Dalin nė treg televizorėt tri-dimensionalė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    24

    Post Dalin nė treg televizorėt tri-dimensionalė

    Receta Gatimi



    Filmi popullor “Avatar” ėshtė pasuar nga njė valė entuziazmi pėr filmat tri-dimensionalė. Kėtė muaj, shumė prodhues televizorėsh po nxjerrin nė treg ekrane tri-dimensionale, ka raportuar Zėri i Amerikės.
    Filmi Avatar, mė i shikuari nė kinematė amerikane ndonjėherė, i ka hapur dyert televizorėve tri-dimensionalė. Sistemi i parė televiziv tri-dimensional, sipas kompanisė Panasonik e cila e prodhoi atė, iu shit Brad dhe Eshli Katsujamės nga Nju Jorku pėr 31 mijė dollarė.
    “Gruaja ime ėshtė pesė muaj e gjysėm shtazėnė. Mezi presim tė shohim filma nė kėtė ekran”.
    “Jam e gėzuar sepse fėmija ynė do tė jetė i pari nė Amerikė qė do tė shohė filma tre-dimensionalė”.
    Kjo mendohet tė jetė eksperienca mė fantastike televizive nė shtėpi, e cila e pėrfshin shikuesin dhe i jep idenė tri-dimensionale tė kinemasė.
    Tani, njė version i ri tri-dimensional i filmit “Liza nė Botėn e Ēudirave” po zėvendėson Avatarin nė kinematė amerikane. Dhe studiot kinematografike planifikojnė tė nxjerrin filma tė rinj tri-dimensionalė gjatė muajve tė ardhshėm.
    Specialisti i medias nė kompaninė Blumberg, Majk Uajt, ka bėrė njė analizė tė shifrave pėr televizorėt tri-dimensionalė.
    “Parashikimet qė kam parė nga njė firmė studimore e quajtur “Insight Media” parashikojnė rritjen e shitjeve nga 3,3 milion kėtė vit nė 50 milion deri nė vitin 2015 nė tė gjithė botėn. Pra ky produkt shihet si diēka qė njerėzit do ta blejnė”.
    Shiro Kitajima ėshtė president i njė divizioni tė Korporatės Panasonik pėr Amerikėn. Ai thotė se kompania erdhi nė Shtetet e Bashkuara pėr tė parė nėse konsumatorėt amerikanė do tė harxhonin para pėr televizorė tri-dimensionalė.
    “Anketa jonė qė pėrfshiu 100 mijė konsumatorė, tregon se sapo provojnė eksperiencėn tre-dimensionale, ata janė tė gatshėm tė paguajnė mė shumė para pėr ta pasur kėtė produkt nė shtėpi”.
    Programet sportive dhe kanalet e filmave pritet ta nxisin mė tej televizionin tre-dimensional. Kanali ESPN thotė se do tė nxjerrė ESPN-in tri-dimensional, rrjetin e parė televiziv tri-dimensional, ku vitin e parė do tė transmetohen 85
    20th Century Fox tha se do tė nxjerrė versionin e tij tri-dimensional tė filmit “Ice Age: Dawn of the Dinosaurs”. Dhe DirectTV, qė transmeton programe televizive pėrmes satelitit njoftoi se do tė ketė kanale tri-dimensionale duke filluar nga qershori.
    Loren Aronson, redaktore nė Revistėn Shkenca Popullore thotė se DVD-player tė Blu-ray i kanė hapur rrugėn televizorėve tri-dimensionalė.
    “Njerėzit i kanė pasur kėto paisje prej kohėsh. Por arsyeja pse po dalin tani ėshtė pėr shkak tė standartit tė ri pėr paisjet Blu-ray tė cilat mund tė luajnė filma tre-dimensionalė. Pėrpara nuk ishte e mundur tė shihje filma tri-dimensionalė nė shtėpi, ndėrsa tani kjo mundėsi ekziston dhe prandaj televizorėt po dalin tani nė treg".
    Pastaj ka dhe syze qė vijnė me tė ashtu sikurse telekomanda e televizorit.
    “Mėnyra se si funksionon teknologjia tri-dimensionale ėshtė se duket sikur tė dy sytė shohin imazhe tė ndryshme nė tė njėjtėn kohė”.

    Filmi Avatar krijoi jo vetėm njė eksperiencė tė re planetare, por edhe njė eksperiencė tri-dimensionale nė tokė.

  2. #2
    i/e rregjistruar 10% Maska e anaSoft
    Anėtarėsimi
    Feb 2010
    Vendndodhja
    L.A/Gardena
    Postime
    38
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    31 mijė dollarė - shtrenjt per nje TV

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e Peniel
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Athinė, Greqi
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    10
    Filmat tre dimensionalė janė shumė tė dėmshėm pėr nervin optik dmth pėr syrin e njeriut. Nuk e di se ēfarė sistemi pėrdorin televizorėt 3D por, shikimi i filmave 3D me syzet speciale nė kinema ėshtė me tė vėrtetė i dėmshėm.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Televizoret luxoz me 70, 75 dhe 84 inē
    Nga vaaldr1n nė forum Hardware, Gadget, Elektronikė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-10-2012, 10:28 PM
  2. Problem me Avataret - dalin te shtrember
    Nga Al Capone nė forum Vėrejtje, Kėshilla, Pyetje Stafit
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-07-2012, 02:48 AM
  3. Futboll nė televizorėt Sony Bravia
    Nga MAJDI nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2010, 09:52 AM
  4. Lirenti 3 dimensionale...
    Nga chgrp9557 nė forum Fotografia dhe Grafika
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 05-10-2009, 10:43 AM
  5. Femijet qe dalin te lypin
    Nga Nerti nė forum Vogėlushėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 02-06-2009, 08:14 PM