Dikur princat shqiptare ishin barone, konte e duke te mirefillte te Europes Perendimore. Mbreteria e Napolit dhe Shqiperise, anzhuinet dhe emblema e simbolit tone kombetar. Historia e mrekullueshme dhe tragjike e Topiajve
nga Luan Rama
Historia e Regnum Albaniae i perket mugetires se koherave, atehere kur brigjet e Adriatikut ishin pre e luftrave te pareshtura dhe betejave te medha. Te zoteroje Adriatikun, do te thoshte se pari te zoteroje brigjet ne dy anet e saj dhe te beheshe me pas zot i Mesdheut. Ja pse ne vitet 1000 te eres sone, u pane te zbarkonin ne brigjet shqiptare armata me mijera kalores normande, qe te vendosur ne Italine e Jugut, ne Napoli e Siqeli, kerkonin te pushtonin brigjet perballe dhe qe permes Via Egnatia te marshonin drejt Konstantinopojes bizantine dhe te vendosnin pushtetin e tyre mbi perandorine ortodokse. Historia na tregon per dyndjet e medha dhe rrethimet shumevjecare te keshtjelles se Durresit, Kanines, Vlores apo Butrintit e Beratit (Beligrad); per emrat e Robert Guiskardit dhe birit te tij te tmerrshem Boemund, per Hugo de Vermondua dhe Robertin e Flandres, per Tankredin dhe Gijom le Bonin, e shume kalores te tjere normande te zbritur nga Normandia e Frances. Por kur dy shekuj me vone vendin e tyre do ta zinte Charles dAnjou, apo Karl dAnzhu, sic do ta quanin ne shekuj shqiptaret, ai do te behej nje nga aleatet e fuqishem te shqiptareve kunder dominimit te Bizantit te Mihal Paleologut dhe dyndjeve sllave te mbreterise serbe qe kercenonin nga veriu. Karli i Anzhuse do te linte gjurme ne historine e mevonshme shqiptare. Faik Konica na kujton per permendoren e tij qe mbahej ne Kruje gjer ne shekullin e XVII-te, nderkohe qe simbolet e tri luleve te zambakut qe ishin ne emblemen e tij, do te beheshin pjese e emblemes se Durresit, i cili per nje kohe te gjate ishte kryeqytet i dyte i kesaj mbreterie me dy brigje te saj ne te dy anet e Adriatikut: Napolit dhe Shqiperise. Akoma me befasuese eshte dhe nje embleme e vjeter e Karlit Anzhu qe ruhet edhe sot, ku duket ne nje sfond te kuq dhe te verdhe nje shqiponje dykrenare, sic eshte dhe sot ne stemen e Republikes shqiptare me shqiponjen e zeze. Shume kush mund te pyese me te drejte, nese kjo embleme u krijua ne kohen e asaj mbreterie si simbol i vemendjes nga te dyja brigjet, apo ishte e shqiptareve? Kjo embleme tregon qarte se elementi i shqiponjes me dy koka nuk lidhet thjesht me epoken e Skenderbeut, se ajo i ka rrenjet mbi dy shekuj me pare, ne Regnum de Naples et dAlbaniae, Mbreteria e Napolit dhe Shqiperise. Kjo mbeshtetet dhe nga shenimi i historianit te njohur Pellumb Xhufi, i cili gjate nje udhetimi ne Itali, ne Kishen e Shen Mari Meshireplotes ne Mezanje, ka gjetur dhe nje steme te vjeter te familjes se Muzakajve, ku ne pamjen e nje mburoje, krahas armeve te kohes dhe shqiponjes dy-krenare duket dhe zambaku anzhuin. Por cili ishte Karli i Anzhuse?
Famulltar i Krishtit dhe lejtnant i i Shen Pjetrit
Ne fundin e shekullit te XIII-te, ne Evrope dhe gjer ne Token e Shenjte te Jeruzalemit, Karli I Anzhuse ishte nje nga personazhet me te degjuar dhe heroike pas vellait te tij Luigj IX, mbret i Frances, i shpallur shenjt pas vdekjes. Historiani francez Zhan Rishar, pohon se ai kishte si idhull mbretin e famshem Charlemagne (Karli i Madh) dhe donte te ishte po aq i lavdishem sa dhe ai. Ai ishte biri me i vogel i Luigjit VIII, mbret i Frances, dhe i mbretereshes Blanche de Castille (Blanka e Kastiljes). Madje Luigji nuk e njohu birin e tij, pasi mbreti vdiq kur shkonte drejt luftes dhe kur Blanche ishte shtatzene me te. Karli dhe vellai para tij, Roberti i Artuase, ishin me luftaraket midis vellezerve, gjaknxehte dhe aventuriere, te prirur per ndermarrje ushtarake.
Kur mbreti Luigj IX ndermori kryqezaten drejt Jeruzalemit ne vitin 1248, ai i mori me vete dhe tri vellezerit e tij, mes te cileve dhe Karlin. Ne brigjet e Egjiptit, ata sulmuan dhe pushtuan keshtjellen e Damietes ne delten e Nilit, por kur ju drejtuan Kajros, sulmi kryenec i Robert dArtuase ne krye te 300 kaloresve u kushtoi shume shtrenjte: Roberti mbeti i vrare dhe ushtria u shpartallua, cka solli dhe shpartallimin e ushtrise se mbretit francez. Ne terheqje e siper, mbreti u kap rob dhe u desh nje harac i madh si dhe dorezimi i keshtjelles se Damietes qe te mund te largoheshin. Por ne vend qe te kthehej ne France, mbreti vazhdoi rrugen e kryqezates drejt brigjeve te Palestines, ku shume nga qytetet-kala ishin ende ne duart e shteteve latine, pra te tempullareve dhe hospitaliereve. Luigji IX i ndjekur nga Karli i Anzhuse dhe Alfonsi i Puatjese, cliroi Nazaretin, por nderkohe vdekja e nenes se tij Blanche e detyroi te ktheje ne fillim dy vellezerit e tij per drejtimin e mbreterise dhe pastaj, pas 4 vjet mergimi dhe vete ate, pa arritur ta cliroje Jeruzalemin. Ne vitin 1260 Papa Urban IV i beri thirrje Karlit Anzhu qe te nisej drejt jugut te Italise per ti ofruar kuroren e Napolit dhe te Siqelise te uzurpuar nga mbreti Manfred i familjes mbreterore gjermanike Hohenstofen. Ideja se mund te mbreteronte, e joshi dhe ai u nis me ushtrine e tij drejt veriut te Italise, beri per vete princat e atjeshem, zbriti ne Rome ku u be senator i Romes dhe me pas u pergatit per lufte. Ne qershor te vitit 1263, ne baziliken e Shen Pjetrit ne Vatikan, Papa e kurorezoi mbret te Siqelise dhe Napolit. Tashme ushtria anzhuine dhe trupat italiane sulmojne drejt jugut; ne Benevent behet beteja e madhe, ku mbetet i vrare dhe vete mbreti Manfred.
Trupat e Anzhuse hyjne ne Napoli. Nje vit me vone, nipi i Manfredit, Konradi, kerkon te shpaguhet dhe me ushtrine e tij gjermanike zbret drejt jugut, madje arrin gjer ne Pulje, por me se fundi eshte Anzhu qe do te fitoje. Konradi i kapur rob, do te varet ne sheshin e Napolit. Eshte koha kur aleanca e anzhuineve dhe e mbretit te Frances me papatin e Romes, e bene Karlin e Anzhuse nje nga figurat legjendare te kesaj epoke. Ai tashme kerkonte te zgjeronte mbreterine e tij, te bente per vete senjoret e Morese, te Epirit dhe te brigjeve shqiptare te Adriatikut. Por qellimi i tij i vertete ishte marshimi drejt Konstantinopojes qe te rrezonte perandorin ortodoks Mihal Paleologu dhe ne vend te tij, me ndihmen e Papes te vihej ai si nje perandor latin. Por nderkohe, endrren e tij e nderpreu vete mbreti Luigj IX, i cili ne vitin 1270 shpalli se do te ndermerrte nje kryqezate te re per te cliruar Jeruzalemin. Kesaj rradhe do ta shoqeronin vec tri djemve te tij te rinj, edhe dy vellezerit e tij, Karli Anzhu dhe Alfonsi i Puatjese. Per ters, mbreti, nje djale i tij dhe disa princa, vdiqen nga tifoja jashte Kartagjenes se rrethuar.
Karli Anzhu u kthye ne Napoli me idene e meparshme: Te marshonte drejt Konstandinopojes. Sic pohon bizantologu dhe albanologu Alen Duselje, nga gruaja e Manfredit, te cilen e mbante te burgosur, ai siguroi zoterimin e Himares, Sopotit, Butrintit, Spinarizza-s (Zvernecit), meqe ajo ishte bije e despotit te Epirit, toka qe ishin prika e saj. Karli donte tashme te bente per vete shqiptaret qe ndjeheshin te kercenuar nga trupat e Mihal Paleologut. Me paktin qe vendosi me prijesat shqiptare, ai u shpall mbret i Napolit dhe Shqiperise ne 21 shkurt te vitit 1272. Durazzo, Berati, Janina, Butrinti hyne ne mbreterine e re, - shkruan historiani Rishar. Regnum de Naples et Albaniae, u festua dhe u brohorit nga te gjithe shqiptaret. Me nje dekret mbreteror ai njohu princat shqiptare si barone dhe konte, duke u dhene tituj nderi si inter quos barones sabatus Paulus Brana, Sevastus Petrus Leti, sevastus Petrus Messia...dhe u jepte atyre pushtet ndaj zoterimeve te tyre dhe menjehere me ndihmat e mbretit anzhuin filluan forcimet e keshtjellave mbrojtese. Ne dokumentet anzhuine ne njihemi me aristokracine e asaj kohe dhe familjet e medha shqiptare si Muzaka, Blenishti, Aranitasi, Skura, Zenebishti, etj, per te cilet flet ne librat e tij dhe Duselje. Studjuesi italian Francesko Tajani, ne librin e tij Storie Albanesi te botuar ne Salerno me 1886, duke folur per anzhuinet ne Shqiperi permend zoterimet e princerve shqiptare. Balshajt kishin zonen midis Krujes dhe Lezhes, Dukagjinet kishin krahinat mbi lumin Drin, Zakariajt kishin qytetin e Danjes dhe Zadrimen, Pjeter Spani kishte Drishtin, ndersa Kastriotet, Dibren. Pas vdekjes se Karlit Anzhu ne vitin 1285 dhe varrimit te tij ne Napoli, te derguarit e anzhuineve u larguan nga Shqiperia me 1286, por u rikthyen perseri me 1304, pas clirimit te Karlit II Anzhu dhe hipjes se tij ne fronin mbreteror te Napolit. Ne kete kohe, princat shqiptare si Topiajt, Dukagjinet, Muzakajt, etj, ishin bere mjaft te fuqishem. Megjithate, perballe kercenimit te dyndjeve serbe qe vinin nga veriu, ata kishin nevoje per mbeshtetjen e nje mbreterie si ajo e anzhuineve, e cila tashme, permes martesave te shumta, ishte lidhur me disa mbreteri te Evropes si ajo e Hungarise, e Aragonasve, etj. Gijom Blinishti (apo Gjon Blinishti) u caktua nga mbreti francez, mareshall i forcave shqiptare. Tanush Topias i ishte dhene titulli kont, Dominum Tanucium comitem Thopian. Andrea Muzaka mori titullin Despote d'Albanie, apo sic shkruhet ne kronikat latine Andreas Masocius regni Albaniae Despotus, ku atij i jepeshin gjithe te drejtat dhe fuqite, me kusht qe nje nga djemte ta linte peng ne keshtjellen e Durresit ku rrinte dhe lejtnanti i mbretit. Sdo te kalonin shume kohe dhe Berati pushtohet nga trupat e perandorit bizantin, por anzhuinet dhe shqiptaret e cliruan serish qytetin me 1274.