Temperaturat e uleta qe po kalojme keto dite jane nje kercenim i vertete per te moshuarit, femijet shume te vegjel, per personat e prekur nga semundje kronike, si dhe per te pastrehet.

Edhe per te rinjte dhe njerezit e shendetshem, ne rast se nuk merren masa dhe nuk tregohet kujdes, i ftohti mund te jete vertete i rrezikshem per ta.

Ndaj po ju japim disa keshilla per jeten e perditshme ne kete periudhe te ftohte te dimrit.


Ne shtepi

Kujdes me temperaturen e ambientit! Evitoni tharjen e ajrit! Nese perdorni kalorifere kujdesuni qe te vendosni edhe nje ene me uje qe te valoje, me qellim perhapjen e lageshtise, te nevojshme kur ne dhome behet nxehte.

Po ashtu evitoni izolimin e plote te dritareve dhe dyerve dhe shpesh hapini ato per t'u ajrosur gjate mengjesit.

Kush ngrohet me gaz duhet te beje kujdes ne kontrollin e herepashershem te rubinetit prej nga clirohet lenda djegese.

Jashte shtepise

Ne rast temperaturash dimerore teper te uleta, keshillohet qe dalja nga shtepia te behet ne oret me pak te ftohta te dites, duke evituar mengjesin e hershem, si dhe oret e mbremjes.

Shume kujdes duhet te tregojne personat me semundje kardio-vaskulare ose te frymemarrjes, te cilet duhet te vishen mire para se te dalin.

Nese shihni njerez te pastrehe, kujdesuni per ta duke i telefonuar qendrave pergjegjese apo policise, me qellim qe neteve te ftohta te kene edhe ata nje vend te ngrohte ku te kalojne disa ore.

Po ashtu, para se te dilni nga ambientet e brendshme ne ato te jashtme, vishuni trashe me doreza, kapele, shall, si dhe perdorni zbutes per buzet dhe krem hidradant per duart e fytyren.

Per te gjithe ju qe beni aktivitete fizike, nese temperaturat nuk jane ekstreme, atehere mund te vijoni te beni ushtrime, por pa u sforcuar.


Ushqimi


Konsumoni vakte dhe pije te nxehta. Pini sasi te medha lengjesh dhe merrni kalori pasi keshtu rritet nxehtesia brenda trupit.

Eshte e rendesishme qe ushqimi te jete i ekuilibruar. Duhen konsumuar patjeter dy litra lengje ne dite, preferohet caji apo lengu i portokallit.

Pasurojini vaktet me fruta dhe zarzavate qe permbajne vitamina, kripera minerale shume te rendesishme per shendetin dhe mbrojtjen ndaj te ftohtit.

Mos harroni pirjen e qumeshtit dhe mjaltit, qe jane produkte shume te mira kunder te ftohtit.

Merrni edhe proteinat e duhura permes mishit dhe peshkut,ndersa evitoni pijet alkoolike apo superalkoolike.