Receta Gatimi

Futboll Zone


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 5 12345 I funditI fundit
Rezultatet nga 1 deri tek 20 prej 94
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Futboll Zone

    Lajme Sportive!

    Klose: Gjithcka e perkryer

    Miroslav Klose, ne stervitjet qe po zhvillon rregullisht me skuadren e tij te re, ka treguar foren e tij me te mire. Ne nje interviste, golashenuesi me i mire i Boterorit ka folur per marredhenien e tij me Luka Tonin si dhe per arsyet pse Trosten Frings dhe Tim Borovski kane zili ndaj tij.

    - Si jane pershtypjet tuaja te para ne skuadren e Bajernit?

    - Aboslutisht pozitive. Une jam pritur shume mire. Bajerni i Mynihut eshte nje skuader ku ka jete e vullnet per te festuar vetem fitore. Kjo ndihet qe ne sterivjte. Marredhenia me lojtaret eshte gjithashtu shume e mire. Thjesht, eshte kenaqesi te jesh ketu.

    - Si merren vesh lojtaret me njeri-tjetrin?

    - Ne flasim me gjuhen e futbollit (qesh). Une vete flas pak anglisht, pastaj eshte Martin Demikelis ai qe perkthen shume mire. Ka edhe nga ata qe dine mjaft fjale italisht, ne skuader te gjithe jane gati per te dhene ndihme sa here eshte nevoja.

    - Po marredhenia juaj me kolegun tuaj ne sulm, Luka Toni, si eshte?

    - Deri tani nuk kam kembyer asnje fjale per ceshtje personale me te. Gjate stervitjeve ne jemi shume te perqendruar ndaj udhezimeve taktike te Otmar Hitcfeldit. Ne fushe ne e dime se cfare duhet te bejme, e kuptojme se kur duhet te kalojme ne te majte apo ne te djathte dhe mendoj se kjo eshte me e rendesishmja. Toni ka shume cilesi, eshte teper i afte si ne gjuajtjet me koke ashtu edhe ne toke. Mendoj se plotesojme shume mire njeri tjetrin ne fushe. Sa me shume takime dhe seanca stervitore te zhvillojme sebashku, aq me e mire do te jete marredhenia mes nesh.

    - Si eshte gjendja juaj fizike aktualisht?

    - Pas nje sezoni te gjate, ishte e novjshme qe trupi te beje pak pushim. Para se te nisnin stervitjet, ne beme shtate deri ne dhjete dite stervitje rigjeneruese, si not apo vrapime te shkurtra. E rendesishme eshte qe une jam ne formen time me te mire per fillimin e sezonit.

    - Cfare mund te thoni per Frenk Riberine?

    - Ne fakt nuk kam shume per thene. Frenku eshte nje "zog i cmendur" (qesh). Gjerat qe ben ai ne fushe jane te pabesueshme. Ai i jep jete gjithe skuadres. Eshte nje futbollist shume i mire, i cili eshte gjithnje ne kerkim te rezultateve me te larta. Ai eshte nje tip fantastik, pervec anglishtes, di gjithcka tjeter (qesh perseri).

    - Cfare prisni nga fillimi i Bundesliges?

    - Besoj se e dime se cfare na pret qe ne javen e pare te sezonit. Ne do te jemi ne qender te vemendjes, do te na sulmojne te gjithe, sepse qe ne fillim do te jemi ne krye te renditjes. Mund te them se situata per kundershtaret tane ka per te qene kritike sa here qe topat te futen ne zonen e rreptesise.

    - Cfare mendoni per kunjat e fundit ndaj jush nga Torsten Frings dhe Tim Borovski?

    - Keto jane gjera me te cilat nuk merrem fare, sepse e di se te kujt jane keto deklarata. Kjo eshte nje ceshtje e mbyllur per mua. Ndoshta ata jane pak ziliqare ndaj lojes tone ne Mynih.

    - A keni arritur ta fitoni genin e Bajernit?

    - Jo, ende, por ndoshta do ta kem shume shpejt orarin kur implantohet ai (qesh). Duket qe ne stervitje se sa i madh eshte entuziazmi ketu. Cdo lojtar perpiqet te jape 100% te potencialit te tij ne seancat stervitore. Ky eshte kushti kryesor per te qene i suksesshem.

    - Sa vlere kane sulmuesit e Bajernit te Mynihut ne Europe?

    - Duke e bere krahasimin nga Barcelona, mendoj se ne nuk jemi shume larg. Lukas Podolski eshte nje sulmues shume cilesor. Te tille lojtare do te mbijetojne ne Europe.

    - Si eshte marredhenia juaj me Lukas Podolskin?

    - Kontaket e mia me te jane njelloj si ne perfaqesuese. Lukasi, edhe kur eshte i demtuar, eshte si nje "zog gazmor". Une shpresoj qe ai te permiresohet e te jete serish ne forme sepse cilesite e tij duhen ne skuader.

    - Cilin nga titujt e ketij sezoni keni me perzemer?

    - Nese eshte e mundur, une dua ti fitoj te tre titujt. Duam qe te pakten ne Gjermani te jemi kampionet e ketij sezoni e me vone.

    - Duke pasur parasysh se keni disa jave tashme qe ndodheni te Bajerni i Mynihut, a mund te na thoni se cili eshte ndryshimi mes skuadres tuaj te re dhe Verder Bremenit?

    - Me pare shihja vetem ngjyren e gjelbert e te bardhe ndersa tani te kuqen e te bardhen. Por, le t'i leme shakate menjane, Bajerni i Mynihut eshte nje skuader me profesioniste, ne te gjitha aspektet. Ketu gjithcka eshte e organizuar ne menyre te perkryer. Madje mund te them se kam gjetur me shume nga sa kisha imagjinuar te gjeja ketu.

    - A keni gjetur tashme nje shtepi ne Mynih?

    - Kam pare disa shtepi, por nuk e kam gjetur ende ate te duhuren. Por, besoj se kjo gje nuk ka per te qene shume e veshtire. Ne Mynih dhe ne rrethinat e qytetit ka boll "cati" ku te fushesh koken.

  2. #2
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Futboll Zone

    nga Altin Latifi

    Njė tjetėr emėr i fuqishėm ka dalė nė skenė dje pėr tė marrė Erjon Bogdanin nė sezonin e ardhshėm. Bėhet fjalė pėr Fiorentinėn, e cila pasi ka vendosur tė nxjerrė nė shitje bullgarin Valeri Bojinov, kėrkon tė gjejė njė zėvendėsues pėr tė. Vjollcėt kanė marrė Frederik Ljungberg, por suedezi luan mė i tėrhequr dhe sulmuesi i vetėm i mirėfilltė duket Adrian Mutu. Veē kėsaj, lojtari i Rexhinės Rolando Bianki deri tani duket shumė larg afrimit nė “Artemio Franki” dhe ėshtė kjo arsyeja qė drejtuesit e kėtij klubi po shohin nga njė sulmues i gatshėm tė vijė dhe qė pėr mė tepėr nuk ėshtė se ka shumė dėshirė tė qėndrojė nė skuadrėn aktuale. “Alernativė pėr sulmin? Ėshtė Erjon Bogdani i Kievos, kushton 2,5 milionė euro, ndonėse Kaljari ėshtė shumė mė pėrpara pėr ta marrė”, shkruhej dje nė sitin zyrtar tė klubit tė Fiorentinės nė internet. Nga vjollcėt ėshtė larguar gjithashtu edhe Luka Toni nė drejtim tė Bajernit tė Mynihut dhe trajnerit Cesare Prandeli i duhet njė sulmues i gjatė pėr sezonin e ardhshėm, ku do tė luhet edhe nė Kupėn UEFA. Pėr mė tepėr qė edhe Ljungberg nuk mund tė luajė nė rolin e njė pyke.
    Kievo
    Edhe pse Erjon Bogdani ka njė klauzolė qė mund tė largohet nė fund tė sezonit nė rast se skuadra bie nė Serinė B, sulmuesi i kombėtares shqiptare deri tani nuk ka bėrė asnjė lėvizje, ndonėse ka vetėm pak ditė qė ėshtė kthyer nga pushimet. Por, kundėr transferimit nė njė ekip tjetėr tashmė duket edhe presidenti i Kievos Luka Kampedeli, qė nė kuadėr tė sezonit tė ardhshėm dėshiron tė ketė sėrish njė skuadėr qė tė mund tė rikthehet shpejt nė kategorinė e mė tė mirėve. Dje e pėrditshmja “L’Arena” shkruante pėr mėrzitje nė radhėt e atyre futbollistėve qė duan tė largohen, ndėrkohė qė presidenti Kampedeli ka deklaruar se “futbollistėt do tė qėndrojnė”, referuar Bogdanit, Pelizier dhe Obina, ata qė janė edhe mė tė kėrkuarit nė merkato. Pėr shqiptarin gjithsesi vazhdon tė jetė nė luftė Kaljari, qė me largimin e Suazos kėrkon tė ketė njė sulmues tjetėr shtatlartė.


    Postuar nga ReniX.

  3. #3
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Futboll Zone

    25 vjecari Saviola prezantohet ne klubin e Real Madrit


  4. #4
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Futboll Zone

    Roben: S’po shkon mire me Celsin

    Arjen Roben, mesfushori i Ēelsit, vazhdon tė pohoj se e ardhmja e tij ėshtė mė afėr Madridit se Londrės. Lojtari holandez ka thėnė publikisht se marrėdhėnia e tij me Ēelsin ka probleme dhe i ka komunikuar presidentit Roman Abramoviē se dėshiron tė largohet. "Gjėrat me Ēelsin nuk po shkojnė mirė dhe nuk kam firmosur ende rinovimin e kontratės", tha Roben pėr mediat angleze, tė cilat janė duke ndjekur fazėn pėrgatitore tė "bluve" nė Los Anxheles. I pyetur pėr tė ardhmen e tij, holandezi tha: "Tė shohim se ēfarė do tė ndodhė". Arjen Roben vazhdon tė punojė nėn urdhrat e Hoze Murinjos dhe mund tė luaj ndeshjen e tij tė parė pas pėrfundimit tė pushimeve, pėrballė Amerikas tė Meksikės. Do tė jetė njė ndeshje miqėsore pėr skuadrėn londineze nė njė lokalitet tė SHBA. I pyetur pėr interesimin e Realit, Roben tha: "Gjithmonė ėshtė diēka e mirė pėr njė futbollist kur pėr tė interesohen klube tė mėdha. Kjo tregon se kam bėrė njė punė tė mirė dhe se skuadrat e tjera mė vlerėsojnė".

  5. #5
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Futboll Zone

    Fabregas: “jo” Realit, “po” Eto’ose

    Mesfushori i Arsenalit, Sesk Fabregas, ka refuzuar kalimin e tij te Reali i Madridit dhe ka theksuar se Samuel Eto'o mund tė jetė zgjidhja perfekte nė sulm pėr "topēinjtė" pas largimit tė Tierri Henrisė. "Jam shumė krenar qė klube si Reali i Madridi interesohen pėr mua. I falenderoj, por pas largimit tė Tierri Henrisė te Barcelona nuk mund ta braktisė Arsenalin nė njė situatė tė tillė", deklaroi Sesk. Mesfushori spanjoll ėshtė shprehur shumė i lumtur pėr interesimin e Realit, por deklaroi se ėshtė bindur nga trajneri Arsen Venger pėr tė qėndruar te Arsenali. "Kam folur me presidentin Ramon Kalderon dhe drejtorin sportiv, Predrag Mijatoviē, janė dy persona tė veēantė. Por kam folur shumė gjatė edhe me trajnerin Venger, i cili mė bindi pėr tė qėndruar kėtu. Venger beson shumė te kjo skuadėr dhe gjithashtu te unė. Nuk mund tė largohem sepse nė moshėn 20-vjeēare mund tė bėj gjėra tė mėdha te Arsenali. Jam i ri dhe dua tė dėfrehem m shumė duke luajtur futboll. Do tė pėrpiqem tė fitoj tituj me Arsenalin dhe do tė jap maksimumin pėr kėtė skuadėr dhe pėr teknikun Arsen Venger. Eshtė e vėrtetė qė me largimin e Henrisė skuadra ėshtė dobėsuar pak, por mund tė them se me lojtarėt qė kemi mund tė bėjmė gjėra tė mėdha. Jam shumė i lumtur dhe e theksoj edhe njė herė se dshira ime ėshtė qė tė luaj te Arsenali". Nė fund, Sesk Fabregas, foli mbi zėvendėsuesin e Tierri Henrisė. Spanjolli shtoi se Samuel Eto'o mund tė jetė pasardhėsi ideal i francezit nė "Emirates Stadium". "Kėshilloj drejtuesit e Arsenalit qė tė pėrpiqen tė blejnė Eto'onė. E di qė ėshtė njė tratativė shumė e vėshtirė, ndoshta e pamundur, por mendoj se do tė ishte zgjedhja perfekte".

  6. #6
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Futboll Zone



    Oliver Kahn ka deklaruar qe ky eshte sezoni im i fundit.

  7. #7
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Futboll Zone



    E paparishikueshme, poshtėruese, argėtuese, e papritur. Ėshtė vėshtirė tė gjendet pėrcaktimi i duhur pėr tė pėrshkruar triumfin e Brazilit nė finalen e 42-tė Kupės sė Amerikės. Njė rezultat 3-0 kundėr njė Argjentine qė konsiderohej favoriti kryesor pėr tė fituar trofeun, por verdhjeshilėt e Karlo Dungės u panė zotė tė fushės nė raport me formacionin bardhekaltėr tė Alfio Baziles. Brazili pėrsėriti triumfin e vitit 2004, ndėrsa koleksionoi trofeun e tetė nė Kupėn e Amerikės pėrkundrejt njė Argjentine qėe nuk e fiton atė qė nga viti 1993. Hulio Baptista shėnoi golin e parė tre minuta pas fillimit tė lojės, ndėrsa nė minutėn e 39, kapiteni i Argjentinės, Roberto Fabian Ajala, rekordmeni me 115 ndeshje ndėrkombėtare shkaktoi njė autogol, qė mbylli pjesėn e parė 2-0 pėr Brazilin. Nė minutėn e 68 ishte Daniel Alves, qė shėnoi golin e tretė duke mbyllyr dhe llogaritė e takimit .



    Brazil 3-0 Argentina

  8. #8
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Futboll Zone



    Vazhdon “beteja” per Gabriel Hainzen

    Mancester Junaitedi i ka bere te ditur mbrojtesit Gabriel Hainze se nuk deshiron qe ai te shkoje te Liverpuli, edhe pse te kuqte kane ofruar gjashte milione sterlina per te. Por tani i takon argjentinasit qe te zgjidhe debatin mes dy klubeve, por ka te ngjare qe ceshtja te zgjatet edhe me teper se sa ajo e bashkekombasit te Hainzes, Karlos Tevez. Pasi Liverpuli ka pranuar te paguaje cmimin e kerkuar nga “Djajte e Kuq” per lojtarin 29﷓vjecar, ka marre vesh se figurat me te rendesishme ne “Old Trafford”, perfshi edhe Ser Aleks Fergusonin, do te donin qe ta shisnin Hainzen jashte Anglise. Mes dy klubeve nuk ka pasur asnje shit﷓blerje qe kur Fil Cisnall kaloi nga Liverpuli ne “Old Trafford” ne vitin 1964. Hainze ka edhe dy vjet kontrate me Mancesterin, por sipas rregullave te reja te FIFA﷓s, mund te prishe kontraten per vetem gjashte milione euro... dhe Liverpuli eshte gati qe ta paguaje ate shume. Nese parate ofrohen zyrtarisht, Junaitedi nuk mund te thote jo dhe vendimin duhet ta marre lojtari. Argjentinasi do te donte te kalonte ne “Anfield”, por nuk deshiron gjithashtu te ndahet keq me Junaitedin.

  9. #9
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Futboll Zone



    Brazili rikthehet nė majė e FIFA-s

    Brazili, fituesi i Kupės sė Amerikės 2007, u rikthye ne majėn e futbollit botėror, duke spostuar si Italinė (tani e treta) ashtu dhe Francėn (e katėrta) nga dy vendet e para qė mbanin nė renditjen e muajit qershor 2007. Brazili nė vend tė parė me njė shifėr tė bukur: 1500 pikė. Argjentina, finalistja e Kupės sė Amerikės u katapultua nė vendin e dytė, nga vendi i pestė qė mbante nė muajin qershor. Dy ekipet amerikano-jugore u ngjitėn nė krye tė futbollit botėror edhe pėr shkak se zhvilluan njė numėr tė konsiderueshėm ndeshjesh nė Kupėn e Amerikės. Meksika, qė zuri vendin e tretė nė Kupėn e Amerikės bėri njė kapėrcim prej 16 vendesh nė krahasim me nėj muaj mė parė. Ja dhe dhjetė tė parėt. 1. Brazili, 1500 pikė; 2. Argjentina, 1473; 3. Italia 1368; Franca 1357, 5. Gjermania, 1311, 6. Holanda, 1195; 8. Portugalia, 1146; 9. Spanja, 1144; 10. Meksika, 1142.

    E Merkure, 18 Korrik 2007

  10. #10
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Futboll Zone

    UEFA Cup 2007/2008

    19 Korrik

    Slaven - Croatia - Teuta - Albania 6 : 2
    Bezanija - Serbia - Besa - Albania 2 : 2

  11. #11
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Futboll Zone

    Eto’o: Milan, nese Barcelona me shet...

    20 Korrik Sulmuesi i Barcelons, Samuel Eto’o, pranon se ndihet i nderuar nga interesi i Milanit per te, por thekson se per momentin nuk ka ndermend te levize nga “Camp Nou”, gjithmone nese nuk i thone te kunderten. “Milani eshte nje skuader e madhe, e njohur mbareboterisht dhe fituan me merite ne Champions League. Ndihem krenar per faktin qe konsiderohem si nje objektiv nga nje klub kaq i rendesishem, por per momentin, jam mire ketu ku jam”, deklaroi kamerunasi 26﷓vjecar, ne nje interviste te publikuar ne te perditshmen italiane “La Gazzetta dello Sport”. “Jam shume i motivuar per te vazhduar etapen e suksesshme te karrieres sime tek Barcelona dhe jam ne nje klub te madh, prandaj nuk po kerkoj nje te tille. Ndihem shume i nderuar qe gjate karrieres sime kam mbrojtur fanellen e Barcelones dhe te Majorkes”. Ne lidhje me faktin qe Milani eshte i gatshem te vendose mbi tavoline 50 milion euro per te, Eto’o deklaron: “Kjo eshte dicka qe i perket klubit. Shifrat, mua asnjehere nuk me kane tunduar dhe as me kane prishur ndonjehere mendjen. Nuk e di nese kjo vlen edhe per Barcelonen”. Ne lidhje me konfirmimin e Ronaldinjos tek Barca, “shenjterimin” e Mesit ne Kupen e Amerikes dhe mberritjen e Henrise, Samueli thote: “Jam i lumtur, pasi skuadra do te jete shume e forte ne sulm. Futbolli, sic thote Mandela, zgjeron mendjet dhe horizontet. Kush e di, mbase nje dite do te kerkoj nje pervoje te re, por e tashmja ime i perket vetem Barcelones”.

  12. #12
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Futboll Zone


    10 lojtarėt mė tė paguar nė Premier Lige

    1) Xhon Terri

    Skuadra: Ēelsi

    Rroga: 195 mijė euro nė javė ose 10.200.000 nė vit

    2) Andrij Shevēenko

    Skuadra: Ēelsi

    Rroga: 180 mijė euro nė javė ose 9.500.000 nė sezon

    2) Mikael Balak

    Skuadra: Ēelsi

    Rroga: 180 mijė euro nė javė ose 9.500.000 nė sezon

    3) Stiven Zherrad

    Skuadra: Liverpul

    Rroga: 178 mijė euro nė javė ose 9.400.000 nė sezon

    4) Kristiano Ronaldo

    Skuadra: Manēester Und

    Rroga: 177 mijė euro nė javė ose 9.300.000 nė sezon

    5) Uejn Runi

    Skuadra: Manēester Und

    Rroga: 164 mijė euro nė javė ose 8.500.000 nė sezon

    6) Majkėll Ouen

    Skuadra: Njukastėll

    Rroga: 163 mijė euro nė javė ose 8.400.000 nė sezon

    7) Frank Lampard

    Skuadra: Ēelsi

    Rroga: 148 mijė euro nė javė ose 8.550.000 nė sezon

    Rio Ferdinand

    Skuadra: Manēester Und

    Rroga: 147 mijė euro nė javė ose 8.500.000 nė sezon

    9) Fernando Torres

    Skuadra: Liverpul

    Rroga: 133 mijė euro nė javė ose 7.000.000 nė sezon

    10) Didier Drogba

    Skuadra: Ēelsi

    Rroga: 133 mijė euro nė javė ose 7.000.000 nė sezon



    E Shtune, 21 Korrik 2007

  13. #13
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Futboll Zone

    Beckham debuton pėr LA Galaxy

    Bechkam beri debutimin ne ekipin e L.A Galaxy ne ndeshjen e mbremshme kunder Chelsea. Ne fushe hyn ne minuten e 78-te ndeshjes ku e pritnin 27.000 duartrokitje dhe ovacione te medha nga publiku.

    ''Ishte emocionuese'' , ēdo prekje apo goditje e topit nga ana ime sillte reakcion nga publiku, e kjo me jepte siklet ne fushe. Me te vertete doja te jem ne fushe sot...kjo eshte nje dite e madhe per klubin - deklaron Bechkam pas ndeshjes.

    Ne tribune gjendeshin edhe gruaja e tije Victoria se bashku me Katie Holmes, Gjithashtu prezenca e VIP-ave nuk mungonte, si psh: guvernatori i Kalifornise Arnold Schwarzenegger , aktoret Eva Longoria dhe Jennifer Love Hewitt, aktoret anglez John Hurt dhe Ray Winstone.

    Nen hijen e ketije lajmit: Chelsea mund LA Galaxy 1-0, me golin e shenuar nga John Terry ne minuten e 49

  14. #14
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Futboll Zone

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Altin111\";p=\"5489
    UEFA Cup 2007/2008

    19 Korrik

    Slaven - Croatia - Teuta - Albania 6 : 2
    Bezanija - Serbia - Besa - Albania 2 : 2
    2 Gusht 2007

    16:30 Teuta - Albania -- : -- Slaven - Croatia
    20:30 Besa - Albania -- : -- Bezanija - Serbia

  15. #15
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Futboll Zone

    O Altin, shikoje pak kete skedinen:
    Rops-Hameenlinna RF1
    Arsenal-Inter RF1
    Stabaek-Valerrenga RF1
    Bodo/Glimt-Honefoss RF1
    Kongsvinger-Mandalskam RF1
    Timra-Assyriska RF2
    Skeid-Ham-Kam RF2
    Leiria-Hajduk K RF1

    Pyete pak Laken "A te kujton gje emri Daja"
    Zmadhoje pak dhe shiko shumen ne fund.
    Po ky po na i nxjerr ndeshjet mrapsh mor vlla!!! Hahahahaha!
    Imazhet e Bashkangjitur Imazhet e Bashkangjitur

  16. #16
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Futboll Zone

    Daku po meri Lakes ndonje mendje per ndeshjet.

  17. #17
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Futboll Zone

    Bajerni me dhimbje koke ne sulm

    Rekordmeni gjerman i futbollit, Bajerni i Munihut po pėrballet me probleme tė mprehta nė sulm. Pas dėmtimeve tė Luka Tonit, Jan Shlaudrafit dhe Lukas Podolskit si dhe shitjes sė Roke Santa Kruzit, tashmė edhe Miroslav Kloze ėshtė i dėmtuar. “Kėpuca e artė” e Botėrorit tė Gjemanisė, autori i golit qė i dha Bajernit pak ditė mė parė Kupėn e Ligės, ėshtė dėmtuar nė shpatull. “Unė shpresoj, qė ai tė mos mungojė pėr njė kohė tė gjatė”, - tha trajneri i Bajernit, Otmar Hitcfeld. Nė ndeshjen kundėr Kėlnit priten tė mungojnė pėrveē Klozes edhe Frenk Riberi, Hamit Altintop, Bastian Shvajshtajger, Lusio dhe Ze Roberto. Bajerni e ka nisur mbarė parasezonin 2007.

    E Hene, 31 Korrik 2007

  18. #18
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Futboll Zone

    Celsi kerkon 40 milion euro per Balakun!

    Celsi eshte treguar i gatshem te bisedoje me Realin e Madridit per shitjen e kapitenit te perfaqesueses gjermane, Mikael Balak. Sipas informacioneve te media angleze, Celsi ka kerkuar tashme nje shume te pare per 30﷓vjecarin, i cili ne skuader erdhi vetem nje vit me pare nga Bajerni i Mynihut. A do te thote kjo se Mikael Balaku do te luaje tek Reali i Madridit sezonin e ardhshem? Te premten, trajneri i ri i Realit, Bernd Shuster, ne nje interviste per “ARD” foli per interesin e tij ndaj Balakut. “Jam i mendimit se Mikael do t’i pershtatej shume mire Realit te Madridit. Ai do te ishte hallka lidhese mes mesfushes dhe sulmit. Do te ishte vertet ideal”, deklaroi Shusteri. Por, nuk do te mjatoje deshira e trajnerit 47﷓vjecar qe kapiteni i Gjermanise t’i bashkohet Realit. Edhe pse ne sezonin e tij te pare tek Celsi, gjermani nuk shkelqu ashtu sic pritej, klubi i Abrahamovicit ka kerkuar 40 milione euro per shitjen e tij, edhe pse “blute” jane te gatshem te bisedojne. Ne mesfushen e plotesuar fale nje sistemi te ri te trajnerit Hose Murinjo, qe pritet te perdore si titul,are katershen Lampard, Esieni, Makelele dhe Maluda, largimi i Balakut nuk do te ishte shume i dhimbshem per skuadren. Madje, Murinjo, se fundmi ka lene shume dyshime pas deklarates se tij se stervitjet e Balakut jane te mangeta per shkak te demtimit, e kjo mund te coje ne mosaktivizimin e rregullt te tij. “Per te ka per te qene e veshtire”, tha Murinjo per kapitenin e perfaqesueses gjerman. Ne rast transferte, londinezet kane kohe te gjejne nje zevendesues tjeter.

    Reali pergatit valixhet me para

    Nga ana tjeter, nuk diskutohet gatishmeria e Realit te Madridit, per te plotesuar deshiren e trajnerit te tij, i cili deshiron te sjelle ne skuader nje tjeter gjerman, pas Metcelderit. “Valixhja e parave eshte gati, madje ajo me e madhja”. Kontrata e Balakut me Celsin perfundon ne 2010﷓n, nuk dihet ende qendrimi i tij ndaj interesit te Shusterit. Nga njera ane transferimi drejt Realit te Madridit, do te ishte nje hap i madh ne karrire dhe nje shans qe vjen vetem nje here. Ne miqesoren e fundit te londinezeve, kunder Gllasgou Rejnxhers, Balaku mungoi per shkak te demtimit dhe vazhdon te punoje me ekipin mjekesor per sherimin e tij.

  19. #19
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Futboll Zone

    UEFA Cup 2007/2008
    2 Gusht 2007

    16:30 Teuta - Albania -- : -- Slaven - Croatia
    20:30 Besa - Albania -- : -- Bezanija - Serbia

  20. #20
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Futboll Zone

    Riberi: Do tė mė bėjnė copė!

    “E di qė do tė ketė shumė futbollistė qė do tė pėrpiqen qėllimisht tė mė dėmtojnė, por nėse do tė mendoja pėr kėtė pėrpara se tė futesha nė fushė, nuk do tė luaja kurrė mirė”

    Me shfaqjet e tij “Gala” nė Kupėn e Ligės dhe me natyrėn e tij plot humor, ai ka fituar zemrat e tifozėve tė Bajernit tė Mynihut. “Pėr mua ishte shumė e rėndėsishme tė kisha njė fillim tė mirė”, tha 24﷓vjeēari nė njė intervistė pėr “Sport1”. Ai e di shumė mirė se pėr mbrojtėsat e Bundesligės do tė jetė “halė nė sy”. “E kam mėse tė qartė se ndonjėherė qėllimi i ndokujt do tė jetė vetėm pėr tė mė dėmtuar”.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 5 12345 I funditI fundit

Tema tė ngjashme

  1. Si te heqim qimet ne bikini zone
    Nga lifee nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-02-2013, 09:15 PM
  2. Dashuria, fole nė zonė lufte
    Nga Erinaa nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-06-2012, 08:40 PM
  3. Baraleta +18 (zone e kuqe)
    Nga ReniX nė forum Barsaleta dhe Humor nė Vite
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-07-2009, 08:04 PM