Receta Gatimi

Lajme tė ēuditshme nga e gjithė bota


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 2 nga 4 FillimiFillimi 1234 I funditI fundit
Rezultatet nga 21 deri tek 40 prej 68
  1. #21
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Lajme te cuditshme :o

    Nje dhi, nje grua

    [attachment=0:1k12jqdk]dhia.jpg[/attachment:1k12jqdk]

    Tani ju dua tė qetė. Zgjidhja pėr moslindjet u gjend. Dhe ishte kaq e thjeshtė.Dhe kaq afėr.

    Bullgari Stoil Panaytov nga Plovdivi, shkėmbeu gruan nė pazar me njė dhi 8 vjeēe.

    “ Njė ditė mė parė njė shoku im mė tha se , ishte i pa fat me gratė dhe i pėlqente mjaft e imja. Pyeta time shoqje dhe mora miratimin e saj”.
    Nuk ke ēfarė i thua, asgjė nuk ka bėrė me kokėn e tij.
    Madje, pėr tė pėrforcuar mė tej faktet bindėse, ai shton se dhia kishte pjellė tre keca, kurse gruaja asnjė! Jo kec, fėmijė ma do mendja.

    "Shkėmbimi qe me fitim pėr tė zotin e dhisė, pėr faktin se ai mori grua nga dorė e parė kurse unė dhi nga dorė e dytė” shtoi zoti Panayotov.
    Imazhet e Bashkangjitur Imazhet e Bashkangjitur

  2. #22
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Lajmet mė tė ēuditshme nė botė

    Lajmet mė tė ēuditshme nė botė


    Mes tyre ėshtė gruaja qė gabon autobusin dhe kthehet nė shtėpi pas 5 vjetėsh; njė i verbėr qė gjobitet pėr shkak tė shpejtėsisė sė madhe me tė cilėn ngiste makinėn; ajo qė jetoi me njė laps nė tru; apo burri indian qė ka njė familje rekord me 50 gra dhe 109 fėmijė. Barsoleta? Jo, aspak, janė lajme tė vėrteta qė ndodhin anekėnd botės, e qė janė pėrzgjedhur me kujdes nga agjencitė e shtypit dhe pėrmbledhur nė librin me titull Funny News. Lexojini, dhe po deshėt mos i besoni. Janė tė gjitha tė vėrteta!


    Kandidatja premton 40 mijė raporte orale
    Belgjike

    Njė kandidate pėr nė Senat ka premtuar qė nė rast se do tė zgjidhej, do tė kryente rreth 40 mijė raporte orale me zgjedhėsit. Pėr Tania Derveaux, e partisė "NEE" (Lėvizja e Protestave tė Drejta) ky ishte njė provokim pėr rivalėt e saj qė kishin premtuar 400 mijė vende tė reja pune. Pėr tė pėrfituar nga ky shėrbim falas, zgjedhėsit duhej tė prenotonin nė sajtin e kandidates qė kishte deklaruar se 500 ditė i mjaftonin pėr ta mbajtur premtimin. Por, fatkeqėsisht nuk arriti tė zgjidhej.


    Prej gjashtė vjetėsh nuk ha ushqim,por gėzon shėndet tė plotė
    Londer Britani e Madhe

    Nuk ha asnjė lloj ushqimi prej 6 vjetėsh, por ėshtė nė formė tė shkėlqyer. 58-vjeēari Michael Werner pi vetėm kafe, lėngje frutash dhe ujė, qė prej moshės 52 vjeē, dhe prapė gėzon shėndet tė plotė. I diplomuar pėr kimi, burri tregon: "E bėj pėr dashurinė qė kam pėr organizmin tim".


    Gabon autobus,kthehet nė shtėpi pas pesė vjetėsh
    Narathinwat, Tajlandė

    Jaeyaena Beurraheng, njė grua 76-vjeēare, flet vetėm gjuhėn e saj. Nė vitin 1982, kur po kthehej nga Malajzia, kishte hipur nė njė autobus, e bindur se do ta ēonte nė Narathinwat, provinca e origjinės sė saj nė jug tė Tajlandės, ku flitet gjuha malajzeze, por ēuditėrisht e gjeti veten nė veri tė Bangkokut. Me njė tjetėr autobus mbėrriti nė Chinag Mai, 900 km nė veri tė kryeqytetit. Atje jetoi pesė vjet si endacake dhe nė vitin 1987 u ēua nė njė qendėr pritjeje. Kur tregoi historinė e saj, e kthyen nė shtėpi.


    Lapsi nė kokė, u hoq pas 55 vjetėsh
    Berlin, Gjermani

    Pėr 55 vjet me radhė ka vuajtur nga dhimbja e kokės dhe gjakderdhja nga hunda, tė shkaktuara nga njė laps qė i ishte futur nė kokė gjatė njė rėnie nė moshė tė vogėl. Gruaja, Margaret Wegner, tani ėshtė shumė mirė: me anė tė njė operacioni i hoqėn lapsin rreth 8 centimetra tė gjatė.


    Njeriu-llogaritar, mė i shpejtė se kompjuteri
    Londėr, Britani e Madhe

    Njė francez 27-vjeēar, Alexis Lemarie, ka qenė mė i shpejtė se kompjuteri nė llogaritjen e rrėnjės sė njė numri me 200 shifra. Alexis-it iu deshėn 70.21 sekonda pėr ta llogaritur, ndėrsa kompjuterit pak mė shumė.



    I verbri gjobitet pėr shpejtėsi tė madhe
    Barcelonė, Spanjė

    Pasi ecte me njė shpejtėsi 154 kilometra/orė, njė burrė ka pėrfunduar nė dyert e policisė. Domingo Merino, i verbėr qė nga viti 1996, pėr shkak tė njė aksidenti rrugor, u justifikua pėrpara gjykatėsve se ishte pėrfshirė nga nostalgjia pėr tė drejtuar makinėn, kėshtu qė i kėrkoi gruas ta linte tė ngiste makinėn nė njė rrugė tė drejtė, tė cilėn ai e kujtonte mirė. Nė vendin e pasagjerit gruaja e udhėzonte me zė tė lartė se nga ta drejtonte timonin.


    Kufomė nė shtėpi? Jo, mbajnė erė kėmbėt
    Kaiserslautern, Gjermani

    Erė e keqe, dritare tė mbyllura prej ditėsh, posta plot me letra dhe asnjė shenjė jete. Banorėt e njė pallati nė Kaiserslauten, qė kishin frikė se mos fqinji tyre kishte ndėrruar jetė, vendosėn tė lajmėronin policinė. Por, agjentėt e policisė u habitėn nga ajo qė panė: i zoti i shtėpisė flinte pėr qejf, ndėrsa era e keqe vinte nga ēorapet dhe tė brendshmet e palara tė grumbulluara nė shtėpi.



    Nė autostradė, mbi barelė
    Aron, Spanjė

    Policėt arritėn ta ndalonin vetėm pasi kishte pėrshkruar tre kilometra. Antoni, 42 vjeē, i paralizuar nė 95 pėr qind tė trupit, po udhėtonte mbi njė barelė me rrota dhe motor, tė cilėn e kontrollonte me gojė. Burri, qė jetonte nė njė qendėr rehabilitimi, kishte dalė si zakonisht pėr tė bėrė njė shėtitje, por kėsaj radhe kishte gabuar drejtim

  3. #23
    Nice Man Moderator Maska e Erlindi
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    904
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17

    Re: Lajmet mė tė ēuditshme nė botė

    cfare nuk mban kjo bote lloj lloj njerezish

  4. #24
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Re: Lajmet mė tė ēuditshme nė botė

    Fėmija rastėsisht e denoncon babanė

    Njė fėmijė 11 muajsh, i cili po luante me telefonin celular, rastėsisht e ka thirrur policinė, por kjo ka rezultuar me arrestimin e babait tė tij i cili po kultivonte marijuanė nė shtėpi, ka njoftuar policia kanadeze.

    Xhandarmėria mbretėrore kanadeze ka dėrguar njė patrullė kur ka pranuar njė thirrje nė numrin e saj 911, derisa lidhje ishte kėputur pa ndonjė fjalė tė thėnė.

    Policėt menjėherė janė nisur pėr nė adresėn e njė paralagjeje tė Vancouverit prej nga kishte ardhur thirrja, ka thėnė pėr France Press pėrfaqėsuesja e policisė.

    "Babai ka qenė shumė i habitur kur na pa dhe tha se askush nuk e ka thirrur policinė", ka pohuar ajo.

    Policėt mė pas kanė parė fėmijėn se si po luante me telefonin celular duke shtypur tastet e tij.

    Me njė kontroll rutinor tė banesės, megjithatė, janė zbuluar 500 bimė tė marihuanės, qė ka sjellė deri tek arrestimi i babait 29-vjeēar.


    Papagalli shkakton kaos nė ndeshjen e futbollit


    Papagalli, Me-Tu ishte duke shoqėruar pronaren e tij Irene Kerrigan nė njė ndeshje nė mes dy klubeve angleze tė futbollit - Hertfordshire Rangers dhe Hatfield Town.

    Arbitri 45-vjeēar i ndeshjes Gary Bailey, ka thėnė pėr gazetėn Daily Mirror: "Nuk kam parė ndonjėherė gjėra si kjo.

    Kjo grua po qėndronte pranė vijės anėsore dhe papritmas e nxori kėtė papagall tė madh tė gjelbėr”.

    "Ēdo herė qė unė fishkėlleja zogu e lėshonte po tė njėjtin zė. Tė gjithė lojtarėt ndaleshin dhe u desh qė unė t’i lutem pėrgjegjėsit tė largojnė papagallin", ka shtuar ai.

    "Nuk mė ka ndodhė asnjėherė mė parė qė tė largoj nga fusha njė papagall", ka pėrfunduar arbitri.

    Pėrveē fishkėllimės sė tij, Me-Tu gjithashtu thėrriste “bukuroshė” lojtarėt nga kafazi i tij nė vijėn anėsore.

    "Ai e adhuron futbollin dhe do ta sjell sėrish nė ndeshjet tjera", ka thėnė pronarja.



    Fiton me 99 euro, njė vilė prej 400 metrash katrorė


    Ndonjėherė edhe dentisti tė sjell fat. Nė fakt ,kėsaj radhe njė 50 vjecar austriak ka mbetur vėrtet me gojė hapur gjatė njė vizite tek dentisti i tij, kur ka marrė lajmin se ka fituar njė vilė prej 400 metrash katrorė, pėrmes njė llotarie private, nė tė cilėn kishte marrė pjesė duke blerė njė biletė.

    Me njė biletė tė thjeshtė qė kushtonte 99 euro, Walter Egger ka bėrė tė tijėn njė vilė tė mrekullueshme nė brigjet e lumit Woerthersee.

    Ka qenė njė ditė me fat edhe pėr ish-pronarin e vilės, Traude Daniel, i cili pati idenė pėr tė organizuar njė llotari private me qėllim shitjen e shtėpisė sė tij, pėr shkak se nuk kishte mundur ta shiste atė normalisht me ēmimin e dėshiruar.

    Ndėrkohė ai ka fituar pėrmes llotarisė, 989.901 euro, pėrvec disa taksave, duke shitur pėrmes internetit 9.999 bileta pėr llotarinė, me 99 euro secilėn.

    Llotaritė pėr shitjen e shtėpive po bėhen tė modės nė Austri, edhe nė kohėn kur kriza ekonomike ka trokitur. Rruga e ndjekur ėshtė plotėsisht brenda ligjeve tė shtetit Austriak.



    86 zhytes britanike hekurosin nen uje


    Te hekurosesh nen uje tashme nuk eshte e paarritshme, por zhytesit e apasionuar u vune ne gare per te thyer rekordet e njeri-tjetrit.

    Pas 78 zhytesash australiane, tashme jane 86 zhytes britanike qe hekurosen 20 metra nen uje per 10 minuta te gjithe se bashku.

    Hekurosja nen uje eshte kthyer ne nje sport ekstrem dhe forme argetimi ne shume vende.

    Britaniket arriten te thyenin rekordin e ri.

    Per here te pare nje kampionat i tille u zhvillua ne vitin 2002 ne Berlin dhe tani ai eshte kthyer ne nje sport te perhapur ne shume kontinente, nga Afrika, Europa e deri ne Zelanden e Re.



    Rri i qete, qe te mos cmendesh ne pleqeri!


    Nese ruan qetesine, je me pak i rrezikuar te cmendesh ne pleqeri. Kerkimet e kryera nga revista “Neurology” kane marre ne pyetje 500 te moshuar dhe i kane pyetur per personalitetet e tyre.

    Personat e qete ishin 50 perqind me pak te rrezikuar te cmendeshin. Specialistet britanike kane theksuar gjithashtu rendesine qe kane aktivitetet sociale gjate jetes. Personat qe stresohen shpejt ishin te paqendrueshem emocionalisht, negative dhe nervoze.

    Ndryshime kishte edhe mes grupeve qe benin jete aktive, por ishin te stresuar dhe te qete. Keshtu, te kesh nje kalendar social je me i mbrojtur.

    Stresi i vazhdueshem con ne demtimin e disa pjeseve te trurit, qe sjellin cmendurine. Keshtu, kombinimi i qetesise me aktivitetin social te mbron nga rreziku.

    24 milione njerez ne bote kane probleme me humbjen e kujteses, orientimin dhe shfaqin simptoma te semundjes se Alzhajmerit.



    Gjeniu i kompjuterit, 8-vjeēari nga Maqedonia


    Ka mjaftuar kjo qė ai tė bėhej i famshėm nė vendin e tij, duke u pritur edhe nga kryeministri nė njė takim tė posaēėm, ndėrkohė qė shtypi lokal e ka pagėzuar me emrin "Mozarti i kompjuterit".

    Qė i vogėl, Marko ka treguar aftėsi jahstė tė zakonshmes; nė moshėn 2-vjeēare dinte tė lexonte e tė shkruante, ndėrkohė qė katėr vjeē dinte tė fliste anglisht.

    Prindėrit e 8 vjeēarit drejtojnė njė shkollė informatike dhe shpesh thėrrasin djalin e tyre pėr tė riparuar problemet me kompjuterat.

    "Fėmijėt nė moshėn e tij dinė ta pėrdorin kompjuterin, ndoshta mė mirė nga sa mund ta imagjinojmė ne, por Marko ėshtė fėmijė me shumė dhunti"- ka treguar e ėma.

    Sipas saj, ndryshe nga bashkėmoshatarėt, Markos nuk i pėlqejnė videolojėrat, por preferon matematikėn dhe astronominė.

    Pėr tė informatika ėshtė si njė lojė e thjeshtė fėmijėsh, tregojnė pėr gjeniun e vogėl. Ai i ka qė tani idetė e qarta se ēfarė do tė bėjė nė tė ardhmen, qė sigurisht kanė lidhje me kėtė teknologji.

    Marko i ka rrėmbyer rekordin njė tjetėr fėmije, njė vajze indiane, e cila dhjetorin e shkuar kaloi testin "Microsoft Certified Professional".

    Edhe indiania e vogėl, qė nė moshėn 3-vjeēare recitonte pėrmendėsh 1300 strofa tė poemes epike tė Tamilit, e shkruar 2 mijė vjet mė parė.



    Formon kubin sipas ngjyrave pas 26 vjetesh



    Pėr 26 vite ėshtė izoluar me mundim tė madh tė formonte kubin sipas ngjyrave. 'Lojė' qė i kishte zaptuar krejt jetėn; nuk dilte nga shtėpia pėr tė gjetur zgjidhjen, nuk flinte gjatė natės duke menduar pėr njė mundėsi, ndėrkohė qė duart dhe shpina i dhembnin nga sforcimi i tepėrt.

    Tani Graham Parker, njė murator britanik 45-vjeēar mė sė fundi ia ka dalė nė krye. Arriti tė formonte kubin qė e kishte marrė qė nė vitin 1983.

    "Lehtėsimi qė provoj ėshtė i papėrshkrueshėm. Mė kishte bėrė gati tė ēmendesha dhe kontrollonte jetėn time.

    Kam humbur ceremoni dhe ngjarje shumė tė rėndėsishme pasi kam ndenjur nė shtėpi, madje edhe zgjuar gjatė natės duke menduar... Kur kutia e fundit arriti tė shkonte nė vendin e vet dhe secila anė kishte tė njėjtėn ngjyrė, fillova tė qaja"- ka treguar pėr "Sun" burri qė ka kaluar 27 400 orė nė tentativė pėr tė zgjidhur enigmėn e kubit.

    Shoqata botėrore e kubit Rubik ka konfirmuar se vepra e Parker ishte me shumė probabilitet njė rekord. Ai qė mundi tė formojė me shumė shpejtėsi kubin ka qenė holandezi Erik Akkersdijk, qė e ka rikompozuar nė 7, 08 sekonda.



    Gruaja Monster


    Chicago - Nje grua 90 vjecare jetonte ne shtepine e saj me trupat e vdekur te motrave dhe vellait te saj, nje prej te cileve mendohet te kete vdekur qe ne vitin 1980. Ata mendohet te kene vdekur nga shkaqe natyrale, po 90 vjecarja i ka mbajtur sekret vdekjet e tyre duke mos i thene te verteten komshinjve, te cilet thone per te se ajo dukej nje grua e mire dhe normale.

  5. #25
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Tajvan: Njė restorant nė tokė, me imazh tė aeroplanit

    Tajvan: Njė restorant nė tokė, me imazh tė aeroplanit



    Mendoni tė hipni nė njė aeroplan pa kontrollet e sigurisė, turbulencat e mundshme nė ajėr dhe mė e rėndėsishmja– me zgjedhje mė tė mėdha ushqimi pėrveē sandviēėve me mish pule.
    Njė kuzhinier nga Tajvani prej katėr muajsh ofron njė shėrbim tė tillė vizitorėve nė restorantin e tij “A 380 – kuzhina fluturuese” e cila gjendet nė Tajpej. Kėshtu qė, nė vend tė karrigeve tė restorantit, mysafirėt ulen nė karrige tė buta e tė kaltra tė avionit me jastėkė tė bardhė e deri nė dritare ovale. Nga gjithsej 84 vende, 20 janė tė klasit biznes dhe janė vetėm me rezervime.

    “Ky restorant duket si njė avion i vėrtetė, ėshtė shumė interesante kėtu”, thotė Ven Ju, kliente.

    “Vijmė shpesh kėtu. Vajza ime do tė udhėtojė me avion, por nuk kemi mundėsi pėr njė gjė tė tillė, kėshtu qė vizita e restorantit i jep mundėsi qė tė shijon njė gjė tė ngjashme”, shtoi Vu Shu Hua, klient.
    Kamarieret janė tė veshura si stjuardesa, kurse ushqimin e shėrbejnė si nė aeroplan, nė pjata plastike. Dekori i “A 380” pronarėve i ka kushtuar mė shumė se 200 mijė dollarė, por paratė e investimit janė nxjerrė pasi nė tė shumtėn e rasteve restoranti avion ėshtė plot me klientė.



    Tetėnjakė lindin nė Kaliforni

    Amerikania nga Kalifornia ka lindur tė hėnėn tetėnjakė, pėr tė cilėt besohet se janė vetėm tė dytėt me radhė tė cilėt kanė lindur nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, kanė njoftuar agjencitė botėrore tė lajmeve.
    Gjashtė djemtė dhe dy vajzat janė nė gjendje stabile, nėn pėrkujdesje intensive nė njėsinė neonatale, ka njoftuar doktoresha Karen Maples nga qendra mjekėsore Kaiser Permanente, nė paralagjen e Los Angelesit - Bellflauer. Dy foshnje, pėr shkak tė vėshtirėsive me frymėmarrje, janė kyēur nė aparate, ka shtuar ajo.

    Tetėnjakėt kanė lindur nėntė javė para kohe, me prerje cezariane, me dallim kohor prej pesė minutash, nėn asistencėn e ekipit mjekėsor prej 46 anėtarėsh.

    Tė porsalindurit kanė qenė nė mes peshave 680 e 1.470 gramė, derisa mjekėt, ashtu si kanė ardhur nė jetė, i kanė shėnuar me shkronja tė alfabetit duke filluar nga A.

    Identiteti i nėnės nuk ėshtė bėrė i njohur, mirėpo ėshtė thėnė se shtatzėnia e saj ka qenė e natyrshme dhe se ajo nuk ka pėrdorė ilaēe steriliteti.

  6. #26
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Gjen prezervativ ne pije, demshperblehet

    Gjen prezervativ ne pije, demshperblehet




    Nje shtetas indian eshte demshperblyer me 450 euro, pasi disa vite me pare kishte gjetur prezervativ ne nje pije. Kompania Pepsi Co ia pagoi parate indianit, qe ne 2003 kishte konsumuar pijen dhe me pas ishte ndier keq.
    Sudesh Sharma kishte treguar se e kishte blere Pepsin ne nje dyqan prane nje stacioni autobusesh dhe pas konsumit ishte derguar ne spital. Pasi kishte vezhguar me kujdes shishen, kishte vene re se ne fund te saj gjendeshin mbetje te cuditshme dhe shoku erdhi kur pa prezervativin. Ai vendosi t’i drejtohet gjykates se Konsumatoreve, qe ka pak kohe qe eshte ngritur ne Indi. Duke qene se ishte e pamundur te vertetohej se ai i kishte blere shishet ne dyqan, gjykata e denoi Pepsin vetem me 450 euro. Nuk eshte hera e pare qe kompani te tilla ndodhen perballe akuzave. Dy vjet me pare qeveria indiane ndaloi prodhimin e pijeve te dy prej tyre, sepse permbanin nivel te larte pesticidesh, pasi perdornin uje te ndotur.

  7. #27
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Ndihmė, vajza qesh pa pushim prej 12 vitesh

    Ndihmė, vajza qesh pa pushim prej 12 vitesh




    Njė ēift kinez kėrkon me dėshpėrim njė kurė pėr vajzėn 12- vjeēare, qė qesh pa pushim qė kur ka lindur. Nėna, Yang Longying, nga Chongqing, thotė se gjithēka nisi kur fėmija i dytė, Xu Pinghui, zuri ethet kur ishte 8-muajshe.
    "Qė nga ajo ditė ajo qesh pa e kontrolluar veten", thotė pėr "Chongqing Evening Post". Familja thotė se situata u pėrkeqėsua kur mbushi dy vjeē, sepse humbi aftėsinė pėr tė folur ngaqė vetėm qesh. Babai i vajzės, njė punėtor ndėrtimi, ka shpenzuar gjithēka pėr njė kurė, por pa rezultat. "Kur e shoh qė qesh ndjej edhe mė shumė trishtim se kur qan", thotė ai

  8. #28
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Mashkullin e gjallė e dėrgojnė nė autopsi



    Nė rrjedhėn e ēuditshme tė ngjarjeve e cila ka ngjarė si nė skenarin e filmit “Zona e Mugėtirės” policia nė qytetin indian Khajekalan gabimisht e ka shpallur mashkullin me gjysmė vetėdije tė vdekur dhe e ka dėrguar nė autopsi.

    Abdul Raza, vozitės i njė shėrbimi shtetėror, ėshtė gjetur nė gjendje me gjysmė vetėdije, por para se t’i bėjnė kontroll tė duhur tė funksioneve vitale e kanė shpallur tė vdekur, shkruajnė mediat aziatike.

    “Policia ka njoftuar familjen se Raza kishte vdekur dhe se mund tė vinin pėr tė marrė trupin e tij nė spitalin lokal. Familja ka qenė e shokuar me lajmin, por kemi shkuar atje. Mirėpo kur kemi arritur njė polic na ka thėnė se Abdul nė fakt ėshtė gjallė dhe se ėshtė transferuar nė njėsinė e ndihmės sė parė”, ka thėnė kushėriri Hameed Intiaz.

    Policia indiane nuk dėshiron tė pranojė gabimin, por supozon se deri tek ngatėrrimi ka ardhur gjatė shkėmbimit tė informatave. Pėr ēdo rast mė mirė ėshtė se i kanė harmonizuar informacionet mirė derisa ishin nė dhomėn pėr autopsi.



    Burimi:CdoDite.com

  9. #29
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Heq dorė nga martesa dhe dėnohet 15.000 euro



    Njė i ri nga Spanja, i cili ka vendosur tė heq dorė nga fejesa vetėm tri javė para martesės sė caktuar, do tė duhet qė ish tė fejuarės t’i paguajė dėmshpėrblimin prej 15.000 eurosh.

    Ēifti ėshtė dashur tė kurorėzohet nė kishėn e qytetit Mursia, por 20 ditė para se tė shkoj para altarit Josefi i ka thėnė tė dashurės se megjithatė nuk ėshtė i gatshėm pėr martesė dhe se dėshiron tė shkėpusė lidhjen e tyre.

    Ajo ka vendosur ta padis dhe tė kėrkojė dėmshpėrblim, duke pohuar se pėr pėrgatitjen e dasmės dhe mobilimin e banesės nė tė cilėn ėshtė dashur tė banojnė kishte shpenzuar gati 20.000 euro.

    Gjykatėsi ka vendosur qė kėrkesa e saj ėshtė e arsyeshme dhe ka gjykuar se Josefi duhet t’i paguajė asaj 15.000 euro, sepse pa arsyetim e ka lėnė tė fejuarėn e tij.

    "Josefi e ka lėnė tė dashurėn pa ndonjė sqarim. I ka premtuar asaj jetė tė pėrbashkėt, e ėshtė kujtuar pėr ndarje vetėm atėherė kur pėrgatitjet pėr dasmėn kanė qenė tė kryera. Mu pėr kėtė pėrcaktoj se ai duhet t’i paguaj asaj 15.000 dėmshpėrblim”, ka njoftuar gjykatėsi.


    Burimi:CdoDite.com

  10. #30
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    18
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga kliton Lexo postimin
    Ndihmė, vajza qesh pa pushim prej 12 vitesh




    Njė ēift kinez kėrkon me dėshpėrim njė kurė pėr vajzėn 12- vjeēare, qė qesh pa pushim qė kur ka lindur. Nėna, Yang Longying, nga Chongqing, thotė se gjithēka nisi kur fėmija i dytė, Xu Pinghui, zuri ethet kur ishte 8-muajshe.
    "Qė nga ajo ditė ajo qesh pa e kontrolluar veten", thotė pėr "Chongqing Evening Post". Familja thotė se situata u pėrkeqėsua kur mbushi dy vjeē, sepse humbi aftėsinė pėr tė folur ngaqė vetėm qesh. Babai i vajzės, njė punėtor ndėrtimi, ka shpenzuar gjithēka pėr njė kurė, por pa rezultat. "Kur e shoh qė qesh ndjej edhe mė shumė trishtim se kur qan", thotė ai

    Epo......... Lumsi kjo qe qesh: patjeter qe te pakten 200 vjet mund te jetoje, nese nuk e kap nje infrakt perpara!

  11. #31
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Diskriminohej pėr gjatėsinė

    Njė grua pakistaneze e gjatė 2 metėr e 20cm ka fituar azil politik nė Britani, sepse diskriminohej nė vendin e saj tė lindjes pėr shkak tė gjatėsisė. Gruaja, me emrin Zainab Bibi, deri nė vitin 2004 ka mbajtur rekordin e gruas mė tė gjatė nė botė.

    Bibi, 35-vjeē, nė kohėn qė bėri kėrkesėn pėr azil politik, deklaroi se kishte frikė tė kthehej nė Pakistan, sepse tė rinjtė e kishin gjuajtur shumė herė me gurė. Ajo ka qenė nė qendėr tė diskriminimit pėr shkak tė gjatėsisė dhe si ka treguar edhe vetė, shumė herė i tėrhiqnin shaminė, ose teshat dhe pėr kėtė ka pėsuar edhe dėmtime fizike, pasi ka rėnė disa herė.

    Kėrkesėn e bėri pak kohė pasi erdhi pėr herė tė parė nė Britani, gjatė njė turi promocional, ku mes tė tjerash ishte edhe ajo e pranishme. Funksionarėt, pas kėsaj kėrkese jo fort tė zakontė u detyruantė bėnin njė sėrė investigimesh pėr tė vėrtetuar atė qė thoshte gruaja dhe kėshtu morėn tė dhėnė nga vendi i saj i lindjes, duke takuar miq, familjarė e tė afėrm.

    Mamaja e saj, tashmė njė grua e ve, 72-vjeē, Iqbal Bibi, puth foton e sė bijės teksa flet. “Ajo ėshtė e sigurt dhe nėse ėshtė edhe e lumtur, pasi nė Britani njerėzit me tė janė shumė tė sjellshėm, atėherė lumturia e saj ėshtė padyshim edhe e jona”- thotė ajo.




    Patate rekord nė Liban, peshon 11.3 kilogram


    Fermeri, Khalil Semhat nuk u ka besuar syve kur ka nxjerrė nga toka pataten gjigande. Nuk dihet ende nėse mund tė cilėsohet njė rekord zyrtar, por nė Liban ėshtė ‘zbuluar’ njė patate qė peshon 11.3 kg.

    Fermeri, Khalil Semhat nuk u ka besuar syve kur ka nxjerrė nga toka pataten gjigande, qė ndonėse merrej vite tė tėra me bujqėsi, njė prodhim tė tillė nuk ia kishin zėnė sytė mė parė.

    Tani shpreson qė sė paku tė futet nė librin e rekordeve Guinness. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga BBC dhe mė pas ėshtė shpėrndarė gjithandej, ndėrkohė qė fotoja ka shėtitur nėpėr ėebsite tė ndryshme.

    "Nuk kam pėrdorur ndonjė preparat kimik qė mund tė shkaktonte njė gjė tė tillė”- ka thėnė ai pėr AFP-nė. Ai ka treguar se ka punuar tokėn qė nė kohėn qė ka qenė vetėm njė ēunak dhe kjo ėshtė hera e parė qė shikon njė patate tė tillė.

    Ekspertėt e thirrur nga “Scientific American Kermode” thonė qė nuk ka asgjė kaq shumė tė hatashme. Por, ata qė e kanė parė, e pranojnė se njė patate kaq e madhe nuk ėshtė parė nė arat e tyre.



    U tha nxėnėsve se Babagjyshi nuk ekziston, pushohet mėsuesja

    Gjatė njė diskutimi me fėmijėt, ajo u ka thėnė atyre se dhuratat qė i gjejnė poshtė pemės nuk janė sjellė nga babagjyshi, pasi ky personazh nuk ekziston.

    Babagjyshi i Vitit tė Ri, ai burri me pak bark dhe me mjekėr tė bardhė qė shpėrndan dhurat, mbi slitėn qė e tėrheqin drerėt eksiston. Dhe mjerė kush e vė nė dyshim. Tė mohosh ekzistencėn e tij, nė fakt nė disa vende europiane mund tė tė kushtojė shtrenjtė, aq sa mund tė humbasėsh edhe vendin e punės. Kjo i ka ndodhur njė mėsueseje nė njė shkollė fillore angleze.

    Gjatė njė diskutimi me fėmijėt, ajo u ka thėnė atyre se dhuratat qė i gjejnė poshtė pemės nuk janė sjellė nga babagjyshi, pasi ky personazh nuk ekziston. Nxėnėsit, tė tronditur nga deklarata ua kanė thėnė kėtė prindėrve tė tyre. pas kėsaj, kanė qenė prindėrit qė janė ankuar tek drejtoresha e shkollės.

    Mėsuesja u thirr me urgjencė nė drejtori dhe mė pas iu komunikua vendimi pėr pushim nga puna. Ndėrkohė qė puna me fėmijėt u zgjidh shpejt e shpejt. Njė mėsues tjetėr u tha atyre qė mėsuesja e parė ishte gabuar, kurseprindėrve iu shkrua njė letėr ndjese, firmmosur nga vetė drejtoresha e shkollės. Vetėm kėshtu, shumė fėmijė nisėn tė shkruanin letra e tyre me kėrkesa drejtuar plakut tė Vitit tė Ri.


    Indiania 70-vjeēare sjell nė jetė nė vajzė


    Gruaja indiane ėshtė mamaja mė e moshuar e botės. Para saj, rekordin e mbante spanjollja 67-vjeēare.

    Ėshtė indiane, quhet Rajo Devi dhe numėron plot 70 vjet jetė. Asgjė e pazakontė deri kėtu. Interesantja vjen mė pas. Gruaja indiane ėshtė mamaja mė e moshuar e botės. Nė datėn 28 nėntor ajo ka sjellė nė jetė njė vajzė, pas njė trajtimi tė zgjatur pėr farėzimin artificial. Ndėrhyrja u bė nė njė qendėr fertiliteti nė Hisar tė shtetit tė Haryanas, nė veri tė Indisė. Lajmin e njofton ėebsiti online i “Daily Telegraph”.

    Pasi u trajtua nga mjekėt specialistė, embrioni iu vendos gruas indiane, Rajo Devi nė datėn 19 prill. “Dėshironim shumė njė fėmijė. Kishte vite qė e ėndėrronim dhe jemi shumė tė lumtur qė tani e kemi nė duar”- kanė thėnė prindėrit e ‘rinj’. Ata kanė treguar se familja e tyre ėshtė e madhe dhe vjen nga zonat rurale tė Haryanas.

    Tė emocionuar jashtė mase ata premtojnė se edhe pse janė tė shkuar nė moshė, pėr tė sapolindurėn dp tė vazhdojė tė kujdeset pjesa tjetėr e familjes, e cila e ka pritur gjithashtu me gėzim lindjen e sė voglės. Pak kohė para kėsaj lindjeje, nė vendin e parė pėr gruan mė tė moshuar qė solli nė jetė njė bebe e mbante spanjollja 67-vjeēare, e cila nxori nė dritė dy binjakė nė vitin 2006.

  12. #32
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Sė bashku me qumėsht shet edhe marihuanė



    Njė shitės i moshuar i qumėshtit ėshtė paditur kėto ditė pėr shitjen e marihuanės sė bashku me shishet e qumėshtit pėr myshterinjtė tė cilat kanė pasur kėrkesa tė veēanta.

    Robert Holding, 72 vjeēar, nė qytetin veriperėndimor anglez Burnely, pos qumėshtit, ēdo ditė myshterinjve tė vet u ka shitur edhe sasi tė caktuara tė marihuanės.

    Gjykatėsja Sarah Statham tė premten nė gjykatė ka thėnė se Holding u ka ofruar marihuanėn njerėzve tė moshuar si ilaē pėr dhimbje dhe telashe tjera. Myshterinjtė potencial ia kishin lėnė atij porosinė para derės, njofton Yahoo.

    Holding ka pranuar fajin dhe ėshtė dėnuar me 36 muaj dėnim me kusht.

  13. #33
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Tejkalon shpejtesine, thote se tabela ishte e vogel

    Njė amerikan nga Spring Creek, i cili u gjobit me 62 dollarė pėr tejkalim shpejtėsie, nuk do ta paguajė gjobėn, pėr arsye se u justifikua nė gjykatė se tabela ishte shumė e vogėl. James Killian, njė inxhinier civil nė Departamentin e Transportit nė Nevada, argumentoi se gjoba qė mori nė prill se udhėtonte me 39 milje nė orė nė njė zonė ku limiti i shpejtėsisė ishte 25 milje nė orė, ishte e padrejtė, sepse tabela qė shėnonte limitin e shpejtėsisė nuk dukej mirė. Ajo nuk pėrputhej me kodin e trafikut tė vendosur nė vitin 2003.

    Nuk me pushon dot nga puna, jam i dehur

    Tė gjithė nė Peru! Gjykata kushtetuese e kėtij shteti tė Amerikės Jugore ua ndalon punėdhėnėsve tė pushojnė punėtorėt e tyre nga puna pėr shkak tė dehjes nė vendin e punės. “Nė vendimin pa precedent nė histori”, ka reaguar qeveria duke tėrhequr vėmendjen pėr pasojat e mundshme me rrezik. Shkak pėr kėtė ėshtė bėrė Pablo Cayo, i cili punonte nė drejtorinė komunale tė qytetit Chorrillos dhe ėshtė pėrjashtuar nga puna sepse ėshtė kapur i dehur nė vendin e punės. Gjykata kushtetuese ka vlerėsuar se largimi nga puna ka qenė i padrejtė, pasi i dehuri Pablo nuk i ka bėrė askujt dėm me pak alkool nė gjak.


    Banka i hedh para gabimisht, blejne shtepi dhe lene punen

    Njė ēift nga Bloomsburg, Pensilvania, pėrfundoi nė burg kur policia zbuloi se kishin pėrfituar 175 mijė dollarė qė banka hodhi gabimisht nė llogarinė e tyre. Autoritetet thonė se 50-vjeēari Randy Pratt dhe 36-vjeēarja Melissa Pratt, nė vend qė tė raportonin nė bankė shumėn e parave, i tėrhoqėn ato, lanė punėn dhe lėvizėn nga Pensilvania nė Florida. Ata po kėrkonin tė blinin njė shtėpi nė Orlando, kur gabimi u diktua. Qė tė dy u akuzua pėr grabitje tė sajuar dhe akuza tė tjera, por dolėn kur paguan 100 mijė dollarė garanci. Ata kishin hedhur nė llogari 1772,50 dollarė, por gabimisht arkėtarja kishte regjistruar 177 250 dollarė.


    Gjykatesja e dehur pezullohet se puth avokatin ne gjykate

    Njė gjykatėse e dehur duhej tė shoqėrohej jashtė sallės, pasi puthi avokatin mbrojtės, bėrtiti dhe ofendoi avokatin paditės. Gjykatėsja Esther Cunningham shkaktoi rrėmuja gjatė seancės. Ajo pėrplaste duart nė tavolinė dhe pėrgjigjej duke bėrtitur. Tė gjithė e kuptuan se ishte e dehur, dhe mė vonė pranoi se kishte pirė ca gota mė shumė me brandi. Ajo pranoi haptas se donte tė godiste avokatin paditės. Cunningham, 54-vjeēare, ėshtė ndaluar tė praktikojė profesionin pėr gjashtė muaj dhe ėshtė gjobitur me 6200 paund, por nuk e pranoi se ishte dehur. Sipas saj fajin e kishte ēamēakėzi qė mbante erė alkooli.



    Te burgosurit furnizohen me droge nga helikopteri me telekomande

    Rojet nė njė burg britanik janė tė hutuar pėr shkak se panė njė helikopter me telekomandim tė fluturojė mbi pistėn ku tė dėnuarit ajrosen dhe nuk mundėn tė bėjnė asgjė. Rojet thonė se helikopteri, qė mbante njė pak to vogėl qė besohet tė ketė qenė drogė, ėshtė dalluar nga kamerat vėzhguese nė burgun “Elmley”, nė Sheerness, Angli. “Pėrdorimi i minihelikopterit pėr tė futur drogė brenda burgjeve nuk ka precedentė”, thotė kryegardiani. “Kur vėzhguesit e kamerave e vunė re gati ranė nga karrigia”, shton ai. Megjithatė, nuk mundėn tė gjenin gjurmė tė lodrės dhe as tė ngarkesės.



    I bie infarkt se doktori nuk ia thote diagnozen me takt

    Njė grua nga Beaumont pretendon se doktor Howard Wilcox u tregua kaq i ashpėr me tė, sa ajo pėsoi infarkt nė zyrėn e tij. Sipas padisė, Amy Michelle Modica shkoi nė zyrėn e doktorit disa javė mė parė pėr t’u ankuar nga probleme qarkullimi. “Kisha probleme me kyēet kur flija dhe nuk ndihesha mirė”, thotė ajo nė padi. “Kur tentova t’ia shpjegoja simptomat doktorit, ai mė tha se mund tė pėsoja infarkt. Nė ato momente mė ra infarkti”, thotė ajo. Ajo pretendon se gjithēka mund tė ishte shmangur nėse doktori do tė sillej si profesionist dhe nuk do t’ia komunikonte lajmin ashtu.



    Policet arrestojne njeri-tjetrin, hajdutet largohen

    Skuadrat e policisė sė Berlinit arrestuan njėri-tjetrin, ndėrsa hajdutėt u larguan me paratė. Dy hajdutė kėrcėnuan njė punonjės femėr me njė thikė nė banakun e pijeve alkoolike, nė qytetin Charlottenburg, distrikti Wilmersdorf. Kur gruaja hapi arkėn dhe u dha 5 mijė paund, alarmi i heshtur i dyqanit u aktivizua. Polica me veshje civilėsh mbėrriti nė dyqan disa minuta mė vonė, por pėrfundoi nė arrest kur uniformat erdhėn disa sekonda pas tyre. Hajdutėt u larguan dhe policia u ka kėrkuar falje me shkrim skuadrės tjetėr. Manaxheri thotė: “Kur policėt civilė tentuan t’ia shpjegojnė, ata i thanė tė heshtin”.


    Pas divorcit burri i kerkon gruas veshken qe i kishte dhene

    Njė doktor nga Nju Jorku kėrkon nga gruaja qė e braktisi, t’i japė veshkėn qė i dhuroi kur ishin tė martuar. Doktori i pėrfshirė nė njė divorc tė ngatėrruar, ka punėsuar avokatėt mė tė mirė. Richard Batista, i diplomuar nė Cornwell, ėshtė doktor zemre nė Long Island, baba i tre fėmijėve qė ėshtė martuar me njė infermiere. Kur gruaja, Dawnell duhet tė operohej nė vitin 2001, Batista nuk hezitoi t’i dhurojė njė veshkė. “Ishte gruaja ime. E kisha pėr detyrė ta shpėtoja”, thotė ai. Kjo histori sakrifice ka marrė njė tjetėr kthesė kur ata u divorcuan. Tani ai kėrkon t’i rikthehet veshka ose 1.5 milionė dollarė.

    Burimi: Tirana Observer

  14. #34
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Ishulli i tė Dashuruarave zbulohet nė Google Earth



    Njė ishull i vogėl nė formė tė zemrės nė detin Adriatik ėshtė bėrė njė hit i pushimeve pėr Shėn Valentin, pasi qė ėshtė zbuluar nė Google Earth.

    As vet pronari i ishullit tė pabanuar nuk e dinte se sa bukur ishte i formėsuar si zemėr ishulli nė bregdetin kroat, derisa nuk ėshtė vėrshuar nga kėrkesat prej tė dashuruarve pėr tė qėndruar aty.

    "Ka qenė e pabesueshme. Ne mendojmė se ėshtė ishulli mė i pėrsosur nė formė tė zemrės nė botė", ka thėnė Vlado Juresko familja e tė cilit ka pronė 108.696 metrave katrorė tė ishullit Galesnjak, i cili ka filluar tė thirret me tė madhe si “Ishulli i Dashnorėve.

    "Askush nuk jeton kėtu, prandaj nėse tė dashuruarit me tė vėrtetė dėshirojnė tė kalojnė vetėm pėr vete ai ėshtė ishulli mė i pėrsosur i braktisur”, ka shtuar ai.

    "Ne gjithmonė kemi menduar se duket si zemėr, por qėkur ėshtė parė nė Google Earth ēdokush e ka parė dhe e mbarė bota duket se po ka dėshirė tė qėndroj kėtu", ka pėrfunduar pronari me fat.


    Burimi:CdoDite.com

  15. #35
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Nga me te ēuditeshmet u degjoka ketu teper interesante.

  16. #36
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Grabit peshkaqenin nga akuariumi, e fsheh nen xhakete

    Policia nė kontenė Nasasu, Nju Jork, thotė se ka arrestuar njė person qė grabiti njė peshkaqen nga akuariumi i peshqve, dhe e fshehu atė nėn xhaketė. Hetuesit thonė se Elbert Starks, 30-vjeēar, hyri nė dyqanin e kafshėve nė Lynbrook, dhe mori peshkaqenin 350 dollarėsh nga akuariumi me duar. Ai u largua nga dyqani me peshkaqenin e fshehur nėn xhaketė. Starks gjithashtu akuzohet pėr grabitjen e njė karte krediti nė janar dhe me tė para ka blerė njė ngjalė 300 dollarėshe disa orė mė vonė. I apasionuari ndaj kafshėve tė ujit qė nuk ka frikė t’i prekė me duar, rrezikon tė dėnohet me 3 vjet burg.


    Plumbi ben rikoshet ne celular dhe e shpeton nga vdekja

    Njė person nga Louisiana thotė se shpėtoi shėndoshė e mirė nga goditja e njė plumbi tė rastėsishėm, pasi telefoni celular qė mbante nė xhepin e kraharorit i priti plumbin. Ronald Richard thotė se po kosiste barin kur ndjeu diēka tė fortė t’i prekte gjoksin. Richard fillimisht mendoi se ishte goditur nga ndonjė gur qė doli nga kositėsja, por kur hoqi kapakun e celularit “Motorola Razr” nga xhepi njė plumb i kalibrit 45 ra nė tokė. “Nuk besoj se ėshtė koincidencė”, thotė Richard, i cili shpėtoi me njė gėrvishtje. “Njė zė i brendshėm mė tha ta vija celularin nė xhep dhe jam shumė falėnderues”, thotė ai.


    Thyen vezen per mengjes, i del pula me kater kembe
    Njė kinez theu njė vezė qė ta gatuante pėr mėngjes dhe brenda saj gjeti njė pulė me katėr kėmbė. Zoti Cao, nga Changchun, thotė se bleu njė duzinė vezėsh katėr muaj mė parė dhe theu njė qė ta gatuante. Ai thotė se u trondit kur brenda saj gjeti njė zog tė gjallė; madje u habit edhe mė shumė kur vuri re se kishte disa kėmbė tė tepėrta. “Njerėzit thoshin se nuk do tė mbijetonte, por mua mė erdhi keq dhe e mbajta. Ēuditėrisht ėshtė rritur e shėndetshme”, thotė ai pėr “People’s Daily”. “Ndoshta temperaturat e verės e ndihmuan tė ēelė”, shton ai.


    Ushtari burgoset, se hap gojen per gjume gjate parades

    Njė ushtar izraelit u dėnua me 3 javė burg se hapi gojėn gjatė njė ceremonie, pėr nder tė ish-kryeministrit Yitzhak Rabin. Nėna e ushtarit thotė se djali hapi gojėn pėr gjumė “pa vėnė dorėn nė gojė”, ndėrsa komandanti i bazės sė forcave ajrore po fliste gjatė ngjarjes pėrkujtimore nė Jeruzalem. “Kur komandanti e diktoi, ai ndali fjalimin dhe mė vonė urdhėroi qė ushtari tė kalojė 21 ditė nė burg pėr kėtė “akt mos respekti””, thotė nėna e tij. Rabin ėshtė vrarė nė vitin 1995 nga ekstremistėt hebrenj, qė kundėrshtonin paqen me palestinezėt.

    Nena del nga materniteti me beben e gabuar

    Njė grua nga Rumania, e cila lindi njė vajzė, kur u kthye nė shtėpi pas maternitetit, pa qė me vete i kishin dhėnė njė djalė. Cristina Zahariuc, 35-vjeēare nga Horlesti nė kontenė Iasi, e kuptoi gabimin vetėm kur i ndėrroi bebes pelenat. Ajo thotė: “Infermieret mė sollėn beben me rrobat qė u kisha dhėnė, prandaj nuk dyshova asgjė. Kur mbėrrita nė shtėpi dhe ftova disa miq dhe gjyshėrit e fėmijės, atėherė e vura re. U paralizova”. Stafi nė spitalin “Sfanta Maria” nė Iasi thotė se ngatėrresa erdhi pėr faktin se bebet kishin emra tė ngjashėm, Zahariuc dhe Zaharia.


    Gjykatesin e ze gjumi ne sallen e gjyqit

    Gjykata e Lartė nė Australi e ktheu vendimin e dy trafikantėve tė drogės, pasi gjykatėsin e kishte zėnė gjumi rregullisht, ndėrsa ata gjykoheshin. Gjykata dėgjoi se Ian Dodd kishte fjetur pėr njė periudhė deri nė 20 minuta, disa herė kishte gėrhitur dhe disa herė tė tjera kishte parė ėndrra. Anėtarė tė jurisė nuk e kishin mendjen dhe ndonjėherė bėnin muhabet, ndonjėri prej tyre madje zgjidhte fjalėkryqe, ndėrsa autoritetet e gjykatės bėnin zhurmė duke hedhur dokumente nė tokė, me qėllimin qė tė zgjonin gjykatėsin e pėrgjumur. Dodd thotė se vuan nga njė sėmundje gjumi dhe qė pas incidentit tė fundit vendosi tė dalė nė pension.

  17. #37
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Martojnė vajzėn me qen



    Njė vajzė nga njė fshat i varfėr nė Indi ėshtė martuar me njė qen endacak nė mėnyrė qė t’i largojnė shpirtrat e keq tė cilėt ia kanė pushtuar trupin.

    Prindėrit dhe familja e vajzės sė pafat kanė vlerėsuar se shpirti i keq ka hyrė nė trupin e saj dhe ia ka sjellė jetėn asaj nė rrezik.

    Sipas tyre, mėnyra e vetme pėr ta mbrojtur ka qenė ta martojnė atė pėr ndonjė qen i cili do tė mund tė largojė shpirtrat e kėqij dhe tė heq mallkimin, kanė njoftuar agjencitė botėrore.

    Martesa ėshtė kryer nė prani tė banorėve tė fshatit dhe muzikėn e zhurmshme tė baterive.

    Edhe pse, vajza kur tė rritet do tė mund tė martohet me ndonjė mashkull pa obligim tė shkurorėzohet nga qeni.



    Burimi:CdoDite.Com

  18. #38
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Benzinė e lirė si pasojė e gabimit softuerik

    Si pasojė e gabimit softuerik nė pompėn automatike tė benzinės nė qytetin holandez Henderen, litra e benzinės ka kushtuar gjithsej njė cent, qė i bie lirim prej mė shumė se 99 pėr qind.

    Lajmi pėr ēmimin e pėrshtatshėm ėshtė pėrhapur shpejt, prandaj shitja e benzinės nė kėtė pompė tė premten ka lulėzuar, shkruajnė mediat holandeze.

    "Fillimisht kemi menduar se tabela me ēmimin ėshtė e thyer, por kur kanė vėrshuar myshterinjtė, i kemi alarmuar pėrgjegjėsit”, ka deklaruar pronarja e pompės.

    Kompania e cila furnizon pompėn tė nesėrmen e ka rregulluar makinėn dhe ka njoftuar se humbjet financiare janė “tė kufizuara".



    Tarzani jeton me tė vėrtetė

    Tarzani jeton me tė vėrtetė. Quhet Oliver Houlete, ėshtė 28 vjeē dhe jeton prej 10 vjetėsh nė Namibi. Jeton nė mes tė luanėve, leopardėve, tigrave, pumave, etj. Por shokėt e tij mė tė mirė janė geopardėt (lloji i leopardit). Oliver thotė se ka gjetur njė "fjalor" dhe komunikon lehtėsisht me kėto kafshė.

    Francezi thotė se ka shpenzuar 8 muaj pėr tu miqėsuar me geopardin dhe mė nė fund i sfidoi. "Mjafton qė ju tė rrini gjatė me to dhe nuk do tė keni mė frikė dhe do ta shihni se ata nuk kanė pėr t'iu sulmuar. Kjo do tė faktojė tė kundėrtėn e atyre qė ju kishin thėnė pėr geopardėt". Kėshtu shprehet Oliver pėr stacionin televizion ATV, i cili ishte i pari kanal qė pėrmes njė dokumentari zbuloi djaloshin qė jetonte me kafshėt e egra nė malet e afrikane.

    Ai thotė se duart dhe sytė janė shumė tė rėndėsishme gjatė komunikimit me geopardėt. I pyetur pėr atė ēka do tė ngjallte kureshtjen e tė gjithėve, se si nuk ka frikė. Ai thotė "Unė kam fuqi pėr ta pėrballuar rrezikun, por mė e rėndėsishmja ėshtė miqėsia. Pėr tu miqėsuar me kafshė nuk duhet tė kesh frikė prej tyre".

    Oliver la Francėn pėr Afrikėn kur ishte 18 vjeē, ai iu pėrkushtua ėndrrės sė tij pėr tė mbrojtur natyrėn. Ai nisi tė adaptohet fillimisht me macet e egra dhe mė pas me geopardėt (lloji i leopardit). Djaloshi shpenzoi vite pėr tė observuar kafshėt dhe tani ėshtė eksperti i njohjes sė tyre, por nuk ka kualifikime. Pra nuk ka lexuar.

    "Janė shkencėtarėt ata qė merren me studimin e geopardėve por ata nuk kanė kohė pėr tė ndenjur me to sepse janė gjithnjė mbi librat. " Unė mund ti ndihmoj tė hyjnė nė brendinė e kėsaj kafshe dhe ata mund tė mė tregojmė mua detaje nga laboratorėt dhe i siguroj se do tė gjejnė tek unė njė eksperiencė tė vlefshme", thotė Oliver.


    Por cili ėshtė misioni i tij. Tė mėsojė kafshėt qė tė ruhen nga rreziku qė iu kanoset nga njerėzit. "Unė do tė ki nga kėtu kur geopardėt tė mėsojnė tė kujdesen pėr veten", shprehet Oliver. "Unė kujdesem pėr geopardėt qė janė jetim deri sa ata tė rriten dhe ti bashkohen kopesė", shton ai.

    Oliver nė filmin dokumentar qė i ėshtė kushtuar sensibilizon pėr tė mbrojtur natyrėn. Duhet tė kuptojmė se ne (njerėzit) nuk jemi sunduesit e botės. Ne duhet ė kuptojmė se nuk mund tė jetojmė pa natyrėn.

    Dhe nė fund thotė "Duhet tė zgjohemi sa nuk ėshtė vonė".

  19. #39
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Kryeministri suedez ben tatuazh ti pelqeje te rinjve

    Njė artist i ka sugjeruar kryeministrit suedez, Fredrik Reinfeldt, se do tė kishte mė shumė sukses nėse do tė bėnte njė tatuazh. Mjafton njė akt i vogėl pėr tė tėrhequr tė rinjtė dhe pėr tė siguruar mandatin. Mediat vendase kohėt e fundit kanė shkruar se ka humbur vota nėpėr sondazhe. “Me tatuazhin e ri nė krahė do tė fitonte mė shumė besim dhe popullaritet me tė rinjve”, thotė Sebastian Norde. Tatuazhi i sugjeruar ėshtė njė anije e stilit viking, njė mburojė zjarri ose patkua kali. Por gruaja e kryeministrit mendon ndryshe, ajo kėrkon emrin e saj, Filippa.


    Perplaset me makine, nuk ndalet se i iken orari ne permanent

    Policia thotė se njė grua e moshuar vazhdoi tė udhėtonte edhe pse pėrplasi njė motor, se ishte vonė nė takimin e permanentit. Amerikania nga konteja Palm Beach, pėrplasi makinėn e saj me njė djalė nė motor, por vazhdoi pėrpara sikur tė mos kishte ndodhur gjė. Louise Davidson, 77-vjeēare, u arrestua se u largua nga vendngjarja. Zėdhėnėsja e policisė thotė se gruaja po kthehej nė tė djathtė kur doli nė rrugėn e motorit me shpejtėsi. Autoritetet mė vonė dalluan makinėn e saj tė parkuar para permanentit.





    Babai shkon te jape provimin ne vend te djalit

    Njė baba 54-vjeēar japonez ėshtė zbuluar se ėshtė shtirur si i biri 20-vjeēar, qė tė bėnte provimin se djali nuk kishte mėsuar. Babai i guximshėm madje shkoi nė permanent qė tė rregullonte flokėt e tė dukej mė i ri. Babai, i cili drejton njė kompani pėr shpėrndarjen e mjekimeve, shkoi tė bėnte provimin pėr licencėn e shitėsit tė ilaēeve. Ai donte qė i biri tė punonte me tė, por e dinte se nuk ishte i pėrgatitur pėr provim. “Njė djalė 20-vjeēar dhe njė 54-vjeēar duken ndryshe”, thotė shefi i policisė nė Japoninė veriore. “Kokėn e mbante tė ulur mbi letrėn e provimit por kur mbikėqyrėsi iu afrua, i kėrkoi falje menjėherė”, shton ai.

  20. #40
    i/e rregjistruar 20% Maska e Nicole
    Anėtarėsimi
    Oct 2007
    Postime
    115
    Reputacioni
    17
    Shume interesante, te lumte Kliton, pune mire

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. E gjithė bota e pėlqen, vajza e saj e urren!
    Nga Erinaa nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2011, 08:50 PM
  2. E gjithe bota e permbledhur ne nje video
    Nga EMAUS nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-01-2010, 10:35 PM
  3. Reklama qesharake nga e gjithe bota
    Nga ReniX nė forum Video-Foto Humoristike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2008, 02:00 AM
  4. Lajme Flash
    Nga ReniX nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2008, 03:30 PM
  5. Ska lajme
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-02-2008, 08:03 PM