Brenda Partisė Socialiste po rritet presioni pėr mbledhjen sa mė parė tė Asamblesė Kombėtare pėrpara uljes nė tryezė me presidentin Topi. Deputeti Kastriot Islami pas kthimit nga Strasburgu tha se ėshtė koha e forumit tė lartė drejtues ndėrsa akuzoi Berishėn se nė 19 vjet ka kėrkuar diversion brenda sė majtės.
“Ka 18 vjet qė kėrkon diversion nė PS, dhe me sa duket kėtė radhė sponsorizon vetėm Ramėn pėr tė bėrė kėtė diversion dhe pėr tė ēuar nė njė fragmentim tjetėr tė Partisė Socialiste. Duhet bėrė njė vlerėsim i situatės konkrete, duhet marrė nė konsideratė dhe njėherė tjetėr ēėshtja e bojkotit e cila mund tė ēiftohet keq nė 4 mars me ēėshtjen e respektimit tė Kushtetutės pėrsa i pėrket mbarimit tė mandatit”, deklaroi Islami.

6 muajt me parė, Islami dhe deputetėt tė “Lėvizjes pėr mendim ndryshe” paralajmėruan se do tė hyjnė nė muajin mars nė Kuvend pėr tė mos lejuar djegien e e mandateve. Islami shprehet i sigurt se nė fillim tė marsit nė sallėn e kuvendit do tė jenė tė 64 deputetėt socialistė, ndėrsa argumenton se mandatet dhe bojkoti janė 2 ēėshtje tė ndryshme.

Brenda 10 shkurtit pritet qė nė Shqipėri tė mbėrrijė delegacioni i Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės kryesuar nga presidenti i kėsaj asambleje. Burimet jo zyrtare konfirmojnė bisedimet qe ky mision do tė kėtė me drejtuesit e kampeve kryesore politike pėr tė shkuar mė pas nė njė tryezė negociatash tė kryesuar nga presidenti Topi. Por deri mė sot nuk ka asnjė konfirmim zyrtar pėr ditėn e mundshme si dhe pjesėmarrjen zyrtare tė kryeministrit Berisha pėrballė tezės sė socialistit Rama se hetimi i zgjedhjeve pėrfshin sė pari hapjen e kutive tė 28 qershorit.