhe ju entuziastė tė God of War III, sepse kjo lojė gjithmonė ka sjellė argėtim maksimal tek ju.

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    8. Heavy Rain






    Heavy Rain, qė ėshtė shpalosur shkurtimisht nė E3 2006 dhe mė vonė edhe nė GC 2008 nė Leipzig, ėshtė njė prej lojėrave mė mbresėlėnėse qė ka parė ndonjėherė platforma PS3. Kjo lojė veēohet me emocione reale tė karaktereve dhe me njė mekanizėm tė ri tė luajtjes. Nė kombinim me kėto veēori gjenden edhe njė skenar interesant nė njė ambient me reshje tė mėdha. Zhvilluesi Quantic Dream ka ecur nė gjatėsi ekstreme pėr t’iu siguruar juve se nuk po luani njė lojė, por nė vend tė kėsaj jeni duke marrė pjesė nė njė eksperiencė emocionale mbresėnėse.


    7. Assassin’s Creed 2






    Shumica e pjesėve vazhduese tė lojėrave origjinale, janė ribėrje tė lira tė pjesės sė parė. Kjo nuk ėshtė rasti me Assassin’s Creed 2, qė ėshtė pjesė pėrcjellėse e titullit origjinal tė vitit 2007. Kjo paraqet njė version mė tė menēur, mė tė pėrpunuar dhe me mė shumė pėrpunime vizuale ndaj titullit origjinal. Gjersa loja duket vėrtetė bukur, stili i luajtjes ėshtė avancuar dhe ėshtė pėrshtatur pėr nevojat e RPG-sė qė zhvillohen nė njė ambient tė hapur. Tani ka edhe mė shumė vrasje, kėrcime prej njė kulmi nė njė kulm tjetėr dhe leksione tė historisė, dhe ngjarja gjithashtu ngėrthen njė ringjallje tė Renesancės. Leonardo Da Vinēi do tė ishte krenar.


    6. Uncharted 2: Among Thieves





    E shpalosur gjatė muajit tė kaluar, Uncharted 2 padyshim qė do tė jetė njė prej titujve mė tė popullarizuar pėr platformėn PS3. Pa asnjė pikė dyshimi Uncharted: Drakes Fortune ishte njė prej lojėrave mė tė mira pėr PS3 tė vitit 2007, dhe presim qė kėtė sukses ta korrė edhe Uncharted 2.
    Nathan Drake ėshtė nė njė mision tė radhės para se tė pensionohet nga ndjekja e thesareve dhe nė vazhdimėsi ėshtė duke kėrkuar pėr njė thesar qė i pėrket Marco Polos para se njė kriminel i njohur botor, ta gjejė kėtė thesarė para tij. Thjeshtė Uncharted 2 do tė shkėlqej.

    5. Borderlands

    Pandora paraqet njė planet tė dėmtuar dhe tė ndyrė qė pėrfaqėson njė version tė irrituar tė Perėndimit tė Egėr tė Amerikės. Detyra juaj ėshtė qė tė hulumtoni sipėrfaqen e kėtij planeti pėr tė gjetur kasafortėn, nė tė cilėn gjenden njė numėr i madh i pasurive dhe teknologjive. Kjo pėrfshin edhe mbledhjen tė njė numri tė madh tė armėve tė fuqishme dhe tė veglave atraktive, duke shfrytėzuar vetura me amortizimi tė lehta dhe duke shkatėrruar tipa tė egėr qė kanė pėsuar mutacion. Borderlands ėshtė njė pėrzierje e shkėlqyer e lojėrave hibride: ju shtoni nivele dhe aftėsi, ngjashėm sikurse tek njė lojė RPG. Duke shtuar edhe grafikėn dhe skenarin e shkėlqyer tė lojės, ju do t’i afroheni mė shumė se kurrė njė loje tė pėrkryer.

    4. Killzone 2

    Loja epike FPS nga Gurreilla Games sjellė nė duart tuaja armė prej llojeve tė ndryshme dhe beteja tė pėrgjakshme. Ju luani rolin e Tomas “Sev” Sevchenko, njė ushtar ISA qė ėshtė pjesė e njė njėsie nėn komandėn e Rico Vasquez, prej Killzone 1, ndėrsa ngjarja zhvillohet nė pushtimin e Heghan-it pėr tė arrestuar liderin Helghast, pėrkatėsisht Perandorin Visari dhe pėr tė parandaluar makinėn Helghaste qė tė depėrtojė para. Nėse jeni pronar i njė Playsation 3, kjo lojė patjetėr duhet tė gjejė njė vend nė koleksionin tuaj

    3. DJ Hero





    Nė njė botė ku gjenden njerėz qė dėshirojnė tė rokerė, DJ e kėngėtarė, DJ Hero ofron njė sfidė tė jashtėzakonshme drejt kėsaj dėshire. Me njė numėr tė madh tė mikseve muzikore ekskluzive dhe me disa prej grafikave mė tė fundit tė klubeve muzikore tė natės, DJ Hero ėshtė garuesi i ri pėr lojėn mė tė mirė tė vitit. Pra paramendoni vetėn duke pėrzier kėngė pėrmes pllakave tė DJ-ve, tė artistėve si Gorillaz, Daft Punk apo Queen, apo paramendoni tė qėlloni me rend notat e krijuara nga njė artist si Paul Van Dyk.

    2. Batman: Arkham Asylum





    Jokeri ndoshta asnjėherė mė nuk do tė ketė rastin tė frikėsojė audiencėn e filmit Batman, por ai mund tė jetė pengesa mes sė mirės dhe tė keqes nė Batman: Arkham Asylum, qė vazhdon nė pikėn ku ka pėrfunduar The Dark Knight nga Christopher Nolan. Shpėtimtari i Gotham-it gjen vetėn nė Arkham Asylum tė rrethuar nga secili keqbėrės qė ai e ka vendosur prapa qelive, si dhe me Jokerin nė krye. Pėr dallim prej adaptimeve tė lojėrave tjera tė heroit tė DC Comics, Arkham Asylum ėshtė pakoj totale, me njė ngjarje interesante dhe me njė sistem interesant tė luftimit.


    1. Call of Duty: Modern Warfare 2



  3. #3
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    keto jan lojrat me te bukura dhe i pelqej shum te tera

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Faleminderit per listen dhe pershkrimin e lojrave

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. 15 aplikacionet mobile mė tė mira tė vitit 2011
    Nga vaaldr1n nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-12-2011, 01:14 PM
  2. Makinat mė tė mira tė vitit 2011
    Nga gjendar nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-04-2011, 03:10 PM
  3. Lojėrat e joshjes
    Nga ulkina nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2011, 06:51 PM
  4. Me PenguSpy gjeni mė lehtė lojėrat mė tė mira nė Linux
    Nga vaaldr1n nė forum Shpėrndarjet Linux/Unix
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-10-2010, 11:29 AM

Etiketat pėr kėtė Temė