Futboll Zone


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 4 nga 5 FillimiFillimi 12345 I funditI fundit
Rezultatet nga 61 deri tek 80 prej 94
  1. #61

    Re: Futboll Zone

    Receta Gatimi

    Shqipėria pa fat nė short: Jemi nė "grupin e ferrit"

    Pa shanse pėrballė treshes Portugali, Suedi e Danimarkė

    Kombėtarja shqiptare e futbollit vėshtirė se mund tė pretendojė mė shumė se vendin e katėrt nė grupin eliminator tė Botėrorit 2010. Shorti i hedhur dje nė Durban tė Afrikės sė Jugut, vendi qė do tė organizojė turneun, ka qenė i pamėshirshėm me kuqezinjtė, qė kanė rėnė nė "grupin e ferrit", pėrballė disa prej skuadrave mė tė forta tė kontinentit. Portugalia, Suedia dhe Danimarka janė tre "gjigantėt" e Grupit 1, ku bėn pjesė edhe Shqipėria pėrkrah Hungarisė e Maltės. Njė pėrfundim shumė i hidhur, qė vėshtirėson edhe kėrkimin e njė trajneri tė ri pėr kombėtaren, pasi pakkush mund tė besojė se njė emėr i njohur mund tė drejtojė kuqezinjtė me objektivin pėr tė dalė nė vendin e katėrt.

    Nė hedhjen e vazos sė pestė gjatė shortit tė organizuar dje, Shqipėria ka rėnė menjėherė nė Grupin 1, ku ishte pozicionuar mė parė Malta. Ekipi mė i dobėt i grupit ka nė radhėt e tij shumė pak futbollistė qė luajnė nė kampionate profesioniste, mė i njohuri ėshtė sulmuesi Mifsud, qė luan me Koventri nė kategorinė e dytė angleze. Menjėherė pas Shqipėrisė, nė grupin tonė ėshtė pėrzgjedhur Hungaria, skuadra ndaj sė cilės kemi regjistruar humbjen mė tė thellė nė histori, 12-0 nė vitin 1950, kur nė radhėt e saj luanin lojtarė tė kalibrit tė Ferenc Pushkash. Tani skuadra hungareze ėshtė shumė larg atyre viteve tė lavdishme, por me njė mesfushė ku aktivizohen Gera, Hajnal dhe Huzsti, pretendon tė "ringjallet". Kėta janė kundėrshtarėt direkt tė Shqipėrisė pėr vendin e katėrt nė grup, pasi pjesa tjetėr e ekipeve duken shumė larg mundėsive tė kuqezinjve. Vazoja e tretė ka rezervuar pėr Shqipėrinė ekipin e Danimarkės, kombėtare me tė cilėn jemi pėrballur edhe nė eliminatoret e Botėrorit 2006. Humbja 0-2 nė Tiranė dhe ajo 1-3 nė Kopenhagė tregojnė shumė mirė se kjo skuadėr ėshtė superiore nė tė gjitha drejtimet dhe do tė kėrkojė vendet e para nė grup. Me njė grup qė pėrbėhet nga lojtarė si Tomason, Helveg, Kroldrup, Poulsen, Jorgensen dhe Romedahl, danezėt janė njė prej pretendentėve pėr tė fituar kualifikimin nė Botėrorin 2010. Vazoja e dytė e shortit na ka rezervuar njė tjetėr skuadėr nordike, Suedinė e Zlatan Ibrahimoviē, Fredi Ljungberg dhe Kim Kallstrom. Ekipi i drejtuar nga Lars Lagerbak ėshtė kualifikuar nė EURO 2008 dhe pretendon tė kalojė fazėn e grupeve, ndaj edhe kualifikimi nė Botėror ėshtė njė prej synimeve kryesore. Si pėr ironi tė fatit, kuqezinjtė kanė fituar pėrballjen e fundit mes dy pėrfaqėsueseve, nė miqėsoren e vitit 2004 nė "Qemal Stafa", ku Skela dhe Aliaj pėrmbysėn avantazhin e Selakoviē. Gjithsesi, rezultatet e fundit tė Suedisė tregojnė shumė qartė se pėr tė pėrsėritur njė rezultat tė tillė duhet njė kombėtare e kohėve mė tė mira. Ndėrkohė, vazoja e parė ka rezervuar njė ekip shumė tė fortė, mė saktėsisht njė prej mė tė mirėve nė Evropė, Portugalinė, qė drejtohet nga Luis Felipe Skolari. Kristiano Ronaldo, Manike, Kuarezma, Deko dhe Nani janė disa nga emrat e lojtarėve qė kanė siguruar pa vėshtirėsi kualifikimin nė Evropian dhe qė shihen si pretendentė pėr fitoren e trofeut, pasi siguruan vendin e katėrt nė Botėrorin e vitit 2010. Pėrballja e fundit me Shqipėrinė ka qenė nė miqėsoren e vitit 2003, e pėrfunduar me rezultatin 5-3 pėr iberikėt, ku pjesa e parė u mbyll nė avantazhin 2-1 pėr kombėtaren shqiptare.

  2. #62

    Re: Futboll Zone

    Dite zie ne klubin Fiorentin: Ndahet nga jeta bashkeshortja e Parandelit



    Pas nje semundje te gjate, sot ndahet nga jeta Manuela, bashkeshortja e teknikut Fiorentin, Cezare Parandeli, qe per te qendruar prane saj, kishte lene pankinen e Romes ne vitin 2004. Trajneri nuk kishte udhetuar dje me skuadren ne Rexhio Kalabria. Ne vendin e tij ishte zevendesi Gabriele Pin. Zyrtarisht, klubi kishte komunikuar mungesen e trajnerit Parandeli ne Kalabri, pasi kishte nje dhimbje te forte ne shpine. Ne sitin e klubit Fiorentin shkruhej nje komunikate-presidenti, keshilli administartiv, dirigjenca, skuadra dhe gjithe stafi bashkohen me dhimbjen e familjes Parandeli. Disa site interneti Fiorentin, pasi kane mesuar lajmin, jane mbyllur ne shenje zie per gjithe diten.

  3. #63

    Re: Futboll Zone

    Trajner “wanted”, 23 kandidatė pėr njė post

    Shafer, Sidka, Horsht, Zeman apo Skala, Xhentile, Maifredi? Italian apo gjerman? Tė famshėm dhe me eksperiencė, apo tė ri dhe plot energji? Njė tjetėr “Dosena” i famshėm nė vendin e lindjes, por tė pa vendosur pėr postin dhe punėn e tij apo njė tė ashpėr si Bariē dhe pothuajse rezultativ. Njė Brigel, mė shumė menaxher se sa trajner apo njė shqiptar qė njeh mirė mentalitetin e kuqezinjėve? Kėto dhe tė tjera dilema i duhet t’i zgjedhė presidenti i Federatės Shqiptare tė Futbollit gjatė kėtyre ditėve mbi figurėn e “timonierit” tė ri tė kuqezinjėve. Por mes gjithė kėsaj gjullurdie, njė fakt ėshtė pėr t’u theksuar; tė paktėn kandidaturat pėr postin e trajnerit tė kombėtares nuk mungojnė si asnjėherė tjetėr. Njė javė pas dorėheqjes sė Bariē, mė shumė se 23 trajnerė janė skeduar nė federatė, duke shikuar edhe variant mė tė mirė. Duka prej ditės sė djeshme ėshtė zhvendosur nė Vjenė pėr takime me menaxherė tė ndryshėm. Natyrisht synohet jo vetėm mė i miri, por edhe mė i pėrshtatshmi pėrsa i pėrket rrogės dhe premiove. Drejtuesit e FSHF-sė edhe mė parė patėn deklaruar se nuk kanė ndėrmend tė harxhojnė mė shumė se 200 mijė euro pėr trajnerit, kjo edhe pėr faktin se shorti i botėrorit “Afrikė e Jugut 2010” nuk qe aq rezultativ pėrsa i pėrket parave qė mund tė fitohen nga e drejta televizive. Megjithėse nė media dhe ambientet sportive pėrfliten skenare nga mė tė ndryshme kreu i federatės, Armand Duka ka theksuar se trajneri do tė zgjidhet brenda kėtij fund-viti dhe me 99 pėr qind do tė jetė sėrish njė teknik i huaj.

    Kandidatėt e pėrfolur

    1) Vinfrid Shafer (Gjerman)

    2) Volfgang Sidka (Gjerman)

    3) Klaus Horsht (Gjerman)

    4) Zdenek Zeman (Ēek)

    5) Nevio Skala (Italian)

    6) Klaudio Xhentile (Italian)

    7) Xhixhi Maifredi (Italian)

    Serēko Katanec (Slloven)

    9) George Haxhi (Rumun)

    10) Valter Zenga (Italian)

    11) Antonio Konte (Italian)

    12) Alberto Zakeroni (Italian)

    13) Hristo Stoiēkov (Bullgar)

    14) Bylbyl Sokoli (Kosovar)

    15) Edmond Miha (Shqiptar)

    16) Senol Gunesh (Turk)

    17) Stefan Demol (Belg)

    1 Piter Juriē, (Kroat)

    19) Konstandin Kostadiniu (Rumun)

    20) Xhejms Anderesen (Anglez)

    21) Bertalan Bickei (Hungarez)

    22) Eugen Genard (Holandez)

    23) Migel Anderson Araue (Portugez)

  4. #64

    Re: Futboll Zone

    Shtypi: Ronaldinjo, drejt Ēelsit!

    06-12-2007

    Nė Angli dhe Spanjė flasin pėr kalimin e brazilianit nė Londėr. Menaxheri mohon vetėm pjesėrisht

    Ronaldinjo mund tė shkojė te Ēelsi, sipas pjesės mė tė madhe tė gazetave qė kanė dalė dje nėpėr Europė. Braziliani ėshtė nė periudhėn e tij mė tė zezė te Barcelona, dhe jeta nė "Kamp Nou" ėshtė bėrė shumė e vėshtirė pėr tė. Numri 10 ka qenė nė stol gjatė tri ndeshjeve tė fundit dhe "Topi i Artė 2005" duket vetėm njė kujtim i largėt. Kjo ėshtė arsyeja, pėr tė cilėn shtypi spanjoll dhe ai britanik kanė pėrfolur njė kalim tė "Dinjos" nė "Stemford Bridxh". Gazeta "Marca" citonte njė burim sekret, i cili konfirmoi marrėveshjen e fantazistit me drejtuesit e Ēelsit, nė bazė tė sė cilės ai do tė pėrfitonte 10 milionė euro nė sezon. Anglezja "The Sun" shkonte mė tej. Sipas saj, Ronaldinjo do tė pėrfitojė 17 milionė euro nė sezon dhe nė arkat e Barcelonės do tė derdheshin plot 70 milonė euro. Edhe Milani ėshtė nė garė pėr tė marrė shėrbimet e tij. Ndryshimi kėtė herė qėndron edhe nė shtypin katalanas, i cili tradicionalisht ka bėrė propagandė pėr qėndrimin e Ronaldinjos nė Barcelonės. Kėtė herė, e pėrditshmja "Sport" u referohej fjalėve tė Roberto de Asis, menaxheri dhe njėkohėsisht vėllai i fantazistit. "Ronaldinjo ėshtė shumė mirė te Barcelona, por, nėse drejtuesit vendosin ta shesin, atėherė ai ka tė drejtė tė largohet ku tė dėshirojė, dhe klubi nuk do tė pėrfitojė asgjė." Fjalėt e tij nuk janė shumė tė qarta, por gjithsesi presidenti Laporta duhet tė matet mirė pėr tė vendosur tė ardhmen e futbollistit tė tij tė preferuar. Ndėrkohė, trajneri i Barcelonės, Frenk Rajkard, ka dashur t'u japė fund spekulimeve, nė lidhje me historinė e dashurisė ndėrmjet Ronaldinjos dhe vajzės sė tij Linsej Rajkard. "Ajo ka njė tė dashur qė ėshtė nga Brazili, por ky nuk ėshtė Ronaldinjo," tha trajneri holandez pėr tė pėrditshmen "El Periodico", nė rubrikėn e kėsaj tė fundit, "Jeta pas futbollit."

  5. #65

    Re: Futboll Zone

    Maradona: “Kaka nuk e meritonte Topin e artė”


    Ishte i pritshėm reagimi i Diego Armando Maradonės, sapo Kaka morri zyrtarisht trofeun tė dielėn nė Paris. Legjenda argjentinase nuk ka nguruar aspak tė nisė njė debat nė lidhje me meritat e superyllit brazilian qė morri edhe ēmimin prestigjioz.
    Edhe pse nė Ligėn e Kampioneve Kaka ėshtė nė formė tė madhe, fantazisti i Milanit ėshtė thuajse inekzistent nė Serinė A gjatė kėtij sezoni, duke bėrė njė paraqitje shumė tė varfėr. Ish-kampioni i botės, Diego Maradona – i cili e ka bėrė publik pozicionin e tij pėrkrah Lionel Mesit - nisi sulmin. “Runi, Ronaldinjo dhe Mesi mund tė ishin fituesit mė me vlerė tė trofeut. Ėshtė e vėshtirė tė marrėsh njė vendim se cili prej tyre, por nuk ėshtė e vėshtirė tė ndash Kakanė nga kėta lojtarė. Disa prej tyre janė mė tė mirė. Unė nuk e di mirė se si ėshtė bėrė pėrzgjedhja, por unė mendoj se Runi ėshtė mė i mirė se Kaka”, - lėshon siluret e tij Maradona. “Milani ėshtė njė ekip qė varet gjatė gjithė kohės nga Kaka, por kjo nuk e bėn atė lojtarin mė tė mirė nė botė”. “El Diego” shpreh edhe opinionin e tij pėr ndeshjet e ardhshme tė Botėrorit tė Klubeve, qė vendos klubin e tij tė dashur, Boka Juniors kundėr Milanit. “Ėshtė njė ndeshje e vėshtirė dhe nuk mund tė parashikosh rezultatin, por Milani vare nga Kaka. Unė nuk i frikėsohem Milanit, por dėshiroj vetėm qė Boka tė fitojė kompeticionin nė gjendje tė mirė fizike”. Duke folur pėr favoritėt nė futboll, Maradona pa dyshim veēon lojtarėt nga vendi i tij. “Pėr momentin mė tė mirėt nė botė janė tre lojtarė argjentinas: Lionel Mesi, Serxho Aguero dhe Huan Roman Rikelme”.

  6. #66

    Re: Futboll Zone

    Hėnes: “Bajerni, kampion me ēdo ēmim”

    Drejtori i pėrgjithshėm i Bajernit tė Munihut ėshtė i bindur se do tė skuadra e tij do tė fitojė tillin kampion edhe pse Bundesliga po bėhet gjithmonė e mė e vėshtirė. Henes kėrkon me ēdo kusht titullin kampion pas sezonit tė mallkuar qė kaloi Bajerni njė vit mė parė. “Nė dėshirojmė tė pėrpiqemi tė bėhemi kampionė tė Gjermanisė mė ēdo ēmim”, - deklaroi Henės. “Titulli shtėpiak ėshtė prioriteti unė pas dėshtimit nė sezonin e kaluar. Ne e pranojmė kėtė sfidė falė edhe ekipit qė kemi ndėrtuar gjatė kėsaj vere”. Bajeni investoi shuma tė mėdha pėr tė blerė Miroslav Klozen, Frank Riberinė, Luka Tonin dhe Hamit Altintopin. Pėr momentin klubi bavarez ėshtė nė krye tė Bundesligės duke humbur vetėm njė nga 15 takimet e luajtura.

  7. #67

    Re: Futboll Zone

    Milan-Boca Juniors, finalja e Botėrorit

    Milani mundi 1-0 japonezėt e Uraua Red Diamond dhe u kualifikua pėr nė finalet e Botėrorit tė klubeve kundėr argjentinasve tė Boca Juniors. Goli u shėnua nė minutėn e 23-tė tė pjesės sė dytė nga Seedorf. Finalja do tė luhet tė dielėn e ardhshme 11:30 shqiptare.

    GALIANI – “U treguam tė zotė, Milani ėshtė nė finale”, - deklaroi administratori i deleguar, Adriano Galiani. “Nuk ishte e lehtė kundėr Uruaas nė pjesėn e parė,- shtoi ai, - ishin agresivėm t pėrqendruar, pėr futbollin japonez kjo ndeshja ishte historike”.

    BERLSUKONI - I pari qė telefonoi Galianin ishte bosi i Milanit, Silvio Berluskoni: “Sapo fola me presidentin, ishte shumė i kėnaqur me rezultatin dhe provėn e skuadrės”. Sė fundi edhe njė mendim tė shkurtėr pėr Kaka: “Njė ndeshje e jashtėzakonshme”.

  8. #68

    Re: Futboll Zone

    Inzagi: Milani ka nderuar gjithe Italine

    Pa asnje shenje modestie edhe Inzagi, qe ka shenuar nje dopiete ndaj Bokes. “Mbyllet nje cikel fantastik, – ka thene ai, – kjo skuader ka nderuar Italine. I thosha trajnerit perpara ndeshjes se ne Athine nuk ndjehesha mire, por shenova dy gola, shpresoj te mos ndodhe e kunderta sot (dje), te ndjehem mire. E ne fakt, me kete skuader gjithcka behet e lehte.” Ne festen e Yokohames ishte edhe Ronaldo, qe gezohej bashke me shoket e tij ne festen kuqezi. “Jam i lumtur per shoket e mi, – tha braziliani, - Kaka nuk po rresht duke me befasuar, por ben gjera te jashtezakonshme, tani me duhet te sherohem sa me shpejt, qe te jap edhe une kontributin tim. Kam shume deshire te rikthehem”.

  9. #69

    Re: Futboll Zone

    Maldini: Me kete trofe e mbylla ciklin tim

    E Hene, 17 Dhjetor 2007

    Paolo Maldini po shijon fitoren me fanellen kuqezi, edhe sepse titulli Boteror i fituar kunder Bokes, 17 vjet pas Kupes Nderkontinentale, mund te jete nje nga trofete e fundit ne karriere. “Ndjehem i kenaqur per ate qe kam bere, – ka shpjeguar, – eshte e bukur, sepse beson se eshte e veshtire te shkosh 39 vjec dhe te vazhdosh te luash me nje skuader te madhe si Milani. Ne qershor, me siguri do ta le futbollin pa asnje pishmanllek. Tashme ndjehem i lodhur dhe dhimbjet me jane shtuar, duke e mposhtur deshiren per te luajtur”. Megjithate mbetet nje karriere per t’u vene ne kornize me 5 perfaqesime ne Kupen Nderkontinentale, duke barazuar Kostakurten.

  10. #70

    Re: Futboll Zone

    Bota nen kembet Perandorise se Milanit

    E Hene, 17 Dhjetor 2007

    Jeton Selimi

    Boka Juniors - Milan 2-4

    Shenues: Palasio 23’, Ledezma 85’,\ Inzagi 21’, 70’, Nesta 50’, Kaka 61’

    Boka Juniors: Karanta; Ibarra, Maidana, Paleta, Rodriguez; Gonzalez (Ledesma 67’), Batajlia, Banega, Kardozo (Grasian 68’); Palermo, Palasio.

    Trajner: Ruso

    Milan: Dida; Bonera, Nesta, Kalaxe, Maldini; Gatuzo (Emerson 65’), Pirlo, Ambrozini; Kaka, Sedorf (Broki 87’); Inzagi (Kafu 76’).

    Trajner: Anceloti

    Gjyqtar: Rodriguez (MEX)

    Kartone te verdhe: Ambrozini, Ibarra, Batajlia, Paleta

    Kartone te kuq: Kalaxe, Ledezma

    Spektatore: 72.000

    Te gjithe nen kembet e Milanit. Per here te katert ne historine e tyre, kuqezinjte jane kampione te botes. Kaka edhe njehere ben nje ndeshje hyjnore, qe amplifikon me tej madheshtine e tij. Perandoria godet edhe njehere, fale klasit dhe eksperiences, ndaj te cilave argjentinasit nuk mund te bejne asgje. Nje pjese e pare dehese, ku Inzagit i pergjigjet Palasio. Nje pjese e dyte spektakolare, ku Pipo replikon, Kaka ndricon dhe Nesta heq nje kenaqesi te madhe. Eshte mbremja e Maldinit. Triumfi i radhes i Pipo Inzagit, qe shenon nje dopiete dhe konfirmohet si sulmuesi me i pameshirshem ne qarkullim: askush me pare se ai nuk kishte shenuar ne te gjitha kompeticionet. Milani me triumfin e Jokohames fiton kupen e tij te 18-te dhe behet skuadra me fitimtare e botes.

    Eshte menjehere Inzagi ai qe ne minuten e 5-te me nje diagonale te hidhur qeth shtyllen e djathte te Karantes. Por Boka nuk trembet. Te shkathet dhe te shpejte shfrytezojne superioritetin numerik ne mesfushe, ku Sedorfi nuk mbeshtet si duhet, duke vene ne krize shoket e repartit. Por gjithcka ndryshon ne minuten e 23-te. Kaka sulmon nje mbrojtes, godet, topi i rikthehet ne kembe, por kesaj radhe braziliani pason per Inzagin, qe nuk fal. Milani ne avantazh. Megjithate, Milani tronditet shpejt. Vala e gezimit kthehet ne cunami. Mbrojtja kuqezi zberthehet ne minuten e 24-et nga nje goditje kendi e shkurter dhe qe transformohet me pas ne kros per Palasion, qe ka te gjithe kohen e duhur per te shenuar me koke ne mes te 6 fanellave kuqezi te palevizshme. Mesa duket, duhet dicka tjeter per te mposhtur Boken. E ketu fillon Kaka-shoe, qe me shpejtesine e tij asfikson dhe alarmon krejt mbrojtjen kundershtare. Ne minuten e 50-te Pirlo harkon nje top ne zone pas nje goditjeje denimi dhe Ambrozini del huq, por gabimin e tij e ndreq Nesta, qe kontrollon topin dhe godet rrepte brenda zones, 2-1 per Milanin. Ende pa u shuar mire ethet e golit te pare eshte Kaka qe shperthen, hyn ne zone dhe me te majten mposht Karranten e palevizshem; 3-1 dhe kuqezinjte nisin festen. Por, si per ta bere akoma me te embel fitoren, eshte nje tjeter kombinim, Kaka-Inzagi, mes mbrojtjes argjentinase, qe nxjerr te lire kete te fundit dhe rezultati merret lehte me mend, topi ne rrjete dhe 4-1. Ketu perfundon gjithcka dhe goli i dyte i Bokes ne minuten e 85-te eshte thjesht sa per statistike.

  11. #71

    Re: Futboll Zone

    Kaka, “Lojtari mė i mirė nė Botė”

    “Mė mirė se edhe nė ėndrrat e mia” . Mesfushori i Brazilit dhe i Milanit, Riki Kaka, kompletoi njė vit tė artė duke fituar edhe ēmimin “FIFA World Player 2007 (Lojtari mė i mirė i vitit) duke fituar 1047 vota nga trajnerėt dhe kapitenėt e 165 ekipeve tė kombėtareve nga e gjithė bota. Pas Kakasė u rendit, talenti i Barcelonės, Lionel Mesi dhe nė vend tė tretė, Kristano Raonaldo. “Kur isha i ri dėshiroja tė luaja me Sao Paolon dhe njė ndeshje tė vetme me Brazilin. Por zoti dėshironte tė mė jepte me shumė. Dhe e realizova ėndrrėn time”.

    25-vjeēari i cili fitoi gjatė kėtij viti edhe ēmimet “Topi i artė” dhe lojtari mė i mirė i revistės “World Soccer” pohoi: “Ėshtė njė vit i madh pėr mua. Kam arritur shumė duke luajtur pėr Milanin. Nuk ekziston njė lojtar i madh pa njė skuadėr tė madhe. Nėse paraqitjet e mia kanė qė tė larta duhet tė falėnderoj parasėgjithash shokėt e mi, tė cilėt mė kanė ndihmuar pėr tė bėrė mė tė mirėn. Nė Tokio ishte fitorja e Milanit, jo fitorja e Kakasė”, - pohoi braziliani gjatė marrjes sė ēmimit.

    Braziliani Kaka, argjentinasi Lionel Mesi dhe portugezi Kristiano Ronaldo ishin edhe tre mė tė mirėt e njė liste prej 30 kandidatėsh tė nominuar nga FIFA, pėr tė cilėt votuan trajnerėt e ekipeve kombėtare dhe kapitenėt e tyre. Nga Shqipėria votuan ish-trajneri Oto Bariē dhe kapiteni i Kombėtares, Altin Lala. Tė dy gjatė konferencės sė fundit pėr shtyp, pėrpara ndeshjes me Bjellorusinė, mė 17 nėntor, pohuan se kishin votuar me notėn mė tė lartė pėr Kakanė.

    Kaka udhėhoqi Milanin nė fitimin e Ligės sė Kampioneve, Superkupėn e Europės dhe tė dielėn nė pronėsimin e trofeut tė Botėorit tė Klubeve tė zhvilluar nė Japoni, ku braziliani fitoi edhe ēmimin e futbollistit mė tė mirė tė turneut.

    Kaka pohoi besnikėrinė ndaj Milanit, duke hedhur poshtė zėrat qė e shihnin nė tė ardhmen te Reali i Madridit.

    Gjatė ceremonisė “Gala”, qė u zhvillua nė Zurih tė Zvicrės, Pele morrin nga presidenti i FIFA-s, Jozef Blater ‘medaljen presidenciale”, ndėrsa Marta, ylli i kombėtares braziliane pėr femra, fitoi trofeun “Fifa World Player 2007” nė kategorinė e femrave.

  12. #72

    Re: Futboll Zone


  13. #73
    i/e rregjistruar 35% Maska e ingal
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Durrės
    Postime
    1,351
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14

    Re: Futboll Zone

    NUK E MERITONTE KY.

    IBRAHIMOVIC DUHET TE KISHTE FITUAR.

  14. #74
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Futboll Zone

    Ik mer Gent se nuk merr vesh shume nga keto pune ti! Kaka Nr 1!

  15. #75

    Re: Futboll Zone

    Festa e Mancesterit, vajza denoncon perdhunimin

    E Merkure, 19 Dhjetor 2007

    Hijet e nje perdhunimi dalin rreth festes se Krishtlindjeve te Mancester Junajtid. Kete e tregon “The Sun”, duke cituar raportin e policise se Mancesterit, qe ka hapur nje hetim pasi nje grua, rreth 26 vjece, ka denoncuar se eshte perdhunuar gjate festes ekskluzive ne “Great John Street Hotel”, i prenotuar teresisht nga “Red Devils” per kete rast. “Rreth ores 04:15 te mengjesit te se martes, lexohet ne deklaratat zyrtare te nje zedhenesi te “Greater Manchester Police”, jemi telefonuar nga Great John Street Hotel, sepse nje grua ishte perdhunuar. Hetimet po vijojne, por deri tani nuk kemi asnje arrestim”. Me sa eshte mesuar, stafi i hotelit (i mbyllur deri ne nje urdher te dyte) eshte pyetur nga disa agjente civile, ne tentative per te hedhur drite rreth ngjarjes qe ndodhi ne nje nga 35 dhomat e hotelit. Sipas asaj qe tregon tabloidi, lojtaret (qe mund te sillnin ne feste ndonje mik nese kishin qejf) jane ne gjendje shoku, edhe pse asnje prej tyre nuk duket i perfshire ne perdhunim.

    Ishin 90 vajza te mrekullueshme ne feste qe e donte kaq shume Rio Ferdinand per te festuar Krishtlindjet bashke me shoket, ku nuk ishin ftuar grate dhe drejtuesit e klubit. Nje burim anonim ka treguar per “Sun” se ne hotel ishin 90 vajza bukuroshe te ardhura nga cdo cep i Anglise. “Ishin te gjitha bukuroshe dhe mosha shkonte nga 18 ne 30 vjece dhe kane qene ato qe u jane hedhur ne qafe lojtareve. Pijet alkoolike derdheshin lume, tregon nje deshmitar, dhe kamerieret u jepnin shampanje roze te gjitheve pa perjashtim. Shume nga vajzat kishin dale jashte lufte, ndersa lojtaret pinin birre, vodka dhe uiski. Runi e Rio e kane kaluar thuajse te gjithe mbremjen ne pisten e vallezimit, por ishte Rajan Gigs, ai qe u vodhi skenen, kur filloi te imitoje Elvis Preslin. Filloi duke kenduar nje kenge dhe gjithe te tjeret u bene qark rreth tij dhe duartrokisnin si te cmendur. Nuk e besoj per ate qe mund te kete ndodhur, sepse ne fillim ishte nje feste e bukur”. Ne te gdhire, nje telefonate ne rajonin e policise e transformoi partin ne nje makth dhe tani lojtaret e Mancesterit nuk mund te bejne asgje tjeter, por te presin perfundimin e hetimeve, ndersa tabloidet jane hedhur ne kerkim te informacioneve te tjera, duke ftuar kedo qe ishte prezent te tregoje c’ka ndodhur.

  16. #76

    Re: Futboll Zone

    Champions/ Arsenal - Milan, deklaratat

    Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger pohoi: “Ėshtė njė sfidė e madhe, por nėse ju do tė mė pyesnit mua se nėse ne kemi shanse pėr tė mposhtur ata, unė do tė thoshja ‘po’. Ne kemi njė punė pėr tė pėrfunduar dhe ne do tė pėrpiqemi ta kryejmė atė, pasi nuk jemi ne pėrgjegjės pėr shortin. Tė fitoni (Ligėn e Kampioneve) ju duhet tė mundni ekipe tė mėdha dhe Milani ėshtė njė ekip i madh, kampion i Europės dhe i botės”.

    Trajneri i Milanit, Karlo Anēeloti e di shumė mirė se pėrballė ka njė kundėrshtar shumė tė fortė. “Arsenali ishte njė nga ekipet mė tė forta nė short”, - tha Anēeloti. “Ata kanė shumė kualitet dhe mė shumė teknikė se Liverpuli, por jo tė njėjtėn eksperiencė. Gjatė viteve tė fundit ne nuk jemi pėrballur me ndonjė ekip londinez. Arsenali ėshtė njė ekip i ri dhe me shumė lojtarė cilėsorė. Janė liderit e Premier Ligės dhe kanė bėrė njė start shumė tė mirė gjatė kėtij sezoni edhe pse janė duke treguar disa shenja lodhje tani. Unė mendoj se Sesk Fabregas ėshtė njė nga mesfushorėt mė tė mirė nė Europė”. Kuqezinjtė kanė dalė tė pamundur nė 11 vizitat e tyre tė fundit kundėr kundėrshtarėve anglezė nė ishullin britanik.

  17. #77

    Re: Futboll Zone

    Shorti i Ligės sė Kampioneve, mė i forti pėr italianet

    16 mė tė mirat e ligės sė kampioneve. Short shumė i fortė pėr skuadrat italiane. Skuadrat milaneze do tė pėrballen me anglezet, ndėrsa verdhėkuqte e Romės me skuadrėn e Shusterit.

    Shorti i sapo hedhur nė Nyon tė Zvicrės nė kėto momente pėr turin e 16 mė tė mirave tė ligės sė kampioneve, vuri italianet pėrballė anglezėve por edhe pėrballė spanjolleve. Pra me keq se kėshtu nuk mund tė shkonte. Inter ka gjetur Liverpulin, kundėrshtarin e vitit tė shkuar tė kushėrinjve tė tyre Milan, ndėrkohė qė kuqezitė do tė pėrballen me Arsenal, njė nga formacionet mė brilante nė Evropė nė kėtė sezon, pas lamtumirės sė Henrisė. I vendosur nė fashėn e dytė, verdhėkuqte e Romės kanė gjetur mes grupit tė mėdhenjve tė Evropės, Real Madrid, rivale qė nė edicionin e dy viteve mė pėrpara, por atėhere nė fazėn e grupeve. Nė kėtė fazė bėhet fjalė pėr eliminim direkt, me vajtje nė 19-20 shkurt dhe ardhje 4-5 mars. Roma do tė luajė e para nė shtėpi, ndryshe nga Inter dhe Milan qė falė kryesimit nė grupe do ta luajnė tė parėn jashtė shtėpisė.

  18. #78

    Re: Futboll Zone

    Interi dhe Dida nenshtrojne Milanin

    E Hene, 24 Dhjetor 2007

    Ka qene ndeshja me e pritur ne Serine A dhe e ka justifikuar teresisht historine qe mbart ne shpine. Derbi i "Madonines", Inter-Milan, edhe kesaj here u ka buzeqeshur zikalterve, qe ashtu, si pak muaj me pare, kane permbysur disavantazhin, duke marre tre piket e radhes. Ne fillim kalojne ne avantazh kuqezinjte, ku Andrea Pirlo ekzekuton mjeshterisht nje goditje denimi ne hyrje te zones. Ne minuten e 38-te, baraspeshon Hulio Kruz, qe pasi driblon disa kundershtare ne zone, befason Diden, qe mposhtet ne krahun e tij. Pjesa e dyte sheh nje Inter me te vendosur, ndersa Milani ka veshtiresi te krijoje rrezikshmeri, edhe pse ne jo pak raste zbret me furi nga krahet. Per t'i vene kapak gjithckaje mendon portieri Dida. Braziliani ben gafen e radhes, duke e ndeshkuar rende Milanin e tij, qe nuk e meritonte humbjen ne kete perballje. Kambiaso godet ne qender te portes, por Dida ka fluturuar ne krahun e majte te tij, duke shtangur te gjithe ne stadium. Ne ndeshjet e tjera, Juventusi fiton 2-0 ndaj Sienes dhe ruan hapat e Romes e Interit, ndonese eshte 8 pike larg zikalterve kryesues.

  19. #79

    Re: Futboll Zone

    Reali fiton "El Clasico"-n

    E Hene, 24 Dhjetor 2007

    Zhulio Baptista i ka dhene fitoren Realit te Madridit ne perballjen e mbremshme ne "Kamp Nou" ndaj Barcelones. "El clasico" eshte vendosur ne minuten e 36-te te takimit nga nje supergol i brazilianit pas nje kombinimi perfekt me holandezin Rud Van Nistelroi. Pas ketij triumfi, Reali i Madrdit konsolidon pozitat e tij ne vendin e pare me 41 pike, duke thelluar diferencen ne shtate pike me Barcelonen qe mban vendin e dyte.

  20. #80

    Re: Futboll Zone

    I jashtėzakonshmi Inter

    As dhe kampionėt e botės nuk ia arritėn tė frenonin Interin. “Banda” e Manēinit i “ekzekutoi” edhe Milanin duke fituar titullin simbolik kampion i dimrit kur duhen edhe dy ndeshje pėr t’u luajtur nga pėrfundimi i fazės sė parė. Kishte ndodhur vetėm dy herė nė epokėn e tri pikėve pėr njė fitore dhe pikėrisht nė dy kampionatet e fundit: Juventusi nė sezonin 2005-2006 dhe Interi nė sezonin 2006-2007.

    Klubi i Moratit duket se nuk ka asnjė pengesė pėr tė fituar titullin e tretė rresht. Titujt dimėrorė kanė vetėm njė vlerė simbolikem, edhe pse ato hapin rrugėn drejt fitimit tė kampionatit. Nė kampionatet me 20 skuadra, fitimi i dyfishtė kampion dimri dhe kampion sezoni ka ndodhur 6 herė: Torino 1948-49, Juventus 1949-50, 1951-52, 2004-05, 2005-06 dhe Interi 2006-07). Vetėm dy herė kampioni i dimrit nuk ėshtė shpallur kampion kombėtar: Juve nė sezonin 1946-47 dhe Interi nė sezonin 1950-51.

    Nė pėrgjithėsi, kjo e vitit 2007 ėshtė pėr Interin hera e 15-tė qė zilkaltėrit shpallen kampion dimri.

    Tetė herė ia kanė nė 14 raste ia kanė dalė tė fitojnė kampionatin: nė sezonet 1929- 30, 1937- 38, 1952- 53, 1953-54, 1965-66, 1979-80, 1988-89 dhe sezonin e kaluar. Zikaltėrit kanė dėshtuar nė kėto sezone: 1933-34 (fitoi kampionatin Juventusi), 1950-51 (Milani), 1960-61 (Juventusi), 1961- 62 ( Milani), 1966- 67 ( Juventusi) dhe 1990-91 (Sampdoria).

    REKORDET “ZIKALTĖR”



    Mesatarja e pikėve: 2.48



    Njė marshim triumfal i kampionėve tė Italisė. Tė jashtėzakonshėm, si viti i tyre 2007. Nė 37 ndeshje tė luajtura, duke u nisur nga 13 janari i vitit 2007 (20 nė sezonin e kaluar dhe 17 nė kėtė aktual), zikaltėrit kanė grumbulluar 92 pikė, 22 mė shumė se Roma, e dyta, qė ėshtė edhe e vetmja skuadėr qė ka mundur Interin (3-1, mė 18 prill nė “San Siro”). 92 pikė nė 37 ndeshje, qė do tė thotė 2.48 pikė nė ēdo 90 minuta lojė. Askush, qysh kur janė vendosur tri pikėt, nuk ka pasur njė rendiment tė tillė. Juventusi e kishte mbyllur me njė mesatare pikėsh: 2.38, 93 pikė nė 39 ndeshje.

    REKORDET

    Nuk humbet prej 23 ndeshjesh

    Interi ėshtė e vetmja skuadėr nė Itali, nga Seria A deri te ajo C2, qė nuk ėshtė mposhtur. Me suksesin nė derbi (i treti rresht, pėrshirė edhe dy takimet e fituara sezonin e kaluar), e ēoi serinė e rezultateve pozitive nė 23 takime. Pas humbjes me Romėn gjatė sezonit tė kaluar, ka arritur 18 fitore dhe 5 barazime.

    28 transferta pa humbje

    Interi ka serinė mė tė gjatė pozitive nė transfertė: 28 ndeshje. Humbjen e fundit nė kampionat zikaltėrit e kanė pėsuar, mė 30 prill 2006 nė Empoli, pas njė autogoli tė Materacit nė kohėn shtesė. Pas kėsaj: 20 fitore dhe 8 barazime.

    10 fitore resht

    Falė fitores me Milanin, Interi regjistroi fitoren e dhjetė pa ndėrprerje midis kampionatit (6), Ligės sė Kampioneve (3) dhe Kupės sė Italisė (1). Skuadra e fundit, qė Interi nuk arriti tė mundė ėshtė Juventusi (1-1, mė 4 nėntor nė Torino). Manēini ėshtė vetėm njė ndeshje larg rekordit tė tij tė vendosur sezonin e kaluar me 11 suksese.

    Interi, 112 gola rresht

    Zikaltėrit janė mitikė, parasėgjithash nė “San Siro”. Jo vetėm se kanė fituar 25 pikė nga 27 tė mundshmet (8 fitore dhe njė barazim), por sistematikisht shėnojnė prej 47 ndeshjesh: 112 gola nė total. Ndeshja e fundit kur Interi nuk ka shėnuar ėshtė ajo kundėr Rexhinės(0-0), mė 9 maj 2005.

    Kruz, gol nė nėntė ndeshje

    Pėr temėn “gol”, rekordi i fundit i pėrket Hulio Kruzit, i cili vazhdon tė shėnojė me njė rregullis impresionuese. Nė nėntė ndeshjet e fundit si titullar, argjentinasi nuk ka dėshtuar asnjėherė: 9 ndeshje, 9 gola.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Si te heqim qimet ne bikini zone
    Nga lifee nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-02-2013, 09:15 PM
  2. Dashuria, fole nė zonė lufte
    Nga Erinaa nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-06-2012, 08:40 PM
  3. Baraleta +18 (zone e kuqe)
    Nga ReniX nė forum Barsaleta dhe Humor nė Vite
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-07-2009, 08:04 PM