Receta Gatimi

Thirrja vehabiste nė selefizėm


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e djal8ove
    Anėtarėsimi
    Mar 2010
    Postime
    21
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Thirrja vehabiste nė selefizėm

    Thirrja vehabiste nė selefizėm .

    Hyrje


    Nė kėtė punim do t’i shpjegojmė karakteristikat themelore tė vehabizmit dhe neo-selefizmit. Mė shumė do tė bazohemi nė fenomenin e selefizmit, duke pasur parasysh se ai ėshtė ideologjia e njė lėvizjeje fetaro-reformatore e cila botėn islame mė shumė e degradoi sesa qė e afirmoi. Do tė shpjegojmė se selefizmi nuk ėshtė medh’heb fetar dhe juridik, porse ai mė tepėr ėshtė reaksion nė njė situatė nė tė cilėn muslimanėt i gjetėn nė kontakt me popujt dhe civilizimet e tjera qė e kishin pranuar islamin dhe nė tė kishin sjellė diēka nga traditat e tyre. Krahas kėsaj do t’i pėrmendim edhe karakteristikat kryesore tė selefizmit, domethėnien e fjalės selef nė gjuhėn arabe, si dhe dallimin midis selefit dhe selefizmit, qė sot shumė muslimanė nuk e vėrejnė.

    Nė kėtė punim do tė shpjegojmė se krijimi i medh’hebit selefij ėshtė risi (sajim, bid’at) dhe se nuk ka ekzistuar nė kohėn e gjeneratave tė para tė muslimanėve, dhe se krijimi dhe ndjekja e njė medh’hebi, janė dy shprehje tė ndryshme.

    Themeluesi i vehabizmit

    Themelues i kėsaj lėvizjeje ka qe Muhammed ibn Abdulvehhabi (1703-1792/ 1115-1206 h.), origjina e tė cilit ėshtė nga Lindja prej fisit Benu Temin. Lindi dhe u rrit nė krahinėn shkretinore tė Nexhdit, e cila ka qenė e ndarė nga ndikimet e civilizimeve tė tjera. Nė tė ėshtė zhvilluar jeta primitive arabe e cila as qė ishte e pėrparuar, as qė dinte pėr shkencėn dhe artin, me tė cilat arabėt erdhėn nė kontakt pėrgjatė pushtimeve. Deri para disa pesėqind viteve, Nexhdi ishte, kryesisht, i pabanuar; jeta e tij e vetme njerėzore kufizohej nga beduinėt, tė cilėt i kullotnin kafshėt e tyre. Nexhdi ishte i izoluar nga shumica e territoreve tė Gadishullit – Mekka dhe Medina ishin larg nė Perėndim – ndėrsa qarkullimi i vetėm i Nexhdit nė kohėn e Ibn Abdulvehhabit qe me Kuvajtin dhe ishullin e Bahrejnit nė Lindje. Mirėpo, Nexhdi i shkretė dhe i paujė, pėrfundimisht, do tė bėnte njė ndikim tė madh nė historinė botėrore, pasi qė aty ithtarėt e vehabizmit do tė ndėrtojnė Rijadin, fronin e ardhshėm tė Arabisė Saudite.
    Kur Ibn Abdulvehhabi shkoi nga Medineja nė Basra dhe nė qytete tė tjera nė kėrkim tė diturisė, i refuzoi risitė dhe legjendat tė cilat i dėgjoi dhe i pa, si edhe shkencat tė cilat nuk pajtoheshin me mėnyrėn e tė menduarit tė tij. Kjo, pra, ndodhi para kontaktit me popujt joarab qė e kishin pranuar Islamin dhe qė nė tė futėn mėnyrėn e re tė tė menduarit dhe tė interpretuarit. Atėherė u paraqitėn ilmu-l-kelami dhe u pėrkthyen veprat filozofike nga gjuha greke. Ai me kėtė nuk u pajtua, pasi qė praktikonte Islamin fillestar dhe iu pėrmbajt shkencės dhe mendimit, pėrfaqėsues tė tė cilit ishin Ahmed ibn Hanbeli, Ibn Tejmijje dhe Ibn Kajjim el-Xhevzijje.

    Babai i tij ishte njė njeri i mirė. U shqua si njė dijetar. Gjithashtu, edhe vėllai i tij, shejh Sulejmani. Babai i tij, i vėllai si edhe dijetarė tė tjerė, nė tė gjetėn prognozėn e animit kah humnera dhe tė zemrės sė devijuar, pasi qė ishin dėshmitarė tė fjalėve dhe veprimeve tė tij dhe tė devijimeve tė tij nė shumė ēėshtje. E kanė kritikuar pėr kėtė dhe i kanė alarmuar njerėzit e tjerė nga ai. Dhe, tamam u vėrtetua frika e tyre kur haptas u paraqit me risitė, lajthitjet dhe devijimet me tė cilat i mashtroi injorantėt dhe u kundėrshtua me dijetarėt dhe imamėt e fesė, dhe arriti deri nė atė shkallė sa qė i shpalli pėr qafirė njė bashkėsi besimtarėsh.
    Qė kėndej filloi kundėrshtimi i parė dhe kryesor i Ibn Abdulvehhabit me atė qė, ashtu siē e kishin kuptuar arabėt e parė dhe qarqet arabe nė jetėn e tyre primitive, Islamit iu bashkėngjit nė pikėpamje tė risive dhe shtesave, pavarėsisht se a ishin ato absurditete tė vėrteta apo fryte tė mėnyrės sė tė kuptuarit tė bashkėsive tė qytetėruara.

    Pas ikjes sė fatimitėve nga qeverisja dhe ardhjes sė osmanlinjve, nė botėn sunnite u paraqitėn tarikate tė ndryshme sufiste tė cilėt jo rrallė iu shmangėn autenticitetit islam, gjė qė Ibn Abdulvehhabin e nxiti qė t’i kundėrvihej kėsaj, pasi qė kjo, sipas mendimit tė tij, ishte shirk i qartė. Konsideronte se tė vizituarit e varrit tė tė Dėrguarit, s.a.v.s., dhe tė bėrit e teves-sulit me tė dhe me tė dėrguarit e tjerė, si dhe me robėrit e mirė tė Allahut dhe vizita e varreve tė tyre, ėshtė shirk. Konsideronte se ėshtė shirk tė thirrurit e tė Dėrguarit tek teves-suli, gjithashtu thirrja e robėrve tė tjerė tė Allahut, kur tė bėhet teves-suli, ėshtė shirk. Gjithashtu, konsideronte se nėse dikush ia pėrshkruante dikujt tjetėr ndonjė veprim pos Allahut, madje edhe me fjalėt simbolike, si p.sh., “Ky ilaē mė bėri dobi”, ai bėhet mushrik (politeist).
    Edhe pse Ibn Abdulvehhabi nuk i takoi asnjė medh’hebi, sepse i mohonte ato, prapė se prapė u mbėshtet nė mendimet e Ahmed Ibn Hanbelit dhe nė ideologjinė selefite. Ai ishte mė tepėr se njė shejh dhe fekih, dhe kishte filluar t’i bind udhėheqėsit arabė qė ta pranojnė dhe qė tė luftojnė me ushtri kundėr, gjoja, mushrikėve. Nė kėtė e dėgjoi emiri i Der’ijjes, Muhammed ibn Saud, i cili i shprehi edhe mirėseardhje. Atėherė, ata bėnė marrėveshje qė tė krijojnė shtetin dhe mbretėrinė e re nė themelet e monoteizmit tė pastėr.

    Karakteristikat kryesore tė vehabizmit

    Pra, nismėtari i kėsaj doktrine, Ibn Abdulvehhabi, lidhi marrėveshje me Muhammed ibn Saudin, nė vitin 1744, sipas sė cilės duheshin tė pėrkrahnin njėri tjetrin nė krijimin e ambicieve tė tyre analoge fetare dhe politike nė gadishullin Arabik. Fjala ishte qė Abdulvehhabi tė bėhej imam, udhėheqės fetar, gjersa Ibn Saudi tė bėhej emir, udhėheqės politik.

    Megjithatė, ashtu si Alma Imamoviq thekson nė punimin e saj tė magjistraturės “Wehhabism in Bosnia and Herzegovina”, ėshtė e nevojės qė tė bėhet dallimi ndėrmjet vehabizmit tė shekullit tetėmbėdhjetė dhe neo-vehabizmit tė shek. njėzet: “Pėrderisa vehabizmi i shek. 18, konsiderohet si njė lėvizje reformiste dhe paraqitje e zymtė nė fund tė Perandorisė Osmane, neo-vehabizmi i shek. 20, ėshtė ideologji politike, e shndėrruar nė fenomen ndėrkombėtar.”

    Por, Andras Riedlmayer, ekspert pėr historinė osmane dhe arkitekturėn islame nė universitetin e Hardvardit, gjithashtu vė nė pah qė tė kuptuarit se vehabistėt janė muslimanė konservativė ėshtė gabim. Vetė esenca e konzervativizmit pėrbėn respektimin e historisė dhe traditės dhe vazhdimin e ruajtjes sė vlerave tradicionale. Vehabistėt nuk janė konzervatorė, porse radikalė, tė cilėt – njėjtė sikur protestantėt fundamentalistė amerikanė- preferojnė leximin primitiv, tekstual tė Librit tė Shenjtė mbi atė qė ata e quajnė “hulumtim i padobishėm i librit”, dhe dėshirojnė tė lėnė anėsh vite tė tėra tė historisė dhe traditės islame. Vėrtetė, nė mes tė muslimanėve, vetėm vehabistėt janė ata tė cilėt, nė njėfarė mėnyre nė formė novatore, pohojnė se pėr gjatė 1100 viteve para Ibn Abdulvehhabit dhe shtėpisė sė Ibn Saudit askush nuk e kishte kuptuar Islamin aq sa duhet.

    Njė interpretim i tillė, tekstual, i vendeve dhe traditave tradicionale fetare islame, si rrezik i cili shpie kah idhujtaria, ka pėrcjell ngritjen politike tė shtėpisė sė Saudit nė gadishullin Arabik nga fillimi i shekullit nėntėmbėdhjetė. Duke u ngritur kundėr Perandorisė Osmane, nė vitin 1801, gjersa ajo mbrohej nga invazioni i Napolonit nė Egjipt dhe Palestinė, ushtria saudite-vehabiste pushtoi proveniencėn osmane, Irakun, ndėrsa nė mesin e kulteve tė shenjta islame tė shkatėrruara dhe tė dėmtuara nė atė luftė ishte edhe kupola nė varin e imam Huseinit, nipit tė Pejgamberit, nė Qerbela. Mė pas, ushtria e Saud bin Abdul Azizit pushtoi qytetet e shenjta, Mekken dhe Medinen, kurse qeveria e re filloi njė spastrim tė madh tė trashėgimisė islame. Nė largimin sistematik tė mauzoleve islame, vendeve tė shenjta dhe pėrmendoreve mbi vare, u shkatėrruan edhe shtėpitė ku lindėn i Dėrguari, vajza e tij, Fatimja, dhėndri Aliu dhe dy halifėt e parė, Ebu Bekri dhe Omeri. Tė ruajtura kanė qenė vetėm Qabeja nė Mekke dhe Xhamia e tė Dėrguarit, s.a.v.s., (me varrin e tij) nė Medine. Nė shtatė vitet vijuese, muslimanėt e kishin tė ndaluar vizitėn e qyteteve tė shenjta pėrderisa nuk pranonin tė ndiqnin doktrinėn vehabiste. Perandoria Osmane, nė vitin 1813, i ktheu qytetet e shenjta, mirėpo njė shekull mė vonė, me rėnien e saj pas Luftės sė Parė Botėrore, tė ndihmuar dhe tė armatosur me paratė britanike, pėrsėri nė to hyri ushtria saudite. Qė nga atėherė, 1920, deri mė sot, nė vazhdimin e largimit sistematik tė vendeve historike islame dhe tė pėrmendoreve, ndėr tė tjerash, u shkatėrrua varreza Xhennetu-l-mual-la nė Mekke, me varrin e Hatixhes, gruas sė parė tė tė Dėrguarit, s.a.v.s.., (dhe shtėpia e saj nė qytet), dhe Xhennetu-l-baki nė Medine, me varret e njė numri tė personaliteteve historike islame; gati se tė gjitha burimet e ujit dhe bunarėt nė tė cilat i Dėrguari, s.a.v.s., i kryente ritualet e larjes, duke e pėrfshirė edhe atė nė pronėn e shoqėruesit tė tij, Selman el-Farisiut, e cila edhe vetė ėshtė rrafshuar me tokėn.

  2. #2
    i/e rregjistruar 10% Maska e djal8ove
    Anėtarėsimi
    Mar 2010
    Postime
    21
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    (Fjala) selefijje

    Nė realitetin bashkėkohor arab dhe islam nė shumė qarqe ideologjike dhe politike fjala selefijje ėshtė shumė e paqartė ose e papėrcaktuar. Dikush i konsideron si lėvizje qė nuk ėshtė afirmative, porse konservative nė jetėn tonė ideologjike, e veēanėrisht nė atė fetare. Mirėpo ka edhe nga ata qė i konsiderojnė si lėvizje e cila mė sė shumti ėshtė aktive nė luftėn kundėr risive dhe absurditeteve dhe qė mė sė shumti e shkėlqen ideologjinė fetare muslimane. Kjo paqartėsi nuk ėshtė e rastėsishme, pasi qė me tė vėrtetė ekzistojnė selefi tė cilėt janė tė prapambetur dhe tė paarsimuar, mirėpo ka prej tyre qė nėn moton e selefizmit ftojnė nė ripėrtėritjen e mendimeve islame. Ashtu siē ka prej atyre tė cilėt mendjen njerėzore, si potencial njerėzor pėr tė identifikuar tė mirėn nga e keqja, e mohojnė, ndėrsa Teksteve Kur’anore dhe tė Sunnetit u japin pėrparėsi, ka edhe prej atyre tė cilėt mendjes njerėzore i japin mė shumė pėrparėsi nė botėn perceptuese (alemu-sh-shehadeh) dhe e llogarisin si dhuntinė mė tė madhe tė cilėn Allahu ia fali njeriut, gjersa rolin e Teksteve e lėnė nė domenin e botės sė paperceptuar (alemu-l-gajb).


    Domethėnia e fjalės “selef”

    Kjo fjalė nė Kur’an nėnkupton kohėn e kaluar (el-madi). Kėtė mund ta vėrejmė nė ajetet vijuese: “Atij qė i ka arritur kėshillė (udhėzim) prej Zotit tė tij dhe ėshtė ndalė (prej kamatės), atij i ka takuar e kaluara dhe ēėshtja e saj mbetet te All-llahu...”(el-Bekare, 275) “...me pėrjashtim tė asaj qė ka kaluar...” (En-Nisa, 22) “All-llahu ka falur tė kaluarėn.” (El-Maide, 95) “...do t'u falet e kaluara...” (El-Enfal, 3,etj.
    Nė hadithin e tė Dėrguarit, s.a.v.s., fjala selef, gjithashtu ka domethėnien e kohės sė kaluar. Nė Musnedin e Ahmed ibn Hanbelit, transmetohet nga Fatime Ez-Zehra, r.a., se i Dėrguari, s.a.v.s., nė shtratin e vdekjes i ka thėnė: “Shoh qė mė ėshtė afruar ēasti i vdekjes. Ti, prej familjes sime, do tė jesh e para qė do tė mė shoqėrojnė. Sa paraprijės (selef) i mirė jam pėr ty.”
    Gjithashtu, nė fjalorėt e gjuhės arabe kjo fjalė ėshtė sinonim i atij i cili ndiqet, etj.


    Selefijje – paraqitja abbasite

    Kah fundi i shekullit tė parė hixhri, pushtimet arabe arritėn kulmin e saj ashtu qė pjesėt e imperisė arabe u zgjeruan nė tė gjithė tokėn. Arabėt pėr 80 vite pushtuan mė shumė se sa qė pushtuan Romakėt pėr 8 shekuj. Pushtimet e tilla, Arabėt i sollėn nė ambiente tė reja tė jetesės. Mė parė bėnin jetė tė thjeshtė shkretinore duke mos u lėshuar nė peripecitė e saj. Islamin e kuptuan nga Kur’ani dhe Sunneti pa shumė interpretime dhe analogji. Por pushtimet e mėdha muslimanėt arabė i bėnė tė jenė nė kulm tė imperisė e cila pėrbėnte njė territor tė madh. Nė tė gjendej civilizimi pers i cili kishte njė civilizim, kulturė dhe art tė zhvilluar, pastaj India me urtėsitė e saja, Egjipti dhe Siria me pasuritė e tyre, pastaj civilizimi grek dhe romak me trashėgiminė e tij tė pasur kulturoro-artistik, etj. Tė gjitha kėto mbretėri ranė nėn qeverisjen islame, tė cilėn e udhėhoqėn muslimanėt arabė. Nė vend tė bashkėsisė primitive dhe tė thjeshtė, nė tė cilėn ishin mėsuar, u gjendėn nė njė mjedis shoqėror qė dallohej nga vet civilizimi, traditat dhe problemet. Dhe ishte e natyrshme qė kėto arabė-muslimanė, pushtues, tė hasin nė kundėrshtime me fenomenin e ri i cili i kishte rrethuar. Ajo qė u ndodhi arabėve, i ndodhi edhe Islamit. Kur’ani, i cili u shpall nė gjuhen e qartė arabe dhe qė me ajetet e tij tė thjeshta, tė zakonshme, ka kėnaqur bashkėsinė arabe, ka pasur nevojė pėr dėshmi dhe argumente tė reja me tė cilat do t’i kėnaqte popujt e mėsuar nė tė tjera metoda gjatė diskutimit dhe debateve. Kėtė nevojė e pėrforcon fakti se fraksionet dhe religjionet joislame, tė cilat i gjetėn gjatė ēlirimit tė territoreve, shpallėn luftė ideologjike kundėr Islamit, duke shfrytėzuar armė tė cilat ishin tė panjohura nė gadishullin arabik dhe pėr arabėt – muslimanėt.

    Kur muslimanėt panė se me logjikėn e thjeshtė, mbrojta e Islamit nga bashkėsitė ideologjike dhe teologjike, qė ishin tė armatosura me Logjikėn e Aristotelit, si dhe popull qė posedonte urtėsitė indiane dhe filozofisė greke, duke ftuar nė Islam nėpėrmjet Teksteve, atėherė veē mė panė se Tekstet e tilla nuk u bėnin dobi nė raport me ata tė cilėt nuk u besonin atyre Tekste dhe shenjtėrisė sė tyre. Gjithashtu panė se fenomeni i ri ideologjik kėrkon mjete tė reja tė luftės dhe qė ato duhet patjetėr tė jenė natyrore (njerėzore) dhe internacionale; qė patjetėr tė jenė tė pėrshtatshme pėr ēdo lloj diskutimi dhe argumentimi, pavarėsisht nga qytetėrimi apo mėnyra e tė menduarit, pavarėsisht dallimeve nacionale, dyshimeve kohore dhe vendeve tė ndryshme.
    Pėrballė kėtyre kėrkesave tė reja, bashkėsia arabo-muslimane nxori elitėn e filozofėve dhe teologėve tė cilėt panė esencėn e Teksteve, duke shfrytėzuar mendjen, logjikėn dhe ekzegjezėn. Ata u bazuan nė trashėgiminė ideologjike, e sidomos nė atė filozofike, e cila u takonte popujve tė pushtuar, si edhe nė armėt ideologjike dhe metodat e diskutimit dhe argumentimit, nė qėllim tė mbrojtjes sė kredos islame, e cila do tė proklamohej nė bashkėsitė nė tė cilat Tekstet dhe mbrojtėsit e tyre nuk shėnuan fitoren qė do t’i pėrshkruhej kėsaj feje.

    Ky grup i teologėve (mutekel-liminėve) dhe i filozofėve islamė ishin nga mu’tezilitėt (ehlu-t-tevhid). Por, mėnyra e tė menduarit dhe filozofia, si edhe argumentet tė cilėt i shfrytėzuan kėto apologjetė, e bėri qė atė elitė masa e thjeshtė tė mos mund ta kuptojė, sepse (popullata) kryesisht u pėrqendrua te Tekstet dhe kuptimi i jashtėm i tyre. Madje ato dyshuan nė seriozitetin e punės me tė cilėn u morėn apologjetėt si dhe nė akiden e tyre. Kėtė dyshim e rritėn teologėt jomuslimanė tė cilėt i hodhėn Tekstet, kėshtu qė disa teologė muslimanė i lanė pas dore ose i interpretuan nė mėnyrė tė gabuar. Kėshtu erdhi koha qė populli i thjeshtė tė mendoj se Islami, me Tekstet e qarta dhe tė thjeshta, tė cilėve nuk u nevojitet komentim dhe me tė cilėt jetuan gjeneratat e para tė muslimanėve, nė ambientin e ri ideologjik, ėshtė bėre fe e individėve. Nė popull shpesh citohej hadithi: “Islami ka filluar me individė dhe do tė kthehet nė individė, e lumė pėr ato individė”. U proklamua kthimi nga ambienti ideologjik nė tė cilin u jepej pėrparėsi argumenteve logjike mbi ato tradicionale dhe tekstuale dhe nė tė cilin pėrdorej mendja, analogjia dhe hermeneutika, nė islamin e parė dhe autentik; nė islamin e periudhės sė selefu-s-salihinėve. Propaganduesi kryesor i kėtyre ideve, tashmė edhe i lėvizjes selefiste, ishte Ahmed ibn Hanbel (780-855/ 164-241) i cili jetoi nė kohėn e qeverisjes sė abasitėve, atėherė kur u paraqitėn kėto drejtime tė reja ideologjike.

    Pas tij, pėrfaqėsuesit kryesorė tė lėvizjes selefiste ishin:
    Ibn Tejmijje (431-513 / 1263-132;
    Ibn Kajjim El-Xhevzijje (691-751 / 1292-1350).
    Nė kohėn e re pėrfaqėsuesit kryesor tė selefizmit konsiderohen:
    Muhammed bin Abdulvehhabi (1115-1206/1703-1792);
    Muhammed bin Ali Es-Senusi (1202-1276/1787-1859);
    Muhammed Ahmed El-Mehdi (1260-1302/1844-1885);
    Xhemaluddun El-Afgani (1254-1214/1838-1897);
    Muhammed Abduhu (1266-1323/1849-1905);
    Abdurrahman El-Kevakibi (1270- 1320/1854-1902);
    Muhammed Reshid Rida (1282-1354/ 1865-1935);
    Xhemaluddin El-Kasimi (1283-1332/1866-1914);
    Abdulhamid ibn Badisi (1307-1359/1889-1940), etj.
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga djal8ove; 13-04-2010 mė 02:19 AM.

  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e djal8ove
    Anėtarėsimi
    Mar 2010
    Postime
    21
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Thirrja vehabiste nė selefizėm (II)

    Dallimi midis krijimit tė medh’hebit selefij dhe ndjekjes sė medhhebeve ekzistuese

    Ēdo ditė e mė tepėr selefizmi tek ne konsiderohet si medhheb i veēant dhe mėton tė krahasohet, tė themi, me medh’hebin hanefi. Ne tani do tė orvatemi tė shpjegojmė se selefizmi ėshtė shenjė e epokės sė artė islame dhe atė e tre shekujve tė parė, e assesi medhheb islam.
    Ndjekja e tė parėve tė ndershėm (selefu-s-salih) dhe mėnyrėn e tė kuptuarit tė tyre tė Kur’anit dhe Sunnetit dhe tė vepruarit sipas tyre, ėshtė obligim i ēdo muslimani qė i pėrmbahet Librit tė Allahut dhe udhėzimit tė tė Dėrguarit, s.a.v.s.. Allahu, xh.sh. i ka obliguar robėrit e Tij qė tė jenė tė dėgjueshėm ndaj tė Dėrguarit, s.a.v.s.:

    “Ēka t’ju japė Pejgamberi, atė merrnie, e ēka t’ju ndalojė, pėrmbanju dhe kini frikė All-llahun, se All-llahu ėshtė ndėshkues i ashpėr.” (El-Hashr, 7.) Kurse i Dėrguari s.a.v.s., urdhėroi qė njerėzit tė ndjekin sunnetin e tij dhe praktikėn e hulefai rashidinėve dhe tė kapen pėr jetėt e as’habėve dhe njerėzve tė mirė tė cilėt jetuan nė tre shekujt e parė tė Islamit. Nė kėtė kontekst ka thėnė: “Keni kujdes nga risitė, sepse ato janė lajthitje. E kush prej jush i arrin ato, le t’i pėrmbahet Sunnetit tim dhe prakitės sė Hulefai Rashidinėve, nė rrugėn e drejtė. Intenzivisht pėrmbajuni kėsaj”. Po ashtu ka thėnė: “Njerėzit mė tė mirė janė ata tė shekullit tim, pastaj ata tė cilėt do tė vijnė pas tyre, dhe pastaj ata pas tyre.”

    Tė shpallurit e mirėsisė dhe kualitetit tė tyre ėshtė pėr shkak tė pėrmbajtjes dhe tė kapurit e tyre pėr sunnetin e tė Dėrguarit tė Allahut s.a.v.s.

    E dimė qė ekziston krijimi dhe kreacioni i medh’hebit tė ri (selefist) i cili qėndron nė themelet fanatike. Duhet tė themi qė ky pasim nuk ėshtė ai qė potencohet nė hadith.


    Cili ėshtė dallimi midis vendosjes sė medh’hebit tė ri i cili sot quhet selefizėm dhe pasimit tė tė parėve tė ndershėm (selefu-s-salih)?

    Dallimi ndėrmjet kėsaj ėshtė identik me dallimin i cili ekziston midis fjalėve muhamedan dhe musliman. Dihet qė emėrtimi i muslimanėve me fjalėt muhamedan ėshtė karakteristikė e njė numri tė madh orientalistėsh dhe hulumtuesish tė huaj. Gjithashtu dihet qė njė adresim i kėtillė, sipas Islamit, ėshtė i refuzuar dhe atė sipas mėnyrės sė jetesės sė muslimanėve tė sinqertė.

    Fjala muhamedan nėnkupton lidhjen e muslimanit pėr Muhammedin a.s., kthimin nga personaliteti i tij, si dhe tė pėrmbajturit e ideve dhe udhėzimeve tė tij. Gjersa fjala musliman nėnkupton konfesionin e cili i takon sundimit dhe urtėsisė sė Allahut, dhe pranimin e tė gjithė asaj e cila ka ardhur nėpėrmjet tė Dėrguarit tė Allahut, Muhammedit, s.a.v.s.. Tė preokupuarit me tė Dėrguarin e Allahut s.a.v.s., ėshtė borxh nga Allahu, xh.sh., ndėrsa respektimi i tij ėshtė sikur tė respektuarit e Allahut xh.sh.. Dashuria ndaj tij nuk ėshtė pėr asgjė tjetėr, por vetėm se e meriton si i Dėrguar i Allahut. Ky dallim, i cili qartė vėrehet midis fjalės muhamedan dhe musliman, ėshtė dallim i njėjtė qė mund tė parashihet ndėrmjet krijimit tė medh’hebit selefij dhe ndjekjes sė selefėve tė parė.

    Tė krijuarit e medh’hebit selefij do tė nėnkuptonte qė selefi veē kishte medh’hebin e tij i cili pasqyronte identitetin e tij shoqėror. Pastaj, kjo do tė nėnkuptonte qė ata tė cilėt hyrėn nė atė medh’heb janė pėrfaqėsuesit e vėrtetė tė islamit dhe se vetėm ata e dinė esencėn e tij. Pra, islami paraqitet nėpėrmjet kėtyre imazheve dhe kuptimeve, ndaj edhe ndjekja e medh’hebit selefij, dispozitave dhe principeve tė tij, paraqet islamin e vėrtetė autentik.

    Tė parėt e ndershėm (Selefu-s-salih) janė njerėzit tė cilėt jetuan nė tre shekujt e parė tė islamit, duke e besuar sinqerisht fenė e Allahut dhe duke u kapur sinqerisht pėr litarin e Tij. Prandaj i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., na ka urdhėruar qė t’i respektojmė dhe tė kapemi pėr to. Tė kapurit e kėtillė shihet nė tė kuptuarit e Kur’anit dhe tė Sunnetit dhe tė gjeturit e principeve dhe dispozitave, ashtu sikurse ata i kuptuan.

    Islami, pra, ėshtė ai qė ndiqet, ndėrsa metoda e tė hulumtuarit dhe tė kuptuarit e islamit nga ana e selefu-s-salihinėve ėshtė themeli dhe boshti kryesor. Tė parėt e ndershėm sinqerisht e besuan fenė e Allahut. Ata janė udhėheqės dhe udhėzues tė popullit me anė tė metodės sė drejtė. Ata qė nuk e ndoqėn kėtė metodė u hoqėn nga rrethi i tė parėve tė ndershėm, edhe pse jetuan nė kohėn e tyre. Islami dhe mėnyra e tė komentuarit dhe tė kuptuarit e tij ėshtė shkak i suksesit tė njerėzve, mirėpo ndonjėherė edhe i humbjes, siē thotė prijėsi i besimdrejtėve, Omer ibn el-Hattabi, r.a. Nė kėtė shihet dallimi ndėrmjet atyre tė cilėt veten e quajnė pjesėtar tė medh’hebit selefij dhe pasuesve tė vėrtetė tė selefu-s-salihinėve.

    Shihet qartė qė selefizmi ėshtė fiksion tė cilin nuk e lejon Allahu dhe risi e cila nuk ka ekzistuar asnjėherė gjatė historisė, derisa selefu-s-salih ėshtė thelbi i fesė dhe baza e Sunnetit me tė cilėn ka predikuar i Dėrguari, s.a.v.s. Nė tre shekujt e parė tė islamit, nė hapėsirat e ummetit islam, nuk ka ekzistuar medh’hebi selefij apo medh’hebi i selefėve i cili i posedon bazat dhe karakteristikat e veta qė e kanė dalluar nga muslimanėt e tjerė. Ka ekzistuar dallimi midis njerėzve tė cilėt e kuptonin fenė me anė tė metodės sė drejtė dhe sinqerisht i besonin Allahut dhe midis atyre tė cilėt ishin kundėr islamit ose atyre tė cilėt u larguan nga kuadri islam dhe metodave tė tė menduarit dhe tė hulumtuarit. Ky dallim nuk ka pasur mundėsi qė tė mohohet. Ai qė u shoqėrua me grupin e parė tė njerėzve morri dekorata tė mėdha nė kėtė botė dhe ahiret, ndėrsa ai i cili nuk e pati fat tė ketė kėtė karakteristikė, ai ose ishte kundėr islamit, ose ishte i larguar nga kuadri islam dhe metodave tė tij tė tė menduarit dhe tė hulumtuarit.

    E dimė qė nė kohėn e selefėve ka pasur fraksione dhe grupacione tė ndryshme tė cilat janė shmangur nga vlerėsimet dhe metodat e drejta. Selefizmi i tyre aspak nuk u ka ndihmuar tek Allahu dhe ishin mė tė kėq*j sesa shumė novatorė tė cilėt, mė vonė, u paraqitėn pas tyre.

    Pra, mbase ėshtė lehtė qė njeriu i arsyeshėm tė kuptoj se tė kuptuarit e drejtė tė Kur’anit dhe Sunnetit dhe tė besuarit e drejtė, i cili ėshtė nė pajtueshmėri me logjikėn dhe shkencėn, ėshtė suazė e cila e kufizon shoqėrinė e drejtė islame. Ai qė do t’i pėrmbahet kėsaj do tė hyj nė rrethin e muslimanėve, pavarėsisht kohės nė tė cilėn jeton.

  4. #4
    i/e rregjistruar 10% Maska e djal8ove
    Anėtarėsimi
    Mar 2010
    Postime
    21
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Tė parėt e ndershėm kishin vetėm njė karakteristikė, e ajo ėshtė afėrsia e Dėrguarit, s.a.v.s., dhe vėshtrimi i drejtė nė principet e islamit dhe tė Tekstit tė Kur’anit dhe Sunnetit. Pėr shkak tė kėsaj, me tė drejtė ishin mėsues, nė tė pėrmbajturit e metodave dhe rregullave tė tė komentuarit tė Teksteve, pėr ata qė erdhėn pas tyre. Ata janė sikur arabėt e parė, tė cilėt mė vonė gjeneratave tė popullit tė vet ua mėsuan gjuhėn dhe gramatikėn arabe. Nga kėtu mund tė vėrejmė dallimin midis medh’hebit selefij dhe grupit tė parė tė muslimanėve, tė cilėt me tė drejtė ishin mėsues pėr ata qė erdhėn pas tyre. Pra, fenomeni i selefizmit nuk ka ekzistuar nė kohėn e selefėve tė parė, kurse ndjekja e kėtyre ėshtė obligim nga i Dėrguari, s.a.v.s., nė kuptimin tė cilin e sqaruam.

    Sikur tė ishte korrekt ekzistimi i selefizmit dhe tė selefėve tė sotshėm, duke pasur parasysh qė ky emėrtim u nxor nga koha islame nė tė cilėn vepruan selefu-s-salihinėt, atėherė, pėr njerėzit e tjerė, do tė ishte korrekte qė tė shpiknin drejtim tjetėr islam, tė nxjerr nga koha nė tė cilėn vepruam hulefai-r-rashidinėt dhe pas kėsaj, tė thonė pėr vete se janė rashidinė. Ndoshta do tė ishte argument i fuqishėm kundėr atyre qė veten e quajnė selefij, sepse i Dėrguari, s.a.v.s., ka thėnė: “Pėrmbajuni sunnetit tim dhe praktikės sė hulefai-r-rashidinėve, tė udhėzuarve”, dhe nuk ka thėnė pėrmbajuni selefėve. Kėshtu do tė ishte korrekt qė edhe grupi i tretė tė shpikte njė medh’heb, emri i tė cilit do tė asoconte nė periudhėn e as’habėve dhe, pas kėsaj, tė thonė se ne jemi sahabij.

    Dhe nuk ėshtė fare ēudi qė sajuesit e medh’hebeve tė kėtilla tė tubojnė elemente tė mjaftueshme pėr kredibilitet medh’hebor, me tė cilin do tė dalloheshin nga medhe’hebet e tjera, e qė do tė reflektohej nė ixhtihad, nė pikėpamjet mbi besimin dhe mirėsjelljen.

    Atėherė, pa kurrfarė dyshimi, ithtarėt e ēdo medh’hebi do tė vazhdonin qė, ithtarėt e medh’hebeve tė tjera, t’i pėrbuznin dhe t’i shpallnin pėr novatorė dhe mashtrues dhe qė dallimet nė ixhtihad dhe mendim do tė ishin armė nė luftėn kundėr njėri tjetrit. Pa dyshim qė ēdo ithtar nga kėto medh’hebe do tė ishte nė kundėrshtim me metodėn islame tė cilėn e praktikuan tė parėt e ndershėm, qofshin ato sahabe, hulefai-r-rashidinė, apo tė tjerė. Ata u dalluan nė mendime, mirėpo nuk u ndanė nė parti dhe degėzime. Ata ishin ithtarė tė njė metode tė tė kuptuarit tė fesė dhe ėshtė normale qė tė ketė pasur mospajtueshmėri gjatė ixhtihadit nė kuadėr tė asaj metode. Mirėpo ata gjendeshin nėn patronazhin e solidaritetit islam i cili i bashkonte. Andaj, nuk dimė ndonjė nga muxhtehidėt qė ta ketė zhvleftėsuar ixhtihadin e tjetrit me tė cilin nuk ėshtė pajtuar, apo t’i jetė drejtuar muxhtehidit tjetėr pėr novator, apo pikėpamjet e tij me tė cilat ėshtė shquar ai dhe medh’hebi i tij t’i ketė drejtuar nė konkurrim me medh’hebet e tjera dhe ithtarėt e tyre. Ata qė u shkėputėn nga kjo, siē janė fraksionet jashtė Ehli-s-sunnetit dhe Xhematit, pa dyshim se tendencat e tyre, nė pėrgjithėsi, pėrbėjnė barriera tė forta ndėrmjet tyre dhe Ehli-s-sunnetit dhe Xhematit dhe i ndajnė prej trupit islam. Pėr shkak tė kėsaj u ndanė nė fraksione tė veēanta qė u ngjajnė fanatikėt dhe ekstremistėt. Arsyet e tyre tė vetme pėr metodėn e kėtillė janė fanatizmi dhe egoizmi.

    Duhet ditur se tė parėt e ndershėm janė munduar nė gjetjen e dispozitave juridike, andaj edhe kjo i ka ēuar deri te krijimi i shkollave tė ndryshme juridike. Kėto medh’hebe janė vetėm pasqyrė e mendimeve tek tė cilat erdhėn muxhtehidėt nėpėrmes hulumtimeve dhe studimeve. Lidhjet e pėrfaqėsuesve tė medh’hebeve me njėri tjetrin kanė qenė nė nivel lakmues. Ata i kanė ndihmuar njėri tjetrit nė ixhtihad dhe kanė qenė tė vetėdijshėm pėr obligimin qė duhet respektuar ēdolloj ixhtihadi.

    Ne sot nuk e gjejmė tolerancėn tek tė ashtuquajturit selefij tė cilėt mendimet dhe kuptimet i marrin si armė nė luftėn kundėr atyre qė nuk mendojnė sikur ato. Ekzistojnė ēėshtje dhe zgjidhje tė shumta tė ixhtihadit nė kuadėr tė tė pėrmbajturit tė Kur’anit dhe Sunnetit, rreth tė cilave janė kundėrshtuar vetė tė parėt. Si gjykojnė ata qė e quajnė veten selefij tė diskutojnė mbi ato ēėshtje dhe ta kufizojnė tė drejtėn dhe tė vėrtetėn potenciale nė njė mendim dhe arsyetim i cili iu pėrgjigjet atyre.
    Nga ky mendim i tyre ata bėjnė adresė tė fesė sė vėrtetė dhe dėshmi pėr lajthitjen dhe marrėzinė e atyre tė cilėt nuk pajtohen me ata, pa vėshtrim nė kriteret dhe dispoizitat tė cilat tolerojnė ekzistimin e mė shumė se tė njė mendimi dhe faktin se pararendėsit e respektuar janė ndarė nė shumė ēėshtje.


    Argumenti se medh’hebi selefij ėshtė risi

    Tė gjithė neve na ėshtė e njohur qė periudha e selefėve ka numėruar grupe tė cilat ishin jashtė islamit, qofshin ata ehlu-l-kitabė apo tė tjerė. Gjithashtu, ka pasur fraksione dhe grupacione tė cilat nė mėnyrė deklarative janė numėruar si muslimanė, mirėpo me tendencė tė shpėrfilljes sė metodės sė tė komentuarit dhe tė kuptuarit tė islamit nėpėrmjet sė cilės kanė ecur dijetarėt dhe udhėheqėsit muslimanė. Tendencat e tilla krijuan fraksione tė ndryshme nga tė cilat mund t’i veēojmė mu’tezilitėt, murxhitėt, harixhitėt, ejt. Ēdo njėra prej kėtyre fraksioneve u nda nė shumė sekte nga tė cilat njėra tjetrėn e akuzuan pėr herezi dhe ateizėm.

    Periudha e tė parėve tė ndershėm (selefėve) u gjend nė atė idil, dhe se shumica e muslimanėve ndoqėn kriterin tė cilin e morėn nga i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., dhe nga shokėt tė tij, tė cilėt i interpretuan Tekstet dhe u morėn me ixhtihad.
    Ata realizuan lidhjen midis arsyes dhe Teksteve, andaj dhe me tė drejtė bartėn emrin e Ehli Sunnetit dhe Xhematit. Arsyeja qė bartin kėtė emėr gjendet nė tė pėrmbajturit e metodės sė njohjes e cila qėndron nė lidhjen precize tė shqyrtimit racional dhe rrėfimit tradicional, si dhe nė tė pėrmbajturit e gramatikės sė gjuhės arabe gjatė interpretimit.

    Interpretimi i Kur’anit nga ana e tė Dėrguarit tė Allahut, s.a.v.s., dhe tė as’habėve, si dhe ixhtihadi i tyre, ishin bazat kryesore tė hermeneutikės. Tė gjithė ata qė iu pėrmajtėn kėsaj metode do tė llogariten nga rrethin e Ehli Sunnetit dhe Xhematit, madje edhe nėse do tė jetonin nė shekullin e fundit. Pėrkundėr kėsaj, tė gjithė ata qė nuk iu pėrmbajtėn kėsaj metode, nuk do tė llogariten nga rrethi i Ehli Sunnetit dhe Xhematit, madje edhe nėse kanė jetuar nė shekullin e parė tė islamit.

    Arritėm qė tė pėrfundojmė se ndjekja e tė ashtuquajturit “medh’heb selefij”, tė cilin shumė njerėz e konsiderojnė si pėrcaktim tė drejtė tė muslimanit, nuk njihej tek Ehli Sunneti dhe Xhemati, respektivisht te tė parėt e ndershėm (selefu-s-salihinėt) nė shekujt e parė tė islamit. Njė gjendje e tillė vazhdoi edhe pėr disa shekuj me radhė. Bashkėkohėsit

  5. #5
    i/e rregjistruar 10% Maska e djal8ove
    Anėtarėsimi
    Mar 2010
    Postime
    21
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    e asaj periudhe ishin ithtarė besnik tė bontonit islam dhe metodės sė tė kuptuarit tė islamit, duke qenė tė kapur pėr tė parėt e tyre nga Ehli Sunneti dhe Xhemati. Kishte edhe prej atyre tė cilėt pjesėrisht ose tėrėsisht e braktisėn atė mėnyrė tė sjelljes dhe tė tė kuptuarit. Grupi i parė i njerėzve ishte me shekuj nėn flamurin e Ehli Sunnetit dhe Xhematit, i cili nė tė gjitha periudhat paraqet shumicėn e ummetit islam. Grupi tjetėr i njerėzve ishin larg nga Ehli Sunneti dhe Xhemati, pėr arsye se u larguan nga metoda e drejtė.

    Nuk dimė se a ka pasur ndonjė nė ato shekuj qė ta ketė kompozuar atė rrugė dhe atė metodė pėr t’iu bashkangjitur ndonjė medh’hebi, tė quajtur selefizėm, nė kuptim qė kjo ka qenė hyrja nė mesin e tė udhėzuarve, apo qė mbetja eventuale nė atė medh’heb, tė ketė nėnkuptuar mbetjen nė humnerė dhe novatori. Nuk kemi dėgjuar njė medh’heb tė tillė tė ketė ekzistuar nė shekujt e kaluar tė islamit, ose tek muslimanėt te ketė ekzistuar grupi i cili veten ta ketė quajtur si selefij , qė ka caktuar identitetin e tij medh’hebor tė mendimeve me tė cilat thirret dhe me etikėn qė praktikon. Nga ana tjetėr nuk ekziston grup i cili quhet si novatorė dhe i humbur. E dimė qė elementi vlerėsues i saktėsisė sė muslimanit, ose pasaktėsisė eventuale, ėshtė mėnyra e tė pėrmbajturit tė metodės sė Ehi Sunnetit dhe Xhematit e cila pasqyrohet nė jetėn e tė parėve tė ndershėm. Ithtarėt e selefizmit janė karakteristikė e pėrgjithshme e muslimanit. Njėjtė sikur ishte e drejtė qė tė parėt e ndershėm tė hasnin nė mospajtime nėn hijen e metodės tė cilėn ata e ndoqėn, ashtu ėshtė e drejtė qė tė hasin nė mospajtime edhe ata qė vijnė pas tyre. Ashtu sikur ajo mospajtueshmėri nuk ndikoi nė ndarjen e ummetit nė tė devotshėm dhe mėkatarė, atėherė as mospajtimi i tyre nuk do tė ndikoj nė ndarjen e unitetit islam dhe prej tyre tė formohen selefitėt dhe bida’txhitė (novatorėt).

    Kėshtu kaluan katėrmbėdhjetė shekuj e nuk dėgjuam asnjė dijetarė tė thotė qė dėshmia e saktėsisė sė muslimanit dhe pėrudhjes sė tij ėshtė nė tė bashkangjiturit e medh’hebit i cili quhet selefizėm, dhe ata qė nuk do t’i bashkėngjiten kėtij medh’hebi tė trajtohen si novatorė dhe tė humbur!


    Neo-selefizmi

    Pak mė parė pėrmendėm se iniciator i selefizmit konsiderohet Ahmed ibn Hanbeli. Megjithatė, mund tė themi se fillimi i neo-selefizmit me siguri ka qenė nė Egjipt nė kohėn e okupimit tė Anglisė, si dhe nė ditėt e lėvizjes reformatore fetare tė cilėn e udhėhoqėn Xhemaludin Afgani dhe Muhammed Abduhu. Paraqitja e kėsaj lėvizjeje e afirmoi fenomenin e neo-selefizmit. Shkaku i kėsaj qėndron nė rrethanat tė cilat kishin pushtuar Egjiptin. Edhe krahas sė Ekzistimit tė Az’harit dhe dijetarėve tė tij dhe lėvizjes aktive tė dijetarėve pėrreth, madje edhe nė vet Egjiptin, kishte lloje tė shumta tė risive dhe legjendave tė cilat u pėrhapėn nė tė gjitha territoret, por edhe nė vet Az’harin, nėn emrin e tesavvufit dhe nėn patronazhin e tarikateve tė shumta sufiste tė cilat nuk kanė asnjė bazė fetare, porse janė absurditete dhe nihilizma. Ndėrsa sa i pėrket zhvillimit brenda Az’harit, aktivitetet shkencore ishin shndėrruar nė plane formale, gojėdhėna tė ēuditshme dhe destruktive dhe fraza tė pėrsėritura tė cilat nuk kishin asnjė lidhje me jetėn dhe realitetin e njerėzve. Az’hari nuk ishte vetėm i shkėputur nga bashkėsia, por nuk ndjente as barrėn e mesazhit pėr ringjallje dhe ndryshim. Andaj, sipas kėsaj njerėzit vepruan nė dy mėnyra: njėri grup iu bashkėngjit civilizimit perėndimor, duke u ēliruar nga vendimet dhe parimet, madje edhe nga idetė islame, dhe grupi i tjetėr i cili dėshironte pėrmirėsimin e gjendjes sė muslimanėve dhe nxjerrjen e tyre nga dezintegrimi deri te i cili i ēuan shumė dijetarė tė Az’harit, dhe kthimin e tyre nė islamin autentik dhe tė drejtė, larg legjendave, iluzioneve dhe risive. Ata dėshironin qė islamin ta vendosnin nė rrethin e jetės moderne dhe gjetjen e rrugės sė bashkėjetesės me qytetėrimet e tjera. Pėrfaqėsuesit e kėtij grupi ishin Muhamed Abduhu dhe Xhemaludin Afgani tė cilėt denjėsisht dhe guximshėm ftuan nė rilindjen islame.

    Duke e pasur parasysh qė ēdo lėvizje reformuese duhet tė ketė njė moto me anė tė sė cilės do ta mishėronin formėn dhe thelbin e lėvizjes nė masė, moton tė cilėn e zgjodhėn udhėheqėsit e kėsaj lėvizjeje ishte selefizmi. Kjo thirrje u shqua pėr puritanizėm dhe spastrim tė turbullirave, tė cilat e kishin mbuluar pastėrtinė dhe kthjelltėsinė islame nėpėrmes risive dhe legjendave, nė mėnyrėn e kthimit tė muslimanit nė tė kuptuarit e drejtė tė islamit ashtu sikurse e kuptuan tė parėt e ndershėm. Kthimi nė periudhėn e selefizmit nėnkuptonte ēlirimin nga risitė, iluzionet dhe legjendat tė cilat mundeshin tė gjenden nė shumė shoqėri dhe vende tė ndryshme islame. Gjithashtu, kjo ka nėnkuptuar marrjen e islamit si fe e punės, aksionit dhe xhihadit, e jo e dekadencės, pėrgjumjes dhe injorimit tė luftės jetėsore. Kėtė esencė tė lėvizjes, qė ėshtė e drejtė dhe e lartėsuar pėr shkak se nėnkupton realitetin e islamit nė ēdo kohė, kanė mundur qė krahas selefit dhe selefizmit ta emėrtojnė me ndonjė emėr tjetėr. Pyesim nėse kėto fjalė janė mė tė vėrteta se sa vet fjala islam?! Mendojmė mbi islamin i cili ėshtė i pastėr nga tė metat e involvuara dhe absurditetet e shtuara. Mirėpo prijėsit e kėsaj lėvizjeje nė kėtė mėnyrė dėshironin qė tė stimulojnė dėshirėn e njerėzve pėr islamin dhe ndryshimin e fotografisė sė islamit, pasi qė njerėzit kishin bėrė tok gjendjen e muslimanėve tė shekujve tė parė me gjendjen e mjerueshme tė muslimanėve tė sotshėm. Dėshironin qė thirrja islame gjatė kohės sė selefėve tė bėhet model i fatit, pėrparimit dhe mirėsisė.

    Pra, pėr kėtė lėvizje reformatore motoja e selefit dhe selefizmit, qe pozitive pėr ata njerėz qė lavdėronin heronjtė e islamit dhe qė ishin krenarė pėr gjeneratat e para tė islamit.
    Nė atė periudhė u paraqit ideja e selefizmit qė e ndėrtuan dhe ftuan nė tė grupi i parė i lėvizjes reformatore-fetare nė krye me Muhammed Abduhunė, Xhemaludin Afganin, Reshid Ridanė dhe Abdurrahman El-Kevekibiun.

    Por, ta kemi parasysh qė kjo ide nuk kishte formė tė medh’hebit islam, i cili i posedon ithtarėt dhe parashenjat e tij, porse ajo ishte adresė misionare dhe parashenjė e metodės sė drejtė, si dhe pasqyrė e tė kuptuarit tė ndryshėm tė islamit, pėrkundėr atyre tė cilėt ishin zhytur nė risi dhe legjenda dhe ishin larg nga islami me tė cilin ishin stolisur tė parėt e ndershėm, r.a.

    Tė kuptuarit e selefizmit mė sė miri e shpjegon dijetari Jusuf El-Kardavi kur pėrshkruan idenė e lėvizjes sė “Vėllezėrve Muslimanė”, i cili thotė se ajo ėshtė: “thirrje selefiste, rrugė e Ehli Sunnetit, esencė e sufizmit, ndėrmarrje ekonomike, institucion sportiv, organizatė politike, institucion kulutoro-arsimor dhe organizim shoqėror.”

  6. #6
    i/e rregjistruar 10% Maska e djal8ove
    Anėtarėsimi
    Mar 2010
    Postime
    21
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Duhet ditur qė, edhe pėrkrah parashenjės kryesore tė selefizmit tė cilėn e kishte pėrvetėsuar kjo lėvizje duke luftuar kundėr risive dhe legjendave, nga ana tjetėr pėrsėri u largua nga selefi i parė, sepse protagonistėt kryesor tė saj herė-herė dhanė fetva dhe e komentuan Kur’anin nė mėnyrė tė palejueshme.

    Kjo lėvizje reformatoro-fetare kishte njė rol tė madh nė tė vendosurit nė qarkullim tė fjalėve selef dhe selfijje nė qarqet publike dhe intelektuale, edhe pse kėto fjalė kishin domethėnie tė ndryshme tė cilat shfrytėzoheshin vetėm nė rrethe tė vogla shkencore. Me fillimin e kėtij shekulli pamė se si kėto fjalė dolėn nga rrethet e vogla shkencore nė titujt kryesorė tė revistave, emrave tė shtypshkronjave dhe librarive. Shembulli mė i mirė i kėsaj ėshtė Egjipti. Kjo fjalė u pėrhap nė publik me tonin e shquar tė cilin e shoqėroi konsolidimi i lėvizjes fetaro-refomatore mbi duart e protagonistėve tė saj tė parė. Nė kėtė periudhė, siē e pėrmendėm, ishte pėrhapur medh’hebi tė cilin e themeloi Muhammed ibn Abdulvehhabi nė Nexhd dhe nė pjesėt ujore arabe. Midis medh’hebit vehabij dhe thirrjes tė cilėn e udhėhoqėn protagonistėt e rilindjes fetare nė Egjipt, ekzistonte lidhja reciproke e cila pasqyrohej nė luftėn kundėr risive dhe legjendave, dhe sidomos atyre sufiste, ashtu qė kėto fjalė, selef dhe selefijje, u futėn nė vokabularin e medh’hebit dhe thirrjes vehabiste, ndėrkaq zgjuan vėmendjen tek ato njerėz tė cilėt neveriteshin nga vehabizmi. Pėr to kjo do tė thoshte qė selefizmi nuk ishte medh’heb dhe fryt i Muhammed ibn Abdulvehhabit, por i tė parėve tė ndershėm, andaj dhe ky ndėrrim i fjalės u mirėprit. Sipas themeluesve tė kėtij medh’hebi, selefistėt janė ruajtės tė akidės sė selefit, ideve tė tyre, metodave gjatė tė tė kuptuarit dhe tė praktikuarit tė islamit. Ky ėshtė emėrtimi i ri i lėshuar nė qarkullim nė vend tė atij tė vjetrit.

    Krijimi i selefizmit si medh’heb ėshtė risi

    Sa i pėrket karakteristikės themelore tė ummetit islam, i cili nė Ditėn e Gjykimit do tė jetė i shpėtuar me mėshirėn e Allahut, ajo ėshtė Ehli Sunneti dhe Xhemati dhe e pėrbėn shumicėn e muslimanėve. Kėtė e na e vėrteton hadithi i tė Dėrguarit tė Allahut, s.a.v.s., konsensusi i dijetarėve islam dhe elita e selefu-s-salinėve. Kur sot muslimani deklarohet si pjesėtar i Ehli Sunnetit dhe Xhematit, atėherė ai nuk shpik ndonjė emėr tė ri tė cilin nuk e pėrkrah Kur’ani dhe Sunneti. Karakteristika kryesore e Ehli Sunnetit dhe Xhematit ėshtė nė tė ndjekurit e Librit tė Allahut dhe nė tė pėrmbajturit e udhėzimit tė tė Dėrguarit tė Allahut, s.a.v.s, ndėrsa si shembull pėr kėtė janė as’habėt dhe pasuesit tė cilėt erdhėn pas tyre. Ndėrkaq, kur muslimani deklarohet si pjesėtar i medh’hebit selefij, nuk ka dyshim qė ėshtė novator, pasi qė domethėnia e tij nuk i pėrgjigjet kuptimit tė fjalės sė Ehli Sunnetit dhe Xhematit. Kjo do tė thotė qė dikush nė bashkėsinė muslimane tė shpik emėrtim pėr tė cilin tė parėt e ndershėm nuk janė pajtuar. Pėr njė emėrtim tė tillė nuk ka nevojė, sepse krijon tollovi dhe shkėputje tė rreshtave muslimane.

    Edhe nė rast se ky emėrtim nuk ka domethėnie kuptimore tė fjalės “Ehli Sunnet vel Xhemah”, ēfarė ėshtė edhe fakt, atėherė inovacioni ėshtė i qartė nė veprimtarinė e saj destruktive e cila forcon dhe lartėson protagonistėt e saj nė vend se tė vėrtetėn, pėr tė cilėn ishin tė pajtuar tė parėt, e qė shihet te Ehli Sunneti dhe Xhemati. Inovacioni vėrehet edhe nė pėrdorimin e fjalės selefij, e cila ka domethėnie novatore, po ashtu edhe emri ėshtė pėr njė grupacion tė ri islam i cili u nda nga trupi islam dhe uniteti i konsoliduar brenda Ehli Sunnetit dhe Xhematit. Sot, selefij ėshtė ēdonjėri i cili i pėrmbahet listės sė caktuar tė mendimeve dhe tezave, dhe qė i mbron ato, ndėrsa i pėrēmon ata tė cilėt nuk i pėrkrahin dhe i cilėsojnė si novatorė, pavarėsisht se bėhet fjalė mbi ēėshtjet e besimit, dispozitave juridike apo ato morale.

    Secili qė e kufizon tė vėrtetėn nė mendim ose zgjidhje deri te e cila ėshtė ardhur, kurse tė tjerėt, tė cilėt nuk mendojnė ashtu, i llogarit pėr novatorė dhe tradhtarė, atėherė, nė fakt, ėshtė ai novator dhe shkatėrrues i bashkėsisė muslimane dhe iniciator i pengesave dhe zėnkave midis tyre, pa pasur ndonjė arsye. Ai i shmanget bashkimit tė muslimanėve, sepse refuzon metodėn e drejt tė pranuar nga Ehli Sunneti dhe Xhemati, metodė e cila ka tė bėj me realizmin e veprave, mendimeve dhe ixhtihadit. Kjo metodė i ka pėrfshirė tė dy grupet e selefu-s-salihinėve: Ehlu-r-re’j-in – racionalistėt dhe Ehlu-l-hadith-in – tradicionalistėt. Nė kėtė mėnyrė mospajtimet e tyre u shndėrruan nė ndihmesė reciproke dhe hapėrim drejtė sė vėrtetės.

    Ata qė e kundėrshtojnė kėtė metodė tė cilėn e pranuan selefėt e parė, e ndėrrojnė tė vėrtetėn pėr egoizmin dhe fanatizmin medhhebor, duke i cilėsuar tė gjithė ata qė dallojnė prej tyre pėr novatorė dhe heretikė.


    Pėrfundim

    Nga ekspozimi qė bėmė shihet qė neo-selefizmi i ditėve tė sotshme nuk ėshtė sinonim pėr selefizmin e parė, ose selefu-s-salihinėt, porse ėshtė lėvizje fetare e cila, ummetin islam, mė shumė e dėmton sesa i bėn dobi. Thirrja vehabiste nė selefizėm, para sė gjithash, ėshtė joreale dhe pasqyrė e vakuumit dhe ekskluzivizmit intelektual, i cili fshihet nė organizimet e ndryshme tė bibliotekave familjare. Nė plotėsimin e kėtij vakuumi intelektual ėshtė e domosdoshme organizimi i dialogjeve ndėrmuslimane, nė mėnyrė qė muslimanėt tanė, e sidomos tė rinjtė e shqetėsuar, tė njoftohen me islamin tradicional i cili ka mundėsi tė inkorporohet nė kohėn moderne nė tė cilėn jetojmė. Ky ėshtė prioriteti i institucioneve tona fetare dhe arsimore, si dhe, nė rend tė parė, na obligon ne imamėve.

  7. #7
    i/e rregjistruar 10% Maska e Ciarli
    Anėtarėsimi
    May 2013
    Postime
    25
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    ha prape duan dru, po vehabizmi bie kunder mbretit te shtrember apo fisnikut jo ne vendin e vet.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi