MOSKĖ- Rusėt do klonojnė Hitlerin...! Kjo ėshtė vetėm njė pjesė e teksteve qė kėto ditė u paraqitėn nė gazetat ruse.
Agjencia e lajmeve ruse Ria Novosti, bėri me dije se njė grup hulumtuesish vendas kanė nisur njė ekspeditė nė liqenin Vostok, i cili mendohet se ka ekzistuar qė parė 20 milionė vjetėsh nė akullnajėn e Antarktik.
Ekspedita sipas shkencėtarėve rusė ka pėr qėllim zbulimin e formave tė reja tė jetės dhe grumbullimin e tė dhėnave pėr kohėn e para epokės sė akullit.
Por, sipas sipas agjencisė Ria Novosti, operacionet zyrtare janė njė mbulesė pas sė cilės zhvillohet kėrkimi pėr bazėn e fshehtė naziste e cila gjendet nė kėtė rajon, ku mendohet se gjendet edhe kufoma e Adolf Hitlerit dhe tė bashkėshortes sė tij Eva Braun.
Pohimet i argumentojnė me deklaratėn zyrtare tė admiralit nazist Karl Denic, dhėnė nė vitin 1943 nga e cila vėrehej se poli jugor fsheh njė mister tė vjetėr tė paktėn 70 vjet. Sipas arkivave ushtarake gjermane, disa muaj pas kapitullimit tė Gjermanisė nė vitin 1945, njė nėndetėse gjermane arriti nė polin jugor, ndėrsa ekuipazhi bėri shpellė nė tė cilėn gjoja fshihen disa kuti me relikte tė ndryshme tė Rajhut tė Tretė.
Qėllimi i fundit i nazistėve ishte ruajtja e materialit gjenetik pėr liderin e dikurshėm famėkeq fashist qė tė klonohet dhe tė lindte pėrsėri, dhe mesa duket kėtė amanet tė fundit nazist duan ta vėnė nė jetė rusėt.