Arrestohet nė Uruguaj bosi i firmės piramidale “Populli”

Wednesday, 24 September 2008

Themeluesi i firmės mashtruese piramidale “Populli”, Bashkim Driza, ėshtė vėnė mė nė fund nė pranga. Ai u arrestua nė kontinentin e Amerikės sė Jugut, nė Uruguaj. TIRANE-Autoritetet policore e shtetit tė Uruguajit bėnė tė mundur arrestimin e shtetasit Bashkim Driza, 50 vjec, pas kėrkesės sė Interpol Tirana. Sipas vendimit tė gjykatės shqiptare, shtetasi Bashkim Driza, gjatė viteve 1996-1997, nė bashkėpunim me persona tė tjerė ka krijuar fondacionin “POPULLI”, dhe pėrmes kėsaj veprimtarie ai ka mashtruar 304 mijė e 240 shtetas, me shumėn 870 milionė Lekė.

Policia e Shtetit bėri tė ditur se pas shpalljes nė kėrkim ndėrkombėtar tė kėtij shtetasi, ėshtė mbajtur korrespondencė e vazhdueshme me Interpol Santiagon-Kili, Interpol Montevideon-Uruguaj dhe Interpol Santo Domingon - Republika Dominikane, pasi shtetasi Driza njihej nga ana e tyre. Nga informacionet qė ata i kanė dėrguar here pas here Interpol Tiranės, mėsohet se Driza ishte i pajisur me pasaportė uruguajane dhe dominikane, si dhe kishte lėvizur nga Uruguaji dhe Kili pėr nė Republikėn Domenikane dhe anasjelltas. “Me mesazhin e datės 22.09.2008, jemi informuar nga Interpol Montevideo se shtetasi Bashkim DRIZA ėshtė arrestuar nė Uruguaj, dhe se aktualisht ėshtė nė “Arrest shtėpie”, si dhe ėshtė kėrkuar dėrgimi i dokumentave nė rrugė diplomatike”, bėri tė ditur nė njė komunikatė pėr shtyp, Policia e Shtetit. Nga ana e Interpol Tiranės ky mesazh i ėshtė dėrguar Ministrisė sė Drejtėsisė, pėr tė bėrė tė mundur dėrgimin e dokumentacionit nė rrugė diplomatike pranė autoriteteve uruguajane, pėr ndjekjen nė vazhdimėsi tė procedurave pėr ekstradimin e shtetasit Bashkim Driza.

Nė rast se procedurat pėrfundojnė nė kohė, themeluesi i firmės piramidale “Populli” qė mashtroi para 11 vjetėsh mijėra shtetas shqiptarė do tė vuajė dėnimin nė burgjet shqiptare.
Mbeten tė zbardhen motivet pse Driza kishte zgjedhur tė kėtė pjesė tė globit pėr t’i humbur nga sytė drejtėsisė shqiptare. Amerika e Jugut ka qenė njė fend strehimi i preferuar pėr nazistėt qė arratisėn pasi u shpallėn nė kėrkim pėr krime kunder njerėzimit pas Luftės sė Dytė Botėrore.