Prodhuesi i aparateve elektronike Samsung nga Koreja e Jugut ka paraqitur tė enjten frigoriferin i cili nė dyert e tij ka tė integruar njė ekran me qasje ne internet. Nė kėtė ekran tė vogėl mund tė vendosen fotografitė familjare, si dhe recetat tė cilat u nevojiten.
Aparati i pazakonshėm shtėpiak ka marrė emrin "Zipel e-Diary", derisa i ekrani i ndjeshėm nė prekje i cili gjendet nė tė ka 25 centimetra dhe ka softuer tė zhvilluar Wi-Fi me anė tė cilit mund tė pėrcillni lajmet nga interneti apo parashikimin e motit. Nė tė po ashtu mund tė radhitni fotografi dhe tė dhėna tjera.
Mirėpo nuk ėshtė kjo e tėra. Ekrani i shkėlqyeshėm mundėson dėrgimin dhe pranimin e fotografive edhe nga telefoni juaj celular.
Ēmimi aktual ėshtė afro 2.200 dollarė. Aktualisht ky frigorifer ėshtė i dedikuar vetėm pėr tregun vendas, e nga Samsung nuk kanė bėrė publike planet nėse do ta shesin jashtė kufijve tė Koresė Jugore.