Shkaqet pėr kafshimin e thonjve apo arsyetimet pėr kėtė mund tė jenė: stresi, nervozi, frustrimi, sėmundjet e lėkurės, kruajtja, lodhja psikike, mėrzia, por kjo para sė gjithash ėshtė shprehi e pakuptimtė.
Si tė eliminohet kafshimi i thonjve?
Pėr tė hequr dorė nga njė ves janė tė nevojshme vendosmėria, vullneti, durimi dhe vetė disiplina me ndihmėn e disa mjeteve teknike tė jashtme. Nėse mundet tė vėrtetohet ndonjė nga arsyet pėr kafshimin e thonjve, stresi apo nervozizmi, atėherė personit tė caktuar i duhet pushim dhe ndėrrimi i mėnyrės sė jetesės.
Pėr tė eliminuar kafshimin e thonjve, ėshtė e nevojshme edhe ndihma e rrethit (prindėrve, miqve apo bashkėshortėve), sepse atij personi duhet ti tėrhiqet vėrejtja shpesh. Njė prej mėnyrave pėr ērrėnjosjen e kėsaj shprehie ėshtė higjiena personale, ēka nėnkupton qė thonjtė dhe nėnthonjėzat duhen tė jenė gjithmonė tė pastėr dhe tė prerė shkurt, nė mėnyrė tė rregullt.
Te disa vajza dhe gra janė treguar tė dobishme shtesat apo mbindėrtimet e thonjve, sepse u ka ardhur keq tė kafshojnė thonjtė. Mjete tė dobishme parandaluese apo pėr largim nga kafshimi i thonjve do tė ishin lyerjet e shpeshta tė duarve me yndyra, kremra apo losione me aroma tė forta dhe shije tė hidhur.
Pėrveē veēorive tė pėrmendura, kėto mjete ndihmėse dhe praktike natyrale, qė pėrdoren lehtė, do tė duhej tė kenė edhe pėrmbajtje tė tillė qė nė rast tė kafshimit eventual tė mos shkaktojnė helmim, alergji apo infeksione shtesė. Sė voni nė treg janė paraqitur kremrat e testuara mjekėsore, tė parrezikshme pėr shėndet, si dhe gjelet dhe losionet.
Pasojat
Pavarėsisht asaj sa shpesh dhe me themel i lani duart dhe e mbani higjienėn, nėn thonj gjithmonė gjendet numėr i madh i kėrpudhave, baktereve dhe viruseve tė ndryshme. Me kafshimin e thonjve shumicėn e baktereve i fusim nė organizėm. Ėshtė vėrtetuar qė personat tė cilėt shpesh kafshojnė thonjtė kanė probleme shėndetėsore me fyt dhe organet e frymėmarrjes, dhe veēanėrisht me organet e tretjes.
Kafshimi i thonjve ėshtė veēanėrisht i dėmshėm pėr shėndetin e fėmijėve, sepse kjo jo vetėm qė ua rrezikon shėndetin momental, por mund tė ketė edhe pasoja negative nė zhvillimin e mėvonshėm. Kėshtu mund tė krijohen dėme serioze tė thonjve dhe pezmatime tė dhimbshme tė nėnthonjėzave, kėrpudhore apo bakteriale. Krijohen thonj tė kėqij dhe tė formėsuar nė mėnyrė tė ērregullt, ēka mund tė shkaktojė probleme tjera psikike.
Shprehi e trashėguar
Nėse kafshimi i thonjve bėhet nė mėnyrė tė vazhdueshme, tejet agresive apo qė bie nė sy, kjo tashmė mund tė jetė paralajmėrim se bėhet fjalė pėr probleme serioze psikike dhe atėherė duhet tė kėrkohet ndihma e mjekut. I kafshoni shpesh thonjtė kur jeni tė ngacmuar apo nėn stres, kur jeni tė mėrzitur dhe nuk keni ēka tė bėni.
Kafshimi i thonjve zakonisht mėsohet prej anėtarėve tė familjes. Kjo ėshtė njė nga ato shprehitė tipike nervoze, mes tė cilave ėshtė edhe thithja e gishtit tė madh, futja e gishtave nė hundė, dredhimi i flokėve dhe kėrcitja e dhėmbėve. Zakonisht i kafshoni thonjtė kur lexoni, shikoni televizor, apo flisni nė telefon, dhe nuk jeni tė vetėdijshėm qė jeni duke e bėrė kėtė gjė.
Kafshimi i thonjve ėshtė nė fakt ngrėnia e lėkurės dhe indit tė butė rreth thoit, nėnthonjėzės, si dhe kafshimi i vetė thoit. Njerėzit e tė gjitha moshave i kafshojnė thonjtė. Rreth 50 pėr qind e fėmijėve tė moshės 10 deri 18 vjeēare i kafshojnė thonjtė herė pas here. Kafshimi i thonjve shpesh paraqitet nė pubertet kur adoleshentėt kalojnė nėpėr shumė ndryshime.
Rreth 23 pėr qind e adoleshentėve tė rinj nė mes moshės 18 dhe 22 i kafshojnė thonjtė. Vetėm njė numėr i vogėl i tė moshuarve kafshojnė thonjtė. Shumica e njerėzve ndalojnė me kafshimin e thonjve nė moshėn 30-vjeēare, ndėrsa rreth 10 pėr qind e meshkujve mbi moshėn 30-vjeēare vazhdojnė akoma ta bėjnė kėtė gjė. Djemtė mė tė vjetėr se 10 vjet i kafshojnė thonjtė mė shpesh se vajzat.
ka ndonje antar qe ha thonjt (pervec meje )