Shefi i gjigantit softuerik Microsoft, Bill Gates, ka deklaruar tė hėnėn se interneti, si mjet i lirisė sė shprehjes, do tė duhej tė qėndroj nė Kinė dhe censurėn e Pekinit e ka pėrshkruar si “shumė tė kufizuar.
Nė njė intervistė dhėnė rrjetit televiziv amerikan ABC nė lidhje me kontestin e kompanisė Google me Kinėn, Gates ka thėnė se interneti ėshtė subjekt i censurės nė mbarė botėn, por pėrkundėr kėsaj ai ėshtė dėshmuar si i qėndrueshėm nė promovimin e lirisė dhe shkėmbimit tė ideve.

“Duhet tė vendosni, ose do tė respektoni ligjet nė shtetet nė tė cilat veproni ose jo. Nėse jo, do tė mund tė ndėrprisnit veprimtarinė”, ka thėnė Gates, njeriu mė i pasur nė botė, pa e pėrmendur kompaninė Google.
“Orvatjet kineze me censurim tė internetit janė shumė tė kufizuara. Mendoj se ėshtė shumė e rėndėsishme qė interneti tė mbetet atje”, ka shtuar ai.

Gates ka bėrė kėto deklarata nė njė kohė kur Kina po mbron orvatjet e saja pėr kontrollimin e internetit, dy javė pasi qė Google ka njoftuar se dėshiron tė heq dorė nga censurimi i makinės sė saj tė kėrkimit Google.cn. Kompania kishte raportuar se faqen e tyre po e sulmonin vazhdimisht hakerėt kinezė.