Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg dhe bashkėshortja e tij, Priscilla Chan janė bėrė prindėr tė njė vajze tė cilėn kanė vendosur ta quajnė Max.
Lajmi ėshtė dhėnė nga vet Zuckerberg nė llogarinė e tij nė Facebook pėrmes njė letre drejtuar vajzės sė tyre tė sapo lindur.
Letra ėshtė shoqėruar edhe me foton e parė tė familjes Zuckerberg ku shfaqet edhe Max. Sidoqoftė, ky nuk ishte lajmi i vetėm qė Mark bėri publik pasi kishte edhe njė gjė tjetėr pėr tė njoftuar.
Ai ka bėrė tė ditur se do ti dhurojė 99% tė aksioneve tė tij tė Facebook qė kanė vlerėn e 45 miliardė dollarėve. Megjithatė, Zuckerberg nuk do tė mbetet pa gjė, pasi nga pjesa e mbetur do tė gėzojė 450 milionė dollarė, bazuar nė vlerėn qė kanė sot aksionet e Facebook.
Themeluesi i rrjetit mė tė madh social njoftoi se vendimi pėr tė dhuruar aksionet e familjes sė tij bėhet pėr tė bėrė njė botė mė tė mirė.
Nė vazhdim do tė dhurojmė 99% tė aksioneve tona tė Facebookut, qė aktualisht vlerėsohen me 45 miliardė dollarė, kjo pėr tė pėrmirėsuar botėn dhe pėr ta bėrė njė vend mė tė mirė pėr brezat e ardhshėm, shkruan Zuckerberg.
/ Top Channel