Numri i personave qė vuajnė nga shqetėsimet alergjike vazhdon tė rritet. Kruarje, teshtima, sy qė lotojnė, por vėshtirėsi nė frymėmarrje, madje edhe astmė: tė gjitha kėto simptoma ua bėjnė jetėn ferr miliona njerėzve qė janė alergjikė kur vjen pranvera. Pėr tė mėsuar diēka mė shumė lexoni kėshillat e njė doktori, qė tregon nė mėnyrė tė pėrmbledhur se cilat janė shkaqet e kėsaj patologjie dhe jep disa kėshilla, edhe pėr sa i pėrket pėrdorimit tė barnave homeopatikė, pėr tė parandaluar dhe vepruar me efikasitet mbi shqetėsimet e bezdisshme qė shkakton alergjia.
Pesėdhjetė vitet e fundit, treguesi i sėmundjeve alergjike ka pasur njė rritje dramatike. Sot llogaritet qė vuan nga ky shqetėsim 20 deri nė 30 pėr qind e popullsisė sė vendeve tė industrializuara. Format alergjike mė tė pėrhapura janė: ekzema atopike, riniti alergjik, astma alergjike. Kohėt e fundit ėshtė rritur ndjeshėm edhe numri i alergjive ushqimore. Sėmundjet alergjike kanė njė etiologji shumėfaktoriale, pra me fjalė tė tjera janė shtuar nga faktorė qė mund t’i shkaktojnė. Njė nga kėto shkaqe ėshtė prirja gjenetike, por e vetme kjo prirje nuk mund tė nxisė njė fenomen alergjik. Duhet qė personi tė jetė i ekspozuar ndaj alergjenėve ambientalė dhe nė kėto dhjetė vitet e fundit natyra ėshtė pasuruar me alergjenė: ne mendojmė pėr ndotjen e mjedisit, ngrohjen globale, ushqimet gjithnjė e mė tė rafinuara etj. Sė fundmi, shkaku qė pretendohet se ėshtė mė i rėndėsishmi pėr zhvillimin e njė alergjie, ėshtė modifikimi i ekuilibrit tė sistemit imunitar. Me kėtė duam tė themi se te personat alergjikė sistemi imunitar ėshtė “ēmendur”, pra ėshtė zhvilluar mė shumė njėra pjesė se tjetra dhe pėr fat tė keq pjesa qė ka mbetur e pazhvilluar ėshtė pikėrisht ajo qė prodhon antitrupat “IgE”, pėrgjegjėse tė ndjeshmėrisė dhe tė shfaqjes sė mėvonshme tė alergjisė. Pėr ta kuptuar mė thellė sėmundjen, pyetja qė duhet tė shtrojmė ėshtė pikėrisht kjo: pėrse kėta persona kanė mė tė zhvilluar kėtė pjesė tė sistemit imunitar? Sot flitet pėr hipoteza higjienike. Shumė tė dhėna eksperimentale tregojnė se gjatė fėmijėrisė nuk kemi kontakt tė mjaftueshėm me viruset dhe bakteret, kėshtu qė ėshtė e pamundur tė zhvillojmė ndonjė lloj alergjie, ose si tė thuash, pjesa e mirė e sistemit imunitar tė bėjė tė kundėrtėn, tė zhvillojė mė shumė pjesėn tjetėr, atė qė prodhon antitrupat “IgE”.
“Rreth 10 pėr qind e individėve, qė frekuentojnė dermatologun, shkojnė pėr shkak tė shqetėsimeve qė u shfaqen kur pėrdorin agjentė alergjikė pėr lėkurėn, tė cilėt variojnė sipas ndjeshmėrisė sė lėkurės. Pjalmi i luleve, papastėrtitė, tymi, ndotja apo grimcat e pluhurave nė shtėpi mund tė jenė shkaktarė seriozė pėr alergjinė. Alergjikė mund tė jemi ndaj lagėshtirės, ambienteve tepėr tė pastra, por edhe nga pjalmi i luleve”, thotė profesori. “Qė nga momenti i kontaktit tė parė me substancėn qė shkakton alergji, janė tė nevojshme rreth 15 deri nė 20 ditė qė lėkura tė stabilizohet”. Si t‘ia bėjmė pėr tė ditur nga se jemi alergjikė? Fillimisht lexoni disa nga elementet qė janė mė tė predispozuara pėr tė shkaktuar alergji pėr lėkurėn dhe mė pas bėni njė test pėr tė parė se nė ēfarė shkalle ėshtė ndjeshmėria e lėkurės suaj. Kur tė mėsoni se cilėt janė shkaktarėt, nuk iu mbetet tjetėr veēse tė shmangni elementet ndaj tė cilave lėkura juaj ka ndjeshmėri tė lartė. “Nėse keni kruajtje dhe skuqje tė mėdha, pėrdorni barna me bazė kortizoni dhe antihistaminik me pėrdorim gojor”, kėshillon profesori.
Por si mund tė ndėrhyhet nga pikėpamja farmakologjike? Sot terapia farmakologjike ėshtė tepėr e domosdoshme, sidomos kur bėhet fjalė pėr format akute dhe hiperakute tė sėmundjes. Megjithatė nuk janė zbuluar ende terapi qė e zgjidhin nė thelb problemin. Njė hap pėrpara nė kėtė drejtim ėshtė bėrė me pėrdorimin e tė ashtuquajturave “vaksina antialergjike”, tė cilat janė nė gjendje tė rrisin imunitetin e njė personi kundrejt alergjenėve tė caktuar. Njė mundėsi tjetėr qė nuk duhet nėnvlerėsuar nė trajtim ėshtė pėrdorimi i barnave homeopatike. Homeopatia kuron jo vetėm tė sėmurin, por edhe sėmundjen, pra pėrpiqet tė korrigjojė atė defekt organik, i shkaktuar pjesėrisht nga ambienti qė e ka bėrė sistemin imunitar tė njė individi tė jetė i ēekuilibruar dhe pėr pasojė tė pėrgjigjet nė mėnyrė anormale kundrejt substancave normalisht tė pazakonta.
Sot ėshtė bėrė i mundur njė bar qė quhet “Engystol” (njė ose dy tableta nė ditė nga 60 deri 90 ditė), i cili me kalimin e kohės kryen rolin e riekuilibrimit tė baraspeshės imunitare. Nė homeopati pėr tė rritur tolerancėn pėrdoren “vaksina antialergjike”. Efikasitet tė madh ka treguar edhe njė kombinim i veēantė i disa lloj psalmesh me alergjenė tė tjerė tė holluar mirė, i quajtur “Allergy Plex” (20 pika 2 herė nė ditė nga 60 deri 90 ditė). Siē jemi mėsuar t’i shohim zakonisht, personat qė vuajnė nga alergjia shfaqin njė shkallė tė lartė tė intoksikimit dhe kjo ėshtė arsyeja qė u kėshillohet gjithmonė njė produkt me tharje tė thellė qė quhet “Galium Heel” (20 pika dy herė nė ditė pėr 90 ditė).