Sipas pohimeve tė burimeve tė afėrta mė prodhuesit, Jaguar nė bashkėpunim me Lotus ka shpikur dhe prodhuar versionin elektrik tė modelit XJ, i cili aktualisht ėshtė nė fazė tė testimit.Deri mė tani nuk ka asnjė lloj tė dhėnash zyrtare pėr motorizimin e tij, autonominė e gjėra tė ngjashme, megjithatė disa imtėsira kanė rrjedhur nė publik.
Merret vesh se modeli elektrik XJ do tė ketė elektromotor me bateri litium-jon. Fuqia e motorit do tė jetė rreth 200 kuaj fuqi, e momenti mė i madh i rrotullimit rreth 400 Nm. Baterive do t’u ndihmojė edhe motori 1.2 litėrsh prej tre cilindrash me fuqi prej 50 kuaj fuqi i punuar nga ana e Lotusit. Supozohet se autonomia e kėtij automjeti do tė jetė deri nė 1.000 kilometra, derisa shpenzimi mesatar do tė sillet nė mė pak se pesė litra pėr 100 kilometra tė kaluara.




Duke marrė parasysh se strukturėn bazė tė modelit XJ e ndajnė edhe modelet e Range Rover pritet qė kjo teknologji tė bartet edhe tek ta nė tė ardhmen.



Tani pėr tani nuk dihet se kur ky automjet do tė ofrohet nė treg, ani pse dalja e tij duket tė mos jetė nė pikėpyetje.