Futboll Zone


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 3 nga 5 FillimiFillimi 12345 I funditI fundit
Rezultatet nga 41 deri tek 60 prej 94
  1. #41

    Re: Futboll Zone

    Receta Gatimi

    Fundi tragjik i Antonio Puertas!

    Lojtari i Seviljes, Antonio Puerta, ka "ndėrruar jetė" dje nė spitalin e Seviljes. Futbollisti 22-vjeēar ishte i shtruar nė spital qė nga dita e shtunė dhe gjendja e tij sa vinte e pėrkeqėsohej. Antonio Puerta pėsoi njė infarkt nė ndeshjen e parė tė kampionatit spanjoll midis Seviljes dhe Getafes nė "Sanchez Pizjuan". Ishte pikėrisht minuta e 30-tė e takimit, ku pas njė kundėrsulmi i lojtarėve tė Getafes, Puerta, i pashqetėsuar nga askush, ra pa ndjenja nė fushėn e lojės. Menjėherė, Dragutinoviē, njė tjetėr lojtar i Seviljes, ka vrapuar drejt tij dhe nuk e ka lejuar qė t'i zihej frymėmarrja. Pas kėsaj, Puerta ėshtė shoqėruar pėr nė spital, ku ka marrė mjekimet e para. Gjatė rrugės pėr nė spital, lojtari spanjoll kishte humbur dy herė frymarrjen dhe doktorėt kanė bėrė tė pamundurėn pėr ta kthyer nė jetė. Megjithatė nuk ishte e thėnė. Lojtari i Seviljes, pas tre ditėsh i shtruar nė spital, nuk ka mundur t'i mbijetojė vdekjes. Gjendja e tij ka qenė shumė e pėrkeqėsuar dhe kėtė e kanė konfirmuar edhe vetė doktorėt tė cilėt i kanė ndenjur afėr. Antonio Puerta ishte njė nga futbollistėt mė me vlera nė futbollin spanjoll dhe atė europian. Lojtari 22-vjeēar kishte debutuar mė parė me kombėtaren spanjolle. Me fanellėn e Seviljes, Puerta ka arritur tė fitojė pesė tituj (dy Kupa UEFA, njė Superkupė Europe, njė Superkupė Spanje dhe njė Kupė Mbreti). Loja dhe gjendja e tij e mirė, e bėri Puertėn njė nga lojtarėt mė tė kėrkuar nė Spanjė dhe Europė.

  2. #42

    Re: Futboll Zone

    Torres i “shpall luftė” Drogbasė

    Sulmuesi i Liverpulit, Fernando Torres, i ka vėnė synim vetes qė tė mundė Didier Drogbanė nė garėn pėr “Kėpucėn e Artė” tė Premier League. Sulmuesi i Ēelsit e mori sezonin e shkuar trofeun pasi realizoi 20 gola nė kampionatin anglez, por spanjollo Torres, i blerė pėr pėr 21,7 milionė stėrlina kėtė verė, kėmbėngul se Drogba do tė ketė njė kundėrshtar tė fortė kėtė vit. Torres e ka nisur mirė karrierėn e tij nė “Anfield”, por ėshtė i bindur qė nuk e ka dhėnė ende mė tė mirėn e tij nė betejėn me Drogbanė. “Jam i kėnaqur me punėn qė kam bėrė te Liverpuli”, tha Torres. “Por mund tė them se keni parė vetėm 60% nga Torresi i vėrtetė. “Nuk do tė jetė aspak e lehtė tė bėhem golashėnuesi mė i mirė nė Premier League, por nė javėt e para kam treguar se Drogba nuk do ta pėrsėrisė kollak suksesin e sezonit tė kaluar”. Torres shėnoi njė dygolėsh nė fitoren 6﷓0 me Derbin, duke shnuar deri tani tre gola nė Premier League, dhe ka pranuar se e ka shijuar shumė golin “anglez”. “Tė shtunėn kuptova se si mund tė bėhesh hero nė Anfield”, shtoi Torres. “Njerėzit u lumturuan nga golat e mi dhe ishte njė pėrvojė sensacionale. Nuk jam i fiksuar pas numrit tė golave qė do tė shėnoj kėtė sezon, sepse pėr momentin jam askushi nė Premier League. Sfida ime ėshtė qė tė triumfoj te Liverpuli dhe tė bėhem sulmuesi mė i mirė nė historinė e klubit. E di qė do tė jetė e vėshtirė, por jam i pėrgatitur pėr kėtė aventurė”.

  3. #43

    Re: Futboll Zone

    Gerd Myler, mbreti i golave ne Europe

    Italiani Filipo Inzagi dhe Ukrainasi Andrij Shevēenko shėnuan tė martėn nė ndeshjet e para tė Ligės sė Kampioneve pėr Milanin dhe Ēelsin nė fitoret kundėr Benfikės dhe Rozenborgut, duke u ngjitur tė dy nė kuotėn e 60 golave nė Europė, por mbi ta me njė diferencė tė qartė qėndron njė gjerman, qė sot e kėsaj dite konsiderohet si “gjahtari” mė i madh i golave qė ka njohur Europa, Gerd Myler.

    SHKURTABIQI I DHJAMOSUR

    “Pa golat e Gerdit ne do tė qėndronim edhe sot nė bordurat e rrugės Sabener”, - ėshtė shprehur Franc Bekenbauer, kur u pyet rreth Mylerit, pasi ai ėshtė shndėrruar nė njė idhull nė Gjermani. Po cila ėshtė pėrshtypja e parė e trajnerit tė tij te Bajerni? Tschik Ēajkosvski thotė pėr sulmuesin me 48 cm kofshė: “Ai ėshtė shumė i vogėl dhe shumė i dhjamur”. Gerhardi ishte i shkurtėr (1,76 m), shulak, i ngathėt dhe aspak i shpejtė; ai nuk pėrmbushte kurrė tė dhėnat dhe nuk tė krijonte kurrė idenė e njė futbollisti tė madh, por ai kishte shkėputje nga vendi nė distanca tė shkurtra dhe ishte i ēmarkueshėm, njė cilėsi qė pak futbollistė e gėzojnė, si dhe pėr mė tepėr me instinkte tė jashtėzakonshme. Kėmbėt e shkurtra i jepnin atij njė qendėr tė ulėt tė fuqishme graviteti, kėshtu ai mund tė kthehej shpejt dhe me njė balancė perfekte nė hapėsira dhe me shpejtėsinė e tij ai mund tė shkatėrronte ēdo kundėrshtar, por nuk mungonin edhe golat e tij nga pozicione shumė tė vėshtira.

    “BOMBER I KOMBIT”

    Legjenda e futbollit, Gerdhard Myler, vazhdon tė “mbijetojė” nė krye tė listės sė golashėnuesve mė tė mirė nė Europė. Gjermani, sot 61-vjeēar, ėshtė njė nga sulmuesit mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave. Myler mban rekordin me Kombėtaren gjermane, me tė cilėn ka shėnuar 68 gola nė 62 ndeshje, 365 gola nė 427 takime nė Bundesligė dhe ai qė spikat mė tepėr ėshtė rekordi ndėrkombėtar me 66 gola nė 74 ndeshje me klubet nė Europė. Vetėm katėr lojtarė kanė shėnuar mė shumė se ish-sulmuesi i Bajernit tė Munihut: Jozef Bikan, Romario dhe Pele, tė cilėt kryesojnė dhe listėn e golashėnuesve tė tė gjitha kohėrave. Nofkat e tij janė: “Bomber i Kombit” dhe “Kleines dickes Muller” (shkurtabiqi i dhjamosur Myler). Nė vitin 1970, Myler u zgjodh “Futbollisti Europian i Vitit”, pasi bėri njė sezon tė shkėlqyer me Bajernin e Munihut dhe shėnoi 10 gola nė Kampionatin Botėror (1970).


    15 TROFE NĖ 15 VJET

    I lindur nė Nordlingen, njė qytet tashmė me rreth 20 mijė banorė, Myler e filloi karrierėn me ekipin amator, TSV 1861 Nördlingen. Gerd Myler, 17 vjeē, nėnshkruan pėr Bajernin e Munihut me njė pagė shumė modeste: 160 marka nė muaj dhe 5 mijė marka nė dorė pėr transferimin e parė tė tij. Kontrata e parė u nėnshkrua nga nėna e tij, pasi i ati kishte vdekur pak kohė mė parė. Nė vitin 1964, Gerdi u bashkua me Bajernin e Munihut ku gjeti edhe yjet e ardhshėm, Franc Bekenbauer dhe Sep Majer. Klubi, qė mė vonė do tė bėhej njė nga mė tė suksesshmit nė Gjermani, ishte atėherė nė Ligėn Rajonale tė Jugut (sot Kategoria e tretė), qė nė atė kohė konsiderohej kategoria e dytė nė Gjermani. Pas njė sezoni, Bajerni u ngjit nė Bundesligė, ku nisi rruga e sukseseve. Me kėtė klub, pėr 15 vjet Myleri koleksionoi njė numėr tė konsiderueshėm trofesh dhe tituj kampion: fitoi katėr herė kampionatin gjerman, katėr herė Kupėn e Gjermanisė, tri herė Kupėn e Kampioneve (sot Liga e Kampioneve), njė herė Kupėn Interkontinentale dhe Kupėn e Fituesve tė Kupės po njė herė.

    NĖNTĖ HERĖ "KĖPUCA E ARTĖ"

    I pajisur me magjinė e golit, Myler fitoi shtatė herė “Kėpucėn e artė” tė kampionatit gjerman dhe dy herė si golashėnuesi mė i mirė i Europės. Myler shėnoi 365 gola nė 427 ndeshje nė Bundesligė, 100 mė shumė se golashėnuesi i dytė mė i suksesshėm nė Bundesligė, Klaus Fisher. Gerdi mban edhe rekordin absolut pėr shėnimin e 40 golave gjatė njė kampionati tė vetėm nė Bundesligė nė sezonin 1971-1982 (18 mė shumė se Klaus Fisher). Myler shėnoi nė 62 ndeshje pėr Kupėn e Gjermanisė 78 gola. Por, sulmuesi i madh mban edhe njė rekord tjetėr. Me 69 golat nė 74 ndeshje nė kompeticionet europiane ai ėshtė ende i pathyeshėm, pavarėsisht se Filipo Inzagi shėnoi tė martėn kundėr Benfikės golin e tij tė 60-tė nė Europė. Ai ėshtė njė nga tė vetmit qė kanė shėnuar mė shumė gola sesa ndeshje tė luajtura. As dhe Pele nuk e ka arritur kėtė.
    SHKATĖRRUESI I HOLANDĖS


    Myler shėnoi 68 gola nė 62 ndeshje pėr Gjermaninė Perėndimore. Karriera e tij ndėrkombėtare filloi nė vitin 1966 dhe mbaroi mė 7 korrik 1974 (sė bashku me Paul Braitner), pak ditė pasi ai fitoi Kampionatin Botėror, finalja e tė cilit u zhvillua nė stadiumin e qytetit tė tij, nė Munih. Gerdi shėnoi golin fitues, atė 2-1, kundėr Holandės sė futbollit total, tė drejtuar nga Rinus Mishels nė bankinė dhe Johan Krujfi nė fushė. Katėr golat e tij nė kėtė kampionat dhe golat nė Kupėn e Botės sė vitit 1970 (Meksikė), tė kombinuara sė bashku, i dhanė atij pėr njė kohė tė gjatė tė mbante njė tjetėr rekord me 14 gola qė jetoi pėr 32 vjet, derisa braziliani Ronaldo, njė tjetėr “fenomen” i futbollit botėror, me 15 golat e tij nė tri Kupa Bote, i dha fund mbretėrimit tė Gerd Mylerit.

    “AMERIKAN” I ALKOOLIZUAR

    Pas pėrfundimit tė karrierės sė tij nė Bundesligė nė vitin 1989, Myler shkoi nė Shtetet e Bashkuara ku u bashkua me Fort Lauderdale Strikers qė merrte pjesė nė Ligėn e Amerikės sė Veriut. Ai luajti pėr tre sezone me kėtė ekip, duke shėnuar 38 gola dhe arriti njė herė nė finale nė vitin 1980. Pasi vari “kėpucėt nė gozhdė” nė vitin 1982, ai u zhyt nė “botėn e alkoolit” derisa u detyrua mė pas tė shkonte nė njė qendėr rehabilitimi kundėr alkoolit. Tashmė, Gerd Myleri i madh punon si trajner amator pranė tė rinjve tė Bajernit tė Munihut, teksa pėr njė farė kohe ka punuar edhe si ndihmės i Franc Bekenbauerit. Gjiganti gjerman i prodhimeve sportive “Adidas” ka prodhuar njė seri kėpucėsh me emrin e tij.

    Skeda

    Emri: Gerhard Myler

    Datėlindja: 3 nėntor 1945

    Vendlindja: Nordligen, Gjermani

    Gjatėsia: 1,76 m

    Roli: Sulmues

    Klubet: TSV 1861 Nordlingen (1960-1963), Bajern Munih (1964-1979)

    Fort Lauderdale Strikers (1979-1981).

    Gola/Ndeshje: 565/487

    Ekipi Kombėtar: Gjermania Perėndimore (1966-1974)

    Gola/Ndeshje: 62/68

    Tituj me Bajernin

    Kampion i Gjermanisė: 1969, 1972, 1973, 1974

    Kupa e Gjermanisė: 1966, 1967, 1969, 1971

    Kampion i Europės: 1974, 1975, 1976

    Kupa e Kupave: 1967

    Kupa Interkontintale: 1976

    Tituj me Kombėtaren

    Kampion i Europės: 1972

    Kampion i Botės: 1974

    Trofe personale

    “Kėpuca e Artė” e Bundesligės: 1967, 1969, 1970, 1972, 1973, 1974, 1978

    “Kėpuca e Artė” e Europės: 1970, 1972

    “Kėpuca e Artė” e Botės: 1970

    “Kėpuca e Artė” e Europianit: 1972

    “Futbollist i Vitit” Gjermani: 1967, 1969

    “Futbollist i Vitit” Europė: 1970

    Mbretėrit e Europės

    1. Myler 66

    2. Inzagi 60

    3. Shevēenko 60

    4. Raul 59

    5. Eusebio 56

    6. Van Nistelroi 53

    7. Hejnkes 51

    8. Di Stefano 50

    9. Henri 50

    10.Santilana 47

    10.Larson 47

    Franz Bekenbauer per Mylerin

    “Nga tė gjithė lojtarėt e mėdhenj - Volfgang Overat, Gynter Netzer, Karl-Heinz Rumenige, Paul Breitner... – mė i madhi pėr mua ėshtė Gerd Myler. I pastopueshėm, i pandalueshėm. Pa golat e Gerdit, ne do tė qėndronim edhe sot nė bordurat e rrugės Sabener”.

  4. #44

    Re: Futboll Zone

    Te shikojme disa kampionate te tjera si ndodhen ne klasifikime.

    Kampionati Francez

    AS Nancy-Lorraine 19
    Bordeaux 18
    Valenciennes FC 17
    O. Lyon 16
    Le Mans UC 72 16
    Stade Rennais FC 15
    OGC Nice 14
    AS Monaco FC 13
    RC Strasbourg 12
    FC Lorient 12
    AS Saint-Etienne 11
    Toulouse FC 11
    PSG 11
    Lille 10
    AJ Auxerre 9
    Marseille 7
    FC Sochaux 7
    RC Lens 6
    FC Metz 5
    SM Caen 4

    Kampionati Hollandez

    Ajax 13
    PSV 13
    Feyenoord 12
    Twente 11
    De Graafschap 10
    Vitesse 9
    NAC 9
    Utrecht 8
    Alkmaar 7
    Groningen 7
    Roda 7
    Heerenveen 5
    Willem II 5
    Sparta Rotterdam 4
    VVV Venlo 3
    Heracles Almelo 1
    NEC 1
    SBV Excelsior 0

    Kampionati Turk

    Galatasaray 16
    Sivasspor 15
    Besiktas 14
    Kayserispor 11
    Ankaragücü MKE 11
    Trabzonspor 9
    Gaziantepspor 9
    Fenerbahce 9
    İstanbul Büyükşehir Belediyespor 9
    V. Manisaspor 8
    Bursaspor 6
    Kasımpaşaspor 6
    Denizlispor 5
    Genēlerbirliği SK 5
    Genēlerbirliği Oftaşspor 4
    Konyaspor 4
    Ēaykur Rizespor 4
    Ankaraspor A.Ş. 2

    Kampionati Skocez

    Glasgow Rangers 18
    Celtic 16
    Hibernian 15
    Dundee Utd 13
    Motherwell 12
    Kilmarnock 11
    Hearts 8
    Falkirk 7
    St. Mirren 7
    Aberdeen 5
    Gretna 4
    Inverness 3

  5. #45

    Re: Futboll Zone

    Galiani: “U rikthye Milani qe njoh”

    Fitorja 1-5 ndaj Lacios duket se i ka rikthyer identitetin skuadrės sė Milanit. Kuqezintjė tani e kanė gjetur sėrish besimin nė vetvete dhe janė gati pėr tu pėrballur me sfidat e reja tė rėndėsishme. Vetė administrtori i deleguar i kampionėve tė Evropės Adriano Galiani ėshtė entuziast pėr fitoren e arritur nė trasfertė. Ai e quan kėtė sukses si “ndeshja e kthesės”.

    “Ajo kundėr Lacios shpresoj qė tė jetė ndeshja e kthesės.

    Edhe nė ndeshjet e tjera ne kishim bėrė paraqitje shumė tė mira, por kėtė rradhė ne fituam.”-dekalroi Galiani. Sipas tij skuadra ndaj Palermos madje luajti mė mirė. “Duhet t’ju them qė sipas meje nė Palermo luajtėm edhe mė mirė. Vetėm se nė atė rast ne goditėn traversėn, por tani ne bėmė gol.”-vazhdoi administratori i deleguar. Galiani shton se edhe nė Gllasgou paraqitja e tyre ishte e kėnaqshme dhe nėse bėhet njė krahasim me pėrballjen ndaj Romės, vetėm rezutlati ėshtė i ndryshėm.

    “Sipas meje ne luajtėm mirė edhe nė Gllasgou dhe midis asaj gare dhe ndeshjes sė Romės ndryshoi vetėm rezultati. Nė Gllasgou nuk meritonim tė humbnim. Milani gjithmonė ka bėrė paraqitje tė mira nė trasfertė, kėtė ia kam thėnė edhe Anccelotit. Mė mirė kur ne kemi hapėsira, por tani me rekuperimin e Ronaldos dhe pastaj me Paton do tė arrijmė qė tė zgjidhim edhe kėtė problem.”-shtoi ai. Mė pas Galiani foli edhe pėr tė ardhmen e skuadrės dhe blerjen mė tė fundit tė saj, brazilianin Pato.

    “Kemi edhe Paton qė do tė mund tė luajė nė janar. Mbi tė kemi bėrė njė zgjedhje shumė tė pėrpiktė. Kemi preferuar tė marrim atė dhe ta presim, sesa tė marrim tė tjerėt. Ai ėshtė njė lojtar i rrezikshėm kur krijohen hapėsira. Unė kam thėnė qė ai mė ngjan si Del Piero kur ka qenė i ri, por Ancceloti mė tha qė ai ėshtė edhe mė i shpejtė.”-pėrfundoi italiani. Njė gėzim i madh pėr drejtuesit e Milanit ishte edhe shėnimi i dygolėshit nga ana e Xhilardinjos. E gjithė skuadra bėri tifo pėr tė. Madje edhe presidenti Berluskoni ishte tepėr i kėnaqur dhe e pėrqafoi qė mė nė fund arriti tė zhbllokohej. Tani pėr sulmuesin italian ėshtė mundėsia mė e mirė pėr ti treguar Milanit se ccfarė ai di tė bėjė dhe tė kompesojė besimine dhėnė.

  6. #46

    Re: Futboll Zone

    Vangjeli kundėr Bayern Munich nė Kupėn UEFA

    Futbollisti i vetėm i kombėtares shqiptare qė kėtė edicion do tė aktivizohet nė fazėn e grupeve tė Kupės UEFA me skuadrėn e Aris tė Selanikut do tė ketė pėrballė skuadrėn mė tė fortė tė kėsaj gare, gjermanėt e Bayern Munich, nė kuadėr tė Grupit F tė Kupės UEFA. Pėrveē bavarezėve favoritė tė kėtij kompeticioni Aris i Vangjelit do tė ketė punė edhe me anglezėt e Bolton Ėanderers, portugezėt e Bragas dhe serbėt e Crvena Zvezdės sė Beogradit.

    Grupi C ėshtė konsideruar si mė i vėshtiri pasi shorti i ka vėnė pėrballė skuadrat e Villareal, AEK Athinė, Fiorentina, Mlada Boleslav dhe Elfsborg.



    GRUPI A: AZ Alkmaar (Holandė), Zenit St Petersburg (Rusi), Everton (Angli), Nuremberg (Gjermani), Larissa (Greqi)

    GRUPI B: Panathinaikos (Greqi), Lokomotiv Moskė (Rusi), Atletico Madrid (Spanjė), FC Copenhagen (Danimarkė), Aberdeen (Skoci)

    GRUPI C: Villareal (Spanjė), AEK Athinė (Greqi), Fiorentina (Itali), Mlada Boleslav (Ēeki), Elfsborg (Suedi)

    GRUPI D: Basel (Zvicėr), Hamburg (Gjermani), Rennes (Francė), Dinamo Zagreb (Kroaci), Brann Bergen (Norvegji)

    GRUPI E: Bayer Leverkusen (Gjermani), Sparta Pragė (Ēeki), Spartak Moskė (Rusi), Toulouse (Francė), FC Zurich (Zvicėr)

    GRUPI F: Bayern Munich (Gjermani), Bolton Wanderers (Angli), Braga (Portugali), C. Zvezda Beograd (Serbi), Aris Selanik (Greqi)

    GRUPI G: Anderlecht (Belgjikė), Tottenham (Angli), Getafe (Spanjė), Hapoel Tel Aviv (Izrael), AaB Aalborg (Danimarkė)

    GRUPI H: Bordeaux (Francė), Austria Vienė (Austri), Galatasaray (Turqi), Panionios (Greqi), Helsingborg (Suedi)

  7. #47

    Re: Futboll Zone

    Briatore pas Totit ėndėrron edhe Del Pieron nė QPR

    Jo vetėm Francesco Toti. Edhe Alex Del Piero ėshtė njė nga objektivat e Flavio Briatores pėr skuadrėn e tij Queen's Park Rangers (QPR) qė bėn gara nė kategorinė e dytė angleze. Sipas tė pėrditshmes londineze “Daily Mirror”, Briatore ka bėrė gati 20 milionė stėrlina (afėr 29 milionė euro) pėr tė sjellė juventinin nė QPR. Operacioni duket se favorizohet edhe nga arritja nė klub e Franco Ceravolo, ish-bashkėpunėtor i Moggit te Juventus, si dhe nga kontaktet qė tashmė kanė Del Piero dhe Caliendo, ish-pronari i QPR.

  8. #48

    Re: Futboll Zone

    Abramoviē gati 150 milion euro pėr Kakanė

    Trajneri i Ēelsit, Avram Grant, i kėrkoi bosit tė klubit, Roman Abramoviē, se dėshiron tė ketė nė grupin e tij yllin e Milanit, Kaka. Ndėrkombėtari brazilian kushton 150 milion euro, njė rekord botėror nė trasnferimin e lojtarėve dhe Roman Abramoviē duket se ėshtrė i vetmi pronar klubi qė mund tė pėrballojė shpenzimet. Nėnkampionėt e Anglisė bėnė dy tentativa pėr ta bėrė tė tyren Kakanė, por nuk patėn asnjė shans real pėr tė nėshkruar me mesfushorin e Milanit. Grant pohoi se ėshtė i gatshėm tė shesė dyshen Frank Lampard-Dider Drogba, pėr ta zėvendėsuar mė pas Kakanė. Agjenti i yllit nga Bregu i Fildishtė pranoi se njė numėr i madh klubesh janė tė interesuar pėr sulmuesin kryesor tė “Bluve”. Edhe mesfushori i Anglisė, Lampard, ėshtė nė valėn e thashethemeve pėr njė largim tė mundshėm nga tri herė kampionėt e Premier League pas shkarkimit tė Hoze Mourinjos nga drejtimi i klubit londinez.

  9. #49

    Re: Futboll Zone

    Mutu: “Reali? Nuk e tradhėtoj Firencen”

    Sulmuesi i Fiorentinės, Adrian Mutu, ėshtė shndėrruar nė njė hero. Historia ėshtė mbushur me shkėlqim dhe dėshtim njė kohėsisht. “Kur zgjodha Fiorentinėn, e mora vendimin nė njė moment tė vėshtirė tė jetės sime njėrėzore dhe profesionale. Kėtu mund t’i tregoj vetes dhe tė tjerėve se sa vlej. Pas njė momenti tė shėmtuar nė karrierėn time futbollistike gjeta ambientin ideal”, - thotė Mutu pėr gazetėn italiane “La Gazzetta dello Sport”. Pėr Fiorentinėn gjatė kėtij sezoni Mutu ka shėnuar shtatė gola midis kampionatit dhe Kupės UEFA. Rumuni ėshtė venė nė shenjėstrėn e Manēester Sitit. “Nė Angli nuk kthehem”, - tha Mutu disa ditė mė parė. Tashmė nė skenė kanė dalė zėrat spanjollė. Gazetat iberike e pėrcaktojnė si njė nga objektivat e Realit tė Madridit. Oferta ėshtė faraonike: 20 milionė euro Fiorentinės, 5 milionė euro nė vit lojtarit. “Jo, falėminderit”, - thotė 28-vjeēari. “Dėshiroj tė respektoj zgjedhjen qė kam bėrė dy vjet mė parė. Ėshtė bukur tė ndihesh i vlerėsuar, madje them se jam i nderuar qė mė kėrkon Reali i Madridit”. Mutu thotė se dėshiron tė rinovojė marrėveshjen me Fiorentinėn, edhe pse nuk ka arsye pse tė nxitohet pasi ka edhe katėr vite tė tjera kontratė. “Mund tė flasim pėr kontratėn kur tė duam, zėrat nuk mė shqetėsojnė. Pėr mua vlen vetėm bluza vjollcė, dua tė fitoj kėtu, me trajnerin Prandeli dhe shokėt e mi. Jemi akoma prapa nė raport me Milanin, Interin e Romėn, por pas pak do tė jemi nė nivelin e tyre”.

  10. #50

    Re: Futboll Zone

    Sistemi i ri/ Shqipėria, nė vazon e 6 pėr shortin e botėrorit tė 2010

    UEFA “prish” planet e Federatės Shqiptare tė Futbollit dhe trajnerit tė kombėtares, Oto Bariē. Teksa prisnim tė arrinim si objektiv vazon e katėrt pėr kualifikueset e botėrorit “Afrika e Jugut 2010” drejtuesit e institucionit mė tė lartė tė futbollit kanė propozuar dhe miratuar njė sistem krejt tė ri pėr shortin e skuadrave evropiane pėr Kupėn e Botės. Nė mbledhjen e fundit para tri javėsh nė Stamboll tė Turqisė UEFA vendosi tė pėrdorė pėr tė parėn herė renditjen botėrore tė FIFA-s pėr tė shpėrndarė nėpėr vazot e shortit 53 skuadrat qė do tė marrin pjesė nė kėto kualifikuese.

    Sistemi i ri : Sipas drejtuesve tė UEFA-s pėr ndeshjet eliminatore pėr Kupėn e Botės “Afrikė e Jugut 2010” nė kontinentin evropian do tė krijohen 8 grupe me nga 6 skuadra dhe njė grup me 5 skuadra. Nėntė skuadrat e para evropiane nė renditjen e pėrgjithshme tė FIFA-s do tė jenė “koka” grupesh. Vazoja e parė do tė ketė pesė skuadrat evropiane qė vijnė nė renditje direkt pas kėtyre 9 mė tė mirave. Vazoja e dytė do tė ketė pesė tė tjerat qė vijnė nė renditjen botėrore pas kėtyre tė fundit, e kėshtu me radhė. Vetėm vazoja e fundit, domethėnė e nėnta do tė ketė 4 skuadra.

    Shqipėria: Duhet theksuar se pėr bazė do tė merret klasifikimi i FIFA-s pėr muajin tetor i cili mund tė publikohet nga sot e deri nė fund tė kėtij muaji. Pra, brenda kėsaj jave. Mė sipėr gazeta “Tirana Observer” ju jep shembuj se nė cilėn vazo do tė ndodhej kombėtarja shqiptare duke iu referuar renditjes sė muajit shator, publikuar nga FIFA mė 19 shator. Shqipėria sipas kėtsaj renditje do tė ishte nė vazon e 6-tė sė bashku me Slloveninė, Islandėn, Moldavinė dhe Lituaninė. Kombėtarja shqiptare e renditur nė kėtė vazo do tė kishte dy skuadra evropiane mė tė dobėta se ajo.

    Shorti: Shorti i botėrorit “Afrika e Jugut 2010” do tė hidhet mė 25 nėntor nė kryeqytetin e kėtij vendi, Pretoria. Shqipėria do tė pėrfaqėsohet nga njė delegacion i pėrbėrė nga drejtues tė Federatės Shqiptare tė Futbollit dhe trajnerit tė kombėtares shqiptare. Nė kėtė rast nė Afrikė tė Jugut do tė ishte prezent, trajneri, Oto Bariē duke qenė se edhe nga FSHF pohohet se kroatit i ėshtė konfirmuar bileta dhe pjesėmarrja nė short. Njė gjė e tillė lė tė kuptosh se 75-vjeēari pas shumė “tėrhiq e mos e kėput” do tė rinovojė kontratėn me ekipin tonė pėrfaqėsues.

    Ekipet “koka” grupi

    Italia, Gjermania, Holanda, Franca, Spanja, Portugalia, Anglia, Kroacia, Ēekia

    Vazo 1

    Rumania, Skocia, Greqia, Polonia, Ukraina

    Vazo 2

    Suedia, Turqia, Serbia, Rusia, Danimarka

    Vazo 3

    Norvegjia, Irlanda, Izraeli, Bullgaria, Irlanda e Veriut

    Vazo 4

    Bosnjė-Herzegovina, Zvicra, Finlanda, Sllovakia, Uellsi

    Vazo 5

    Hungaria, Belgjika, Maqedonia, Qipro, Bjellorusia

    Vazo 6

    Sllovenia, Shqipėria, Islanda, Moldavia, Lituania

    Vazo 7

    Austria, Armenia, Letonia, Gjeorgjia, Azerbajxhani

    Vazo 8

    Kazakistani, Malta, Estonia, Litenshtejn, Andora

    Vazo 9

    Luksemburgu, Mali i Zi, Ishujt Faroe, San Marino



    53

    federata do tė marrin pjesė nė shortin pėr botėrorin “Afrika e Jugut 2010”. Kontinentit Evropian i ėshtė shtuar sivjet edhe Federata Malazeze e Futbollit.

    9

    skuadrat e para evropiane nė renditjen e pėrgjithshme tė FIFA-s pėr miajin tetor do tė jenė “koka” grupi nė shortin qė do tė hidhet mė 25 nėntor 2007.

    8

    grupe pėrsa i pėrket ndeshjeve kualifikuese pėr kontinentin evropian do tė pėrbėhen me nga 6 skuadra, ndėrsa 1 grup do tė ketė vetėm 5 skuadra.

    6

    Nė rast se do tė merrnim pėr bazė renditjen e FIFA-s pėr muajin shtator atėherė Shqipėria do ishte nė vazon e 6 me Slloveninė, Islandėn, Moldavinė dhe Lituaninė.

  11. #51

    Re: Futboll Zone

    Marca: “Ronaldinjo nė janar te Milani”

    Pas problemeve tė shumta tė kohėve tė fundit mes tij dhe trajnerit Frenk Rajkard, klubi vendos ta shesė. Sulmuesi brazilian i Barcelonės mund tė kalojė te Minali qė nė muajin janar tė vitit 2008, pasi vetėm nė kėtė muaj ėshtė mundėsia e transferimit gjatė merkatos dimėrore. Lajmi i bujshėm bėhet i ditur nga e pėrditshmja sportive spanjolle Marca, nė cilėn shkruhet se Braziliani nuk po kalon njė moment tė mirė nė Barcelonė dhe afrimi i divorcit tė tij me klubin katalanas ėshtė mė afėr se kurrė. Krisja mes palėve ka filluar qė kur nė disa ndeshjet e fundit, trajneri Raikard e ka lėnė jashtė ekipit brazilianin e Barēės, pėr shkak tė disa parregullsive tė shfaqura nė stėrvitje dhe thyerjes sė disiplinės e rregullores sė ekipit. Sipas tė njėjta burimeve mėsohet se presidenti aktual i Barcelonės Huan La Porta, ka filluar qė tė mos e pėrkrahė mė gardėn e vjetėr dhe ka filluar prej kohėsh qė tė simpatizojė dhe tė pėrkrahė tre tė rinjtė e ekipit qė po shkėlqejnė nė kėtė sezon. Nė tė pėrditshmen spanjolle shkruhej: “La Porta nuk mendon mė pėr Ronaldinjon dhe u ka dhėnė shumė pėrparėsi treshes sė momentit nė Spanjė Messi-Dos Santos dhe Kerkiē”. Pėr tė ardhmen e ekipit tė tij, La Poarta ka menduar qė tė nxjerrė nė treg yllin brazilian tė ekipit katalanas Ronaldinjo me njė ēmim fillestar prej 60 milionė euro. Kjo shifėr ėshtė mė se e pranueshme pėr drejtuesit e Milanit, tė cilėt mė parė e kishin kėrkuar me njė ēmim mė tė madh pėr ta pasur nė skuadėr yllin brazilian, por qė kishin hasur nė pengesėn e vetė presidentit La Porta qė deri deje e konsideronte tė pashitshėm. Nėse Milani e ble Ronaldinjon, ata prapė se prapė nuk do tė mund ta pėrdorin atė deri nė qershor nė ligėn e kampioneve, pasi braziliani ka luajtur mė parė me ekipin e Barcelonės nė Champions. Presioni i klubit Londinez tė Ēelsit, pėr tė blerė Ronaldinjon nė ekipin e tyre, ka bėrė qė ekipi i Milanit tė vihet nė lėvizje tė mėdha pėr ta bėrė tė tyrin futbollistin brazilian. Transferimi i Ronaldinjos ėshtė edhe mė i mundshėm pas deklaratės sė presidentit tė kuqezinjve Berluskoni, i cili pėr Dinjon ka thėnė se: “Ėshtė njė sulmues shumė i mirė dhe na intereson shumė, e admiroj pėr kualitete qė ka si sportist”, ka pėrfunduar bosi i Kuqezinjve tė Milanit. Njė transferim i Ronaldinjos drejt Milanit mund tė bėhet edhe pėr njė arsye tjetėr, pasi, nėse kaka ikėn nė Madrid , brazilianit katalanas i hapen tė gjitha dyert pėr transferimin e tij nė Mialno. Mbeten pėr t’u parė zhvillimet e fundit nė kėto lėvizje. Aktualisht Ronaldinjo ėshtė i pavlefshėm pėr klubin e tij, por ai pėrsėri mund tė bėhet i vlefshėm si La Porta. Ka thėnė se ėshtė 27 vjeē dhe ėshtė herėt qė ai tė largohet nga ekipi ynė.

  12. #52

    Re: Futboll Zone

    FIFA vendos: Boterori 2014, ne Brazil

    E Merkure, 31 Tetor 2007

    Brazili do te jete vendi prites per Boterorin e futbollit ne vitin 2014. Kete e ka vendosur komiteti ekzekutiv i FIFA-s, qe eshte mbledhur ne Zyrih. Brazili ishte i vetmi vend si kandidat. Kampionati Boteror do te rikthehet edhe nje here ne Brazil, ku per here te fundit ishte ne 1950 dhe verdheartet humben ne finale me Uruguain. “Ekzekutivi, ne kete mbledhje, ka vendosur qe t’i jape Brazilit jo vetem te drejten per te zhvilluar Boterorin, por edhe pergjegjesine per ta organizuar ate”,- ka deklaruar presidenti i FIFA-s, Sep Blater. Brazili eshte vendi i peste qe e pret dy here Boterorin, pas Meksikes (1970, 1986), Frances (1938, 199, Gjermanise (1974, 2006) dhe Italise (1934, 1990).

  13. #53

    Re: Futboll Zone

    Flamurtari-Barcelona, Epopeja ‘86

    Ka ndodhur 21 vjet me pare, me 1 tetor te vitit 1986. Ne “Kamp Noun” 115 mije vendesh, ku ndodheshin 35 mije tifoze katalanas, Flamurtari i Vlores shkroi nje nga faqet me te ndritshme te historise jo te pasur te klubeve shqiptare ne kupat evropiane. Nje 0-0 i shkelqyer ndaj Barcelones se frikshme, nenkampione e Evropes, dhe qe kishte ne radhet e veta yje te tille si Lineker, Hjuzhs, Zubizarreta, Arciballd, Zhulio Alberto, Viktor, Moratalja e te tjere. E gjitha kjo per Kupen UEFA, turi i pare, ndeshja e dyte.

    Dy jave me pare, me 17 shtator, ishte zhvilluar “Lufta e Vlores”, barazimi i pare, 1-1, ne stadiumin “Flamurtari”, ku Vasil Ruci shenoi nje supergol dhe fitorja u iku vlonjateve nga dora vetem ne minuten shtese, pas rrjetes se Estebanit. Ne porte ishte durrsaku Artur Lekbello, ne mbrojtje ishin gjigante si Taho, Petro Ruci apo kapiteni Cipi, ne mesfushe Gjondeda, Ferko, Zijai, ne sulm Petro Ruci e Bubeqi, por jo Sokol Kushta, qe ate sezon do dilte kampion me Partizanin.

    Kur shorti vuri perballe Barcelonen, trajneri Leonidha Curri, nisi t’u shpjegonte lojtareve te tij se perballe kujt do te luanin. Vecanerisht, trajneri ishte i shqetesuar per sulmuesin me te mire te Boterorit Meksike ’86, Geri Lineker, qe kishte kaluar te Barcelona, po ate vere.

    Me shume merak e vemendje, Curri mori vec Rrapo Tahon, i cili duhej te mbulonte anglezin. “Rrapo, perballe teje do jete sulmuesi me i mire i botes, - tha trajneri, sipas deshmive qe dolen ne ate kohe, - duhet kujdes, sepse Lineker luan keshtu e ashtu”. Trajneri po mbante nje ligjerate pak te gjere per durimin e Tahos qe thuhet se ia preu shkurt duke i thene: “Presor, boll me hape koken, me thuaj c’numer ka se e di vete pastaj”.

    Ne Vlore, stadiumi aspak komod “Flamurtari” duhej te behej gati per te pritur nje vale te madhe gazetaresh spanjolle, qofte nga Madridi apo katalane. Ishte ndeshje per Kupen UEFA, jo shaka. Problemi me i madh ishin vendet. “Nuk kishte vende sa duhet, - tregon shume vite me vone, ish-specialisti i Radio Tiranes, Sokol Bllaca, - dhe, per dreq, mbeti pa kabine pikerisht komentatori i radios kryesore te Spanjes”.

    Ne ato caste gjenia shqiptare e prakticitetit e tregoi gjithe madheshtine e saj. Italianet kane nje shprehje per te tilla situata, “fai da te”, pra “bej si te dish”, apo “dil vete nga situata”. Keshtu bene edhe shqiptaret. Spanjollit te Radios Mbreterore i pershtaten si radio-transmetuese nje radio te vjeter “Iliria”, prodhim i Uzines se Radio-Televizoreve (URT), Durres.

    Spanjolli nuk pranonte te ulej dhe as nuk besonte se ajo sajese do ta lejonte te transmetonte dhe se sinjali do arrinte deri ne Madrid. Me ne fund u ul dhe nisi te transmetonte, me dyshim, frike dhe zemerim. Tjeter priste, tjeter i doli. Nga krahu tjeter i linjes, qe nga Spanja, i erdhi verejtja: “Ule pak zerin se na shurdhove”. Radio “Iliria” ishte pershtatur qe c’ke me ate pune, madje me mire sesa duhej.

    Kjo ishte histori Shqiperie, histori Vlore, ndersa ne “Kamp Nou” ishte akti i dyte. Qe ne avion, futbollistet vlonjate benin shaka, pa e care shume koken. Gazetari Ahmet Shqarri, deshmitar okular i atij udhetimi si dhe komentatori zyrtar i Radio Tiranes, tregonte se c’flitej. “Njeri nga futbollistet thoshte sesi do te bejme nese nuk dalin te na presin ne aeroport, - tregon Shqarri, - kurse nje tjeter ia kthente se “edhe atje ka njerez te mire”, do na e hape dikush porten, po na lane ne mes te kater rrugeve”. Ishin biseda normale per vitin 1986, kur shqiptaret ishin nje popull i paditur dhe i padale.

    Shqarri pranon se u godit nga pamja e “Kamp Nout”, nje stadium qe jo ai, por asnje shqiptar nuk e kishte pare as ne enderr. Ne nje interviste, dhene ne 2003-in per revisten “Spekter”, gazetari pranon: “Kam nje gafe qe e mbaj mend shume mire. Kur ishim ne Barcelone, stadiumi 120 mije-vendesh ishte mbushur plot me 35 mije vete, qe kishin ardhur te shihnin Flamurtarin, nuk kishte ndodhur ndonjehere ne historine e futbollit shqiptar dhe ndeshja perfundoi 0-0. Ishte ndeshja qe eshte degjuar me shume. Une qe komentoja ne mikrofon, ne vend qe te thosha Geri Lineker, thashe Geri Kuper, aktori i madh i Hollivudit dhe te nesermen ne mengjes te gjithe me therrisnin 'Ku je Geri Kuper?'. Por keto nuk jane shaka me zarar. Ne ate kohe te nderroje ndonje emer ne politike dhe diku tjeter ishte me e keqja".

    Ne kohen kur do i dilte perballe Flamurtari, Barca ishte ne nje nga momentet me te mire te historise se saj. Kampione e Spajes me 1985, nenkampione e Evropes me 1986, me trajner anglezin Terri Venejbells dhe disa nga lojtaret me te mire ne bote. Me 1985 eleminoi Juventusin e madh te Platinise, ish-kampionen ne fuqi te Evropes, ndersa ato dite te gusht-shtatorit 1986 fitoi 3-1 me Milanin, barazoi 1-1 me Mancester Junajtid, 4-1 me Seviljen, 1-0 me PSV Ajndhovenin, 2-1 me Kruzeiron braziliane dhe, 9 dite pas 0-0 me vlonjatet, mori nje 1-1 ne “Santiago Bernabeu”, perballe Realit te Madridit te Cendos, Kamacos, Sancisit, Gordijos, Butragenjos, Micelit, Hugo Sancesit, Valdanos e Galjegos. Ai Lineker qe u ndal nga Rrapo Taho, nuk e pati problem qe pak muaj me vone, me 31 janar 1987, t’i shenonte tre gola Realit te Madridit, ne “Kamp Nou”, ne fitoren e famshme 3-2 te katalaneve.

    Autori i golit ne Vlore, Vasil Ruci, eshte rrefyer disa here per ate moment. Ne nje interviste botuar ne faqen jozyrtare, “skflamurtari.com”, “Cilja” thote: “Zhvilluam nje ndeshje te madhe dhe moren nje barazim “vrastar”, qe praktikisht na eleminoi, vetem ngaqe ne ndeshjen e kthimit ne Spanje dolem barazim pa gola dhe me gol ne fushen kundershtare, u kualifikuan katalanet. E mbaj mend ate takim sepse shenova nje gol qe komentatoret e asaj kohe e kane quajtur “gol te arte”. Dhe per me teper ja shenova golin jo nje portieri do si do, por vete Zubizaretes se madh e me nam mbareboteror.

    Ruci tregon se katalanet kishin ardhur me ushqime me vete. “Pastaj, (por mos qeshni) e mbaj mend (ndeshjen) sepse spanjollet, te trembur nga socializmi shqiptar, i kishin marre me vete edhe ushqimet qe do te konsumonin para dhe pas mbarimit te ndeshjes dhe nuk futen ne goje asgje nga gatimet tona, - u shpreh ish-sulmuesi, - E mbaj mend sepse Partia e asaj kohe, me rastin e kesaj ndeshjeje i ndryshoi fytyren qytetit tone, sepse pervec te tjerave, u ndertua edhe bulevardi Vlore- Skele, qe edhe sot e kesaj dite eshte i vetmi i qytetit tone”.

    “Bilancin qe ka me ne, Barcelona rrezik nuk e ka as me ekipet me te mire te Evropes”, - thote Ruci, po ne ate interviste”. Ka te drejte, sepse jane nga nje fitore per koke dhe 2 barazime. Ne kater ndeshje (perfshi edhe ato te 1987-es), vlonjatet dolen 1-1, 0-0, 1-4 dhe 1-0. Edhe sulmuesi tjeter i famshem vlonjat, Kushta, e vlereson si me te famshmin ne karriere pikerisht golin e shenuar ne fitoren 1-0 ndaj Barcelones.

    “Ai mbetet goli me i rendesishem i karrieres, - thote, - sepse u shenua ndaj Barcelones, njerit prej ekipeve me te medhenj te botes. Per me teper, fituam ndeshjen, duke synuar edhe kualifikimin, por kishim humbur 1-4 ne “Kamp Nou”. Tifozet na thoshin “shenoni golin e dyte se te tretin e shenojme na”.

    Ruci flet edhe per ndeshjen ne Barcelone, ne nje interviste dhene per median shqiptare me 16 tetor 2004. “Kur kemi zbritur ne "Kamp Nou" per ne ishte ftohtesire, - u shpreh ai, - Nje stadium kundohej oshtima larg, perpara stadiumeve tona te vegjel, ai ishte hijerende. Me Barcelonen jemi ndare te barabarte. Ne "Kamp Nou" permes asaj zhaurime per here te pare kemi degjuar edhe thirrjen shqip. Ishin ca djem kosovare te shperndare neper Evrope qe na therrisnin me emer”.

    Si rendom ne ate raste, politika nuk mund te rrinte pa bere ligjin. “Ne Barcelone ekipi yne shkoi pa portierin e tij Luan Birce, - tregon Ruci, - Ishin shkaqet absurde te biografise. Bircen nuk e futen fare ne te dy takimet. Ne fakt thuajse 70% e ekipit ishte regjistruar me "ftome", sic i thone vlonjatet biografise. Nga kjo ftome, jo pak kane vuajtur te Flamurtari: Luan Birce deri sa u detyrua te largohet, por edhe Fred Zijaj, Kreshnik Cipi, Fred Ferko, Bifsha, Bubeqi, edhe une. Kur shkonim jashte na pyesnin sa e kishim pagesen. 2 dollare thoshim ne. Ishte e pa imagjinueshme. Madje ne shtypin e asaj kohe eshte thene ekipi i fukarenjve mundi ekipin e miliardereve. Ne te gjitha ndeshjet na shoqeronin “komisaret e partise”. Perpara se te shkonin jashte, therriteshim ne Ministrine e Jashtme. Aty porositeshin, degjoni, do t’ju hedhin dollare tek kembet, por ju s’duhet t’i pranoni”.

  14. #54

    Re: Futboll Zone

    Sportistėt mė tė paguar nė botė

    Minimumi i fitimeve qė tė jesh nė listėn e 25 sportistėve mė tė paguar nė botė ishte kėtė vit 23 milionė dollarė

    Revista e famshme amerikane “Forbes”, duke ruajtur zakonin e saj pėr tė vlerėsuar gjithēka me vlerė nė planet dhe nė mėnyrė tė veēantė njerėzit mė tė pasur, kėsaj radhe (tė enjten) publikoi renditjen e 25 sportistėve mė tė pasur tė planetit.

    Golfisti Tajgėr Uds kryeson listėn me njė fitim prej 100 milionė dollarėsh brenda 12 muajve tė fundit, nga fillimi i qershorit tė vitit 2006 deri nė fund tė qershorit tė vitit 2007. Kjo ėshtė shuma mė e madhe qė ndonjė sportist ka arritur tė fitojė ndonjėherė brenda njė viti. Nėse do t’i riktheheshim kėsaj liste tė hartuar tre vjet mė parė, do tė vėrenim se Tajgėr Uds kryesonte tė pasurit me njė diferencė shumė tė vogėl nga tė legjendės sė Formula 1, Majkėll Shumakerit. Sot, Uds qėndron nė majė duke pasur njė diferencė tė qartė fitimesh me sportistėt e tjerė. Uds arkėtoi 13 milionė dollarė tė fituar nga garat qė ai ka zhvilluar dhe 87 milionė dollarė nga fushata e reklamave dhe shpenzimeve qė kishin tė bėnin me praninė e tij nė ceremoni dhe aktivitete tė ndryshme. Uds nėnshkroi sė fundi njė kontratė me “Pepsico Gatorade”, nė vlerėn e 100 milionė dollarėve, qė ėshtė njėherėsh edhe kontrata mė e madhe pėr njė sportist.

    Golfisti amerikan fitoi mė shumė se dy herė se shuma e fituar nga atleti i dytė mė i paguar nė botė, boksieri Oskar De La Hoja. “Golden Boy” (Djaloshi i artė) futi nė xhep 43 milionė dollarė nga dyluftimi i tij me Flojd Mejuedhėr Xhunjor gjatė muajit maj tė kėtij viti. Vetėm tre sportistė shumė tė paguar ishin joamerikanė nė vitin 2004, ndėrsa nė vitin 2007 ky numėr ėshtė rritur nė nėntė sportistė, tė udhėhequr nga finlandezi i Formula 1, Kimi Raikonen, i cili fitoi 40 milionė dollarė, duke u renditur i katėrti nė botė. Emra tė tjerė tė njohur nė listėn e paraqitur nga “Forbes” janė: ylli britanik i futbollit, Devid Bekam, i cili me 33 milionė dollarėt e fituar renditet i gjashti; braziliani Ronaldinjo, me 31 milionė dollarė, renditet i nėnti; Valentino Rosi, kampioni italian i motoēiklizmit, me 30 milionė dollarėt e tij renditet i 11-ti. Basketbollisti Jao Ming, eksporti mė i famshėm kinez, i cili arkėtoi 26.3 milionė dollarė nga NBA ėshtė i 17-ti nė botė.

    Box:
    Sharapova, e vetmja femėr

    Bukuroshja ruse, tenistja 20-vjeēare Maria Sharapova, ka njė tė ardhur prej 23 milionė dollarėsh nė vit. Sharapova renditet e 25-ta nė botė dhe ėshtė e vetmja femėr nė listė. Nė vitin 2004 nuk kishte asnjė sportiste.

    Palmer, mė i vjetri

    Nė anėn e pasme tė spektrit tė tė pasurve ėshtė golfisti 78-vjeēar, legjenda Arnold Palmer. Edhe pse ai ėshtė tėrhequr prej garave vitin e kaluar, Palmer fitoi 25 milionė dollarė nga sponsorėt si Callaway, Rayovac and Rolex.

    Minimumi, 23 milionė dollarė

    Minimumi i fitimeve qė tė jesh nė listėn e 25 sportistėve mė tė paguar nė botė ishte kėtė vit 23 milionė dollarė, nga 19 milionė dollarė qė ishte vitin e kaluar. Shuma e sportistėve tė kėtij viti arriti nė 813 milionė dollarė.

    NBA-ja, mė shumė milionerė

    Basketbolli amerikan ėshtė edhe sporti mė i pėrfaqėsuar nė listėn e milionerėve. Janė shtatė lojtarė tė NBA-sė, tė udhėhequr nga basketbollisti i Los Anxheles “Laker”, Kobi Brajant, qė fitoi 32.9 milionė dollarė dhe ėshtė i shtati.

    Lista e 25 mė tė pasurve

    1.Tajgėr Uds (golf), 100
    2.Oskar De La Hoya (boks), 43
    3.Fil Mikelson (golf) 42
    4.Kimi Raikkonen (F1), 40
    5.Majkėll Shumaker (F1), 36
    6.Devid Bekam (futboll). 33
    7.Kobi Brajant (basketboll) 32.9
    8.Shak O’Nil (basketboll), 31.9
    9.Majkėll Xhordan (basketboll), 31
    10.Ronalidnjo (futboll), 31
    11.Valentino Rosi (MotoGp), 30
    12.Aleks Rodriguez (bejzboll), 29
    13.Roxher Federer (tenis), 29
    14.Derek Xhetėr (bejzboll), 28.3
    15.Lė Bron Xhejms (basketboll), 27.3
    16.Flojd Mejuidhėr (boks), 26.5
    17.Jao Ming (basketboll), 26.3
    18.Vijaj Sing (golf), 25.8
    19.Leonard Dejvis (futboll amerikan), 25.4
    20.Arnold Palmer (golf), 25
    21.Xhef Gordon (autopilot), 24.5
    22.Kevin Garnet (basketboll), 24.3
    23.Rexhi Bush (futboll amerikan), 23.8
    24.Alen Iverson (baskteboll), 23.3
    25.Maria Sharapova (tenis), 23
    * Shifrat janė nė milionė dollarė

  15. #55

    Re: Futboll Zone

    Trazira nė Romė, policia thotė se nuk ėshtė fajtore

    Gjendje jo e qetė e pėrcjell Italinė, pjesėrisht edhe Romėn, si pasojė e vrasjes sė adhuruesit tė Lazios, Gabriele Sandri, tė dielen, nga policia. Sardini u qėllua nė pjesėn e pasme tė qafės nga njė oficer i policisė, i cili supozohej se ka qėlluar nė ajėr pėr tė shpėrndarė turmėn.
    Qė nga mėngjesi i djeshėm, kur edhe ndodhi ngjarja tragjike, tifozėt po shprehin zemėrimin ndaj forcave tė rendit. Qyteti i Romės po pėrjeton krizėn mė tė keqe, me tifozėt e Lazios dhe Romės, qė tė dyja grupet janė bashkuara duke shprehur pakėnaqėsinė me policinė.

    Me qėllim qė tė shmangin problemet e ardhshme, zyrtarėt policorė, nė Arezzo, kanė dalė me deklaratė, ku thuhet: “Tė dielėn, nė ora 9.10 para dite, dy vetura trafiku tė policisė ishin tė alarmuara nga zėri i britmave dhe zhurmave qė vinin nga parku i veturave”.

    “Duke parė qė kishte pėrleshje tė dhunshme nė mes tė udhėtarėve tė tri veturave tė fundit, agjentėt kanė intervenuar duke lėshuar sirenėn dhe duke iu afruar skenės. Njė prej agjentėve, me qėllim tė bind grindėsit tė pushojnė, ka gjuajtur me dy tė shtėna”.

    Por, ndryshe nga deklarata e zyrtarėve, e vėrteta ėshtė se plumbi i dytė ishte qėlluar nė drejtim tė turmės dhe jo nė ajėr, dhe gjeti Sardinin, qė rrinte nė veturė dhe nuk ishte i kyēur nė pėrleshje.

    Si rezultat i kėtij rasti tragjik, ndeshja mes Interit dhe Lazios ėshtė anuluar, derisa ajo mes Atalantas dhe Milanit u detyrua tė ndėrpritej, pas shtatė minutash loje, pasi qė adhuruesit u turrėn nė brendi tė stadiumit, nė Bergamo, nė protestė kundėr mos anulimit tė ndeshjes.

    Edhe ndeshja e mbrėmshme, mes Romės dhe Cagliarit, po ashtu ėshtė anuluar si rezultat i trazirave nė afėrsi stadiumit Olimpico, ku duhej tė zhvillohej ndeshja.

  16. #56

    Re: Futboll Zone

    Pele me i miri i te gjitha koherave, Roni kalon Maradonen

    Eshte bere per te disaten here studimi mbi 100 futbollistet me te forte te gjitha koherave: sipas l’Association of Football Statisticians “Pibe de oro” qendron ne vend te katert, perpara tij ka kaluar edhe Romario, Platini eshte vendosur ne vend te 13, Maldini ne te 15, i pari i italianeve. Anglezet jane nxehur per perjashtimin e George Best.

    Eshte cilesuar Pele lojtari me i mire i te gjitha koherave. E ka percaktuar per te disaten here studimi i bere nga “Association of Football Statisticians”, qe ka vene ne radhe 100 me te miret, vleresuar ne baze te cdo aspekti te vecante te nje ndeshje: golat e shenuar nga sulmuesit, ndeshjet e perfunduara me rrjeta te paprekura (per te gjykuar paketen mbrojtese), shiritin e kapitenit te veshur, nivelin e arritur ne karriere dhe trofete e fituar. Pra, 100 vitet e fundit te futbollit ne 100 emra. Edhe pse Pele ne krye te gjithe te tjereve nuk paraqet ndonje surprize (ka mbledhur nje shume pikesh prej 16,799,44) duke shfletuar listen, medyshjet nuk mungojne.

    DOMINON BRAZILI – Tre vendet e para jane te gjithe Braziliane, me Ronaldon ne vend te (2) dhe Romario ne te 3-in (mbyll bllokun ngjyre jeshilarte Kafu, i 10). Maradona eshte vendosur ne vendin e (6), i kaluar edhe nga Figo qe ze vendin e (4) dhe Zidan te (5). Ndersa Platini eshte jashte 10 me te mireve, ne vendin e (13). I pari i italianeve eshte cilesuar Paulo Maldini, i (15), i pozicionuar me mire se Ziko, i (16), Gullit i (1, Krujf i (21), dhe per tu habitur Ronaldinho, ka perfunduar ne vend te (57). Nente italianet e tjere jane vendosur ne vendet si me poshte, Paulo Rossi i (43), Alesandro Kostakurta i (49), Dino Zof i (51), Alesandro Del Piero i (60), Demetrio Albertini i (64), Giacinto Faccheti i (75), Franko Barezi i (77), Giani Rivera i (7, dhe Roberto Baggio i (79).

    POLEMIKAT E ANGLEZEVE – I pari i portiereve eshte cilesuar Peter Schmeichel i (36), ndersa David Beckham fatkeqsisht eshte ne vendin e (44). Nje klasifikim qe i ka bere te nxehen keq anglezet (The Sun ironizon mbi “ekspertet” qe kane perzgjedhur listen, Daily Star flet hapur per fansat e nxehur jashte mase) jo me shume se perpara pozicionimit te madherise se tij Boby Charlton qe meritonte vendin e (23), se sa per mbi te gjithe kampionet qe mungojne ne apel. Nje mbi te gjithe sipas anglezeve, eshte George Best, e pashpjegueshme i hequr nga lista e 100-shes.

    ALI DAEI – E drejte per te mos qene te heshtur, gazetat angleze u kapen edhe me mungesen e francezit Erik Kantona, ashtu si edhe per prezencen e iranianit Ali Daei qe fale 109 golave te tij ne 149 ndeshje, eshte vleresuar ne te 26-in pozicion, duke u shkeputur nga Denis Bergkamp i (31), Thierry Henry i (33), dhe Trezeguet i 63, sa per te permendur keta te tre per golat jane mjeshtra. Kombi me i mire i perfaqsuar eshte Franca me 16 lojtare, i ndjekur nga Brazili me 11, ndersa Italia dhe Gjermania numurojne nga 10 lojtare secila. Anglia ka 7 ndersa Argjentina 5 (nder keta nuk eshte Messi). Pervec Iranit me Daei, permendet edhe Nigeria (Kanu-76), Turqia (Akan Shukur-42), dhe per Meksiken (Hugo Sanchez-72).

  17. #57

    Re: Futboll Zone

    Panuēi akuzon Kakanė: Ty tė joshin vetėm paratė!

    “Kur vjen momenti, tė gjithė janė moralistė, por duhet t’i themi mjaft kėsaj sjelljeje. Kaka ka thėnė se kampionėt do tė largohen nėse vazhdohet me dhunėn? E ka gabim, por edhe ai ėshtė i vetėdijshėm pėr kėtė. Mjafton qė tė paguhen mirė dhe keni pėr ta parė se si do tė vijnė tė luajnė nė Itali. Pėrpara parave tė gjithė pėrulen...!”. Kristian Panuēi i replikon shfryrjes sė Kakasė, i cili pėrpara episodeve tė dhunės nuk ka pėrjashtuar se mund tė largohet nga Italia. Mbrojtėsi i Romės tha: “Edhe unė, pėrpara skenash tė shėmtuara provova njė hidhėrim tė madh brenda meje dhe u mundova qė djali im tė mos i shihte. Mė mirė filmat vizatimorė. Por, t’ia vėsh fajin futbollit pėr atė qė po ndodh, ėshtė e padrejtė. Problemi ėshtė mė kompleks dhe dhuna nuk ėshtė vetėm tė dielėn, por ēdo ditė. Pėr fat tė keq, Italia po jeton njė momenty tė vėshtirė, shumė njerėz mezi arrijnė qė tė mbyllin muajin, sepse s’kanė para. Babai im ka qenė postier dhe e di se stadiumi, pėr shumė persona, bėhet njė valvul e shfryrjes. Por nuk jemi ne futbollistėt qė duhet tė zgjidhim gjithēka. Pėr shembull, unė nuk e njoh botėn e ultrasve, sepse s’kam pasur asnjė lidhje me ata, por disa klube kanė marrėdhėnie me kėta persona. Tani mė shumė se kurrė tifozėt e vėrtetė duhet t’i japin njė dorė institucioneve nė mėnyrė qė tė pėrpilojnė ligje edhe mė tė forta dhe tė dėnojnė ata qė nuk i respektojnė. Tė ndalojmė tė gjithė? Ne nuk duhet tė ndalojmė, por tė jemi sa mė aktiv, duke e kthyer tė dielėn nė njė ditė feste dhe ajo qė ndodh jashtė tė ndodhė edhe kėtu. Nėse shumė vende kanė arritur qė tė kenė njė kulturė sportive, nuk shoh se pse s’mund t’ia arrijmė edhe ne. Nuk jemi tė dytėt, karshi askujt!”.

  18. #58

    Re: Futboll Zone

    Turp kuqezi, Bjellorusia tallet nė Tiranė


    Shqipėri-Bjellorusi 2-4. Shqipėria bėri paraqitjen mė tė shėmtuar pikėrisht atėherė kur tė gjithė ne, tifozėt kuqezi, shpresonim se do tė ishte mbrėmja e rekordeve: 14 pikė dhe arritjen e vazos sė katėrt. Skuadra qė i rezistoi pėr 90 minuta Holandės dhe i mori barazim Bullgarisė nė “Qemal Stafa”, ishte njė shėmbėlltyrė e shėmtuar e skuadrave shqiptare tė viteve 1960-2000. Njė turp i madh. Pėr fanellėn kuqezi, por edhe njė tradhti e madhe pėr tė gjithė ata tifozė qė lanė shtėpitė e tyre pėr tė ndjekur nėn shiun e rrėmbyeshėm skuadrėn e tyre nė njė “Qemal Stafa” tė baltosur. Tė gjithė tė dobėt, pėrveē dy golave tė Bogdanit dhe Kapllanit.

    Nė nėn njė shi tė rrėmbyer ėshtė duke u zhvilluar takimi Shqipėri-Bjellorusi. Numėr i konsiderueshėm shikuesish nė “Qemal Stafa”, qė po i japin mbėshtetje skuadrėn kuqezi sė drejtuar zyrtarisht nė bankinė nga Kovaēiē.

    Dhjetė minutat e para ishin tė barabarta, me ndonjė ngacmim tė Kapllanit dhe Skelės (tė dyja nga larg), por dhe bjellorusėt i kanė dhėnė tonin takimit. Kutuzov (11’) pati rastin mė tė mirė pėr tė kaluar Bjellorusinė nė avantazh, por gjuajtja e tij nga rreth 16 metra u devijua nga Beqaj.

    Bjellorusia iu shfaq mė kėrkuese nė lojė, madje duke rrezikoi disa herė nga afėr.

    Bogdani ndėrmori njė aksion nga e djathta e sulmit, pasoi pėr Kapllanin nė zonėn e vogėl, por sulmuesi i Karslruhes gjuajti dobėt duke humbur njė mundėsi tė shkėlqyer pėr tė shėnuar golin e parė nė minutėn e 14-tė.

    Nė minutėn e 16-tė Cana ekzekutoi njė goditje tė lirė nga 20 metra por topi pėrfundoi disa metra sipėr traut. Minuta e 25-tė solli edhe dėmtimin e portierit Beqaj, i ci,i pas ndihmės sė marrė nga stafi mjekėsor vazhdoi lojėn. Kirengin u ndėshkua me karton tė verdhe pėr ndėrhyrjen ndaj Beqaj.

    Minuta e 32-tė ishte fatale, kur nga njė gjuajtje prej 25 metrash Romashenko shėnoi golin e parė, edhe pse Beqaj nė tentativė pėr ta grushtuar topin vetėm sa e shtyhu nė rrjetė. E pabesueshme 0-1.

    Bariē kuptoi se mbrojtja nuk funksiononte si duhet dhe zėvendėsoi Rustemin me Vangjelin nė minutėn e 37-tė.

    Minuta e 42-tė solli edhe barazimin e Shqipėrisė, kur Erion Bogdani falė sprintit tė fuqishėm tė tij hyri nė zonė dhe goditi me forcė nė trekėndėshin e majtė. Goli i parė i sulmuesit tė Livornos nė kėto eliminatore. Ashtu siē edhe kishte premtuar ish-sulmuesi i Sienės.

    Pas dy minutash erdhi radha e Kapllanit pėr tė treguar aftėsitė e tij, kur brenda zonės dhe harkoi topin me zgjuarsi mbi portierin kundėrshtar. Goli i katėrt i tij me fanellėn e Shqipėrisė, duke u konfirmuar edhe si golashėnuesi mė i mirė shqiptar i kėtyre eliminatoreve.

    Kur pritej qė pjesa e parė tė pėrfundonte me fitoren tonė, Kutuzov duke pėrfituar edhe nga njė mbulim jo i mirė i Vangjelit shėnoi golin e barazimit nė minutėn e 45-tė.

    PJESA E DYTĖ - Tri minuta pas fillimit tė pjesės sė dytė, Nevil Dede humbi njė rast ideal kur mbrojtėsi i Tiranės shumė pranė portės e goditi tipin jashtė nė rėnie e sipėr. Vangjeli nė minutėn e 50-tė gjuajti nga larg por jashtė.

    Skela u ndėshkua me karton tė verdhė nė minutėn e 53-tė.

    Nė minutėn e 55-tė, Aleksandėr Hleb u fut nė zonėn tonė, i lėshoi njė top Kutuzovit, i cili shmang edhe ndėrhyrjen e Dedes, qė rrėshqet e mė pas edhe Dallkun dhe ndėshkoi pėr herė tė tretė Beqajn.

    Nė minutėn e 60-tė Dallku dha njė top tė bukur pėr Skelėn, i cili pas disa manovrimesh tė bukura brenda zonės goditi, por topi pėrfundoi ngjitur me shtyllėn transversale. Njė rast shumė i mirė pėr tė barazuar.

    Tri minuta mė pas Maksim Romashenko tentoi tė hyjė nė zonė, por aty pengohet nga Dallku dhe gjyqtari turk Demirlek tregoi pikėn e bardhė duke ndėshkuar edhe Dallkun me karton tė verdhė. Romashenko ekzekutoi me qetėsi 11-metėrshin qė e fiksoi rezultatin 2-4. Pas kėsaj edhe njė tjetėr rast pėr bjellorusėt pėr tė shėnuar golin e pestė.

    Kovaēiē zėvendėsoi nė minutėn e 70-tė Edmond Kapllanin duke hedhur nė fushė Hamdi Salihin.

    Nė minutėn e 76-tė Kova provon tė luajė me tri sulmues duke hedhur nė fushė Bushin nė vend tė mesfushorit Altin Lala, jashtė forme nė kėtė takim.

    Njė ditė e dobėt e Kombėtares sonė, njė nga mė tė errėtat nė historinė e saj nė “Qemal Stafa”, pikėrisht atėhere kur dukej se do Bariē do tė vendoste rekordin me 14 pikė nė grup dhe vendin nė vazon e katėrt. Ėshtė turp.

    Tė tallet Bjellorusia nė Tiranė. Mund tė shėnojnė golin e pestė, por as Hleb dhe as Romashenko nuk duan ta shėnojnė atė edhe pse i kanė mundėsitė. Lorik Cana, i cili mori shiritin e kapitenit pas largimit tė Lalės, u ndėshkua me karton tė verdhė. Nė minutėn e 87-tė, rasti mė i mirė pėr Shqipėrinė pėr tė shėnuar golin e tretė.

    Duro harkoi topin drejt portės dhe aty Salihi goditi fuqishėm me kokė, por pa mundur tė shėnojė. Duro pati edhe mundėsinė e fundit por portieri bjellorus e priti topin.

    Pėrfundimisht 2-4, por dhe nė vendin e katėrt me pikė tė barabarta me Slloveninė, nga 11 nė 11 ndeshje. Shqipėria luantė mėrkurėn e ardhshme nė Bukuresht me Rumaninė, ndėrsa Bjellorusia pret Holandėn nė shtėpi.



    Shqipėri-Bjellorusi 2-4

    Golat: 0-1 Romashenko 32, 1-1 Bogdani 42’, 2-1 Kapllani 44’, Kutuzov 2-2 45’, 2-3 Kutuzov 55, 2-4 Romashenko 63 (11-m)

  19. #59

    Re: Futboll Zone

    Starton kampionati i Minifutbollit

    Ndėrkohė qė kampionatet e futbollit - ai 11 kundėr 11 - tė tė gjitha kategorive kanė disa muaj qė kanė filluar, sot do tė nisė pėr tė pestin vit radhazi kampionati i Minifutbollit, apo siē njihet shkurt, i “sallave tė mbyllura” (5 kundėr 5). Nė kėtė kampionat, i ndarė nė tri faza, do tė marrin pjesė 14 skuadra tė ndara nė dy grupe. Ndeshjet do tė luhen mes skuadrave tė ēdo grupi dhe pastaj nė fazėn e dytė me sistem vajtje-ardhje. Nė pėrfundim tė fazės sė dytė do tė mblidhen skuadrat mė tė mira tė dy grupeve, tetė skuadra dhe tė gjitha kėto do tė ndeshen me sistem vajtje-ardhje, ku do tė pėrcaktohen mė tė mirat dhe nga kėto skuadra do tė nxirren edhe lojtarėt qė do tė pėrfaqėsojnė Shqipėrinė nė eliminatoret e Kampionatit Botėror. Skuadrat pjesėmarrėse nė kėtė kampionat janė: Ali Demi, 1 Maji, Teuta, Vllaznia, Partizani, Elbasani, dhe Skampa nė grupin A, ndėrsa nė grupin B janė: Flamurtari, Antena Nord, Tirana, Besėlidhja, Pogradeci, Olimpik dhe Skėnderbej.

  20. #60

    Re: Futboll Zone



    Sozia e Ronaldinjos: “Femrat besojnė se bėjnė seks me tė”
    Jeta e Moasir Alves Santosit ndryshoi katėrēipėrisht kur pa se i ngjante kryekėput idhullit tė tij dhe njėrit prej futbollistėve mė tė paguar nė botė, Ronaldinjos. Santos ėshtė sozia e yllit tė Barcelonės dhe bėn nė publik tė njėjtat gjeste, madje ka tė njėjtėn buzėqeshje dhe zbardhje dhėmbėsh. Braziliani tregon se ngjashmėria me asin e “seleēaos” e ka ndihmuar shumė, madje edhe nė jetėn sentimentale. “Ndodh shpesh me tė vėrtetė. Ka akoma femra qė besojnė edhe sot e kėsaj dite se kanė pasur marrėdhėnie me Ronaldinjon”, - tha Santos pėr njė uebsajt brazilian. Por ngjashmėria me Ronaldinjon nuk i ka dhėnė vetėm kėnaqėsi sozisė sė tij. “Dy herė janė pėrpjekur tė mė plaēkisin. Herėn e parė mė futėn brenda njė makine dhe shpėtova pasi kėmbėngula dhe u shpjegova se nuk isha Ronaldinjo i vėrtetė. Herėn tjetėr fillova tė vrapoj pėr tė shpėtuar”, - tregon i “klonuari”.

    E Shtune, 24 Nentor 2007

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Si te heqim qimet ne bikini zone
    Nga lifee nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-02-2013, 10:15 PM
  2. Dashuria, fole nė zonė lufte
    Nga Erinaa nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-06-2012, 09:40 PM
  3. Baraleta +18 (zone e kuqe)
    Nga ReniX nė forum Barsaleta dhe Humor nė Vite
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-07-2009, 09:04 PM