Dy ditė pas sulmit ndaj ushtarakėve shqiptarė tė misionit nė Kandahar, Ministria e Mbrojtjes pret ende trupin e ushtarakut tė vrarė, Kapiten Feti Voglit, i cili ende nuk dihet saktėsisht se kur do tė mbėrrijė nė atdhe.

Nė tė njėjtėn kohė njė lajm i mirė ka ardhur pėr pėr gjendjen mė tė fundit shėndetėsore tė nėn/tetar Aleksandėr Pecit, i plagosur rėndė gjatė tė njėjtit sulm.

Nė njė komunikatė Ministria e Mbrojtjes sqaron se nėn/tetar Peci ėshtė transferuar nė njė spital nė bazėn ajrore tė Bagramit, spital i specializuar pėr ndėrhyrje tė vėshtira kirurgjikale. Ushtaraku shqiptar i ėshtė nėnshtruar pėr disa orė njė ndėrhyrje kirurgjikale. Operacioni ka pėrfunduar me sukses, thotė Ministria e Mbrojtjes dhe nėn/tetar Aleksandėr Peci ndodhet tėrėsisht jashtė rrezikut pėr jetėn.

Ministria njofton gjithashtu se pasi gjendja e tij shėndetėsore tė jetė nė nivel tė qėndrueshėm pėr tė pėrballuar kushtet e udhėtimit, ai do tė transferohet pėr njė trajtim mjekėsor mė tė gjatė dhe mė tė hollėsishėm nė Gjermani.

Ky lajm ka ngrohur zemrat e familjarėve tė ushtarakut tė plagosur, tė cilėt deri mė tani kanė kaluar nga zia e orėve tė para nė ankthin pėr shėndetin e birit tė tyre.

CNN: Krimi pas njė grindjeje


Rrjeti televiziv amerikan CNN hedh dritė mbi incidentin e ndodhur nė fshatin Robat nė Kandahar ku humbi jetėn kapiteni Feti Vogli dhe u plagos rėndė nėn/tetar Aleksandėr Peci.

Duke cituar zyrėn e shtypit nė Kandahar, CNN raporton se forcat e aleate, gjatė misionit tė tyre ishin duke shpėrndarė nė fshat fletėpalosje ku bėhej thirrje tė rinjve tė fshatit tė shkonin nė shkollė.

Trupat aleate, mes tė cilėve edhe grupi i parė special i forcave shqiptare, shoqėronin pėr tė siguruar personelin e agjensisė sė ndihmės amerikane USAID-it, pėr tė bėrė tė mundur hapjen e shkollave nė kėtė fshat.

Pėr tė njėjtin mision referoi edhe Ministria e Mbrojtjes pak orė pas ngjarjes. Sipas CNN gjatė shpėrndarjes sė fletėpalosjeve ka filluar konflikti i trupave aleate me policėt afganė, motive i sė cilės nuk bėhet e ditur. Afganėt kanė reaguar me armė ndaj forcave aleate ku mbeti i vrarė kapiteni shqiptar, pikėrisht pėr kėtė veprim.

Nė deklaratėn zyrtare tė Ministrisė sė Mbrojtjes nuk u pėrcaktua qartė dhe vazhdon tė ngelet jozyrtare motivi pse afganėt hapėn zjarr ndaj kompanisė shqiptare.

Ndėrkohė qė CNN ngre dyshimet e saj pėrsa i pėrket milicisė vendase. Sipas saj ky ėshtė rasti i 42 qė policia vendase vret apo plagos forcat aleate duke e vėnė nė pikėpyetje tė madhe transferimin e ruajtjes sė rendit dhe tė sigurisė pikėrisht tek kjo forcė nė 2014.

Pikėrisht pėr njė incident tė ngjashėm, pak muaj mė parė, ku humbėn jetėn 4 ushtarė, Franca kėrcėnoi se do tė tėrhiqte pėrpara afatit trupat e saj.

Qeveria, heshtje pėr ushtarėt

Kėshilli i Ministrave e ka nisur mbledhjen e pėrjavshme kėtė tė mėrkurė duke mbajtur njė minutė zi pėr kapitenin Feti Vogli tė vrarė nė Kandahar, Afganistan.

Kryeministri Berisha vizitoi nė mbrėmjen e sė martės, familjen e nėn/tetarit tė plagosur, Aleksandėr Peci. Kryeministri Berisha u shpreh se gjendja e Aleksandrit ėshtė pėrmirėsuar dhe tė dhėnat e deritanishme japin shpresė se Aleksandri do tė bėhet mirė.

Duke vlerėsuar misionin fisnik qė Aleksandri dhe kolegėt e tij po realizojnė nė Afganistan, kryeministri tha se nė kėtė detyrė tė rėndėsishme, ata pėrfaqėsojnė me dinjitet vendin dhe kombin shqiptar.

Kryeministri u pėrcolli familjarėve pėrshėndetjet e Komandantit tė ISAF, Gjeneralit John Allen, i cili nėpėrmjet telefonatės me kryeministrin Berisha shprehu vlerėsimin pėr aftėsinė e ushtarakėve shqiptarė nė pėrmbushjen me sukses tė detyrave tė ngarkuara.

top-channel.tv 22/02/2012