Receta Gatimi

HIV/AIDS


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 9 prej 9
  1. #1
    i/e rregjistruar 35% Maska e PoLiGrAfIkSi
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    SOUTH BEACH MIAMI
    Postime
    852
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    HIV/AIDS

    menyrat e trasmetimit dhe menyren e brojtjes ndiqni videon.

    http://www.youtube.com/watch?v=C_9RyAxFgFk

    MOS NGURONI PER TE BLERE NJE CONDOM (PERZEVATIV) JU MBRON JO VETEM NGA SEMUNDJET POR EDHE NGA SHTATEZANIA E PA DESHIRUAR

  2. #2
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: HIV/AIDS

    Kjo eshte me te vertete shume e tmerrshme dhe ne te njejten kohe teper e frikshme. Por jam i mendimit qe eshte dhe pak e egzagjeruar qellimisht.
    Njerezit vdesin perdite edhe nga shume shkaqe te ndryshme si psh: semundje te tjera vdekjeprurese, aksidente, terrorizem etj.
    Mund te permendim kancerin qe merr jete njerezish dita dites, dhe nuk eshte numer i vogel. Gjithashtu edhe shume semundje te tjera te pasherueshmete si te zemres, veshkave etj qe shmangen vetem me transplant (edhe kjo shume e veshtire te arrihet pa nje donator).
    Vetem ne Shqiperi keta dy muajt e fundit eshte shenuar nje numer rekord persa i perket vdekjeve nga aksidente automobilistike ose rrethana te tjera. Po ne te gjithe boten?
    Ne lajme degjojme perdite per te vraret ne Irak nga sulmet kamikaze ose jo.
    Numri i ketyre vdekjeve ndoshta eshte me i madh se i vdekjeve nga AIDS.
    Gjithsesi nuk mendoj se nuk eshte nje problem serioz, sidomos kur mund ta parandalosh. Por kjo eshte pjese e jetes dhe si e tille duhet pranuar.

    Best reggards Daku323

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: HIV/AIDS

    E tmerrshme eshte, nuk e dija qe mund te ngjitej dhe nga kepucet

  4. #4
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: HIV/AIDS

    Kjo nuk eshte aspak e vertete. Te pakten une nuk e besoj! Semundja merret vetem me transfuzion gjaku.

  5. #5
    i/e rregjistruar 35% Maska e PoLiGrAfIkSi
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    SOUTH BEACH MIAMI
    Postime
    852
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: HIV/AIDS

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga EMAUS\";p=\"6784
    E tmerrshme eshte, nuk e dija qe mund te ngjitej dhe nga kepucet

    EMAUS me sa e kam kuptuar un ate video nuk thot qe merret nga kepuca por ajo shenja tregon qe ky person eshte mbartes i virusit hiv/aids

  6. #6
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: HIV/AIDS

    SIDA---semundja e shekullit

    (Anglisht- AIDS)--shkurtimi i Aquired Immune Deficiency Sindrome --Sindromi i mungeses se Imunitetit te Fituar.
    C'eshte SIDA?------- Eshte semundje qe shkaktohet nga retrovirusi HIV.Per here te pare u diagnostifikua me 1981.Ka prekur te pese kontinentet.Vendet te cilat jane me atakuara nga ky virus jane:rajonet e Evropes Lindore dhe te Azise Qendrore.Deri ne fillim te vitit 2000nga kjo semundje ne shkalle boterore vdiqen rreth 18 milion dhe ishin percaktuar 36 milion banore seropozitive.
    -Rasti i pare ne Shqiperi eshte identifikuar ne vitin 1993.Ndersa ky numer eshte ne rritje e siper.Ndersa ne Kosove deri ne fillim te vitit 2001 ishin percaktuar 30 raste nga SIDA.
    -Me cka karakterizohet kjo semundje?
    Sida karakterizohet me renie te theksuar te mbrojtjes imunitare,me plogeshti dhe renie ne peshe.
    Perhapet: me rruge seksuale(menyra me e shpeshte),rruget e gjakut,nepermjet transfuzionit dhe injeksioneve dhe nga nena e infektuar te femija i porsalindur.
    Masat me kryesore--informacion,parandalim,kujdes.
    Deri me tani nuk ekziston asnje vaksine kunder kesaj semundje VRASTARE.
    Dita boterore e SIDES eshte 1 dhjetori.
    Per kete vit motoja e nje dhjetorit eshte:
    "JETO,LERENI TE JETOJNE"

  7. #7
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: HIV/AIDS

    SIDA/ HIV

    HIV (Virusi i mungesės sė imunitetit njerėzor) ėshtė njė virus qė shkatėrron mbrojtjet e trupit kundėr infeksioneve. HIV prek nė mėnyrė tė veēantė qeliza tė caktuara tė bardha tė gjakut, qė quhen limfocite, tė cilat janė tė domosdoshme pėr mbrojtjen e trupit. Kur trupi infektohet me HIV, antitrupat formohen kundėr HIV, e cila ėshtė njė shenjė e pagabueshme qė virusi ndodhet nė trup. Njė person me HIV quhet "HIV pozitiv". Antitrupat mund tė mbajnė tė ulėt nivelin e virusit pėr shumė vjet, por ato nuk mund ta vrasin dot, pjesėrisht sepse ai ngulitet nė genet e qelizave tė infektuara.

    Kur virusi shumėzohet, qelizat e bardha tė gjakut shkatėrrohen. Nė tė njėjtėn kohė, disa viruse tė tjera pėrhapen nė organet e limfės dhe sulmojnė qeliza tė tjera tė bardha tė gjakut. Mė nė fund, njė sasi e madhe qelizash tė bardha tė gjakut shkatėrrohen nga infeksioni HIV. Kjo bėn qė trupi tė humbasė njė pjesė tė madhe tė aftėsisė sė tij pėr tė mbrojtur veten kundėr disa infeksioneve zakonisht tė padėmshme dhe kundėr tumoreve tė kėqija. Kjo faza e fundit e infeksionit HIV quhet SIDA (AIDS), e cila do tė thotė Sindromė e Ngjitur e Mangesisė sė Imunitetit. Nė disa raste duhet njė kohė e gjatė qė nga infeksioni deri nė shfaqjen e simptomave tek i infektuari. Sidoqoftė, virusi po shumėzohet nė trup gjatė gjithė kėsaj kohe dhe ky person mund tė infektojė tė tjerėt. Nėse keni arsye pėr tė besuar qė jeni infektuar me HIV, duhet tė ekzaminoheni nga njė doktor.

    Si transmetohet HIV?
    HIV mund tė transmetohet nėpėrmjet gjakut, spermės ose sekrecioneve vaginale tė infektuara. Ai mund tė transmetohet me anė tė marrėdhėnieve tė pambrojtura, shkėmbimit tė gjilpėrave tė pista si dhe nga nėna nė fėmijė gjatė shtatzėnisė, lindjes ose dhėnies sė qumėshtit. Njerėzit mund tė infektohen edhe me anė tė transfuzioneve tė gjakut. Megjithatė, nė Suedi rreziku i kėsaj ėshtė gati zero ngaqė i gjithė gjaku analizohet.

    Cilat janė simptomat e HIV?
    Shumė prej atyre qė infektohen me HIV mbeten pa probleme pėr disa vjet. Megjithatė, disa mund tė paraqesin shenja tė infeksionit tė mprehtė viral me ethe pas nja dy javėsh, dhimbje tek qafa, lodhje, nyja tė fryra tė limfės dhe disa herė skuqjen e lėkurės. Kėto probleme zhduken vetė. Pas njė periudhe e cila mund tė zgjatet nga disa muaj nė disa vjet, i infektuari mund tė pėrjetojė njė ose mė shumė nga kėto probleme: nyja tė fryra tė limfės, infeksione mykore nė membranėn me mukozė tė gojės, herpes, djersitje tė rėnda gjatė natės, ethe tė qėndrueshme, kolla, humbje e madhe e peshės, diareja dhe lodhja problematike dhe tė qėndrueshme.

    Qė tė dyshohet diagnoza e SIDA-s, personi i infektuar me HIV duhet tė infektohet me diēka qė njerėzit normalė dhe tė shėndetshėm nuk e kanė. Nė Suedi, mė i zakonshmi ėshtė lloji i pneumonisė qė shkaktohet nga virusi Pneumocystis carinii, ndėrsa nė vende nė zhvillim tuberkuloza ėshtė mė e zakonshmja. Njė sėmundje tjetėr qė mund t’u ngjitet atyre qė vuajnė nga SIDA ėshtė sarkoma e Kaposit, e cila ėshtė njė tumor enėzor nė lėkurė, membrana me mukozė ose njya tė limfės.

    Cila ėshtė procedura e testimit?
    Qė tė vėrtetohet nėse dikush ėshtė i infektuar me HIV, doktori merr njė analizė tė zakonshme gjaku, e cila shqyrtohet nė laborator. Rezultati jepet pas afro njė jave. Testimi bėhet falas.

    Si trajtohet HIV/SIDA?
    Nuk ka aktualisht kurim pėr SIDA-n, por ilaēe tė ndryshme antivirale mund tė pengojnė rritjen e virusit nė trup. Shumica e infeksioneve qė ndodhin gjatė fazės sė SIDA-s mund tė trajtohen.

    Po partneri im?
    Partneri juaj aktual si dhe tė gjithė partnerėt e mėparshėm tė cilėt mund tė jenė tė infektuar duhet tė ekzaminohen. Njė person i infektuar ne HIV duhet tė ndjekė drejtimet e doktorit pėr parandalimin e infektimit tė tė tjerėve.

    Mbani mend!
    Njė prezervativ siguron gjithmonė mbrojtje tė mirė kundėr HIV/SIDA-s. Megjithatė, ekziston rreziku i infeksionit nga marrėdhėniet e pambrojtura vaginale dhe anale. Ekziston gjithashtu njė rrezik nėse sperma ose sekrecionet vaginale futen nė goj.

  8. #8
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re:Dita Boterore Kunder AIDS





    Dita Boterore Kunder AIDS

    Sipas vleresimeve te UNAIDS-it, aktualisht 39.5 milione njerez jane te infektuar me HIV, ku perfshihen 2.3 milione femije. Gjate vitit 2006 rreth 4.3 milione njerez u infektuan nga ky virus. Afersisht gjysma e te gjithe personave te infektuar me HIV e kane marre virusin perpara moshes 25 vjec dhe vriten nga AIDS-i perpara se te mbushin 35 vjec.
    Rreth 95% e personave te infektuar me HIV/AIDS jetojne ne vendet ne zhvillim. Por sot HIV-i kercenon burrat, grate dhe femijet ne te gjithe kontinentet e botes.
    Duke filluar qe prej 1 Dhjetorit 1988, Dita Boterore Kunder AIDS-it nuk ka qellim vetem mbledhjen e fondeve, por edhe rritjen e ndergjegjesimit, luften kunder paragjykimit dhe permiresimin e edukimit. Dita Boterore Kunder AIDS-it luan nje rol te rendesishem per t’i kujtuar njerezit qe HIV-i nuk eshte zhdukur, dhe qe ka ende shume gjera qe duhen bere.

    Tema per Diten Boterore Kunder AIDS-it 2007

    Dita Boterore Kunder AIDS-it fillimisht u organizua nga UNAIDS, e cila e zgjodhi temen pas konsultimeve me organizatat e tjera. Ne vitin 2005 UNAIDS-i ia delegoi pergjegjesine per Diten Boterore Kunder AIDS-it nje organizate te pavarur te njohur si Fushata Boterore Kunder AIDS-it (WAC).
    Slogani i WAC-it eshte “Thuaji Ndal AIDS-it: Mbaj Premtimin”. Ky slogan eshte nje apel per qeverite, vendimmarresit dhe autoritetet shendetesore rajonale per te siguruar qe keto te realizojne objektivat e shumte te vendosur ne luften kunder HIV-it dhe AIDS-it, dhe vecanerisht per te vene ne jete premtimin per akses universal ndaj sherbimeve te trajtimit, kujdesit, mbeshtetjes dhe parandalimit te HIV-it deri ne vitin 2010. Kjo fushate do te vazhdoje deri ne vitin 2010, duke pasur nje teme perkatese te zgjedhur cdo vit per Diten Boterore Kunder AIDS-it.
    Tema e vitit 2007, “leadership”, ve ne dukje nevojen per inovacion, vizion dhe vazhdimesi te qendrueshme ne kushtet e sfides me emrin AIDS. Fushata u ben thirrje te gjithe sektoreve te shoqerise te tilla si familjeve, komuniteteve dhe organizatave te shoqerise civile – dhe jo vetem qeverive – per te marre iniciativa dhe per te ofruar udheheqje per ceshtjen e AIDS-it, ku secili individ apo grup : “Merr ne dore Fatin e Vet” dhe behet me i pergjegjshem per rolin qe ka ne luften kunder HIV/AIDS.

    Thuaji Ndal AIDS-it tek femijet

    Ne harmoni me temen e ketij viti, AVERT-i po zbaton fushaten Thuaji Ndal AIDS-it tek femijet me synimin per te bere thirrje per veprime urgjente per parandalimin e transmetimit nga nena-tek-femija (PMTCT). Aktualisht vetem 9% grave shtatzena te infektuara me HIV qe jetojne ne vendet ne zhvillim u sigurohen medikamentet qe parandalojne transemtimin e virusit tek foshnjat e tyre. Si pasoje, rreth gjysme milioni femije infektohen me HIV cdo vit. Fushata Thuaji Ndal AIDS-it tek Femijet u ben thirrje qeverive dhe organizatave nderkombetare per te permiresuar urgjentisht mbulesen e PTMCT-se ne shkalle boterore.
    Temat e meparshem te Dites Boterore Kunder AIDS-it
    Temat e Dites Boterore Kunder AIDS-it pergjate viteve te kaluara perfshijne:
    2007 – Thuaji Ndal AIDS-it; Mbaj Premtimin – Lidership
    2006 - Thuaji Ndal AIDS-it; Mbaj Premtimin – Behu I Pergjegjshem
    2005 - Thuaji Ndal AIDS-it; Mbaj Premtimin
    2004 – Grate, Vajzat, HIV-i dhe AIDS-i
    2003 – Stigma & Diskriminimi
    2002 - Stigma & Diskriminimi
    2001 – Mua me Intereson. Po ty?
    2000 – AIDS: Burrat jane te rendesishem
    1999 – Degjo, Meso, Jeto: Fushata Boterore Kunder AIDS-it me Femijet dhe Adultet e Rinj
    1998 – Force per Ndryshim: Fushata Boterore Kunder AIDS-it me Adultet e Rinj
    1997 – Femijet qe Jetojne ne nje Bote me AIDS
    1996 – Nje Fjale, Nje Shprese
    1995 – Ndarje te Drejtash, Ndarje Pergjegjesish
    1994 – AIDS-i dhe Familja
    1993 – Vepro
    1992 – Angazhim Komunitar
    1991 – Te Perballojme Se Bashku Sfiden
    1990 – Grate dhe AIDS-i
    1989 – Rinia
    1988 – Komunikimi

    Per te mesuar dicka me teper rreth asaj qe po ndodh ne bote, ose per te listuar te gjitha ngjarjet te cilat ju mund te jeni duke i zbatuar lokalisht ne kete Dite Boterore Kunder AIDS-it, lutemi vizitoni kalendarin e ngjarjeve te WAC-it.

    Fjongoja e Kuqe e AIDS-it

    Fjongoja e kuqe eshte nje simbol nderkombetar i ndergjegjesimit ndaj AIDS-it e cila mbahet nga njerezit gjate gjithe vitit dhe vecanerisht gjate Dites Boterore Kunder AIDS-it per te treguar interes dhe shqetesim per HIV-in dhe AIDS-in, dhe per t’u kujtuar njerezve te tjere per nevojen e mbeshtetjes dhe angazhimit te tyre.
    Fjongoja e kuqe filloi si nje perpjekje “jo qendrore e politikes”; si pasoje nuk ka vetem nje prodhues te vetem zyrtar te fjongos se AIDS-it, dhe shume njerez prodhojne fjongot e veta. Eshte dicka qe mund te behet fare thjesht – perdor pak fjongo te kuqe te zakonshme dhe nje gjilpere te vogel mberthyese!

    Cfare mund te bej une per te mbeshtetur Diten Boterore Kunder AIDS-it?

    Ka shume menyra nepermjet te cilave ju mund te mbeshtesni Diten Boterore Kunder AIDS-it. Per shembull:

    * Te rrisni ndergjegjesimin per HIV-in dhe AIDS-in ne zonen tuaj
    * Te mbani nje fjongo te kuqe dhe t’u kerkoni te tjereve te bejne te njejten gje
    * Te regjistroheni si nje mbeshtetes i fushates Thuaji Ndal AIDS-it tek Femijet
    * Te mbroni veten dhe partneret tuaj – kjo eshte menyra e pare dhe me efektive per te parandaluar perhapjen e HIV-it
    * Nese jeni i shqetesuar - beni testin, keshillohuni.

    Ne ambjentet e shkolles ose punes, ju mund te mbeshtesni Diten Boterore Kunder AIDS-it, duke:

    * U veshur ne menyre te vecante, qe bie ne sy
    * Ngjitur dhe vendosur postera - duke i perfshire njerezit ne biseda
    * Prodhuar dhe shitur fjongo te kuqe
    * Organizuar nje fushate krijuese shkrimesh ose posterash
    * Krijuar nje debat ose quiz – ne faqen tone te internetit ka mjaft ide per temat e mundshme
    * Gatuar ushqime nderkombetare ose duke shitur embelsira
    * Gjetur sponsore te ndryshem per gara me tre kembe ose ngritje balonash
    * Inkurajuar miqte tuaj, familjen, koleget ose nxenesit per te shprehur ndjenjat e tyre dhe per te zgjeruar njohurite e tyre rreth AIDS-it
    * Perdorur imagjinaten tuaj!

    Dita Boterore Kunder AIDS-it ne internet

    Interneti eshte nje menyre madheshtore per te kontaktuar me njerez nga e gjithe bota – p.sh. shume njerez nga vende te ndryshme po e lexojne kete faqe interneti ne keto momente. Tani njerezit shpenzojne me shume kohe te jetes se tyre ne internet – kur jane ne pune, ne shkolle, ne shtepi. Njerezit bejne Pazar, bisedojne, gjejne shoke te rinj, studiojne dhe punojne online. Nese ju jeni te interesuar per percuarjen e nje mesazhi ne sa me shume njerez qe te jete e mundur, interneti mund te jete nje menyre per t’ia arritur kesaj.
    Kushtojini pak kohe pikave te meposhtme:

    * Futjes se informacionit rreth Dites Boterore Kunder AIDS-it ne faqen tuaj te internetit, si dhe per cdo ngjarje tjeter lokale qe ndodh ne komunitetin tuaj.
    * T’i kekosh shkolles tende, kolegeve ose punedhenesve qe dhe ata te ofrojne informacion te tille ne faqet e tyre te internetit.
    * Listimit te ngjarjeve tuaja ne faqen e internetit te Fushate Boterore Kunder AIDS-it dhe/ose Trustit Kombetar Kunder AIDS.
    * Te mesosh me teper rreth HIV-it dhe AIDS-it: AVERT.org ofron informacion te bollshem rreth AIDS-it, epidemise globale, statistikave dhe edukimit rreth HIV-it dhe AIDS-it. Gjithashtu, ne faqen tone mund te gjeni lidhje me faqe te tjera interneti te lidhura specifikisht me temen “Mbaj Premtimin”.

    Provoni quiz-in Dita Boterore Kunder AIDS-it

    Mendoni se dini gjithcka per Diten Boterore Kunder AIDS-it?
    Provoni quiz-in Dita Boterore Kunder AIDS-it ne faqen e internetit Avert.org!



    Mund te punojme sebashku per nje bote pa AIDS

  9. #9
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: HIV/AIDS

    Do e festojme sot???

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Alkooli, mė shumė viktima se AIDS
    Nga olsii nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-02-2012, 01:30 PM
  2. Aksidentalisht me AIDS
    Nga Kliton nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 11:58 AM
  3. Dita Botėrore e AIDS-it. Nė Shqipėri 450 tė infektuar
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2009, 09:19 PM
  4. Zbulohet vaksinė qė ul rrezikun nga AIDS
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-09-2009, 07:55 AM
  5. Parfumi shėron AIDS-in
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 08:19 PM