Ballada pėr Rinjohjen
Edhe ky eshte nje motiv i vjeter dhe mjaft i perhapur. Ne vendin tone kete e gjejme ne kenget e Aga Ymerit ose Ymer Agos. Rinjohja behet me disa shenja tipike si nje nishan, nje e kafshuar e kalit ne llere. Kjo legjende te shqiparet e Italise njihet me kengen Kostandini Vogelith, qe duket se eshte me e vjeter se kenget e Aga Ymerit. Nje tjeter motiv i rinjohjes eshte edhe ajo e vellait me motren. Shenjat qe njihen jane zakonisht gjashte gishterinjte qe ka i vellai ne dore e ne kembe. Po shpesh ndihmon per tu njohur nje pellumb, qe tregon se ata jane moter e vella.
Legjenda e rinjohjes se vellait me motren ka disa variante. Emri i heroit Gjon ne nje variant tjeter te veriut eshte Ali, ne nje tjeter Hazri Asali, ne juge (Labove Gjirokaster) Gjino Vaku.
Te arbereshet e Italise kjo legjende tregohet per Olimbine dhe Vllastarin. Ne legjende thuhet se ajo e ndar prej shume kohesh nga i vellai qe ka shkuar ne ushtri, grabitet prej tij si placke lufte pa u njohur, ose e blen pa e njohur (ka qene qe i vogel rob lufte). Nje pellumb u zbulon te fshehten. Motivi i rinjohjes eshte subjekt i perdorur edhe nga shkrimtaret. Cajupi e ka trajtuar nje motiv te tille ne vjershen Atdheut dhe dashuria (Baba Tomori), por ne kete rast jane dy vellezer.
Gjon Pretika
Kendon blega, zane ne mal
Mendon , se spo ndien kush;
Gjith ushtria pe ndigion
Sa mire blega po kendon!
Kush asht trim e kush asht djale
Per me xane blegen ne mal!
Gjon Pretika trim i mire;
Ndodhi trim e ndodhi djale;
Ai edhe e xu blegen ne mal
Per flokesh pe hjek rrqane
Mos hiq, trim, o i pegane!
Se as un nuk jam e shkrete
Por e kam nji tem vella!
Ku e ke, he mos e pac!
Mos ma nem, goja tu thafte!
Ne ushtri e kam diku
Emenit-o si ti thone?
Emenit mi thone Gjon;
Ai ka shenja per tu njofte;
Gjashte gishta ne nji dore
Edhe gjashte ne nji kambe
A ti je Fasile moter?
Un jam o Gjon vella
Edhe u kapen gryka-grykes
Porsi motra me vella;
Te dy plasen tuj kja
Ku ra Gjoni, bini ftoni;
Aty cili lule ftoni
Ku ra blega bini shega;
Aty cili lule shega