Ish-futbollisti Alban Rexha i vetėquajtur "ujku", i njohur ndryshe edhe si njė nga personazhet e ish-programit reality shoė "Kafazi i Artė" nė televizionin "Neės 24", u arrestua mesditėn e djeshme nė korridorin e pėrbashkėt tė Gjykatės dhe Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda. Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare pranė Drejtorisė sė Policisė nė kryeqytet dhe institucionit tė akuzės, ku nė zbatim tė urdhrit tė prokurorit tė ēėshtjes, Behar Dibra, efektivėt e sigurisė fizike tė gjyqtarėve dhe prokurorėve brenda kėtyre ambienteve tė sipėrcituara i vendosen prangat Rexhės.

Ka qenė vetė i kėrkuari Rexha, i cili nėn shoqėrimin e avokates sė tij mbrojtėse, Alberta Gega, ėshtė paraqitur pranė institucionit tė akuzės, duke pretenduar se kishte ardhur tė dorėzohet. Por, nė pamundėsi tė takimit me prokurorin e ēėshtjes nė atė moment, Rexha bashkė me avokaten e tij Gega kanė hyrė brenda sallės sė gjyqit pėr tė vazhduar njė seancė gjyqėsore ndaj disa tė pandehurve qė kanė si mbrojtėse ligjore avokaten Gega. Kjo seancė gjyqėsore nuk ka zgjatur mė shumė se 15 minuta dhe me tė dalė nga salla e gjyqit, i kėrkuari Rexha ėshtė shoqėruar brenda njė dhome tė kėsaj ndėrtese, duke ia vendosur prangat nga efektivėt e ruajtjes fizike tė gjyqtarėve dhe prokurorėve.

Pak minuta mė pas, me kėrkesė tė Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda pranė ambienteve tė kėsaj gjykate kanė ardhur disa efektivė tė Patrullės sė Pėrgjithshme, tė cilėt e kanė shoqėruar Rexhėn pėr nė qelitė e Drejtorisė sė Policisė nė kryeqytet. Mėsohet se vetė Rexha i veshur me kostum serioz dhe me kollare nuk ka kundėrshtuar efektivėt e policisė gjatė prangosjes, duke u shprehur se "kam ardhur tė dorėzohem". Edhe avokatja mbrojtėse, Alberta Gega, po tė njėjtin pretendim e ka ngritur para oficerėve tė policisė gjatė shoqėrimit pėr nė Drejtori tė Policisė. Sipas prokurorisė, i arrestuari i djeshėm, Alban Rexha, nė bashkėpunim me shtetasin Pajtim Serjani, Shamet Mejdani dhe Enea Gega, ky i fundit ish-i fejuari i kėngėtares Ingrid Gjoni, kanė qėlluar nė drejtim tė Patrullės sė Policisė me automatik natėn e 29 dhjetorit 2009-tė.

Sipas prokurorisė, makina e tipit "Benz" me targa "BOT QA997", brenda tė cilit ndodheshin katėr tė arrestuarit nuk ka pranuar tė ndalet nė postbllokun e policisė nė rrugėn "Irfan Tomini", duke u larguar me shpejtėsi. 200 metra nga postblloku, mėsohet se tė katėr tė arrestuarit kanė dalė nga makina duke qėlluar nė drejtim tė policisė dhe mė pas kanė ikur me vrap. Por, pak minuta mė pas policia ka arrestuar Serjanin, Mejdanin dhe Gegėn, ndėrsa Rexhėn e patėn shpallur nė kėrkim. Ndėrkohė, sipas pretendimit tė avokates Gega, e njohur edhe si nėna e tė arrestuarit Enea Gega, ēuni i saj dhe "shokėt" e ēunit nuk kanė kryer veprėn penale tė "vrasjes sė policėve tė mbetur nė tentativė", por vetėm atė tė "prishjes sė qetėsisė publike".
Gjithashtu, avokatja ka pretenduar nė gjykatė se policia ndaj tė arrestuarve ka ushtruar dhunė fizike, e cila ėshtė konstatuar edhe nga Avokati i Popullit qė ka kėrkuar me anė tė njė rekomandimi nga Prokuroria e kryeqytetit tė fillojė hetimet ndaj dy efektive tė policisė sė Komisariatit nr. 2 nė Tiranė, inspektor Alfons Gjoni (me precedent penal) dhe Klodian Basha.