Shqiptaret dhe rumunet behen protagoniste te nje sherri me permasa te medha ne Frosinone te Italise ku sipas mediave vendase, deshmitaret kane pare skena te ngjashme me filmat “Far West”.

Rreth 20 persona jane perleshur ne nje bar ne autostrade dhe sipas policise, shkak eshte bere nje fjale e tepert e hedhur ndaj nje femre ne shoqerine e nje rumuni.

Ne pak sekonda, shqiptaret dhe rumunet jane perleshur dhunshem me shishe dhe objekte te tjera te forta. Per te qetesuar gjendjen eshte dashur nderhyrja e policise.

Forcat e rendit kane arrestuar vetem dy persona, por identiteti i te tjereve mund te zbulohet pasi te analizohen pamjet e kamerave te sigurise.