Shėrbimi dhe rrjeti shoqėror online Facebook ka pėrgatitur dizajn tė ri, i cili ėshtė pėrshtatur me ditėlindjen e tij tė gjashtė me radhė.Programuesit e Facebookut na kanė pėrgatitur edhe njė befasi. Prej sot e tutje, neve do na ofrohet nė shėrbim njė ridizajnim i faqes sė parė tė kėtij shėrbimi.
Veē atyre vizuale, ndryshimet e reja pėrfshijnė edhe ndryshime nė vet funksionalitetin e shėrbimit kėshtu qė pėr shembull fusha pėr kėrkime tė pėrmbajtjes ėshtė vendosur nė vend tjetėr dhe zmadhuar, ėshtė modifikuar pėrzgjedhėsi kryesor, ėshtė shtuar i ashtuquajturi “Aplication Dashboard” i cili ofron pamje tė aplikacioneve tė cilat ju apo kontaktet tuaja kanė pėrdorė rishtazi, si dhe shumė ndryshime tjera.
Nė tė njėjtėn kohė, themeluesi i kėtij rrjeti Mark Zuckerberg ka njoftuar edhe pėr njė arritje tė produktit tė tij. Sipas tij, Facebook ka thyer kufirin prej 400 milionė pėrdoruesve dhe ėshtė etabluar edhe mė shumė si rrjeti mė i popullarizuar shoqėror nė internet.