Prodhuesi Japonez ne Konferencen vjetore Mobile World Congress (MWC) e cila eshte duke u mbajtur ne Barcelone te Spanjes, ka prezantuar Tabletin e ri te quajtur Xperia Z me rezolucion FullHD.
Me radhen e Xperia-Z Sony po synon t'i futet perseri klases mbreterore. "2013 do te jete nje vit i madh per Sony Mobile Communication" tha Chefi i Kompanise, Kazuo Hirai te Henen ne Barcelone. Xperia Z Tablet vjen me Sistemin e Operimit Android (4.1, Jelly Bean), eshte vetem 6,9mm i trashe dhe ka rezolucionin e ekranit prej 10,1 inēesh (1920 x 1200 Px) te papershkueshem nga uji, qe sipas Sony ate mund ta perdorni edhe ne plazh. Prozessori 1,5 GHz-Quad-Core (Snapdragon S4 pro) me 2GB RAM memorie ju mundeson nje performance te pershtatshme. Nese keni deshire, eshte edhe modeli me LTE ne dispozicion. WLAN, Bluethooth dhe nje NFC-Chip jane te disponueshme tek te gjitha modelet. Tek modelet WLAN, klientet mund te zgjedhin ne mes versionit 16 dhe atij 32GB.
Ne anen e pasme te Tabletit, eshte nje kamere prej 8,1 mega pixelesh per te bere foto dhe video. Ne anen e perparme eshte nje kamere e integruar prej 2,2 mega pixelesh per video-chat. Bateria ofron nje kapacitet prej 6.000mAh dhe duhet te punoje per nje kohe te gjate. Per cmimin dhe daljen ne treg te Tabletit, Kompania Japoneze tha se ka plane per cerekun e dyte te vitit 2013 dhe qe do te vije me ngjyrat e zeze dhe e bardhe me cmim 639 Euro (LTE-Version), 499 Euro (WLAN, 16GB) dhe 549 Euro (WLAN, 32 GB). Nje upgrade ne Android 4.2 do te vije pas lansimit ne treg.