Dy vėllezėr nga fshati Vidohovė e rrethit tė Devollit, nė Shqipėri, janė ekzekutuar mesditėn e sė premtes me armė zjarri nė njė nga rrugėt e fshatit tė tyre, ndėrsa njė i tretė ėshtė nė gjendje shumė tė rėndė. Viktimat janė Taulant, Xhilion dhe Eldi Mulliri.
Pas ngjarjes nė fshat ka mbėrritur policia qė ka rrethuar gjithė zonėn si dhe ka bllokuar kufirin me Greqinė. Fshati Vidohovė ndodhet fare pranė kėtij kufiri dhe pėr kėtė ėshtė kėrkuar ndihma e policisė greke e cila po lėviz me patrulla pėrgjatė kufirit me Shqipėrinė.

Nė ndihmė tė policisė lokale janė nisur edhe repartet e RENEA-s me helikopter pėr shkak se dyshohej se autori ndodhej nė fshat i armatosur.

Dyshimet e para ranė mbi njė hakmarrje tė mundshme. Nėna e tre viktimave nė nėntor tė vitit 2005 u zbulua se ishte autorja e masakrimit tė njė fėmije 7 vjeē pėr shkak tė xhelozisė. Liljana Mulliri, kishte vrarė e mė pas copėtuar dhe hedhur nė njė pus trupin e viktimės.

Mė pas ajo u zbulua se ishte autorja dhe tė afėrmit, bashkėshorti dhe djali i saj, njė nga viktimat e mesditės sė tė premtes kėrkuan dėnim kapital pėr gruan e cila aktualisht vuan dėnimin nė njė burg nė Tiranė.

Por njė tjetėr variant ėshtė ngritur menjėherė sipas tė cilit autori i vrasjes ėshtė njė 37- vjeēar me origjinė nga Thumana me emrin, Besim Karaj. Ai ka qėlluar pėr xhelozi ndaj njė prej vėllezėrve Mulliri, i cili mendohet se kishte lidhje jashtėmartesore me bashkėshorten e tij.

Vrasja ka ndodhur nė qendėr tė fshatit dhe sipas policisė Besim Karaj me armė zjarri kallashnikov ka qėlluar mbi tre vėllezėrit duke vrarė nė vend dy ndėrsa i treti 18 vjeē ėshtė nė gjendje shumė tė rėndė pėr jetėn nė spital. Policia ėshtė ende nė njė aksion nė njė pyll pranė kufirit me Greqinė pėr tė kapur autorin.