Futboll Zone


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 5 nga 5 FillimiFillimi 12345
Rezultatet nga 81 deri tek 94 prej 94
  1. #81

    Re: Futboll Zone

    Receta Gatimi

    Top 11: L’Equipe zgjedh skuadrėn e 2007

    Nė formacionin ideal tė revistės prestigjoze franceze l’Equipe ėshtė vetėm njė Italian, bėhet fjalė pėr Gianluixhi Bufon, mbrojtėsi ekstrem bardhezi. Prezent nė kėtė Top 11 janė edhe Kaka dhe 3 lojtarė tė Manchester Junajtėd: Vidic, Evra dhe Kristiano Ronaldo. Mungon Ronaldinjo.

    Eshtė hera e katėrt nė kėto pesė vitet e fundit qė portieri kampion bote zgjidhet nė formacionin e ėndrrave. Te pozicionuar perpara tij janė: braziliani Daniel “Dani” Alves (Sevilja), nė tė djathtė pozicionohen, francezi William Galas (Arsenal) dhe serbi Nemanja Vidic (Manchester Junajtėd) nė qėndėr tė mbrojtjes, francezi Patris Evra (Manchester Junajtėd) nė tė majtė; nė mesfushė, braziliani Kaka (Milan), katalanasi Cesk Fabregas (Arsenal), anglezi Stiven Gerrard (Liverpul), dhe portugezi Kristiano Ronaldo (Manchester Junajtėd); nė sulm, Didier Drogba (Chelsi) dhe hollandezi Rud Van Nistelroi (Real Madrid).

  2. #82

    Re: Futboll Zone

    Milani zgjedh Drogban

    Lajmi vjen nga tabloid britanik “News of the World”: Milani i ka vėnė syrin Didier Drogbasė. Sipas gazetės ky afar mund tė mbyllet qė nė Janar, gjithmonė nėse Milani ėshtė i gatshėm tė zbrazė nga arka e vet 23 milionė stėrlinat e nevojshme pėr tė mbėrritur tek kartoni i lojtarit, qė nga ana e tij ka dhėnė okey-in pėr kėtė operacion.

    Chelsi nga ana tjetėr, duket se e ka gjetur zėvėndėsuesin: bėhet fjalė pėr Nikolas Anelkan, bomberi i Boltonit, i vlerėsuar 10 milionė stėrlina. Nė qershor mund tė vijė nga Valencia edhe sulmuesi David Villa (i kėrkuar edhe nga Totenhem), i cili ka shprehur dėshirėn tė largohet nga Spanja, pėr tė provuar njė eksperiencė tė re nė Angli. Sipas “Dailly Mirror”, ky afar mund tė konkretizohet me 20 milionė stėrlina.

    Por tė kthehemi pėr njė cast tek Drogba. “News of the World” ka theksuar qė i pari ėshtė i lumtur nga operacioni i merkatos, duke bėrė tė ditur se Hoze Murinjo, ka shumė mundėsi tė zėvendėsojė Karlo Ancelotin nė Qershor.

    Drogba do tė zėvendėsojė Ronaldon qė, sipas medias braziliane “O’Globo”, mund tė kthehet nė Brazil ashtu si edhe patrioti i tij Adriano, pėr tė luajtur me bluzėn e Flamengos. Fenomeni, mund tė veshė kėshtu bluzėn e ekipit me mė shumė tifozė nė botė. Ai do tė jetė i gatshėm edhe tė pėrgjysmojė tė ardhurat e tij qė aktualisht pėrfiton nga Milani.

  3. #83

    Re: Futboll Zone

    Ronaldinjo dhe Zambrota te Milani pas 1 janarit

    E Shtune, 29 Dhjetor 2007

    Gazeta spanjolle sportive, “Marca”, ka avancuar me idene e saj, ku Milani pas nje janarit do te kete ne gjirin e saj Ronaldinjon. Asi brazilian nuk do te vije i vetem, por do te jete dhe Zambrot, qe do ta shoqeroje. Por, me sa duket, cmimi i lojtareve eshte larg 100 milione eurove, qe ishte veren e kaluar. Sipas “Marca”, cmimi i brazilianit eshte sa 1/3-ta e asaj shume.

  4. #84

    Re: Futboll Zone

    Superliga, e 81-a ne bote

    E Diele, 06 Janar 2008

    Kategoria superiore, apo e njohur ndryshe shkurtimisht “superliga”, eshte kampionati i 81-te ne bote. Instituti Nderkombetar i Statistikave Historike te Futbollit (I.F.F.H.S), ka bere renditjen e vitit 2007 dhe ka percaktuar 100 kampionatet me te forta. Shqiperia eshte e 81-a, duke lene pas vetem 19 vende qe kane mundur te hyjne ne top-100 dhe e sheh se eshte parakaluar nga vende te tilla si Omani, Sudani, Hondurasi, Jordania, Libani, Siria apo edhe Armenia. Nje rezultat negativ ky per futbollin shqiptar, qe eshte shume larg paraqitjeve te Kombetares kuqezi. Niveli i dobet, infrastruktura mjerane, konfliktet shtet-federate si dhe akuzat per trukim ne fundvitin qe lame pas, jane nje intro mjaft e mire per te kuptuar lehtesisht se faktoret qe paralizojne zhvillimin e kampionatit tone ne nivelin e vendeve te tjera te Ballkanit. Nderkohe, ne listen e 10 me te mireve, udheheq Anglia e ndjekur nga Spanja. Seria A eshte e treta dhe me pas vijne dy vende amerikano-latine: Brazili e Argjentina.





    Renditja e I.F.F.H.S



    1. Anglia 1.171,0

    2. Spanja 1.074,0

    3. Italia 1.027,0

    4. Brazili 954,0

    5. Argjentina 852,0

    6. Gjermania 839,0

    7. Franca 761,5

    8. Meksika 734,0

    9. Kolumbia 666,0

    10. Portugalia 643,5

    --------------------------

    80. Australia 249,0

    81. Shqiperia 248,0

    82. Turkmenia 239,5

  5. #85

    Re: Futboll Zone

    Jurgen Klinsman ne 1 korrik 2008 merr drejtimin e Bajern Mynih!




  6. #86

    Re: Futboll Zone

    Falja e Maradones: Ndjese per golin me dore ne 1986

    Episodi pėr tė cilin anglezėt kanė vuajtur pėr shumė vjet nė historinė e futbollit ėshtė rikthyer nė mendjen e tyre, megjithėse protagonisti kryesor i golit me dorė nė 1986 Diego Armando Maradona, ka bėrė njė hap pas duke kėrkuar ndjesė. Legjenda e futbollit botėror i ėshtė drejtuar me njė falje tė gjithė tifozėve anglezė pėr tė famshmen ‘Dorė tė Zotit’, e cila ndryshoi njė copėz tė suksesit tė kombėtares sė ‘Tre Luanėve’ nė Kupėn e Botės nė Meksikė.

    Ish futbollisti, tashmė 47 vjeēar gjatė vizitės sė tij nė Britani tha se nėse do tė mundte tė ndryshonte historinė 22 vjet mė parė do tė zgjidhte pėr tė mos shėnuar me dorė nė portėn e tė madhit Shilton. Maradona theu ėndrrat e popullit anglez pėr tė parė skuadrėn e tyre nė finale, pasi shėnoi dy herė nė sfidėn gjysmėfinale, por ishte goli i dytė ai qė bėri mė shumė bujė.

    Kurrė mė parė Maradona nuk ka kėrkuar falje pėr kėtė episod qė ndihmoi Argjentinėn tė fitojė 2-1 turneun nė vitin 1986. Mė parė ai dribloi gjysmėn e ekipit anglez nga mesi i fushės pėr tė shėnuar njė tjetėr gol, i cili ende nuk ėshtė hequr nė mendjet e shumė tifozėve pėr teknikėn e lartė.

    ‘Pibe de Oro’ gjithashtu tha se ėshtė i interesuar pėr tė drejtuar njė ekip nė Premier Ligė, megjithėse asnjėherė mė parė nuk ka qenė trajner nė futboll.

  7. #87

    Re: Futboll Zone

    Arbitri nxjerr kartonin e kuq, pastaj pistoletėn

    Njė arbitėr nė Malajzi nxori armėn e tij dhe qėlloi nė ajėr si paralajmėrim nė njė ndeshje futbolli. Arbitri, i cili nė tė njėjtėn kohė ishte edhe njė polic, ndjehej nė rrezik pėr arsye se kishte nxjerrė njė lojtar nga fusha e lojės. Tifozėt po bėrtisnin dhe po shanin nė stadium, dhe reagimi i parė qė arbitri pati ishte tė nxirrte armėn dhe tė qėllonte nė ajėr. “Po hetojmė nė lidhje me tė drejtėn e policit pėr tė nxjerrė armėn dhe pėr ta shkarkuar nė njė stadium tė mbushur plot. Ai as qė duhet ta kishte atje”, thotė Hussin Ismail, shefi i policisė nė shtetin jugor tė Johor-it. Polici u arrestua menjėherė pėr keqpėrdorim tė armėve tė zjarrit. Pesė lojtar, nga mosha 23 dhe 40 vjeē po hetohen pėr tė zbuluar arsyet e trazirave nė stadium.

  8. #88

    Re: Futboll Zone

    100 vjetori i Interit: Quaresma pelqehet nga Moratti

    Masimo Morati ėshtė ende nė kėrkim tė njė dhurate pėr klubin e tij me rastin e 100 vjetorit tė krijimit tė tij. Presidenti i klubit nga rruga Durini ishte i pranishėm nė ndeshjen miqėrsore midis Italisė dhe Portugalisė nė Zyrih, pėr tė ndjekur mesfushorin e Manēester Junajted Kristiano Ronaldo. Por nė tė vėrtetė ai qė i bėri mė shumė pėrshtypje Moratit ishte Rikardo Kuarezma, autori i golit tė vetėm pėr skuadrėn e drejtuar nga Luis Felipe Skolari.

    Mesfushori 24 vjeēar ėshtė nė sezonin e tij tė katėrt me Porton, me tė cilėn ka fituar 3 tituj kampion , 2 kupa dhe 3 superkupa tė Portugalisė. Ėshtė njė mesfushor i aftė tė luajė si nė krahun e majtė ashtu dhe nė tė djathtin dhe tek Inter konsiderohet si zėvendėsuesi ideal i Luis Figos. Edhe vetė Figo u ka kėrkuar prej kohesh drejtuesve zikaltėr tė blejnė Kuarezman, kartoni i tė cilit kushton deri nė 20 milionė euro.

    Por nuk ėshtė vetėm Kuarezma nė qendėr tė vėmendjes sė Interit. Trajnerit Roberto Manēini i pėlqen dhe Ivan Rakitiē, mesfushori kroat me pasaportė zvicerane, i Shalke 04. Rakitiē ėshtė vetėm 20 vjeē, por nė ambientin e Interit ai konsiderohet si Bobani i ri, pėr shkak tė karakteristikave tė tij tekniko-taktike. Tashmė nuk mbetet tjeter veēse tė presim nėse Inter do bėjė mdonjė ofertė nė drejtim tė Rakitiē.

  9. #89

    Re: Futboll Zone

    Te gjithe ne kor: Ronaldo te presim

    Imazhet e demtimit te Ronaldos jane ende ne mendjen e te gjitheve. Ajo qe nuk pritej ndodhi. Demtimi qe fenomeni pesoi ne vitin 2000 ne ndeshjen kunder Lacios (atehere luante me Interin), eshte perseritur serish por ne gjurin tjeter, tendina e gjurit te majte eshte keputur. I futur ne fushen e lojes vetem ne pjesen e dyte, braziliani nuk ka mundur te qendroje me shume se shtate minuta, duke u detyruar qe mes loteve te dilte me barrele nga fusha e "San Siros". Dje Roni i eshte nenshtruar operacionit ne Paris ( i shoqeruar edhe nga Leonardo). Ne ditet ne vijim do te pritet edhe koha e sakte e rikuperimit. Shume njerez tashme mund te mendojne se ish-lojtari i Realit te Madridit nuk do te arrije te kthehet me ne fushat e lojes, por ata qe duket se nuk do ta braktisin deri sa Ronaldo te kthehet serish jane drejtuesit dhe lojtaret e Milanit te cilet te gjithe ne kor kane bere te ditur se do ta mbeshtesin dhe do t'i qendrojne prane duke e pritur kthimin e tij. Te gjithe shoket e tij te skuadres kane qene ne spital me te pas ndeshjes duke i shprehur keqardhjen e tyre. Por mesazhe nuk kane nguruar t'i vijne dhe nga kombetarja e tij braziliane ku te gjithe kane shprehur besimin se Ronaldo do te kthehet serish. Presidenti i Milanit Silvio Berluskoni ka deklaruar se braziliani do te qendroje ende me Milanin deri sa te rikuperohet nga demtimi. Por ky sezon per Ronin tashme eshte mbyllur. Kohet e rikuperimit mendohen te jene nga 8-10 muaj, edhe pse me mire gjithcka do te mesohet pas operacionit.

  10. #90

    Re: Futboll Zone

    Pasiguria e Ronaldos. Nuk e di nese do kthehem

    Sulmuesi i Milanit, Ronaldo ka lėnė spitalin nė Paris pėr tė vazhduar punėn pėr riaftėsimin e tij nė banesėn e tij. Sigurisht do t’i duhen shumė muaj 31 vjeēarit pėr t’u rikthyer nė fushė dhe ai nuk ndihet i sigurt nė kėtė aspekt.

    “Dėshira ime ėshtė qė tė vazhdoj tė luaj - ėshtė shprehur Ronaldo nė njė intervistė - por problemi qėndron te trupi im qė ndjen gjithnjė e mė shumė lodhjen. Megjithatė mendoj se kjo periudhė do tė mė ndihmojė tė riaftėsohem plotėsisht pėr tė bėrė njė jetė normale nė tė ardhmen”.

    Ronaldo do t’i nėnshtrohet njė pune tė madhe pėr riaftėsimin e tij dhe koha qė do tė duhet pėr kėtė mund tė zgjasė 9 muaj.

    “Motivimi im ėshtė i njėjtė me atė tė vitit 2000 - ka vijuar mė tej Ronaldo -shpresoj qė kėtė radhė tė mos verifikohen probleme si ato tė 8 viteve mė parė. Kur e pėsova kėtė dėmtim herėn e parė, ishte diēka e re pėr mua. Kjo situatė tani ėshtė e njohur pėr ne dhe e dimė se ēfarė duhet tė bėjmė dhe do tė kėrkojmė ta bėjmė nė mėnyrėn mė tė mirė. Unė e adhuroj futbollin dhe dėshirėn pėr tė shėnuar gjithnjė. Dua tė kthehem por nuk do tė jetė e lehtė”.

    Ronaldo ka njė kontratė me Milanin qė skadon nė fund tė kėtij sezoni, por 31 vjeēari nuk dėshiron tė flasė shumė pėr kėte ēėshtje. “Nė kėtė moment nuk mund tė flas pėr kontratėn’ - ka vijuar mė tej sulmuesi brazilian qė ka marrė premtimin nga drejtuesit e Milanit se nuk do ta braktisin kurrė.

    Por nga Brazili vjen sėrish oferta nga klubi i Flamengos pėr tė kthyer Ronaldon nė vendlindje.

    “Gjithnjė kam dashur tė luaj me Flamengon, por tani duhet tė kaloj problemin e dėmtimit. Deri tani kam arritur gjithēka kam dėshiruar. Ia kam dalė mbanė me lodhje, sakrificė dhe ndonjėherė edhe me lotė. Tani ndjehem i realizuar si nė aspektin profesional dhe ne atė personal’ - ka pėrfunduar Ronaldo.

  11. #91

    Re: Futboll Zone

    degjo ky jeton selimi eshte nje palo gazetar.Ste vje zor qe merr shkrimet e ketij tipit....

  12. #92
    i/e rregjistruar 20% Maska e Negativ
    Anėtarėsimi
    Jan 2009
    Vendndodhja
    Podujevė
    Postime
    135
    Reputacioni
    0

    Del Piero i sjell tri pik? Juventusit

    Nj? gol i vetėm i sh?nuar nga kapiteni i biankoner?ve, Alexandro Del Piero, i ka sjell? tri pik? t? r?nd?sishme Juventusit, n? ndeshjen pėrball? Sien?s n? Olimpico t? Torinos.



    Goli i Del Pieros erdhi pas 33 minutash loj? p?rmes nj? goditje t? shkėlqyeshme nga gjuajtja e lir?.

    Me k?t? fitore minimale, Juventusi e fillon vitin 2009 n? m?nyr?n m? t? mir?, duke marr? parasysh se i afrohet n? kat?r pik? liderit t? tabelės Interit, q? mbr?m? barazoi ndaj Cagliarit.

    Sonte n? radhė ?sht? derbi m? i r?nd?sish?m i Serie A, kur Milani udhėton tek Roma, n? pėrpjekje p?r t? ruajtur hapin n? krahasim me Interin dhe Juventusin.

  13. #93
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Re: Futboll Zone

    Brravo juve fitore vetem fitore si tivoz i Juves shpresoj te kthehet dhe njehere ne formen e vet 100% sic ka qene.

  14. #94
    i/e rregjistruar 20% Maska e Negativ
    Anėtarėsimi
    Jan 2009
    Vendndodhja
    Podujevė
    Postime
    135
    Reputacioni
    0

    Calderon nesėr jep dorėheqje

    Ramon Calderon tė premten do tė japė dorėheqje nga posti presidentit tė Real Madridit pas skandalit tė fundit nė lidhje me zgjedhjet e Asamblesė.



    Burime tė tilla si “Onda Cero”, “Marca” dhe “AS”, njoftojnė se presioni nga anėtarėt e ndryshėm tė bordit tė drejtorėve tė Los Merengues ka bėrė qė presidenti tė vendosė pėr largimin e tij, ndėrsa nesėr pritet tė ndodhė edhe akti i dorėheqjes

    Vendin e Calderon do ta zė zėvendėspresidenti aktual, Vicente Boluda.

    Dorėheqja e Calderon vjen si pasojė e skandalit qė shpėrtheu kėto ditė, sipas tė cilit jo-anėtarė tė Asamblesė kanė votuar pėr zgjedhjen e Calderonit pėr president.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 5 nga 5 FillimiFillimi 12345

Tema tė ngjashme

  1. Si te heqim qimet ne bikini zone
    Nga lifee nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-02-2013, 09:15 PM
  2. Dashuria, fole nė zonė lufte
    Nga Erinaa nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-06-2012, 08:40 PM
  3. Baraleta +18 (zone e kuqe)
    Nga ReniX nė forum Barsaleta dhe Humor nė Vite
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-07-2009, 08:04 PM