Receta Gatimi

Emmy-n e vranė, biznesmeni e paralajmėroi para 10 ditėsh!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    Postues Nderi 45% Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,657
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16

    Emmy-n e vranė, biznesmeni e paralajmėroi para 10 ditėsh!

    Kėngėtarja Elsina Hidersha, e njohur nė art me emrin Emmy, pasi qėndroi disa orė nė koma, ndėrroi jetė rreth orės 02:00 tė mėngjesit nė Spitalin Ushtarak, nė Tiranė. Artistja, e cila u bė mjaft e njohur katėr vitet e fundit, nuk mundi t’u mbijetonte plagėve tė rėnda nė kokė qė pėsoi pas pėrplasjes me makinė nga biznesmeni kosovar Aziz Kelmendi, tashmė i arrestuar. Pėr babanė e Emmy-t, Ali Hidershėn, ajo qė i ndodhi vajzės sė tij ėshtė njė vrasje e qėllimshme, e paramenduar madje edhe e paralajmėruar nga ana e autorit. “Dhjetė ditė para ngjarjes, autori e kishte kėrcėnuar vajzėn time, duke i thėnė se do ta vriste nė raste se nuk do tė lidhej me tė”, u shpreh Ali Hidersha, gjatė njė interviste pėr gazetėn “Panorama”. Madje, ai ndihet fajtor se pėrse nuk bėri njė kallėzim nė polici pas kėtij kėrcėnimi dhe nuk do tė gjejė qetėsi derisa njeriu qė i mori jetėn tė bijės tė marrė dėnimin maksimal nga drejtėsia, edhe pse sipas tij ai ėshtė njeri me para dhe dyshon se mund tė ketė lehtėsira.
    Kur e mėsuat se vajza juaj kishte ndėrruar jetė?
    Ka qenė ora rreth 02:00 pas mesnate, kur mė thanė qė Elsina ndėrroi jetė. Ajo ishte nė koma. Nuk kam asnjė pretendim pėr mjekėt qė u kujdesėn pėr tė, sepse qė pas operacionit na thanė se sa e rėndė ishte gjendja e saj. Prisnim tė ndodhte ndonjė mrekulli, se mjekėt nuk kishin se ēfarė tė bėnin mė pėr tė. Goditja ishte shumė e fortė nė kokė. Unė e pashė vetė vajzėn time, ajo kishte plagė pothuajse nė tė gjithė anėn e majtė tė saj, nė kėmbė, nė shpatull, por goditjen mė tė fortė e kishte nė kokė. Vajzėn time e vranė. E vranė me dashje dhe e kishin paralajmėruar pėr kėtė krim. Unė kėrkoj vetėm drejtėsi dhe qė policia, ekspertėt dhe Prokuroria tė mos ndikohen nga ai njeri qė ėshtė arrestuar pėr vrasjen e time bije dhe qė ėshtė biznesmen. Ai e vrau vajzėn time, e pėrplasi me qėllim pėr ta vrarė. Ai duhet dėnuar maksimalisht, pa asnjė lloj tolerimi, se ka bėrė krimin mė tė rėndė qė mund tė bėjė njeriu.
    Pse thoni qė vajzėn tuaj e kishin paralajmėruar pėr krimin?
    Gati dhjetė ditė para se tė ndodhte kjo ngjarje, Elsina mė kishte thėnė qė ky njeri, Aziz Kelmendi, e kishte kėrcėnuar nė telefon. I kishte kėrkuar qė nė rast se nuk do tė pranonte tė lidhej me tė, ai do ta vriste. Por ky ėshtė gabimi im qė nuk shkova tė bėja njė kallėzim, pasi vajza mė tha qė e kishte kėrcėnuar. Dhe vazhdimisht pasi ma tha kėtė, unė e merrja nė telefon dhe e pyesja nėse kishte pasur shqetėsime tė tjera dhe ajo mė thoshte qė nuk e kishte kėrcėnuar mė. Sepse rastisi qė pas atij kėrcėnimi, ajo udhėtoi drejt Kosovės se kishte koncerte atje dhe unė shqetėsohesha se mos i ndodhte ndonjė gjė.
    Nė tė vėrtetė, a ka pasur lidhje vajza juaj me Aziz Kelmendin?
    Ai njeri deklaron pa pikėn e turpit nė polici, qė kishte njė vit e gjysmė i lidhur me vajzėn time. Por kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Elsina nuk pranonte kurrsesi tė kishte njė lidhje me atė njeri, edhe pse ai atė kėrkonte. Ia kishte thėnė atij, mė kishte thėnė edhe mua qė atė person e shikonte si mua, sepse ai kishte fėmijėt sa Elsina dhe ishte i martuar. Mbi tė gjitha, vajza ime ka qenė disa herė te shtėpia e tij nė Kosovė, kur shkonte pėr koncerte dhe bashkė me tė ka qenė edhe djali im qė e shoqėronte. Ky njeri, qė e vrau vajzėn time, e ka ndihmuar nė njė rast nė Kosovė, pėr tė blerė njė makinė atje, nė mėnyrė qė ta merrte me njė ēmim mė tė lirė. Kjo ka qenė ndihma e tij e vetme dhe pėr kėtė arsye kėrkonte si shpėrblim qė ajo tė lidhej me tė. Por vajza ime nuk pranoi nė asnjė moment qė tė lidhej.

  2. #2
    Never_Too_Late Anėtar Nderi Maska e smocking2
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    Ancona, Italy
    Postime
    1,249
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    eeee...po po, si do nxjerrin fitime gazetat...

  3. #3
    Postues Nderi 45% Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,657
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    smocking duhet marr parasysh fakti qe eshte intervist .........................

  4. #4
    Never_Too_Late Anėtar Nderi Maska e smocking2
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    Ancona, Italy
    Postime
    1,249
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ulkina Lexo postimin
    smocking duhet marr parasysh fakti qe eshte intervist .........................
    Po ke te drejte, por personalisht nuk i besoj shume edhe intervistave qe shkruajne gazetat, sepse me ka rastisur njeher qe njihja dike te cilit i kishin shkruar ne gazete sikur ai kishte bere nje interviste, nderkohe qe me tha ai vete qe nuk e kishte bere ate interviste...prandaj dhe thashe ate...

  5. #5
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Bo e ben kete Emmy-n po ca iku ajo tani

  6. #6
    Postues Nderi 45% Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,657
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    per laben kjo duke qen se nuk ka degjuar ndonj kenge te emmy-t


+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Femrat zbulojnė sekretet brenda dy ditėsh
    Nga aurel nė forum ThaSheTheMe
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-01-2013, 04:02 PM
  2. Ja si u aksidentua Emmy
    Nga lovee nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-03-2011, 10:26 AM
  3. Ndėrroi jetė kėngėtarja shqiptare Emmy
    Nga lovee nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 02-03-2011, 04:57 PM
  4. Kriza, i jep fund jetes biznesmeni
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-08-2009, 07:09 AM
  5. Elbasan, nė kėrkim njė 32-vjeēare, e zhdkur prej dy ditėsh
    Nga ReniX nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-12-2008, 01:11 PM