Kampionati Italian 2009-2010


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 19 prej 19
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Kampionati Italian 2009-2010

    Receta Gatimi





    Milan barazon 1-1 me Livornon ne San Siro duke humbur mundesine per te shkurtuar ne -6 diferencen e pikeve me Interin kryesues.

    Kuqezinjte e mbyllen pjesen e pare me avantazhin e 1 goli pas rrjetes se gjetur me ane te kapitenit Ambrozini ne minuten e 44. Vetem 7 minuta nga nisja e fraksionit te dyte te takimit Livorno shtang San Siron duke barazuar rezultatin ne 1-1 me ane te veteranit Lukareli.

    Ne minutat e mbetura megjithe perpjekjet e Milanit per te gjetur golin e trepikeshit, ai nuk erdhi.

    Perfiton me se miri Roma nga hapi fals i Milanit. Verdhekuqte fituan ndaj Sienes ne Olimpiko me rezultatin 2-1 duke u ngjitur ne kuoten e 41 pikeve, po aq sa kuqezinjte e Leonardos.

    Nderkaq Sampdoria merr nje fitore te vyer ndaj Atalantes. Dorianeve u mjaftuan dy gola ne 45 minuteshin e pare e takimit per te sigluar trepikeshin.

    Ne takimet e tjera Katania barazoi me Udinezen 1-1. Po kaq perfundoi edhe sfida Kievo-Bolonja, ndersa Fiorentina barazoi 2-2 ne transferte ndaj Kaljarit.

    Ndeshja e mbremjes mes Juventusit dhe Lacios, ku debuton ne stolin bardhezi edhe trajneri Alberto Zakeroni, mbyll javen e 22-te te Serise A.


  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Kampionati Italian 2009-2010



    Juventusi ka shėnuar fitore me rezultat 3-2 kundėr Genoas, nė ndeshjen e zhvilluar tė dielėn nė Stadiumin Olimpik tė Torinos.


    Tė parėt kaluan nė epėrsi mysafirėt me anė tė Marco Rossit (16’), ndėrsa Amauri barazoi rezultatin (42’), pas njė harkimi tė bukur tė Caceres, pėr tė dėrguar skuadrat nė pushim me rezultat 1-1.
    Pas njė lėvizjeje tė bukur, Alessandro Del Piero nė bashkėpunim me Diegon, kapiteni legjendar i Juventusit kaloi vendasit nė epėrsi (61’).
    Mirėpo, Genoa e barazoi shumė shpejt rezultatin (63’), kur njė gabimi tė portierit Gigi Buffon, e ndėshkoi sėrish Marco Rossi.
    Fitoren Zonjės sė Vjetėr ia solli ikona bardhezi, Alex Del Piero, i cili nxori njė penallti, tė cilėn e shndėrroi nė gol (78’).
    Ishte kjo njė fitore shumė e rėndėsishme e Juves drejt qėllimit pėr njė vend qė ēon nė Ligėn e Kampionėve.


    Ndeshjet e tjera te Seris-A te luajtuara perfunduan:


  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e mekaniku
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Vendndodhja
    Venezia(ITALI)
    Postime
    64
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Me ne fund nje fitore edhe pse me nje penallti te dhuruar.3 pike te rendesishme keto per te synuar vendin e 4.FORZA JUVE!!!!!!!!!!!!!!

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Me ne fund! Urime dhe pse jam kundershtar!

  5. #5
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Kampionati Italian 2009-2010

    Interi barazon sėrish




    Pas barazimit kundėr Parmės, kampioni i Italisė nė fuqi, Inter, ka lėshuar sėrish pikė.

    Takim i zhvilluar tė dielėn mbrėma nė stadiumin San Paolo, ndėrmjet Napolit dhe Interit ka pėrfunduar pa gola.

    Pas kėtij barazimi, ngushtohet diferenca ndėrmjet Nerazzurėve dhe Romės nė shtatė pikė, dhe njė lėshim i radhės i zikaltėrve, ndoshta do ta rihapte garėn pėr titull.

  6. #6
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Inter barazon me nėntė lojtarė nė fushė



    Kampioni nė fuqi i Serie A, Interi, ka arritur tė ruajė portėn e paprekur pėr tė nxjerrė njė barazim pa gola nė ndeshjen si vendas i Sampdorias, edhe pse luajti pjesėn mė tė madhe me dy lojtarė mė pak.
    Walter Samuel u pėrjashtua nga loja me karton tė kuq pas 32 minutash lojė pėr tė lėnė nerazurėt me 10 lojtarė, ndėrsa gjashtė minuta mė pas me kartonin e dytė tė verdhė u pėrjashtua edhe Ivan Cordoba dhe nerazurėt mbetėn me vetėm nėntė lojtarė.
    Nė njė ndeshje qė shpesh prodhoi tensione nė mes dy palėve dhe reagime ndaj arbitrit nga lojtarėt dhe trajneri i Interit, Sampdoria nuk arriti tė shfrytėzojė epėrsinė numerike dhe nuk kėrcėnoi asnjėherė seriozisht portėn e Julio Cesar, edhe pse pati posedimin mė tė madh tė topit.
    Edhe Mysafirėt e pėrfunduan ndeshjen me njė lojtar mė pak, pasi Giampaulo Pazzini u pėrjashtua me kartonin e dytė tė verdhė 15 minuta pa pėrfunduar ndeshja.
    Nė takimin tjetėr tė sotėm Genoa ka shėnuar fitore 3-0 ndaj Udineses.
    Interi vazhdon kryesimin nė tabelė me 55 pikė, tetė mė shumė se Roma, qė nesėr mund ta ngushtojė atė nė pesė nėse shėnon fitore si vendas i Cattanias.

  7. #7
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Fitore komode e Milanit



    Milani ka shėnuar fitore prej 2-0 nė ndeshjen e zhvilluar tė dielėn mbrėma nė Stadio San Nicola kundėr Barit.
    Rossonerėt kaluan nė epėrsi kur Ronaldinho pasoi te Marco Borriello, ndėrsa sulmuesi i kthyer nga lėndimi shėnoi nė portėn vendase (43’).
    Mysafirėt shėnuan edhe nė pjesėn e dytė (69’), me anė tė brazilianit Alexandre Pato.
    Nė minutat e fundit tė kohės sė rregullt, pas njė ndėrhyrjeje tė Patos ndaj Salvatore Masiellos brenda gjashtėmbėdhjetėmetėrshit, u akordua penallti nė favor tė Barit, mirėpo goditjen e Barretos e mbrojti portieri Abbiati (89’).
    Me kėtė fitore, Milani ngjitet nė kuotėn e 48-pikėve, dy mė pak se Roma qė mban vednin e dytė, dhe shtatė mė pak se lideri Inter.



    Juve nė pozitėn e katėrt






    Duket se Juventusi ka lėnė pas vetes rezultatet e dobėta. Tė dielėn bardhezinjtė e kanė mposhtur Bolognan me rezultat 2-1 nė takimin e zhvilluar nė Stadio Dall’Ara.

    Diego shėnoi golin e parė pėr mysafirėt nė fillim tė ndeshjes (5’) pėr tė vendosur rezultatin pėrfundimtar tė pjesės sė parė.

    Me tė filluar pjesa e dytė (50’), vendasit barazuan rezultatin me anė tė Antonio Busce.

    Pėr fitoren e Juventusit u pėrkujdes zėvendėsuesi i Diegos, Antonio Candreva, kur kapiteni Alessandro Del Piero nxori nga loja tre lojtarė pėr tė pasuar te bashkėlojtari i tij qė shėnoi golin e avantazhit (66’), qė rezultoi tė ishte i fitores.

    Pas kėsaj fitoreje Juventusi ngjitet nė pozitėn e katėrt, me katėr pikė mė pak se Milani qė tė dielėn mbrėma zhvillon ndeshjen e javės sė 25-tė.


    Rezultatet e Ndeshjeve te Perfunduara:




  8. #8
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Rihapet gara pėr titull nė Serie A



    Rossonerėt kanė shėnuar fitore prej 2-1 nė ndeshjen e mbetur nga java e 17-tė nė Serie A, si mysafirė tė Fiorentinas.
    Ish- sulmuesi i Milanit, Alberto Gilardino, kaloi Violan nė epėrsi dhe me kėtė rezultat pėrfundoi pjesa e parė.
    Milani u tregua i efektshėm nė dhjetė minutat e fundit tė ndeshjes.
    Fillimisht, pas njė kombinimi me Ronaldinhon, Klaas-Jan Huntelaar barazoi rezultatin (81’).
    Ndėrsa pėr fitoren e kuqezinjve u kujdes Alexandre Pato, i cili shėnoi nė minutat shtesė tė takimit (90’+2), ndėrsa edhe nė kėtė gol ishte i pėrfshirė lojtari mė i mirė nė ndeshje, Ronaldinho.
    Pas kėsaj fitoreje, Milani ngushton diferencėn nė katėr pikė me Interin, dhe tash mund tė thuhet se gara pėr titull ėshtė rihapur.
    Nderkoh ndeshja tjeter e prapambetur Udineze-Kaljari ka perfunduar me rezultatin 2-1 per skuadren vendesa.

  9. #9
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Fiorentina barazon nė minutat shtesė



    Keirrison ka shėnuar njė gol nė minutat shtesė tė ndeshjes pėr tė nxjerrė njė pikė pėr Fiorentinan nė takimin nė udhėtim te Lazio.
    Vendasit kaluan nė epėrsi nė minutėn e shtatė tė lojės me anė tė Sebastiano Siviglia, avantazh tė cilin e ruajtėn deri nė minutat e fundit tė ndeshjes.
    Por, nė momentet kur u mendua se romakėt do tė nxjerrin tre pikė shumė tė vlefshme nga ky takim, sulmuesi i Barcelonės i huazuar te Fiorentina, Keirrison, shėnoi pėr t’i dhėnė njė pikė Violas.
    Barazimi shkon nė tė keq tė Lazios qė pas fitores sė Catanias ndaj Barit (4-0) tash bie edhe njė pozitė mė poshtė, nė tė 16-tėn, njė vend larg zonės sė rrezikut. Madje Lazio rrezikon tė zbresė edhe njė pozitė tjetėr nėse Livorno nesėr shėnon fitore ndaj Sienės.

  10. #10
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    U be interesant kampionati italian, flm qe na mban te azhonruar.

  11. #11
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26
    Shume interesant eshte bere vertet,te shohim si do te mbyllen ndeshjet sot,pasi tani Interi dhe Milani jane duke fituar ne pjeset e para.

  12. #12
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Roma dėshton tė fitojė



    Njė gol i shėnuar nė fund tė ndeshjes nga pika e bardhė, ia ka mohuar Romės fitoren kundėr Napolit, nė takimin e zhvilluar nė San Paolo.
    Giallorossėt krijuan avantazh tė dyfishtė, me anė tė Julio Baptistas nga pika e bardhė (59’) dhe Mirko Vucinic (65’), mirėpo nuk arritėn ta ruajnė avantazhin deri nė fund tė ndeshjes.
    Pesėmbėdhjetė minuta pa pėrfunduar koha e rregullt, German Gustavo Denis ngushtoi rezultatin nė 2-1, ndėrsa nė minutėn e fundit Marek Hamsik barazoi nga pika e bardhė.


    Fitore e vėshtirė e Inter



    Zikaltrit kanė arritur tė arkėtojnė tre pikė tė plota nė ndeshjen e zhvilluar si mysafirė tė Udineses, edhe pse gjysma e dytė e lojės u zhvillua kryesisht nė fushėn e tyre.

    Vendasit krijuan epėrsi tė hershme me anė tė Simone Pepe (2’), mirėpo shpejtė reagoi Mario Balotelli pėr tė barazuar rezultatin (6’).

    Pa pėrfunduar pjesa e parė, Interi shėnoi edhe dy herė, me anė tė Maicon (21’) dhe Diego Milito (45’), pėr tė ngritur epėrsinė nė 3-1.

    Gjysma e dytė e takimit i takoi kryesisht Udineses, mirėpo vendasit nuk patėn fatin ta barazonin rezultatin, por arritėn vetėm ta ngushtojnė atė, pas golit tė Antonio Di Natales nga pika e bardhė (52’).


    Fitore e radhės e Milan



    Atalanta ishte viktima e radhės e Milanit. Nė ndeshjen e zhvilluar tė dielėn nė San Siro, Rossonerėt kanė shėnuar fitore me rezultat 3-1 pėrballė bergamasve.

    Alexandre Pato krijoi epėrsi tė dyfishtė nė pjesėn e parė (30’ dhe 41’) dhe me kėtė rezultat skuadrat shkuan nė pushim.

    Nė pjesėn e dytė (56’), mysafirėt ngushtuan rezultatin nė 2-1 me golin e shėnuar nga Valdes.

    Nė minutėn e 61-tė u akordua penallti nė favor tė Milanit, ndėrsa goditjen e Ronaldinhos e mbrojti portieri Consigli, por aty ishte Marco Borriello pėr tė vendosur rezultatin pėrfundimtar, 3-1.



  13. #13
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Roma – Milan pėrfundon pa gola



    Derbi i Serie A nė mes tė Romės dhe Milanit ka pėrfunduar pa fitues dhe pa asnjė gol tė shėnuar.

    Pjesa e parė e ndeshjes ishte mė e ekuilibruar me edhe gjallorosėt dhe rosonerėt qė kishin rastet e tyre, ndėrsa pjesa e dytė ishte mė shumė nė favor tė mysafirėve nga Milani, por qė nuk arritėn t’i konkretizojnė.

    Vendasit patėn rastin tė shėnojnė nė ēastet e fundit tė takimit, por goditja nga distanca e John Arne Riise u mbrojt nga portieri Christian Abbiati.

    Me nga njė pikė tė fituar nga secili ekip, renditja nė tabelė nuk do tė ndryshojė. Milani do tė qėndrojė nė pozitėn e dytė me 55 pikė, tre mė shumė se Roma qė ka 52 pikė.

    Interi mund tė jetė fituesi mė i madh nga ky barazim, pasi ka mundėsi tė shtojė avantazhin ndaj dy ndjekėsve nė gjashtė respektivisht nėntė pikė, nėse nesėr shėnon fitore nė takimin si vendas i Genoas.

  14. #14
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Biankonerėt iu kthehen fitoreve



    Juventus ka shėnuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Fiorentinas nė Artemio Franki, pėr t’u ngjitur nė pozitėn e katėrt tė tabelės.

    Biankonerėt kaluan nė epėrsi me tė filluar ndeshja me golin e mesfushorit brazilian Diego (2’), por vendasit barazuan pas gjysmė ore lojė kur Marco Marchionni shėnoi me kokė nė portėn e Alex Manninger.

    Pjesa e dytė solli raste pėr tė dyja palėt, por qė shkoi nė favor tė mysafirėve qė shėnuan golin e radhės nė minutėn e 68-tė me anė tė mbrojtėsit Fabio Grosso, gol qė edhe i dha fitoren Juventusit.




    Ndeshja pati edhe disa raste tė diskutueshme, me edhe dy penalti tė kėrkuara nga vendasit, por tė shikuara me sy tjetėr nga arbitri i ndeshjes.

    Fitorja ngre Juventusin nė pozitėn e katėrt me 44 pikė, njė mė shumė se Palermo qė nesėr pret nė fushė tė vet Livornon.

  15. #15
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Palermo rikthen pozitėn e katėrt



    Sicilianėt kanė shėnuar fitore minimale prej 1-0 kundėr Livornos, e cila mjaftoi pėr ta kthyer pozitėn e katėrt nė tabelėn e Serie A, me dy pikė mė shumė se Juventusi qė u zhvendos nė pozitėn e pestė.

    Heroi i Palermos nė kėtė takim ishte Fabrizio Miccoli, i cili realizoi golin e vetėm nė minutėn e 81-tė.

    Fitore me rezultat identik prej 1-0, ka shėnuar edhe Bari kundėr Chievos, ndėrsa me rezultat tė barabartė kanė pėrfunduar takimet ndėrmjet Sienas dhe Parmės (1-1), dhe Cagliarit dhe Catanias (2-2).



  16. #16
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Rezultatet e Serise A per te dielen e 11 Prille:

    Siena 3 - 2 Bari
    Juventus 1 - 0 Cagliari
    Livorno 0 - 2 Udinese
    Milan 2 - 2 Catania
    Roma 2 - 1 Atalanta
    Palermo 3 - 1 Chievo
    Bologna 2 - 3 Lazio
    Sampdoria 1 - 0 Genoa

    Kryeson Roma 68 pike, vendi dyte eshte Inter 67 duke vazhduar me Milan 64 Pike.

    Kush mendoni se e fiton kesaj radhe?

  17. #17
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26

    Interi kthen kreun



    Interi ka shėnuar fitore me rezultat 2-0 kundėr Juventusit nė Derby d’Italia, qė u zhvillua tė premten mbrėma nė Giuseppe Meazza.

    Tė dyja skuadrat kishin nevojė pėr pikė maksimale, duke qenė se zikaltrit janė nė garė pėr titull, ndėrsa bardhezinjtė luftojnė pėr pozitėn e katėrt qė ēon nė Ligėn e Kampionėve.
    Juventusi e filloi mė mirė takimin duke pasur iniciativėn nė minutat e para tė ndeshjes, ndėrkohė qė Interi dalėngadalė baraspeshoi lojėn.
    Nė minutėn e 37-tė, Momo Sissoko ia vėshtirėsoi punėt ekipit tė tij, pasi qė u pėrjashtua me kartonin e dytė tė verdhė, ndėrsa Zaccheroni ‘sakrifikoi’ Del Pieron pėr tė inkuadruar Christian Poulsenin nė mesfushė (41’).
    Nė pjesėn e dytė, Juventusi arriti tė mbahet me njė lojtar mė pak, pėrkundėr dominimit tė Interit nė fushė. Vlen tė pėrmendet njė rast i mirė i Samuel Eto’o dhe dy raste tė Diego Militos, tė cilėt nuk u treguan konkretė.
    Qėndrimi i mysafirėve zgjati deri nė minutėn e 75-tė, kur Douglas Maicon me njė goditje tė bukur mposhti portierin Buffon, pėr t’i dhėnė avantazh kampionit nė fuqi.
    Dhjetė minuta pa pėrfunduar koha e rregullt e takimit, Mario Balotelli goditi transversalen pas njė gjuajtje tė lirė, ndėrsa nga ana tjetėr goditjen e Diegos e mbrojti portieri Cesar (88’).
    Nė minutat shtesė tė takimit (90’+2), pas njė kombinimi ndėrmjet Militos e Balotellit, topi arriti te kamerunasi Eto’o, i cili shėnoi pėr rezultatin pėrfundimtar prej 2-0.
    Pas kėsaj fitoreje, Interi rikthen kreun me dy pikė mė shumė se Roma, qė tė dielėn zhvillon derbin e kryeqytetit kundėr Lazios.
    Ndėrkohė, nėse Palermo e Sampdoria shėnojnė fitore nė ndeshjet e tyre respektive, atėherė Zonja e Vjetėr mund tė pėrshėndetet me Ligėn e Kampionėve, duke qenė se kanė mbetur edhe katėr xhiro pa u zhvilluar, kurse Juve do tė mbetej gjashtė pikė prapa pozitės sė katėrt

  18. #18
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Milan 3 - Juventus 0

    Momentet me te bukura! dhe golat


  19. #19
    I/e Perjashtuar Maska e Berii
    Anėtarėsimi
    May 2011
    Vendndodhja
    n'Matiēan
    Postime
    101
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    edhe pse Milan kampion... Inter Mbetet Fuqija kryesore ne Itali

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Kampionati Spanjoll 2009-2010
    Nga Kliton nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 02:07 PM
  2. Kampionati Anglez 2009-2010
    Nga Kliton nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 02:02 PM
  3. Kampionati Anglez 2008-2009
    Nga Kliton nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 20-09-2009, 10:25 AM
  4. Kampionati Italian 2008-2009
    Nga ReniX nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 20-09-2009, 10:20 AM
  5. Kampionati Gjerman 2008-2009
    Nga Kliton nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 12:50 PM