Mundėsi punėsimi nė Itali pėr tė rinjtė shqiptarė. Infermierėt shqiptarė, si mund tė punėsohen nė Itali. Kusht, diploma e njėsuar nga Ministria e Shėndetėsisė dhe ajo e Arsimit. Studentėt shqiptarė, qė tashmė janė diplomuar nė degėn e Infermierisė, u ofrohen mundėsi tė reja punėsimi nė Itali. Ministria e Punės, nėpėrmjet pėrgjegjėsit tė Drejtorisė sė Politikave Migratore, Durim Hatibi, bėn tė ditur se tė gjithė ata studentė qė kanė mbaruar shkollėn e lartė nė Shqipėri, nė degėn e Infermierisė, kanė mundėsi qė tė punojnė nė mėnyrė legale nė shtetin fqinjė, nė Itali. Pėr ta ushtruar kėtė profesion nė Itali, fillimisht duhet tė plotėsohen disa kritere mė kryesore.
Pėr tė pėrfituar njė punėsim tė tillė ėshtė njohja e titullit pėrkatės tė studimit nga ana e Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe regjistrimi i tij nė Librin e Profesionit, ka bėrė tė ditur pėr gazetėn Hatibi. Ndėrsa, infermierėve qė nuk u ėshtė njohur titulli i studimit nga Ministria e Shėndetėsisė, nuk kanė tė drejtė tė pėrfitojnė nga oferta e shtetit italian pėr punėsimin e tyre nė kėtė shtet. Punėsimi i infermierėve profesionistė shqiptarė, qė kėrkojnė tė punojnė nė Itali, nuk rregullohet me kuotat vjetore, por si kategori qė bėn pjesė nė tė ashtuquajturat jashtė kuotave, si infermierė qė punėsohen pranė strukturave sanitare publike dhe private, qė kanė njė titull studimesh tė njohur nga Ministria e Shėndetėsisė.
Punėsimi: Megjithatė, procedurat pėr njohjen e titullit duhet tė aktivizohen nga punėdhėnėsi i interesuar pėr punėsimin nga jashtė ose direkt prej tė interesuarit, nė rastin kur ka njė leje-qėndrimi tė rregullt nė Itali. Kjo, nė bazė tė curriculum-it tė studimeve, kanė bėrė tė ditur burimet pranė zyrave tė Drejtorisė sė Politikave Migratore nė Ministrinė e Punės. Ata kanė theksuar mė tej se nuk ėshtė e mjaftueshme vetėm diploma, qė duhet tė pėrkthehet e tė legalizohet pranė pėrfaqėsisė konsullore italiane nė vendin e origjinės, por edhe programi i studimeve tė ēdo lėnde, pėr ēdo vit studimi. Nė vijim tė njohjes sė titullit tė studimit e hyrjes nė Itali, me dhėnien e leje-qėndrimit pėrkatės, kjo praktikė mbyllet me regjistrimin nė Librin Profesional, me njohjen e gjuhės italiane e tė dispozitave speciale pėr ushtrimin e profesionit nė Itali. Ndėrsa miratimi pėr punėsim kėrkohet pranė Sportelit Unik pėr Imigrimin, pėrmes plotėsimit tė modulit dhe dėrgimit telematik nga ana e punėdhėnėsit.
Subjektet qė mund tė punėsojnė janė: struktura sanitare (publike/private), agjenci tė ofrimit tė fuqisė punėtore apo shoqėri tė formės sė kooperativave. Drejtoria e Politikave Migratore sqaron se viza lėshohet pėrmes miratimit (Nulla Osta) pėr punė tė lėshuar, sipas kėrkesės sė punėdhėnėsit. I huaji (nė kėtė rast shqiptari), brenda tetė ditėve nga hyrja nė Itali duhet tė paraqitet te Sporteli Unik, pėr tė nėnshkruar kontratėn e qėndrimit, duke paraqitur edhe dokumentet e njė strehimi tė pėrshtatshėm, si dhe dokumentacionin qė provon disponibilitetin e kėtij strehimi. Pėr tė ushtruar profesionin, infermieri i huaj duhet tė kėrkojė regjistrimin nė kolegjin provincial tė vendit tė punės apo tė banimit.
www.gazetalibertas.com