Sidnej, 24 maj 2012, NOA- Pėrballė saj edhe pasanikėt dhe miliarderėt europian dhe amerikanė duken si tė varfėr. Gina Rinehart 58 vjeē, ėshtė gruaja mė e pasur nė botė falė aktivitetit tė saj minerar nė Australi.
Sipas klasifikimit vjetor siē raporton noa.al, i publikuar nė Business Review Weekly, pasuria e saj ėshtė e barabartė me 22.6 miliardė euro me ritmin e rritjes prej 1 milionė e gjysėm nė orė. Nė vendin e dytė renditet amerikania Christy Walton, vejusha e cila trashėgoi pasuritė e dyqaneve tė mėdha Walmart me 2.4 miliardė euro mė pak. Pėrveēse drejton perandorinė Hancock Prospecting e specializuar nė mineralet e hekurit, Rinehart ėshtė aksionarja e parė e grupit editorial Fairfax (ku pėrfshihen Sydney Morning Herald, The Age, Australian Financial Review dhe New Zealand Herald), konkurrentja kryesore e Rupert Murdoch. Rritja e aktivitetit tė saj thuhet nė revistė, erdhi falė investimeve tė huaja nė projekte tė reja, si dhe nga rritja e prodhimeve tė mineralit tė hekurit gjatė 6 muajve tė fundit.