Receta Gatimi

Kampionati Spanjoll 2009-2010


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 8 prej 8
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Kampionati Spanjoll 2009-2010

    Barca shijon humbjen



    Kryendeshja e javės sė 22-tė nė La Liga, e zhvilluar tė dielėn mbrėma nė Vincente Calderon, ndėrmjet Atletico Madridit dhe Barcelonės, ka pėrfunduar me fitoren e vendasve, me rezultat 2-1.

    Kryeqytetasit krijuan epėrsi tė hershme (9’), kur Reyes pasoi te sulmuesi Diego Forlan, i cili e mposhti portierin Valdes.

    Goli i dytė i vendasve erdhi nga njė gjuajtje e lirė, dhe ishte njė supergol i realizuar nga Sabrosa Simao (23’), i cili dyfishoi epėrsinė.

    Pas njė goditje nga kėndi, Zlatan Ibrahimovic u gjet mirė para portės vendase dhe ngushtoi rezultatin nė 2-1 (27’).

    Pėrkundėr lojės sė bukur tė treguar nga tė dyja skuadrat, deri nė fund tė ndeshjes nuk u shėnua gol tjetėr, dhe ėshtė Atletico qė e mposht pėr herė tė parė Barcelonėn kėtė sezon.

    Pas kėsaj humbjeje tė Blaugranėve, diferenca me Real Madridin ėshtė vetėm dy pikė.


    Rezultatet e ndeshjeve te tjera te Primera Division:




  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Reyez i ngazėllyer pas fitores ndaj Barcelonės



    Jose Antonio Reyes bėri njė paraqitje tė jashtėzakonshme pėr Atletico Madrid nė fitoren befasuese ndaj Barcelonės dhe ėshtė i ngazėllyer me rezultatin.
    “Sot nuk dalluam tė ftohtin ose diēka tjetėr, tė gjithė ishim tė lumtur qė luajtėm dhe fituam, nuk mund tė kėrkonim mė shumė. E dinim se duhej tė ishim shumė tė mirė taktikisht, pasi Barcelona mund tė shėnojė gol nė ēdo kohė dhe e kemi parė kėtė mė herėt”.
    “Nė ndeshjet e fundit kam qenė nė gjendje tė ndryshoj gjėrat pėr veten. Ėshtė kėnaqėsi tė ndjesh pėrkrahjen e tifozėve”, ka thėnė Reyez.

  3. #3
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Barcelona iu kthehet fitoreve




    Kampioni nė fuqi i Spanjės, Barcelona, ka shėnuar fitore me rezultat 4-0 nė ndeshjen e kampionatit spanjoll ndaj Racing Santander, ndeshje kjo e zhvilluar nė Nou Camp.


    Blaugranėt nuk lejuan tė befasohen edhe njė herė pas humbjes sė vikendit ndaj Atletico Madrid. Madje djelmoshat e trajnerit Pep Guardiola nuk u kursyen edhe nė gola, duke shėnuar katėr tė tilla, pėr ta shpėrblyer trajnerin nė ndeshjen e 100-tė tė tij nė detyrė.
    Serinė e golave pėr vendasit e hapi Andres Iniesta shtatė minuta nga fillimi i ndeshjes, ndėrsa atė e dyfishoi Thierry Henry pas gati gjysmė ore lojė (29’). Rafael Marquez shėnoi edhe golin e tretė tė Barcelonės qė nė pjesėn e parė (34’).
    Pjesa e dytė solli vetėm edhe njė gol tjetėr pėr kampion, qė ishte i veēantė pėr faktin se u shėnua nga njė i ri tjetėr qė po del nga ekipi spanjoll, mesfushori brazilian Thiago, qė shėnoi gjashtė minuta para fundit tė ndeshjes.
    Fitorja e mban Barcelonėn pesė pikė mbi Real Madridin, qė nesėr mund ta ngushtojė atė pėrsėri nė dy pikė, kur pret nė fushė tė vet njė kundėrshtar tė vėshtirė, Villarrealin
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga Kliton; 22-02-2010 mė 01:17 PM.

  4. #4
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Real Madrid behet i frikshem



    Kaka u pergjigjet me gola kritikave, ndersa Real i pergjigjet me nje falange te vertete Barcelones qe mundi 4-0 skuadren e Racing Santander.

    “Furtune merengues” ne “Bernabeu” ku Reali i Madridit mundi me rezultatin e thelle 6-2 skuadren e Villareal. 70 mije spektatoret ne stadium jane emocionuar nga show i orkestruar prej dyshes Kaka-Cristiano Ronaldo.

    Per madrilenet kane shenuar edhe Higuain e Xabi Alonso. Me kete fitore, Reali rikthehet 2 pike me pak se Barcelona e vendit te pare. Sot do luhet ndeshja e fundit e kesaj jave Valencia-Getafe.


    Ndeshjet e Tjera te Perfunduara:



  5. #5
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Goli i Messit shpėton Barcelonėn




    Barcelona ka kthyer avantazhin prej dy pikėsh nė krye tė La Ligas pasi qė me golin e vonė tė Lionel Messi fitoi ndaj Malagas 2-1.
    Barēa ishte nėn presion pasi qė sulmuesi nė formė tė mirė i Real Madridit Gonzalo Higuain shėnoi dy herė pėr tė fituar 5-1 ndaj klubit tė Tenerifes mė herėt.
    Ekipi i Malagas u vė nėn presion prej fillimit tė ndeshjes nė Nou Camp, pasi qė Messi e Zlatan Ibrahimovic kishin dy raste tė mira shėnimi.
    Pedro, i cili u paraqit nė formacionin e parė nė vend tė Thierry Henrys, mė nė fund zhbllokoi kur nė minutėn e 68-tė shėnoi, por Valdo la pa tekst nikoqirėt kur barazoi nė minutėn e 81.
    Mesfushori spanjoll Xavi ndau nė mbrojtjen e Malagas me njė pasim tė matur mirė pėr Daniel Alves i cili ia shėrbej Messit pėr tė pėrcaktuar fituesin e kėsaj ndeshje dhe tė konfirmuar kreun e La Ligas pėr Barcelonėn.

  6. #6
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Reali shijon kreun e tabelės



    Real Madridi ka shėnuar fitore 5-1 nė ndeshjen nė udhėtim ndaj Tenerifes pėr tė marrė kreun e tabelės sė La Liga, sė paku pėrkohėsisht me Barcelonėn qė mė vonė pret nė fushė tė vet Malagan.
    Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain ka shėnuar dy gola nė pjesė tė parė tė ndeshjes (29’ dhe 42’) pėr tė ēuar mbretėrit tė qetė nė pauzėn mes pjesėve.
    Me tė filluar pjesa e dytė vendasit ngushtuan disavantazhin me anė tė Ayoze (46’), por nuk zgjati shumė dhe pas dy minutash tjera Kaka shėnoi golin e tretė pėr Real Madridin (48’).
    Tė zgjedhurit e trajnerit Manuel Pellegrini nuk u dorėzuan me kaq dhe shėnuan edhe dy gola tė tjerė. Nė listėn e shėnuesve nuk mungoi Cristinao Ronaldo i cili ishte i saktė nga pika e bardhė (80’), ndėrsa nė minutat e fundit tė ndeshjes, rezultatin e vulosi zėvendėsuesi Raul (90’).
    Me tre pikėt e reja Reali merr kreun e tabelės sė La Liga me njė pikė mė shumė se Barcelona, qė mė vonė ka shansin ta rikthejė atė nėse shėnon fitore ndaj Malagas.

  7. #7
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Reali arrin Barcėn




    Santiago Bernabeu ishte nikoqir i kryendeshjes sė javės sė 25-tė nė La Liga, ku u takuan Real Madridi dhe Sevilla.

    Superndeshja me plot raste, emocione dhe gola, pėrfundoi me fitoren e Mbretėrve nga Madridi me rezultat 3-2.



    Mysafirėt e filluan furishėm takimin dhe vetėm nė minutėn e 9-tė arritėn deri te goli i avantazhit, kur njė krosim tė Diego Capel e plasoi nė portėn vendase mesfushori Realit, Xabi Alonso.

    Pas golit tė pėsuar e deri nė fund tė pjesė sė parė, Mbretėrit ishin skuadėr dominuese me rastet tė shumta, mirėpo iu mungoi konkretizimi.

    Ashtu si nė pjesėn e parė, edhe nė fillimin e pjesės sė dytė (52’), andaluzianėt shėnuan nė portėn e Realit, ndėrsa realizues ishte Ivica Dragutinovic, i cili nga njė distancė prej 30 metrash befasoi portierin Iker Casillas.



    Pas golit tė pėsuar, edhe nė fraksionin e dytė tė lojės u kthye skena nga pjesa e parė me njė dominim tė plotė tė vendasve, tė cilėt kėtė herė ishin mė konkretė.

    Fillimisht, Cristiano Ronaldo ngushtoi epėrsinė (60’) pas njė krosimi tė ulėt tė Marcelos, ndėrsa Sergio Ramos barazoi rezultatin pas njė goditjeje nga kėndi (64’).

    Nė vazhdim Los Blancos sulmuan vazhdimisht, goditėn disa herė shtyllėn, por fati nuk ishte nė anėn e tyre.



    Megjithatė, pas rasteve tė shumta dhe mohimit tė fatit, Los Merengues arritėn deri te goli i fitores, tė cilin e realizoi Rafael Van der Vaart nė minutat shtesė tė takimit (90’+2).

    Pas kėsaj fitoreje, Reali Madridi barazohet me pikė me Barcelonėn nė krye tė tabelės.


  8. #8
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Almeria prish planet e Barcelonės



    Kampioni nė fuqi i La Ligės, Barcelona, nuk ka nxjerrė mė shumė se njė barazim 2-2 nė takimin nė udhėtim te Almeria, duke rrezikuar kėshtu tė humbė avantazhin qė ka ndaj Real Madridit.

    Vendasi kaluan nė epėrsi pas vetėm 12 minutash lojė me anė tė njė goli tė shėnuar me kokė nga Domingo Cisma, por kampionėt barazuan tre minuta para fundit tė pjesės sė parė me anė tė njė gjuajtje tė lirė nga Lionel Messi.
    Pjesa e dytė po ashtu filloi jo mbarė pėr Barcelonėn. Sė pari kapiteni Carles Puyol dėrgoi topin nė rrjetėn e gabuar pas njė harkimi tė Guilherme nė minutėn 57-tė, ndėrsa tre minuta mė pas Zlatan Ibrahimovic u pėrjashtua nga ndeshja me karton tė kuq pėr shkak se faulloi Cisma pa top nė afėrsi.




    Edhe pse me dhjetė lojtarė nė fushė blaugranėt ishin nė gjendje tė shėnojnė edhe njė gol, i dyti nė ndeshje nga Messi (66’), qė i solli njė pikė Barcelonės.
    Ekipi i Pep Guardiolės tash mbledh 62 pikė nė maje tė tabelės, me Real Madridin qė mund tė barazojė pikėt nėse shėnon fitore ndaj Sevillas nė takimin qė pėrfundon nė mesnatėn e sotme.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Kampionati Italian 2009-2010
    Nga Kliton nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 03-06-2011, 05:02 PM
  2. Kampionati Anglez 2009-2010
    Nga Kliton nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 02:02 PM
  3. Kampionati Spanjoll 2008-2009
    Nga Kliton nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 20-09-2009, 10:21 AM
  4. Kampionati Italian 2008-2009
    Nga ReniX nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 20-09-2009, 10:20 AM
  5. Kampionati Gjerman 2008-2009
    Nga Kliton nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 12:50 PM