Dalja e pakujdesshme nė mbrėmjen e 18 marsit ka dal tė jetė e kobshme pėr punėtorin e kompanisė Apple Gray Powell. Atė natė Powell nė njė kafiteri e ka humbur pajisjen e tij iPhone, mirėpo gati njė muaj mė vonė ėshtė dėshmuar se nė vend tė ndonjėrės prej serive ekzistuese tė iPhone, ai kishte humbur prototipin e celularit tė ri iPhone, i cili do tė duhej qė nė treg tė paraqitet vetėm gjatė kėsaj vere.
Kompania Apple ėshtė bukur e rreptė kur bėhet fjalė pėr rrjedhjen e informatave mbi risitė prandaj niveli i sigurisė nė kompani lirisht mund tė matet me ato tė shėrbimeve sekrete botėrore. Megjithatė, nuk ka asnjė sistem sigurie i cili mund tė parandalojė gabimin e thjeshtė njerėzor.
Gjatė ditės sė djeshme, ekipi i faqes teknologjike tė internetit Gizmodo ka publikuar recensionin e detajuar tė iPhone misterioz i cili ka pėrfunduar nė redaksinė e tyre. Pajisja nga pikėpamja vizuale definitivisht ngjan me modelin aktual tė iPhone, mirėpo prej tij dallon me shumė risi teknike.
Ata kanė publikuar detajet e pajisjes me titullin Ky ėshtė iPhone i ri i Apple, mirėpo megjithatė nė tekst kanė lėnė hapėsirė se mund tė bėhet fjalė pėr ndonjė pajisje tė rrejshme. Krejt kjo deri mbrėmė kur nė adresėn e redaktorit tė Gizmodos ka ardhur kėrkesa zyrtare nga Apple e cila e kėrkonte mbrapsht pajisjen e humbur. Kjo ishte gjėja e fundit qė nevojitej pėr ta bėrė tregimin mbi pajisjen e re iPhone tė plotė.
Sa u pėrket risive nė gjeneratėn e re tė iPhone, pajisja do tė sjellė njė kamerė shtesė tė pėrparme pėr tė kryer video-telefoni, thjerrėz mė tė madhe tė kamerės ekzistuese, blic, qasje pėr kartelė tė memories microSIM, ekran mė tė mirė, ani pse nuk dihet rezolucioni i saktė i tij, mikrofon shtesė pėr eliminimin e zhurmės nė prapavijė, taste tė metalizuara pėr tė udhėhequr me zėrin dhe fikjen e pajisjes, pamje tė ndryshuar tė pasme tė pajisjes, kornizė alumini, bateri 16 pėr qind mė tė madhe, peshė tri gramė mė tė madhe dhe shumė risi tjera.
Pėr fat tė keq, Apple, nė momentin qė ka kuptuar pėr humbjen, nė largėsi e ka bėrė tė paaftė pajisjen, prandaj recensioni i Gizmodos ėshtė bazuar ekskluzivisht nė pamjen vizuale dhe nė shpėrbėrjen e pajisjes.
Se ēfarė i ka ndodhur Gray Powellit (nė foto) tė shkretė, nuk kemi arritur tė kuptojmė ende.