Kruja eshte nje nga qytetet me te vizituara te vendit tone. Gjate kesaj vere, ne qytetin historik mberriten vizitore te shumte, numer i cili ne krahasim me vitet e kaluara eshte i larte. Pjesa me e madhe e tyre kane qendruar ne qytet vetem disa ore, kohe e mjaftueshme per te vizituar muzeun historik Gjergj Kastrioti, e me pas jane larguar ne drejtim te destinacioneve te tjera turistike te vendit tone. Banoret vendas dhe autoritetet lokale e njohin mire rendesine qe ka turizmi per te ardhmen e qytetit, por jane te ndergjegjshem edhe per te metat e organizimit te tij.
Kalaja, destinacioni i preferuar
Qyteti i Krujes, gjate viteve te fundit, ka qene pika me e preferuar ne shkalle vendi per turistet shqiptare dhe te huaj. Krutanet thone se kush nuk ka vizituar Krujen, nuk ka vizituar Shqiperine. Numri i vizitoreve kosovare ne Muzeun Historik ka pasur nje rritje te vazhdueshme, ndersa nuk kane munguar vizitoret nga ane te ndryshme te globit.
Drejtori i Muzeve, Mehdi Hafizi, thote se qyteti ka vene ne dispozicion te vizitoreve jo vetem mikpritjen dhe bujarine, por edhe disa nga vlerat e tij tradicionale. Brenda mureve te kalase ndodhet Muzeu Etnografik Kombetar, i cili eshte vendosur ne nje banese me se 240-vjecare. Mbi 1.100 objekte me vlera te rendesishme tregojne jeten e banoreve te kesaj treve ne shek. XVIII.