Njė nėnė mbyti qėllimisht vajzėn e saj tė vogėl nė njė kovė, ndėrsa i dashuri "sodiste" aktin, nė njė lidhje direkte nėpėrmjet internetit nė “Skype”.


Krimi i pėrbindshėm ka tronditur Norvegjinė, ku nėna vrasėse ėshtė quajtur simotra e Breivik, “mostra” qė vrau 77 persona tė pafajshėm nė njė ishull turistik gjatė verės.

E arrestuar pas provės sė videos, 26-vjeēarja Yasmin Chaudhry pretendoi se nuk kishte si qėllim tė vriste fėmijėn 1-vjeēar, por vetėm t’i “jepte njė mėsim tė mirė”, pasi nuk i bindej urdhėrave tė saj.

Ajo u shpreh fillimisht nė spital se e bija kishte rėnė nė kovė aksidentalisht dhe fillimisht u la e lirė, pasi fatkeqėsi tė tilla midis tė porsalindurve janė tė njohura.

Megjithatė, pasi u arrestua kur “Skype” i ofroi videon policisė, norvegjezja pretendoi se ishte i dashuri i saj britanik ai qė i kishte kėrkuar qė tė vriste fėmijėn.

Partneri i nėnės mostėr ėshtė arrestuar gjithashtu, pasi Norvegjia ka lėshuar ndaj tij njė mandat arresti ndėrkombėtar pėr bashkėpunim nė vrasjen e njė tė mituri nė rrethana cilėsuese. Po aq shokuese sa veprimi i ēmendur i 26-vjeēares ėshtė edhe heshtja e tij ndėrsa krimi po konsumohej. Ai ndodhet nė njė burg britanik nė pritje tė gjyqit tė ekstradimit.

Babai i vėrtetė i foshnjes jeton nė Pakistan, pasi ishte divorcuar nga norvegjezja. Ai e cilėsoi veten si “thellėsisht tė tronditur dhe tė skandalizuar”.