Ndonjė lexues mund tė na thotė se, po ti hamė frutat ashtu siē do e pėrshkruamė mė poshtė, nuk do tė na shijojnė fare
Themi se nė kėtė rast kemi tė bėjmė me njerėz qė mendojnė vetėm pėr veten e tyre dhe nuk u bėhet vonė nėse i shqetėsojmė ata qė ndodhen pranė tyre, duke kafshuar zhurmshėm ose duke u rrjedhur nėpėr mjekėr lėngu i ndonjė pjeshke.
Kafeja, ēaji, kakaoja me qumėsht, pihen nga filxhani, pa e lėnė lugėn brenda. Nė rastin e ēajit e tė kakaos, ajo vendoset nė pjatėn qė na ėshtė sjellė bashkė me filxhanin ose mbi pecetė. Gishti i vogėl nuk mbahet i ngritur, kur ēojmė filxhanin te goja. Kur pimė kafe turke, e ngremė pjatėn e vogėl me dorėn e majtė, ndėrsa afrojmė filxhani n pranė buzėve me dorėn e djathtė. Kurrė nuk duhet ta pimė kafenė nga filxhani pa tabėll pėrfundi, qoftė edhe kur ndodhemi nė punė (zyrė). Ndryshe nga kafeja, ēaji ose kakaoja pihen duke e lėnė pjatėzėn (tabllėn) nė tryezė.
Mishi i shpendėve: Nuk hahet me dorė, mund tė bėjnė pėrjashtim kofshėt e zoēkave. Mirė ėshtė qė mishi i pulės tė sillet nė tryezė pa kocka.
Orizi: Hahet me pirun, duke u ndihmuar edhe nga thika. Mos pėrdorni lugėn, kini durim tė hani mė ngadalė, edhe kur nuk e kapni lehtė me pirun.
Ėmbėlsirat: Merren me dorė, kur janė tė thata, ose me lugė tė vogėl a pirun deserti, po tė jenė me krem; pallaēinkat hahen duke i prerė nė copa tė vogla, si mishin.
Frutat: Dardhėt dhe mollėt i presim me thikė nė katėr pjesė, tė cilat i qėrojmė njė
nga njė. Pastaj ēdo ēerek e presim nė copa tė cilat i hamė me pirun. Ēerekėt qė i lėmė tė paqėruar, mund tia hamė me dorė. Rrushi, qershitė dhe vishnjat hahen kurdoherė me dorė. Marrim nga frutiera njė kalavesh rrushi, e vendosim nė pjatėn tonė dhe kokrrat i hamė njė nga njė. Disa kanė njė zakon tė keq tė marrin disa kokrra rrushi drejtpėrsėdrejti nga frutiera qė sillet nė tryezė. Por, cili do ta marrė pastaj atė kalavesh rrushi tė katandisur nė atė mėnyrė? Bėrthamat e vishnjave, qershive ose rrushit, vihen nė pėllėmbėn e dorės, tė bėrė kaush, dhe pastaj nė pjatė.
Kivi: Pritet me thikė pėrgjysmė, njėra gjysmė mbahet nė dorėn e majtė dhe hahet pjesa e brendshme me njė lugė tė vogėl. Pra, nė pėrgjithėsi, shumica e frutave hahen duke pėrdorur thikėn, pirunin ose lugėn e vogėl. Vetėm kur ndodhemi nė njė oborr me pemė tė tilla, i kafshoj mė frutat!
Pjeshkat: Mbahen nė dorėn e majtė pėr ti prerė nė dysh. Hahen me thikė dhe me pirun.
Portokajtė dhe mandarinat: E presim lėvoren nė formė ylli, nxjerrim frytin dhe e ndajmė nė feta, tė cilat i hamė me dorė .
Bananet: Merren me dorė, u hiqet lėvorja nė pjatė dhe hahen me dorė, ose, nėse janė tepėr tė buta, me pirun.
Pjepri dhe ananasi: Serviren tė prerė nė feta dhe hahen vetėm me pirun, me pėrjashtim tė rastit kur ananasi ėshtė shumė i fortė dhe e justifikon pėrdorimin e thikės. Grejpfruti: Shėrbehet i prerė mė dysh dhe hahet duke pėrdorur njė lugė tė vogėl.