Pėr evitimin e sėmundjeve tė zemrės, nevojiten shtatė orė gjumė, as mė pak e as mė shumė, thonė shkencėtarėt amerikanė
Njerėzit qė flenė mė pak se pesė orė, duke pėrfshirė edhe gjumin e ditės, rrisin dy herė mė shumė rrezikun nga paraqitja e sėmundjeve tė zemrės, duke pėrfshirė edhe infarktin, krahasuar me ata qė flenė shtatė orė, thuhet nė studimin e shkencėtarėve nga Fakulteti i mjekėsisė tė universitetit West Virginia.
Ajo qė ėshtė mė interesante, ėshtė zbulimi i kėtij studimi se, njerėzit qė flenė nėntė orė nė ditė, janė pėr njė herė e gjysmė mė tė rrezikuar nga paraqitja e sėmundjeve tė zemrės, krahasuar me ata qė flenė shtatė orė nė ditė.
Pėr nevojat e studimit, shkencėtarėt kanė analizuar tė dhėnat e rreth 30.000 tė personave tė rritur, e mė pas tė dhėnat rreth gjatėsisė sė gjumit i kanė krahasuar me tė dhėnat rreth sėmundjeve tė zemrės.
Pesė a mė pak orė gjumė nė ditė kanė raportuar nga 8% tė pjesėmarrėsve nė studim, kurse 9% prej tyre kanė deklaruar se flenė nėntė, a mė shumė orė.
Duke marrė parasysh se studimi ėshtė bėrė duke krahasuar tė dhėnat, shkencėtarėt nuk ia kanė dalė qė ta zbulojnė shkakun e lidhshmėrisė midis kohėzgjatjes sė gjumit dhe paraqitjes sė sėmundjeve tė zemrės.
Supozohet se gjumi i tepėrt ndikon nė funksionet metabolike dhe endokrine, kurse mangėsia e gjumit ēon deri te zvogėlimi i tolerancės nė glukozė, zvogėlimin e ndjeshmėrisė ndaj insulinės dhe nė rritjen e shtypjes sė gjakut. Kjo ēon deri te mbyllja e arterieve tė zemrės.