Te Henen Raundi i Dyte per President

Nė Shqipėri parlamenti vendosi sot qė e hėna e ardhshme tė jetė dita nė tė cilėn do tė zhvillohet raundi i dytė i votimit pėr presidentin e ardhshėm.
Nga ana e tij kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta bėri thirrje qė tė hiqet dorė nga psikologjia e bllokimit apo refuzimit, duke ju referuar qėndrimit tė socialisteve ndaj kandidaturės se anėtarit tė Gjykatės Kushtetues, Xhezair Zaganjori.
Zoti Meta tha se njė takim mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit socialist Edi Rama do tė pėrshpejtonte sipas tij procesin e zgjedhjes sė presidentit tė ardhshėm dhe do tė shėrbente pėr shuarjen e paragjykimeve qė ekzistojnė nė distancė mes tyre.
Raundi i parė pėr presidentin e Republikės u mbyll dje pa asnjė rezultat, si pasojė e mungesės sė kandidaturave nė garė. Opozita kundėrshtoi propozimin pėr kandidaturėn e zotit Zaganjori, duke u shprehur pėr njė proces tė njėanshėm nga ana e shumicės.
Tė dyja palėt deklarojnė se janė nė favor tė njė figure konsensuale por akuzojnė njėra tjetrėn pėr mungesėn e njė dialogu real mes tyre.
Mesazh nga Forumi