Mjekimet anti-obezitet nuk janė tė mjaftueshme pėr tė humbur nė peshė.Ky ėshtė rezultat i njė studimi tė njė grupi kėrkuesish britanikė publikuar nė "Nature Reviews Endocrinology".
Fakt ėshtė njė njerėzit sot ndodhen nė njė situatė paksa paradoksale nė raportin e tyre me ushqimin. Organizimi njerėzor, qė prej primitivizmit ėshtė zhvilluar nė njė mėnyrė tė tillė me sjellje nga mė tė ndryshmet nė kėrkim dhe sigurim tė ushqimit.

Ushqimi shkakton edhe kėnaqėsi, ndaj konsumimi i vakteve pėr disa persona bėhet shumė i shpejtė dhe i madh nė sasi. Nė kohėt moderne shqetėsim pėrbėn marrja e kalorive dhe proteinave tė tepėrta qė shkaktojnė dhjamosje tė trupit dhe pėr pasojė me rritjen e sasisė sė dhjamit vjen edhe rreziku i obezitetit.

Sipas autorėve tė studimit, mjekimet kanė njė ndikim shumė tė reduktuar nė uljen e obezitetit. Ka shumė faktorė tė tjerė patologjikė qė shkaktojnė obezitetin, ndėrsa mjekimet kanė njė spektėr tė ngushtė veprimi.

"Shumė faktorė tė tjerė mund tė kenė efekte tė mėdha nė shkaktimin e obezitetit. Kemi mėsuar shumė mbi sistemet neurokimike qė udhėheqin procese si p.sh dėshira dhe kėnaqėsia e tė ushqyerit. Ka ardhur koha qė tė shfrytėzojmė kėtė informacion tonin pėr tė ndihmuar njerėzit nė kontrollimin e sjelljes sė tyre tė tė ushqyerit", thonė studiuesit.

Ndaj sipas tyre, mjekimet anti-obezitet nuk duhet tė shohin vetėm se si mund tė shkaktojnė humbjen nė peshė, por duhet tė ndėrveprojnė me dėshirėn pėr ushqim dhe autokontrollin pėr ushqim.