Apple ka filluar tė hapė dyqanin e vet online App Store pėr pėrdoruesit e iPad jashtė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pa marrė parasysh qė iPad nuk ka filluar tė arrij zyrtarisht nė duart e blerėsve tė kėtyre shteteve.



Shumė iPad tė shitur nė SHBA e kanė gjetur rrugėn e vet drejt shteteve tjera. Bėhet fjalė pėr importimin privat dhe si tė tillė kėta iPad nuk e kanė tė mundur qasjen nė shkarkimin e aplikacioneve nga Apple App Store.

Prej sot, e enjte, Apple fillon ta hapė dyqanin e vet tė aplikacioneve edhe nė shtetet tjera. Pėrdoruesit nė disa shtete evropiane qysh tani mund tė shkarkojnė dhe blejnė aplikacionet e tyre tė dėshiruara pėr iPad.

Pas raporteve se disa shtete evropiane kanė filluar tė kanė qasje nė shkarkimin e aplikacioneve pėr iPad, janė lajmėruar edhe pėrdoruesit nga Australia tė cilėt gjithashtu kanė lajmėruar se mund tė shkarkojnė aplikacionet pėr pajisjet e tyre.

Kompjuteri tablet iPad do tė duhej tė filloj shitjen nė Evropė nė fund tė majit.