SplashData, e cila merret me aplikacionet pėr menaxhimin e fjalėkalimeve, ka bėrė publike listėn vjetore tė fjalėkalimeve mė tė kėqija, tė hartuar nga fjalėkalimet mė tė zakonshme tė postuara nga hackers-at.
Treshja e parė nė listė, password, 123456 dhe 12345678, nuk ka ndryshuar qė prej vitit tė kaluar. Disa tė reja janė jesus, ninja, mustang, password1 dhe welcome. Fjalėkalimet e tjera thjesht sa kanė kėmbyer vendet mes tyre nė kėtė listė. Por, fjalėkalimi mė surprizues nga tė rinjtė ėshtė pikėrisht welcome.
Kjo tregon se njerėzit nuk kanė ndryshuar ende fjalėkalimet standarde, tha shefi ekzekutiv Morgan Slain pėr Time Tech. Nuk duhet shumė kohė pėr tė krijuar njė fjalėkalim tė ri.
Nė pėrgjithėsi, njerėzit duhet tė kenė fjalėkalime tė ndryshme pėr llogari tė ndryshme. Pėr ta bėrė mė tė thjeshtė mbajtjen mend tė tė gjithave prej tyre, Slain sugjeron qė njerėzit tė mendojnė pėr fjalėkalime me grupe fjalėsh.
Pėr shembull, mund tė pėrdoret njė frazė si qentė hanė kocka dhe mes kėtyre fjalėve tė futen nėnvizime, viza ndarėse, shenja pikėsimi etj., nė mėnyrė qė ngjajė si qentė_hanė_kocka!.
Ja dhe lista e plotė e fjalėkalimeve mė tė kėqija:
1. password
2. 123456
3. 12345678
4. abc123
5. qwerty
6. monkey
7. letmein
8. dragon
9. 111111
10. baseball
11. iloveyou
12. trustno1
13. 1234567
14. sunshine
15. master
16. 123123
17. welcome
18. shadow
19. ashley
20. football
21. jesus
22. michael
23. ninja
24. mustang
25. password1
Burimi: Top-Channel