Njėsia pėr pėrpunimin e automjeteve Abarth e prodhuesit italian Fiat po punon me tė gjitha forcat e saj, e nė panairin e sivjetmė nė Gjenevė ajo do tė na shfaqė dy risi.
Fiat 500C ėshtė modeli i parė i cili ėshtė futur nė duart e pėrpunuesve italianė. Nėn kapak atij i kanė vendosur motorin 1.4 litėrsh me benzinė dhe katėr cilindra i cili me ndihmėn e turbo-mbushėsit prodhon 140 kuaj fuqi. Me anė tė marshit tė robotizuar prej pesė shpejtėsish kėtė fuqi ai e transmeton nė boshtin e pėrparmė dhe automjeti arrin shpejtėsinė prej zero deri nė 100 kilometra nė orė pėr 7.9 sekonda.




Modeli mė i madh, trashėguesi i Grande Punto – Punto Evo me shfrytėzimin e teknologjisė MultiAir ka fituar 165 kuaj fuqi nga motori 1.4 litėrsh, e nė pėrpunim e sipėr ėshtė edhe versioni SS me 178 kuaj fuqi.



Qė tė dyja automjetet do tė duhej tė gjendej nė shitje qysh nė pranverėn e kėtij viti.